Carlo Ancelotti

Ançeloti “fshin” Hysajn, elozhet të gjitha për Di Lorencon e Manolas
Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, ku diskutuar për çdo në lidhje me skuadrën që ai drejton. Në bisedën e trajnerit italian nuk është përmendur në qoftë dhe një moment emri i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Megjithëse për shkodranin nuk pasur asnjë koment e kundërta ka ndodhur për Xhovani Di Lorencon. Mbrojtësi 25-vjeçar u ble për 8 milionë euro nga Empoli dhe shikohet si zëvendësuesi i ideal i Hysajt. Ançeloti ka thënë se pret shumë prej dhe ne Napoli mund të jetë trampolina që mund ta dërgojë atë drejt kombëtares italiane.

DI LORENCO – “Është eksperienca e tij e parë në një klub me një presion kaq të fort. Megjithatë, ka bërë një hap gjigant për karrierën e tij. Është një djalë serioz e shumë profesionist. Ka cilësi të mira dhe sigurisht që do të na bëhet i dobishëm. Shpresoj që ta shohë në kombëtare, kjo do më gëzonte shumë.

RIVALËT – “Juve mbetet skuadra për t’u mundur, por Interi ka filluar të bëhet shumë konkurrues në vitet e fundit dhe mund të synojnë për të fituar kampionatin. Përsa i përket Sarrit. Askush nuk e priste që shkonte te Juventusi. I kuptoj pakënaqësitë e tifozëve, por i tillë është profesionalizmi”.

MANOLAS – “Na ka ardhur një ndër lojtarët më të mirë në atë pozicion. Është një lojtar i madh dhe me Kulibalinë formon një çift të përkryer që do ta na lejojë të luajmë në mënyrë agresive duke mbajtur një linjë më të lartë në mbrojtje”.

“Sarri na befasoi, i lumtur për Konten. Ikardi? Ja çfarë duam në merkato”
Napoli ka zbritur në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi i Karlo Ançelotit dëshiron të luftojë me Juventusin për fitimin e titullit kampion dhe të shkojë sa më larg në Champions.

Emra si Hames Rodrigez, Mauro Ikardi dhe Hirving Lozano janë dëshirat e Napolit për të përforcuar ekipin. Trajneri sqaron situatën në merkato dhe jep mendimin e tij në lidhje me këto emra, por jo vetëm. Ançeloti ka një koment edhe për rikthimin e Sarrit dhe Kontes në Serie A.

IKARDI – “Mauro është një futbollist i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, jo vetëm nga unë. Fakti që lojtarë të tillë përfliten për Napolin është diçka pozitive. E vlerësojmë për lojtarin që është dhe asgjë më shumë.”

HAMES – “Hamesin e njoh shumë mirë. Ai është në gjendje të na dhurojë atë kualitet të nevojshëm për futbollin e bukur që duam të luajmë. Kaq për momentin. Ai nuk është një lojtar i joni dhe mund të mos bëhet kurrë i tillë. Po studiojmë edhe pista të tjera. Duam të blejmë një mesfushori modern. Zielinskit dhe Fabian Ruiz duam t’i shtojmë një të tretë.”

KONTE DHE SARRI – “Jam i lumtur për rikthimin e Kontes në Itali. Juventusi është skuadra për t’u mundur, por Interi dëshiron të jetë konkurrues dhe do ta bëjë më të paqëndrueshëm kampionatin. Ata duan të investojnë shumë. Sarri? Askush nuk e priste të shkonte te Juventusi. Mund t’i kuptoj tifozët e Napolit që ndihen keq, por ne jemi profesionistë.”

Këshillat për të birin dhe një sugjerim për napolitanët, rrëfehet Karlo Ançeloti
Karlo Ançeloti nuk arriti të fitojë trofe, por sezoni i tij i parë me Napolin ishte pozitiv. Skuadra zhvilloi paraqitje fantastike në Champions, aty ku u eliminua vetëm për pak në një grupin më të vështirë.

Në kampionat u shpallën nënkampionë, me vetëm Juventusin sipër. Trajneri i njohur ka folur në lidhje me raportin me ekipin dhe qytetin. A tregon çfarë i pëlqen nga qyteti jugor dhe tregon në stilin e tij rrugën e duhur për t’u përmirësuar, të gjithë.

Shpreson të qëndrojë gjatë në Napoli dhe dëshiron që të mos ketë pengje kur të largohet. Në fund djali i tij. Davide është pjesë e stafit teknik dhe e ka krah të djathtë. Për të ka këshilla të thjeshta, por mbi të gjitha njëra është më e rëndësishmja.

