CAS

Filo: Korça do përfaqësohet në futboll, po shikojmë alternativat me Takajn
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, është rikthyer të flasë për situatën delikate të cilën ndodhet klubi i Skënderbeut në një mbledhje të këshillit bashkiak. Filo u shpreh se po qëndron në kontakt me presidentin Ardian Takaj për të parë zgjidhje alternative për përfaqësimin e qytetit të Korçës në futboll.

“Në momentin që ne flasim klubi i futbollit Skënderbeut vazhdon të administrohet në trajtën e një shoqate. Klubi i futbollit është administruar nga presidenti dhe anëtarët e tjerë të asaj shoqate. Nga informacionet që unë kam nga presidenti i klubit, çështja është ankimuar në gjykatën federale të Zvicrës, pritet një vendimmarrje në qershorin e vitit të tjetër. Është një pozitë delikate pasi vendimi për dënimin e Skënderbeut është në fuqi”.

“Jam duke qëndruar në kontakt me presidentin për të parë se kush mund të jenë alternativat e përfaqësimit të qytetit të Korçës në futboll, në raport me kompeticionet e ndryshme, qofshin këto kombëtare ose ndërkombëtare”, tha Filo.

“Gjithçka e paracaktuar, ja pse vendimi i CAS është i njëanshëm!”
Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të CAS për të lënë në fuqi dënimin e UEFA-s (10 vite përjashtim nga kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë). Në një deklaratë të gjatë të bërë përmes faqes zyrtare në Facebook, ata akuzojnë se kemi të bëjmë me një vendim të njëanshëm dhe argumentojnë pse.

REAGIMI – Pasi jemi njohur me përmbajtjen e buletinit mediatik të CAS, datë 12.07.2019, lidhur me ankimin e bërë nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, ndiejmë detyrimin ndaj sportdashësve dhe qytetarëve të Korçës për të qenë sa më transparent ne lidhje me hapat e mëtejshëm të cilat do të ndiqen për rivendosjen e të drejtave tona të dhunuara barbarisht nga sistemi i drejtësisë sportive.

Së pari, vendimi i CAS në formën e tij të plotë dhe integral nuk i është komunikuar ende KF Skënderbeut, veprim i cili nën dritën e ngjarjeve të ndodhura, nuk është më i dyshimtë. Kjo pasi i gjithë procesi ndaj klubit tonë ka qenë i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar që prej vitit 2016.

Nuk mundet të mos jetë i paragjykuar një proces ku KF Skënderbeu është dënuar në bazë të gjoja përceptimit publik të klubit dhe të personave lidhur me të, perceptim të cilin institucioni i UEFA-s, veçanërisht inspektorët e lidhur me çështjen kanë tentuar të krijojnë, përmes metodave dhe formave nga më të paskrupullta. Në lidhje me këtë, është e rastit të përmendet se ndaj inspektorëve të UEFA’s përgjegjës për hartimin e raporteve kundër klubit tonë, konkretisht Z. Dhont dhe Z. Lietard, aktualisht, ekzistojnë padi penale dhe civile për shpifje në organet kompetente Zvicerane.

Nuk mund të mos jetë i njëanshëm një proces i cili mbështetet mbi raporte të cilat nuk kane asnjë bazë të provuar shkencore dhe të cilat nuk kanë të bëjnë fare me analiza të mirëfillta sportive. Është e papranueshme që CAS të marrë si të mirëqena raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe CAS-in.

Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kane hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA.

Mbi të gjitha, është e papranueshme që të mos merren në konsiderate mbi 50 kundër-prova të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorëve të UEFA-s mbështetej mbi dëshmi personash anonim (as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me procesin.

Nuk mund të mos jetë i paracaktuar një vendim për të cilin vendimmarrës janë njerëz me lidhje direkte ose indirekte me palën akuzuese. Në lidhje me këtë, KF Skënderbeu kishte bërë kërkesë për përjashtimin e kryetarit të trupës arbitrale, i cili, në mënyre të shprehur kundërshtonte kërkesën tonë, në një kohë kur detyrimi i tij deontologjik është tërheqja nga gjykimi i çështjes në rast të kërkimit të argumentuar të njërës prej palëve.

Është e qartë që emërimi i këtij personi ka qenë në funksion të mbrojtjes së interesave të inspektorëve të UEFA-s dhe personave të lidhur më këtë institucion. Në kushtet kur 2 nga 3 arbitrat e çështjes kanë qenë të mandatuar për të mbrojtur njërën palë, i vetmi konkluzion logjik është parapërcaktimi i rezultatit final.

Sot mund të themi me sigurinë e plotë se sistemi i drejtësisë sportive i ngritur dhe i mbrojtur me fanatizëm nga federatat ndërkombëtare është një fasade dhe mburojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që ekziston brenda institucioneve të qeverisjes sportive.

Në këto kushte, me vetëdijen që beteja ligjore në këtë sistem drejtësie është e kotë, bëjmë me dije se, pas konsultimit me përfaqesuesit tanë ligjore, brenda muajit Korrik 2019, KF Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019. Duke qenë të bindur mbi pafajësinë tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vend.

Së fundmi, bëjmë me dije sportdashësit dhe mbështetësit tanë se KF Skënderbeu do të vazhdojë aktivitetin e tij më të njëjtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara.

CAS lë pa fjalë Skënderbeun, s’ka reagim zyrtar
CAS i dha një goditje të rëndë Skënderbeut, që duhet të vazhdojë të vuajë dënimin e UEFA-s me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane, si dhe të derdhë në arkat e qeverisë evropiane të futbollit 1 milion euro.  Një dënim revolucionar që i hap rrugë dënimit të klubeve, në rastet kur do të ketë lëvizje të dyshimta të kuotave të basteve. I gjithë ai investim për BFDS (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve) po merr frytet e veta.

Në kampin korçar nga ana tjetër janë të zhgënjyer për vendimin e marrë. Prej muajsh e kishin “pompuar” ambientin me optimizëm, por në fund CAS ua hodhi poshtë kërkesën. Tashmë ka vetëm një rrugë, të shkojnë në Gjykatën Federale në Zvicër. Kjo është shkalla e fundit gjyqësore dhe te Skënderbeu po e mendojnë ta vazhdojnë betejën ligjore. Gjithsesi fillimisht duhet të marrin veten nga kjo goditje.