“Raporti im me Napolin është normal. Kaloj shumë kohë jashtë qytetit dhe na bie të rikthehemi në darkë. E vetmja gjë që më kënaq është janë restorantet dhe piceritë. Ky qytet mund të jetë shumë më i bukur me pak më shumë zgjuarsi dhe ndjeshmëri civile nga ana e të gjithëve. Gjithsesi mbetet një problem italian.

Nuk e di çfarë do të më mungojë pasi të largohem. Shpresoj që të qëndroj gjatë në mënyrë që të jem krejtësisht i kënaqur nga ajo çfarë kam kaluar, kur të largohem. Nuk dua që të mungojë asgjë kur të vijë momenti.

Djali tim i këshilloj të studiojë, të jetë i azhornuar dhe të merret me atë që ka pasion. Ka rëndësi të madhe t’i bësh gjërat me pasion. Jemi super të paguar, por pasionin nuk duhet ta humbasim kurrë“, përfundon Karlo Ançeloti.

Ançeloti: S’mbajmë asnjë me forcë, kam vetëm një keqardhje
Napoli do të zbresë nesër në drekë në fushën e blertë. Ekipi i Ançelotit do të vizitojë Frozinonen, ekip që është pothuajse i rënë nga kategoria. Rezultatet jo pozitiva të arritura në ndeshjet e fundit kanë rrezikuar sadopak vendin e dytë të Napolit.

Interi është vetëm 6 pikë larg dhe nesër vlejnë vetëm tre pikët. Trajneri Ançeloti dëshiron të djemtë e tij t’i bëjnë një mbyllje pozitive kampionatit. Objektiva të mëdha nuk ka në lojë, por 5 ndeshjet e fundit të kampionatit duhen luajtur mirë dhe duhen fituar.

MOMENTI – “Duam t’i japim fund momentit negativ dhe të përqendrojmë forcat tonë në objektivin e vendit të dytë. Insinje është mërzitur shumë nga fishkëllimat. Nesër nuk do të luajë, sepse ka akoma probleme me tendinin. Duhet të kemi durim, ashtu si me Alan, i cili ndjen lodhje nga mbingarkimi i tepërt. Albiol është rikuperuar, por nuk besoj se do ta nisë nga fillimi.”

SEZONI – “Ka qenë një sezon pozitiv. Kam filluar të njoh ambientin dhe jam shumë i lumtur këtu. Ka njerëz që flasin për një sezon të dështuar, por askush nga ne nuk ka thënë në fillim të sezonit se do të fitojmë titullin apo Champions Ligën. Keqardhja e vetme mbetet eliminimi nga Kupa e Italisë.”

MERKATO – “Ai që dëshiron të largohet nuk do të mbahet me forcë, por nuk ka vullnet nga ana e drejtuesve për të shitur lojtarë.”

Napoli për përmbysjen e madhe, Ançeloti: Guxim, zemër dhe tru! Ia dalim me tifozët
Napoli i Karlo Ançelotit humbi me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e parë kundër Arsenalit në Europa League, ndërsa nesër do të tentojë një “remuntada” të madhe në një “San Paolo” të zjarrtë. Italiani foli sot në daljen për mediat një ditë para ndeshjes.

Trajneri beson te përmbysja. Sipas tij, nëse luajnë me zemër dhe me mendje, gjithçka është e mundur. Karleto jep dritën jeshile mbi qëndrimin e spanjollit Kajehon dhe e mbyll me humbjen e papritur të Juventusit mbrëmë.

MUNDËSIA E PËRMBYSJES – “Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje. Të bëjmë ndeshjen perfekte. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do bëjmë çfarë kemi në dorë.”

KAJEHON – “Do të qëndrojë. Kjo është dëshira e tij dhe e jona. Është një lojtar që e ndjen rëndësinë e fanellës së kësaj skuadre. Ai është pikë kyç për ne.”

KAPITULLIMI I JUVENTUSIT – “Mbrëmë u dëshmua se në Evropë gjithçka është e paparashikueshme. Juventusi nuk e përgatiti mirë ndeshjen. Ajaksi u tregua një ekip i madh. Ata gjithmonë prodhojnë lojtarë të mëdhenj. Në Itali është e pamundur të programosh për të ardhmen, sepse të gjithë duan rezultat menjëherë”, përfundoi Ançeloti.

Prapaskena në dhomat e zhveshjes, Ançeloti nuk rresht së befasuari
Napoli dështoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës. Arsenali rezultoi shumë i vështirë për ekipin italian. 2-0 fituan vendasit në Londër, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “San Paolo”.

Pjesa e parë e Napolit ishte shumë e dobët. Pavarësisht kësaj, Karlo Ançeloti ka zgjedhur qetësinë në dhomat e zhveshjes. Siç raportojnë mediat italiane, trajneri është shfaqur i përmbajtur në pushim, diçka në stilin dhe karakterin e tij.

Asnjë qortim, aspak nevojë për ngritje zëri, vetëm qetësi dhe besim për të bërë më mirë. Efektet u dhanë në 45-minutëshin e dytë. Napoli u “ringjall”, kërkoi golin, por Zielinski humbi një shans të artë për të rihapur sfidën.

Megjithatë, lojtarët kanë besim se do të kthejnë rezultatin në fushën e tyre. Trajneri ju ka rritur besimin dhe Napoli do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Ançeloti: E dimë si do luajë Arsenali, kundër tyre fitohet me… guxim
Napoli do luajë nesër në Londër përballë Arsenalit. Sfidë e fortë dhe tepër e vështirë për djemtë e Ançelotit, por ata do të tentojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv për të hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Europës.

Trajneri italian kërkon ekuilibër nga ekipi i tij, si në fazën mbrojtëse dhe në atë sulmuese. Ançeloti kërkon kurajë e guxim si dhe vlerëson kundërshtarin e trajnerin e tyre.

Një koment edhe për kampionatin. Napoli po bën mirë, por Juventusi po “fluturon”. Ançeloti tregon objektivin e ekipit të tij dhe komplimenton bardhezinjtë për ecurinë fantastike.

DUELI – “Duhet të jemi të qartë për lojën që do të zhvillojmë nesër. Duhet të dimë se çfarë bëjmë kur mbrohemi dhe duhet të jemi të qartë se çfarë kërkojmë kur sulmojmë. Duhet të tregohemi më të aftë në mbrojtje, por kjo nuk do të thotë që vetëm do të mbrojmë. Nuk është një ndeshje deçizive, gjithçka do të zgjidhet në fushën tonë. Duhet të tregohemi guximtarë dhe kurajozë kundër Arsenalit, në mënyrë që të sigurojmë njëfarë avantazhi për ndeshjen e kthimit.”

ARSENALI – “Kam respekt për Unain dhe Arsenalin. Është nder për ne që të luajmë në çerekfinale kundër ‘topçinjve’. Mund të përballemi me dy sulmues dhe një ‘playmaker’ ose dy ‘playmaker’ dhe një sulmues. Nuk është ndonjë ndryshim i madh për ne dhe jemi përgatitur për të dyja rastet. Verdi është i vetmi lojtar në dyshim, ndërsa Albiol dhe Diavara janë në gjendje të mirë.”

KAMPIONATI – “Jemi të kënaqur me atë që po bëjmë dhe kemi bërë. Juventusi është 20 pikë para, por objektivi ynë ka qenë të grumbullojmë 80-90 pikë. Besoj se do ia dalim. Nëse ata arrijnë të mbledhin 100 pikë, nuk na mbetet veçse t’i komplimentojmë. Nuk mund të gjykohet sezoni ynë duke u krahasuar me Juventusin.”

Receta e Emeri: Napoli i fortë, duhet të ruhemi nga këta lojtarë
Arsenali do të presë Napolin nesër në darkë në një nga ndeshjet më të forta të Ligës së Europës. Dy ekipet duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Unai Emeri ka shumë respekt për ekipin italian dhe Karlo Ançelotin.

Spanjolli i “topçinjve”, i cili ka fituar tre herë rresht këtë kompeticion me Seviljen gjatë viteve 2013-2016, analizon sfidën, tregon pikat e forta të ekipit kundërshtar dhe vlerëson trajnerin e tyre. Pavarësisht kësaj, Emeri ka besim tek ekipi i tij dhe sqaron gjendjen e disa lojtarëve, të cilët janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.

DUELI – “Do të jetë një ndeshje 50 me 50. Napoli ka një histori të madhe si ne, renditet në vendin e dytë në Serie A dhe kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira kundër ekipeve të mëdha. Vijnë nga Championsi. Ishin në një grup shumë të vështirë më Liverpulin dhe PSG-në, por treguan se janë shumë kompetitivë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi besim te vetja. Duhet t’i përgatisim mirë këto dy ndeshje, të tregohemi solidë, të tregojmë respekt për Napolin dhe vlerësim për veten tonë. Ne jemi përmirësuar në aspektin e ekuilibrit dhe shpresoj që të fitojmë pa pësuar gol, ndërsa ata janë shumë të organizuar taktikisht. Duhet të kemi kujdes nga Milik, Insinje dhe Kajehon.”