Klubi ende nuk ka dalë me një deklaratë, ku të qartësojë të ardhmen. Normalisht tifozët në Korçë janë të shqetësuar për situatën në klubin e tyre të zemrës. Futbollistët janë në ajër, ndërkohë që shumë klube dëshirojnë disa prej tyre. Sigurisht do të duhet të paguajnë për ata që janë nën kontrata. Skënderbeu i ardhshëm nuk dihet çfarë “fytyre” do të ketë dhe enigmat janë të shumta.

“Dënim skandaloz, e pëson qyteti”, Vaso dhe Xhambazi komentojnë vendimin e CAS
Teodor Vaso dhe Dhimitër Xhambazi, dy nga figurat e njohura të klubit të Skënderbeut kanë komentuar vendimin e CAS për të mbajtur në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet e organizuara nga UEFA. Të dy ish-futbollistët shprehën se dënimi nuk dëmtonte vetëm qytetin e Korçës për të gjithë Shqipërinë.

Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Vaso tha:“Ishte një vendim skandaloz dhe shokues që i bën keq jo vetëm futbollit shqiptar, por edhe vetë politikave të UEFA-s, pasi ka qenë në interesin e tyre të ketë ekipeve të vogla që arrijnë suksese të tilla në futboll”.

Ndërkohë Xhambazi e konsideroi një dënim fatal për klubin ku ka kontribuar për vite me radhë: “Mendoj që ky dënim është në radhë të parë për qytetin e Korçës. Ky qytet po krenohej me futbollin gjatë viteve të fundit. Skënderbeu ka qenë një skuadër me vlera që ka prodhuar shumë lojtarë. Është një dënim fatal për qytetin, por jo edhe për të gjithë Shqipërinë”.

Dënimi nga KAS-i për Skënderbeun, reagon UEFA
Skënderbeu e humbi gjyqin në KAS dhe ekipi korçar është dënuar me 1 milionë euro gjobë, plus 10 vite jashtë kompeticioneve europiane, me akuzën për fiksim rezultati. Organi më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka reaguar pas lënies në fuqi të këtij dënimi dhe vendimit final të KAS-it. Në një shkrim në uebsajtin zyrtar, UEFA shkroi:

“UEFA e mirëpret vendimin e KAS-it për çështjen “Skënderbeu”. Pranojmë vendimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv për dënimin e KS Skënderbeut. Ky është një konfirmim i mëtejshëm i besueshmërisë së sistemit të zbulimit të mashtrimeve, në identifikimin e modeleve të basteve dhe fiksimit të rezultatit në ndeshjet europiane dhe vendase.

Me këtë vendim, KAS-i tregon dhe njëherë tjetër iniciativën dhe përpjekjen për të vendosur rregull dhe për të pastruar futbollin. UEFA BFDS, në bashkëpunim me Sportradar, kanë marrë informacionet e duhura në lidhje me këtë çështje dhe kanë vepruar me konfirmim absolut në lidhje me akuzën.

BFDS u krijuar në vitin 2009 për shkak të kërcënimit në rrije të manipulimit të ndeshjeve. Roli i saj është të nxjerrë në pah lëvizjet e parregulta të koefiçentëve, si para ndeshjes, ashtu dhe gjatë saj (LIVE). Ky ishte një hap tjetër në rrugën që kemi nisur për të eliminuar çdo kërcënim që vjen nga manipulimi i ndeshjeve”.

“UEFA vs Skënderbeu”, një gjyq larg… revolucionit
10 vite jashtë kupave të Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Ky është dënimi që Skënderbeu ka marrë nga UEFA. Korçarët po e vuajnë atë, ndërkohë që çështja ende nuk është mbyllur dhe bardhekuqtë janë përballur me qeverinë e futbollit europian në CAS.

Seanca dëgjimorë është zhvilluar dhe vendimi final pritej të merrej muajin e shkuar. Kjo nuk ndodhi dhe klubi i Skënderbeut doli me një njoftim, duke bërë me dije se më 12 korrik do të merret vendimi nga CAS. Sot është dita.

Në klubin korçar prej kohësh shprehen optimistë se do ta fitojnë këtë çështje. Edhe më parë i njëjti optimizëm ka qenë, por vendimet e marra kanë qenë në disfavor të Skënderbeut. Dënimi i marrë është ekzemplar, pasi si provë e vetme për UEFA-n janë luhatjet e koeficienteve, të pikasura nga BFDS (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve).

Nëse CAS do të lërë në fuqi dënimin e UEFA-s, atëherë nis një erë e re e dënimeve të klubeve pa pasur nevojë për prova të mbledhura nga Prokuroritë. Shpenzimet e bëra për BFDS do bëheshin të vlefshme, ndryshe do të ishte një goditje e rëndë. CAS e ka në dorë.

Takaj nis të veprojë, blindon portën me portierin e njohur
E ardhmja e Skënderbeut është në dorë të vendimit të “CAS”. Të gjithë në Korçë po presin datën 12 korrik, kur trupa gjyqësore në Lozanë të Zvicrës do të japë vendimin final të gjyqit midis klubit shqiptar dhe qeverisë së futbollit evropian, UEFA.

Megjithatë drejtuesit e klubit korçar janë tepër optimistë dhe kanë filluar të veprojnë në merkato. Krahas marrëveshje të rinovimit me disa nga futbollistët aktualë, presidenti Ardian Takaj po punon për të afruar lojtarët më të dalluar të Superiores.

Sipas “RTSH Sport”, Skënderbeu ka arritur akordin me portierin Enea Koliqi. “Gardiani” pogradecar ka qenë një ndër portierët më të spikatur të Superiores gjatë viteve të fundit. 33-vjeçari ka pranuar ofertën e Takajt dhe zyrtarizimi pritet në ndodhë pas vendimit të “CAS”.

Porta ka qenë një ndër repartet më të problematike të Skënderbeut gjatë vitit të kaluar, por me ardhjen e Koliçit midis dy shtyllave të korçarëve do të vendoset një ndër më të dalluarit e këtij roli në Shqipëri.

ZYRTARE: Skënderbeu jashtë Europe, vjen vendimi i ri
Skënderbeu pret vendimin e CAS dhe në Korçë ishin përgatitur të mësonin se çfarë do të ndodhte më 21 qershor. Kjo nuk do të ndodhë, pasi sot korçarët janë njoftuar se vendimi është shtyrë për t;u marrë me 12 korrik.

Në njëfarë mënyrë edhe shpresat që korçarët këtë sezon të luajnë në Europë janë sfumuar plotësisht. Me 11 korrik luhen takimet e para në Europa League dhe Laçi ka njohur rivalin pas heshjes së shortit një ditë më parë.

“CAS shtyn datën e vendimit. Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar. KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik. Me Respekt, KF Skënderbeu”, njofton klubi korçar.

Milan pranon përjashtimin nga Europa League, por me një kusht
Milan dhe UEFA janë të përfshirë prej disa muajsh në një betejë ligjore në gjykatën e arbitrazhit sportiv të Lozanës. Institucioni qeverisës i futbollit evropian kërkon ta dënojë klubin italian me dy vite përjashtim nga kompeticionet e evropiane për shkak të shkeljes së rregullave të “Financial Fair-Play”.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, UEFA dhe Milani janë drejt një ujdie që do të anashkalonte vendimin e “CAS”. Drejtuesit e klubit italian kanë pranuar përjashtimin e klubit me vetëm një vit nga kompeticionet e evropiane, por për këtë “armëpushim” kanë disa kërkesa që duhen plotësuar nga UEFA .

Milani kërkon që t’i jepen 12 muaj kohë për të shlyer pagesat e shumta që rëndojnë financat. Drejtuesi i ri i “djallit”, Ivan Gazidis, është shprehur besimplotë se bilancet e klubit në vitin 2021 do të jenë komform rregullave të vendosura nga UEFA.

Megjithatë, nëse arrihet marrëveshja në fjalë, UEFA duhet të tregohet shumë  e kujdesshme pasi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

Apelimi në CAS, Skënderbeu qartëson situatën
Skënderbeu i ka sytë nga CAS dhe klubi korçar për herë të parë ka dalë publikisht dhe ka njoftuar se vendimi do të merret me datë 21 qershor. Ky informacion ka qarkulluar në media prej kohësh, ndërkohë që vetë klubi korçar tashmë e ka konfirmuar gjithçka.

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar, vizive dhe online është i pavërtetë.

Në korrespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim…

Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin. Me respekt, KF Skënderbeu”, shkruhen në njoftimin e fundit të klubit korçar. Duke qenë se CAS ende nuk ka dalë me një vendim, UEFA nuk e ka përfshirë Skënderbeun në shortin për kupat e Europës dhe do të jetë Laçi klubi që do e zëvendësojë.

FIFA e pezulloi, “CAS” i vjen në ndihmë Mino Raiolës
Mino Raiola pësoi një goditje të rëndë kur Federata Italiane e Futbollit kreu një ankesë në FIFA ndaj tij. Dy transferime të futbollistëve nën 16 vjeç i kushtuan shumë super agjentit, i cili u pezullua me tre muaj përjashtim nga aktivitetet e merkatos.

Megjithatë, avokatët e agjentit italo-holandez gjetën shpejt një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë. Përfaqësuesit ligjor të Raiolës çuan në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS) dënimin e dhënë nga FIFA.

Institucioni më i lartë i drejtësisë sportive vendosi që të shfuqizojë përkohësisht vendimin e FIFA-s deri në shqyrtimin e plotë të kësaj çështje. Vendimi final nga “CAS” pritet të dalë në ditët  e para të korrikut, çka do të thotë që Raiola ka të paktën tre javë kohë të kryejë transferimet e lojtarëve të tij.

Gjyqi në KAS, Skënderbeu del me komunikatë zyrtare
Skënderbeu ka publikuar një dokument të mbërritur nga KAS, ku bëhet publik fakti se çështja e klubit korçar është dëgjuar nga Këshilli i Arbitrave Sportiv në Lozanë dhe se një vendim për këtë çështje do të jepet në muajt e ardhshëm.

Çfarë shkruhej në këtë dokument: Zoti Takaj, Ne mund të konfirmojmë se çështja juaj (Skënderbeu kundër UEFA) është dëgjuar në KAS, me datë 16 prill 2019 dhe do të jepet një vendim në muajt e ardhshëm. Ky informacion mund të shpërndahet dhe publikisht.

Njoftimi i Skënderbeut – Të dashur sportdashës dhe tifozë, në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë. Shpresojmë për më të mirën! Me respekt, KF Skënderbeu

Vendimi i KAS, çfarë optimizmi nga Orges Shehi!
10 vite pezullim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë. Ky është dënimi i dhënë nga UEFA për Skënderbeun, ndërkohë që korçarët vijojnë betejën ligjore me qeverinë evropiane të futbollit. Nesër palët do të përballen në KAS, por vendimi me shumë mundësi do të merret muajin e ardhshëm.

Në Korçë presin që t’ia hedhin dhe të marrin pafajësinë. Kjo do t’i rikthente ata në kupat e Europës, sigurisht nëse do arrijnë të fitojnë Kupën e Shqipërisë, apo të fitojnë Kupën e Shqipërisë. Edhe vendi i katërt bën punë, nëse triumfon Kukësi në Kupë dhe e mbyll kampionatin mbi korçarët.

Optimizmi i fitimit të çështjes në KAS shprehet edhe nga trajneri Orges Shehi,  i cili ka folur për mediat pas fitores me Kastriotin. “Pse u ngjallëm me Teutën dhe Kukësin, e kam thënë se është seanca dëgjimore në KAS arsyeja. Drejtuesit do të shkojnë atje dhe shpresoj që shumë shpejt të vijnë me lajmin e madh që i shërben jo vetëm Skënderbeu, por edhe futbollit shqiptar. Me marrjen e vendimit rikthehet gjithçka, rikthehet edhe Skënderbeu”.

Partizani, objektivat dhe KAS-i: rrëfehet Orges Shehi
“Është një ndeshje që ka gjithçka brenda, kënaqësinë, emocionin dhe gjithçka që prodhon një përballje mes dy rivalëve që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar në vitet e fundit. Sa u përket problemeve në kampin e kuq, unë them se të gjithë skuadrat kanë probleme, por besoj se do të jetë shumë e vështirë si ndeshje”, shprehet Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, duke thënë thuajse gjithçka mbi atë që përfaqëson përballja mes korçarëve dhe Partizanit.

Durrsaku nuk mendon për krizën e të kuqve. Dëshira e tij e vetme është që të ketë ekipin e tij në maksimum: “Do të më vinte mirë që skuadra ime të jetë 100% nesër. Të tregojë në fushë të njëjtën ego dhe dëshirë si në ndeshjet ndaj Teutës dhe Kukësit”.

SITUATA NË SKUADËR – Atje kishim 3 mungesa, si Radas, që ishte në Kroaci, Sibo i dëmtuar dhe Abazaj i pezulluar. Pas ndeshjes me Luftëtarin, kanë shfaqur shqetësime edhe Muzaka, Vangjeli dhe Dita, por që kanë arritur të rikuperohen, ashtu si edhe Sibo. I vetmi shqetësim është Taipi, që vijon të jetë jashtë grupit, ndërsa për pjesën tjetër mund të them se jemi në rregull. Radas? Është pjesë e skuadrës, por formacionin do ta bëj nesër dhe sot nuk mund të them asgjë.

OBJEKTIVI – “Mendoj se po dhamë 100 për qindëshin tonë, mund të shkojmë shumë larg. Në situata të ndryshme, nuk kemi qenë në maksimum. Po bëmë më të mirën, mund të përsëritim rezultatet e fazës së parë”, shprehet Shehi për Supersport, ndërkohë që e thotë hapur se duan ta fitojnë Kupën e Shqipërinë. “Nuk mund të them të kundërtën, pasi jemi fituesit në fuqi dhe do të luftojmë për ta mbrojtur”, shtoi ish-portieri.

VENDIMI I KAS – Klubi korçar ka dalë me një njoftim prej kohësh dhe ka zbuluar se me 16-17 prill do të përballen me UEFA-n në KAS dhe pritet vendimi. Në fakt mund të duhet një muaj që të vendoset përfundimisht nëse do të rrëzohet vendimi i parë, apo do të mbetet në fuqi.

“Është një çështje që na ka zgjatur shumë. Jemi munduar që skuadrën ta mbajmë larg kësaj situate, pasi është një çështje që i përket studios tonë ligjore dhe njerëzve të tjerë në klub. Besoj se do të arrijmë të marrim pafajësinë dhe të vijojmë rrugën që kemi nisur para disa viteve”, përfundoi Shehi.

Taipi, Bregu dhe… CAS, tani është një Skënderbe tjetër
Besimi në Korçë është i madh. Së pari për gjyqin në CAS me UEFA-n. Nëse vendoset në favor të korçarëve, miliona euro shkojnë në arkat e klubit. Ka shumë optimizëm dhe për këtë edhe ekipi ka marrë garanci, ndaj edhe kundër Kukësit u pa një ekip me marsh tjetër. Duhet siguruar Europa përmes Kupës ose kampionatit.

Veç optimizmit, nga tani trajneri Orges Shehi mund të bëjë llogari të tjera. Nën urdhrat e tij është vënë edhe Dejvi Bregu, i cili në testin e djeshëm me të rinjtë arriti të realizojë gol. Në Superiore e ka tundur shtatë herë rrjetën, ndërkohë që pati disa minuta me Kukësin.

Me Luftëtarin është e sigurt që do të ketë më shumë minuta e me gjasa do e nisë nga fillimi. Bregu padyshim është një nga pikat më të forta të këtij Skënderbeu. Vlonjati është i motivuar për të bërë mirë deri në fund të sezonit dhe në verë pret transferimin jashtë vendit.

Për Shehin tanimë llogaritë bëhen ndryshe edhe me lojtarët e huaj. Shqiprim Taipi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe tekniku durrsak tanimë ka një siklet më pak. Gjithsesi problemi nuk është i zgjidhur plotësisht, pasi sërish numri i të huajve në ekip mbetet i madh.

Gripshi: Europën e kemi më lehtë nga Kupa, kundër Kukësit për të fituar
Mesfushori anësor i Skënderbeut, Nazmi Gripshi ka bërë disa ndeshje të mira në javët e fundit, madje ishte ai që i dha një pikë Skënderbeut kundër Teutës, pasi shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit. Sot, Gripshi ka folur për “RTSH Sport”, ku ka folur për çështjen e CAS-it, ndeshjen kundër Kukësit dhe shanset që ka Skënderbeu për të arritur Europën.

DËNIMI I KAMZËS – “Besoj se na favorizon, për shkak se do të jemi më të freskët kundër Kukësit. Kupa e Shqipërisë është një opsion më i mirë për të kapur Europën, duke qenë se është një rrugë më e shkurtër”.

DËMTIMET – “Besoj janë të gjithë të gatshëm, por nuk e di gjendjen e Abazit, pasi ka munguar në stërvitje. Shpresoj që të rikthehet dhe ai, që të jemi të plotë”.

NDESHJA KUNDËR KUKËSIT – “Në ndeshjen e radhës do të mundohemi të bëjmë më të mirën, të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Shpresojmë të dalim me sukses. Besoj se te mënyra e lojës, do të jemi më të përqëndruar në prapavijë, pastaj edhe do të shënojmë.

CAS – “Sa i takon CAS-it, e dinë drejtuesit e klubit. Ende nuk na kanë thënë ndonjë gjë se çfarë do të ndodhë, prandaj ne fokusohemi te fusha e futbollit”, përfundoi Gripshi.

Shpërthejnë tifozët, Skënderbeu publikon dokumentin
Skënderbeu dhe UEFA do të përballen mes tyre më 16 dhe 17 prill në CAS. Komentet e shumta të tifozëve kanë bërë që klubi të nxjerrë dokumentin që e fakton se seanca dëgjimore do të zhvillohet në datën e publikuar nga klubi.

E gjithë kjo situatë u krijua për shkak se CAS në faqen e vet zyrtare nuk kishte publikuar një datë për seancën dëgjimore. Mosbesimi i tifozëve bëri që Skënderbeu të postonte edhe “e-mailin” e shkëmbyer mes klubit dhe CAS-it.

Lista e seancave dëgjimore për muajin prill

Sikurse dihet, UEFA e ka përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kupat e Europës, si dhe e ka gjobitur me 1 milion euro. Korçarët duan rrëzimin e këtij vendimi, që do t’u sillte bardhekuqve miliona euro në llogari në rast se e fitojnë çështjen.

Apelimi në KAS: Skënderbeu në ajër, të rejat e fundit
Skënderbeu ende po pret një vendim të KAS-it sa i takon dënimit të tyre nga UEFA, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje pas apelimit të bërë nga klubi korçar. Mendohej se do të kishte një seancë dëgjimore për çështjen e Skënderbeut, por nuk është kështu.

Faqja zyrtare e KAS-it ka bërë publike datat për seancat dëgjimore dhe deri me datë 31 maj, emri i Skënderbeut nuk figuron askund. Me shumë gjasa, klubi korçar nuk do të marrë pjesë në Europë as këtë vit. Çështja e tyre vështirë pritet të shqyrtohet para muajit korrik, ndaj edhe shanset e garimit në Europa Ligë sa vijnë e zvogëlohen.

Një situatë shumë e paqartë rreth klubit të Skënderbeut, që shpresonte te një seancë dëgjimore dhe të një përgjigje pozitive, por mesa duket, stafi dhe lojtarët duhet të presin ende. Sikurse dihet, UEFA i ka përjashtuar korçarët për 10 vite nga kupat e Europës, si dhe i ka gjobitur me 1 milion euro.

Jo vetëm Skënderbeu, edhe Tomori betohet se ia di adresën CAS-it
Tomori ka bojkotuar ndeshjen me Bylisin për shkak të dënimit që i dha Disiplina pas ndeshjes me Apoloninë. Një veprim qesharak, i justifikuar me revoltën dhe protestën e beratasve për humbjen në tavolinë që u dha Disiplina për ndeshjen kundër Apolonisë.

Megjithatë, protesta mbaron me ndeshjen në Ballsh, sepse Tomori, në mënyrë komike, shtrembëron kampionatin për një ndeshje dhe pastaj vendos të vijojë normalisht futbollin, sepse do ta vijojë luftën në CAS, të paktën me llafe.

Tomori ka njoftuar se do të nisë gjyqin me Komisionet Disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Klubi i Tomorit ka marrë vendim që çështjen në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe atë të Apelit t’a dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës. Kemi hyrë në bisedime me një kompani avokatie shumë të njohur dhe premtojmë që do të dalim të fituar në shumë aspekte të tjera. Në fundjavë rikthehemi në fushë...”, thuhet në njoftimin e beratasve.

Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë diçka e tillë, pasi çështje të tilla kërkojnë shuma të konsiderueshme në aspektin financiar. Më parë Tirana e Flamurtari janë tërhequr, duke pasur parasysh se nisja e procedurave gjyqësore kushton goxha. Tomori, ndoshta për faktin se flet në tym, nuk tregon as emrin e kompanisë shumë të njohur të avokatisë, a thua se është sekret shtetëror.

Ndoshta në Berat harrojnë se vendimi i komisioneve të Disiplinës dhe Apelit i përkasin futbollit vendas dhe nuk ka si CAS të mblidhet për një ndeshje të humbur në tavolinë, kur nuk ka asnjë fakt, pasi dihet që arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes mund të raportojnë çfarë të duan, edhe dhunë fizike, dhe Tomori nuk i kundërshton dot në asnjë mënyrë, duke qenë se është fjala e Tomorit kundër FSHF-së.

E fundit: CAS thjesht për t’u mbledhur për Tomorin jo vetëm që ka shpenzime të mëdha, por do të gjente ndonjë datë nga fundi i vitit ose në 2020. A ka më ide tragjikomike se kaq? Të kërkosh në tavolinë 3 pikë, dhe të shpresosh t’i marrësh në 2020!

ÇFARË VENDOSI DISIPLINA – KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti

Çështja Skënderbeu pezull, Adolfo Sormani në CAS nesër
Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s, që i ka dënuar korçarët me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe me 1 milion euro gjobë. Beteja në CAS ende nuk është zhvilluar dhe nuk dihet se kur do të ndodhë diçka e tillë.

Në klubin korçar ishin të bindur në mars se do të merrej vendimi, por nuk do të ndodhë diçka e tillë. CAS sot ka publikuar listën e çështjeve që do të zhvillojnë seancën dëgjimore. Përballja mes UEFA-s dhe Skënderbeut nuk figuron deri më 9 prill.

Lista e çështjeve për të cilat CAS ka përcaktuar sencat dëgjimore deri më 9 prill

Kështu në kampin korçar do të duhet të presin të mësojnë se kur do të vihen përballë përfaqësuesve të UEFA-s në CAS. Për Superioren është pozitive kjo gjë, pasi Skënderbeu do të vijojë të garojë deri në fund me shpresën se deri para mbylljes së sezonit të fitojë këtë betë ligjore dhe nga ana tjetër të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

SORMANI – Trajneri italian, i cili ka drejtuar Partizanin në fillim të sezonit 2016-2017, ka punuar tek Club Al Arabi SC në Katar. Ai ka qenë ndihmës i Xhanfranko Zolës, por ka probleme me ish-klubin e tij. Nesër, CAS i ka programuar seancën dëgjimore. Adolfo Sormani, ka qenë pjesë e Club Al Arabi SC në periudhën korrik 2015-qershor 2016.

Levante nuk dorëzohet, çon Barcelonën në “CAS”
Aktivizimi i mbrojtësit Çumi nga ana e Barcelonës në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Levantes, shkaktoi një polemikë në futbollin spanjoll, pasi lojtari ishte i pezulluar për shkak të grumbullimit të kartonëve. Megjithatë, katalanasit ishin të bindur se një nga qindra nenet e rregullores së futbollit spanjoll ia lejonte aktivizimin në përballjen e kupës.

Klubi i Levantes kërkoi që Barcelona të eliminohej automatikisht nga turneu, por federata spanjolle dhe komisioni i apelit i konsideruan si pavlefshme ankesat e klubit nga qyteti i Valencias.

Duke qenë se në Spanjë nuk gjetën drejtësi, Levante i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare, më konkretisht, Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv, njohur ndryshe si “CAS”.  Kjo lëvizje e Levantes ka vënë në pikëpyetje organizimin e Kupës së Mbretit, ditën e nesërme, Barcelona do të luajë ndeshjet e parë të fazës çerekfinale ndaj Sevijës.

Milani nuk dorëzohet, apelon në CAS me objektiv të qartë
Milani vijon betejën ligjore me UEFA-n në CAS. Së fundmi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka vendosur të gjobitë kuqezinjtë për shkak të shkeljeve të rregullave të “Fair Play”-it financiar. Veç 12 milionë eurove që italianët duhet të paguajnë, ka edhe sanksione të tjera.

Njëra prej tyre është reduktimi i lojtarëve në 21 për Milanin dhe rregullim i bilancit në harkun kohor të dy viteve. Diçka e tillë i heq mundësinë klubit të Serie A për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe sipas “Tuttosport” drejtuesit e klubit kuqezi do ta apelojnë vendimin e fundit.

Synimi është që të ndryshojë afati kohor për rregullimin e bilancit. Kështu, te Milani do tentojnë të kenë në dispozicion të rregullojnë bilancet në harkun kohor të 5 viteve. Kjo do u jepte kohën e duhur për të arkëtuar të ardhur atë rëndësishme, por edhe mundësi për të shpenzuar në merkato.

CAS “asist” Superiores, ja plani për Skënderbeun
Skënderbeu po zhvillon një sezon të mirë dhe synimi është titulli kampion. Por, sikurse edhe dihet, vëmendja e korçarëve nuk është vetëm te arritja e objektivave sportivë. Një vesh drejtuesit e kanë edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv Lozanë.

Klubi bardhekuq ka apeluar dënimin e UEFA-s (Skënderbeu është përjashtuar për 10 vite nga kupat e Europës dhe është gjobitur me 1 milion euro) dhe ende nuk është zhvilluar seanca dëgjimore në CAS. Ky institucion ka publikuar listën e çështjeve dhe deri më 15 shkurt dhe nuk figuron çështja e korçarëve me UEFA-n.

VENDIMI DHE SUPERIORJA – Nga ajo që mëson “SportEkspres.com”, seanca dëgjimore në CAS do të zhvillohet në muajin mars, kur edhe mund të merret edhe vendimi për Skënderbeun. Korçarët presin që t’u hiqet dënimi dhe nga vera e ardhshme të mund të luajnë në kupat e Europës.

Marrja e një vendimi në muajin mars, apo ndoshta edhe në prill, do t’i bënte mirë Superiores dhe garës. Deri në atë periudhë në kampionat gjithçka do të jetë e hapur dhe vetë Skënderbeu do të vijojë të luftojë për titullin kampion dhe Europën. Të gjithë në Korçë presin me padurim të mësojnë fatin e skuadrës së tyre të zemrës, që varet shumë nga vendimi i CAS.

E bujshme, CAS ul dënimin për Skënderbeun?
10 vite përjashtim nga kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Ky ishte dënimi që UEFA mori për Skënderbeun, ndërkohë që korçarët edhe këtë verë nuk garuan në Champions. Së fundmi një lajm interesant mbi dënimin e bardhekuqve.

Këtë muaj me shumë mundësi do të jepet vendimi i CAS pas apelimit të Skënderbeut dhe thuhet se pritet që dënimi i parë të ulet. Kështu korçarët, me dënimin e ri, nuk do të mund të luajnë në Kupat e Europës tre sezone.

PROBLEMI – Në lajmin e publikuar nga “Konica.al” thuhet se burimi është nga brenda CAS, por ka edhe një problem. Do të ishte skandalozë që CAS të merrte një vendim fshehurazi, shto këtu faktin se dënimi i Skënderbeut po vendos një standard të ri mbi të cilin klubet mund të dënohen vetëm referuar luhatjeve të koeficienteve që zbulohen nga BFDS (Sistemi i mbrojtjes nga trukimet).

Nuk duhet harruar që CAS ende nuk ka nxjerrë një datë për seancën dëgjimore mes Skënderbeut dhe UEFA-s. Në faqen zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit Sportive Lozanë shihet qartë se të paktën deri më 15 janar nuk do të ketë ballafaqim mes palëve. Pra situata është shumë e paqartë…

Modeste rikthehet në Gjermani, kinezët i drejtohen “CAS”-it
Antoni Modeste u largua nga Këlni drejt Kinës në vitin 2017. Sulmuesi francez kaloi tek ekipi i Tianzhin Kuanzhian për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa atë e priste një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Kjo ishte shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit gjerman, që vendosi dhe një klauzolë të veçantë në kontratën e lojtarit.

Në rast të ndonjë dëmtimi të rëndë, ose një një vdekje të parakohshme të lojtarit, kinezët duhet të paguanin gjithsesi shumën e kartonit të tij. Modeste ka patur probleme në Kinë, ndërkohë që është rikthyer në Gjermani. Ai firmosi përsëri me Këlnin, deri në vitin 2023, por për momentin nuk mund të aktivizohet në Bundesliga 2.

Klubi i Tianzhin pretendon që lojtari është akoma në kontratë me to dhe nuk mund të largohet drejt Gjermanisë. 30-vjeçari zbuloi me anë të një postimi në rrjetet sociale se e kishte mbyllur aventurën kineze, ndërsa klubi e akuzon për braktisje të ekipit.

Modeste ka dërguar çështjen në FIFA, duke pretenduar zgjidhjen e kontratës me Tianzhin, ndërsa këta të fundit janë gati ta çojnë çështjen në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

“Këlni u interesua për mua dhe më ka ndihmuar shumë në javët e fundit pas kthimit nga Kina. Dua t’ua shpërblej mbështetjen dhe besimin dhe të bëj detyrën time për t’u rikthyer te fitoret. Mezi po pres të luaj përsëri me Këlnin”, flet sulmuesi për faqen zyrtare të klubit gjerman.

CAS korrigjohet: Skënderbeu ka apeluar, gjyqi në pranverë
Një email i ardhur nga zyra e komunikimit pranë “CAS” si përgjigje mbi kërkesën për informacion të bërë nga “News24”, në lidhje me datën e zhvillimit të seancave të apelit për çështjen e dënimit të klubit të Skënderbeut, shkaktoi me të drejtë jo pak bujë në medie dhe rrjete sociale. Shkak për këtë ishte se në përgjigjen e oficeres së sigurisë thuhej se në të dhënat Gjykatës nuk figuronte asnjë një kërkesë apelimi në lidhje me çështjen në fjalë. Por, mesa duket gjithçka ka ardhur si pasojë e një mungese komunikimi nga stafin e “CAS”.

Mbas përgënjeshtrimit nga ana e klubit të Skënderbeut për këtë çështje, “News24” ka kontaktuar sërish me zyrën e komunikimit të “CAS”, ku ka marrë një përgjigje të dytë, ku është sqaruar se përse ka ndodhur gabimi në email-in e parë.

Në email-in të dytë, oficerja e komunikimit i ka sqaruar gazetarit të “neës24” se ajo e ishte përgjigjur gabimisht duke e informuar se nuk kishte çështje të regjistruar në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që përgjigja e saktë duhet të kishte qenë se “nuk është vendosur akoma për datën e seancës dëgjimore”.

Email-i i publikuar nga “balkanweb”

PËRMBAJTJA E EMAIL-IT TË DYTË –

“Sa i përket kësaj çështje, si pasoje e mungesës se komunikimit te brendshëm ti u informove se nuk kishte asnjë çështje te regjistruar mbi këtë teme, ndërkohë qe përgjigja korrekte ishte se nuk është regjistruar asnjë date mbi seancën. Pasi kontrolluam te dhënat në të vërtetë është e qarte se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit te UEFA me 26 prill. Ju kërkoj ndjese për gabimin në mesazhin e pare dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrareve është emëruar. Një datë për seancën dëgjimore do të rregullohet së shpejti. Mbasi të mbahet seance dëgjimore, paneli do të lëshojë një dokument të quajtur Vendim Arbitrar, që do të përmbajë vendimin e marrë nga ata. Në këtë moment, nuk është e mundur të thuhet se kur do të lëshohet Vendimi Arbitrar”.

DOKUMENTI | Çështja e Skënderbeut në CAS, vjen reagimi i korçarëve
Një “mish-mash” i madh me çështjen Skënderbeu. Klubi korçar, pas lajmit të dalë se nuk ka apeluar në CAS, ka reaguar dhe ka publikuar një dokument ku thuhet se ka pasur një komunikim me CAS në fund të muajit tetor. Sipas klubit korçar, nuk ka asgjë të vërtetë dhe se gjithçka bëhet me qëllim destabilizimin e Skënderbeut.

REAGIMI I SKËNDERBEUT – “Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore. Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letër këmbimi i fundit mes palëve në proces, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik. KF Skënderbeu siguron mediat dhe Sportdashësit bardhekuq se do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vërtetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit”.

EMAILI I CAS – “U bë një kohë e gjatë që po merremi me këtë çështje. Normalisht në Shqipëri ka një konfuzion në lidhje me datën e procesit gjyqësor në CAS midis Skënderbeut dhe UEFA-s, pasi nuk ka akoma një datë fikse për këtë proces. Në listën tuaj të proceseve nuk figuron asgjë, ndërkohë që aludohet se ky gjyq do të zhvillohet në muajin dhjetor. Do ju lutesha që të më jepnit një informacion të saktë në lidhje me këtë situatë”, ky e-mail i dërguar nga Jeton Selimi, gazetar i Neës 24 dhe Gazeta Shqiptare, mori një përgjigje nga Katy Hogg, oficerja e komunikimit pranë CAS.

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitetet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruani më poshtë”, shkruante Hogg.

Email-i i publikuar nga Balkanweb

Skënderbeu vs UEFA, dikush gënjen për apelin në CAS
Shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e klubit Skënderbeu. Dënimi i dhënë nga UEFA, që përjashton korçarët për 10 vite nga kupat e Europës, si dhe i detyron ata të shlyejnë një gjobë në vlerën e 1 milion eurove, është shumë i rëndë dhe në Korçë janë shprehur prej kohësh që e kanë apeluar në CAS.

Por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë gjithçka, kur së fundmi gazetari i News 24 dhe Gazeta Shqiptare, Jeton Selimi, ka pasur një komunikim me CAS-in. “U bë një kohë e gjatë që po merremi me këtë çështje. Normalisht në Shqipëri ka një konfuzion në lidhje me datën e procesit gjyqësor në CAS midis Skënderbeut dhe UEFA-s, pasi nuk ka akoma një datë fikse për këtë proces. Në listën tuaj të proceseve nuk figuron asgjë, ndërkohë që aludohet se ky gjyq do të zhvillohet në muajin dhjetor. Do ju lutesha që të më jepnit një informacion të saktë në lidhje me këtë situatë”, shkruan Selimi.

Përgjigja e dhënë nga Katy Hogg, oficerja e komunikimit pranë CAS, ka zbuluar një fakt shumë të rëndësishëm dhe që hedh poshtë ato që kanë shprehur në klubin korçar se e kanw apeluar vendimin e UEFA-s.

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitetet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruani më poshtë”, shkruan Hogg.

Email-i i publikuar nga Balkanweb

450 mijë euro për Skënderbeun, ja kur vendos CAS
Skënderbeu luan sot me Partizanin, ndërkohë që në klubin korçar çështja kryesore është ajo me UEFA-n. Gjithçka do të vendoset në CAS dhe korçarët presin që përjashtimi për 10 vite nga kompeticionet evropiane dhe gjoba 1 milion euroshe e vendosur të bjerë poshtë.

Në një lidhje direkte nga hoteli ku po qëndron Skënderbeu, gazetari Gjergji Stefa ka raportuar se gjyqi me UEFA-n në CAS do të zhvillohet në muajin janar. Referuar burimeve pranë klubit të Skënderbeut, ai ka treguar se vetë UEFA vendos se kur do të bëhet gjyqi. Sa i takon një marrëveshje me qeverinë e futbollit evropian, gjithçka hidhet poshtë.

OLAJINKA DHE ALITI – Skënderbeu ka arkëtuar të ardhura të rëndësishme kohët e fundit. Plot 450 mijë euro kanë përfituar korçarët nga shitja e Piter Olajinkës nga Genti te Slavia e Pragës. Bardhekuqtë kishin përqindje të kartonit të sulmuesit dhe kanë përfituar një shumë të majme.

Në janar ndërkohë pritet të ketë sërish transferime jashtë vendit. Fidan Aliti është ai që ka më së shumti shanse për t’u shitur. Ende nuk flitet për pista konkrete, por klubi po punon dhe do mundohet të marrë vendimin më të mirë për ardhmen e lojtarit dhe për vazhdimësinë e rezultateve.

Budallallëku i Lacios, “CAS”-i i jep të drejtë Fejnordit
Transferimi i Stefan De Vraj nga Fejnordi te Lacio në verën e vitit 2014-të u shoqërua me polemika të shumta. Problemet midis palëve nisën pasi Lacio ra pre e një skeme mashtrimi, që u krye nëpërmjet email-it.

Si pasojë e skemës, një këst prej  2 milionë eurosh që supozohej të shkonte në llogarinë e Fejnordit ka përfunduar në drejtim të paditur. Klubi holandez ka kërkuar prej vitesh këtë shumë, por Lacio s’ka pranuar, pasi sipas tyre mashtruesit kanë pasur informacion konfidencial të përfituar nga persona brenda klubit holandez.

Por, sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka urdhëruar Lacion t’i paguajë Fejnordit 1 milionë euro. Skuadra holandeze nuk është e kënaqur me shumën, pasi ata thonë se nuk është faji i tyre që punonjësit e Lacios ranë në grackën e mashtruesve dhe prandaj duhet që ta marrin të plotë këstin prej 2 milionë eurosh.

Çmenduri portugeze, Sportingu kërkon 200 milionë € dëmshpërblim në CAS
Klubi i Sportingut të Lisbonës i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës për të kërkuar një dëmshpërblim marramendës prej 200 milionë eurosh për transferimet e tri lojtarëve, që ndërprenë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme.

Telashet Sportingut nisën menjëherë pas sulmit që 50 ultras i bënë lojtarëve të skuadrës në seancën stërvitore. Nga sulmi mbetën të plagosur disa lojtarë me hematoma të ndryshme në trup dhe fill mbas kësaj krisja midis lojtarëve dhe klubit nuk mund të shmangej, pasi ka dyshime të forta se sulmi i papritur i ultrasve vinte me urdhër nga kryesia e klubit.

Transferimet në fjalë janë ato portierit Rui Patrisio tek Uolverhemptoni në Angli, sulmuesit Gelson Martins te Atletiko e Madridit dhe mesfushorit anësor Daniel Podence te Olimpiakos. Sportingu kërkon 57 milionë euro dëmshpërblim për portierin, 100 milionë euro dëmshpërblim për Martins dhe 40 milionë euro për të riun Podence. Nëse CAS do t’i japë të drejtë Sportingut atëherë klubet të cilat transferuan me kosto 0 lojtarët e lartpërmendur do vihen në telashe të mëdha financiare.

ZYRTARE: Milani në Europa League!
Lajmi doli më herët, por natyrisht pritej njoftimi nga CAS-i dhe ai ka ardhur: Milani kthehet në Europa League, pas CAS ka hedhur poshtë vendimin UEFA-s për përjashtimin e klubit kuqezi nga kupat e Europës për një vit.

UEFA gjykoi që Milani nuk ka përmbushur kriteret e Fair Play financiar dhe e përjashtoi për një vit, por në 4 korrik Milani apeloi në CAS dhe trupa që gjykoi çështjen e ka rrëzuar pjesërish vendimin e UEFA-s, duke vendosur:

– konfirmohet vendimi i UEFA-s më 19 qershor që Milani nuk ka respektuar kriteret e Fair Play-t financiar, duke dalë me bilanc negativ.

– anulohet vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Milanin nga kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

– çështja i kthehet për shqyrtim UEFA-s, që duhet të japë një masë disiplinore më të arsyeshme.

CAS ka refuzuar kërkesën e Milanit që të urdhërohet UEFA për të arritur një marrëveshje (settlement agreement), por nga ana tjetër e konsideron të tepruar përjashtimin nga kupat e Europës.

Përveç kësaj, CAS ka marrë parasysh përmirësimin e gjendjes financiare të Milanit në javët e fundit, për shkak të ndryshimit të pronësisë.

E bujshme: Milani mund UEFA-në CAS!
Milani kthehet në Europa League! Klubi kuqezi ka fituar betejën me UEFA-n, sepse CAS ka anuluar vendimin për përjashtimin e klubit kuqezi nga kupat e Europës për një sezon.

CAS ka urdhëruar UEFA-n që ta rishqyrtojë çështjen dhe të japë një vendim më të butë ndaj Milanit, që do të thotë se tashmë pritet e shumta gjobë, ose kufizime në listat e lojtarëve të regjistruar në UEFA. Përveç kësaj, natyrisht Milani do të ketë detyrimin që urgjentisht të rregullojë bilancet dhe të evitojë humbjet në bilanc në sezonet e ardhshëm, çka nënkupton shitjen e ndonjë lojtari që ka treg. Bonuçi vlen 50 milionë euro sipas Milanit, por nuk përjashtohet shitja e portierit Donaruma apo Susos.

Sipas SkySport, vendimtare ka qenë prania e përfaqësuesve të grupit Elliott, që ka garantuar soliditetin financiar të Milanit për të tashmen dhe të ardhmen. Në këtë mënyrë, Milani fiton një betejë që pastron imazhin, por nuk duhet harruar se pjesëmarrja në Europa League nënkupton edhe 10-50 milionë euro, në varësi të ecurisë së kuqezinjve.

Pas pak pritet komunikata zyrtare nga CAS dhe nga UEFA.