SITUATA – “Gjendja e Koshielnit dhe Xhakës do të vlerësohet nesër. Obamejang ka patur disa probleme, por tani është më mirë dhe mund ta nisë ndeshjen si titullar.”

ANÇELOTI – “Karlo është një nga trajnerët më të mirë. Ka eksperiencë të madhe dhe ka stërvitur në shtete të ndryshme. Napoli është një nga skuadrat më të mira për momentin, kanë futbollistë të mëdhenj dhe një trajner me eksperiencë.”

Dashuria për Napolin, De Laurentis dhe pasionet: Të fshehtat e Ançelotit
Karlo Ançeloti zgjodhi Napolin verën e kaluar për të vijuar karrierën e tij, zgjedhje që habiti jo pak. Sezoni i parë i italianit nuk ka shkuar edhe aq keq, pasi nuk është fort e lehtë të rivalizosh një ekip si Juventusi në Itali.

Lidhur me aventurën e “Karletos” në Napoli, ka folur së fundmi e bija e tij, Katia. Kjo e fundit në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss”, ka rrëfyer shumë gjëra në lidhje me babain e saj. Në fund, Katia ka zbuluar edhe diçka mbi të ardhmen, ku deklaroi se “dashuria” mes Ançelotit dhe Napolit mund të zgjasë përgjithmonë.

NAPOLI – “Babai im zgjodhi Napolin pasi ishte një sfidë e re. Napoli është një vend i bukur, me një entuziazëm unik, që mund të krahasohet vetëm me disa vende në Botë. Ekipi ka disa vite që nuk ka fituar, por kanë qenë pranë. Të fitosh nuk është e lehtë.”

PASIONI I ANÇELOTIT – “Babai më thotë shpesh se ka qenë me fat dhe mendoj se tani ka nevojë për diçka të tillë. Është një njeri që jeton me futbollin, që është edhe pasioni i tij më i madh. E mbaj mend që në ndeshjen e parë kundër Milanit, ishte shumë në ankth dhe e pash me lot në sy. Ishte i impresionuar nga ekipi i tij dhe atmosfera në ‘San Paolo’. Një stadium i tillë na kishte munguar.”

“DASHURIA” ANÇELOTI-NAPOLI – “Mendoj se ishte dashuri me shikim të parë, sikur të biesh në dashuri me një person. Në atë moment shpreson që të zgjasë gjithmonë. Gjithsesi, ndonjëherë, dashuria nuk mjafton. Duhen shumë gjëra, por në rast se ka respekt nga të dyja palët, besoj se do të jetë një marrëdhënie që do të zgjasë jashtëzakonisht shumë, ajo mes babait tim edhe Napolit.”

E ARDHMJA – “Mund të qëndrojë gjithmonë këtu? Për mendimin tim, them se po. Kushtet janë të tilla. Ançeloti dhe De Lauentis e dashurojnë jetën dhe fitoren.”

Dëshira dhe analiza e De Laurentis: Ançeloti si Fergusoni, e dua gjithë jetën te Napoli!
Përveçse një trajner fitues, me eksperiencë dhe ndër më të mirët në botë, Karlo Ançeloti zotëron cilësi humane shumë pozitive. Asnjë nga lojtarët që ka stërvitur më parë nuk ka folur një fjalë negative për të dhe kjo gjë e bën Karleton unik.

Aurelio De Laurentis është i lumtur me trajnerin e tij dhe nuk i kursen kurrë elozhet për të. Ançeloti u shpreh gjatë ditës së djeshme se dëshiron të qëndrojë edhe tetë vite te Napoli, ndërsa sot ka ardhur replika e presidentit.

Ky i fundit nuk mjaftohet me aq, por është gati t’i dhurojë pankinën derisa të tërhiqet, njësoj si rasti i Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. Skocezi kaloi 27 vite në krye të stolit të “Djajve të Kuq”, përpara se t’i jepte fund profesionit në vitin 2013.

Në një prononcim nga Amsterdami, aty ku ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të ECA (Shoqata e Klubeve Europiane), kreu i Napolit flet për dëshirën e tij të madhe, duke e argumentuar se pse rasti i skocezit është i nevojshëm për një klub futbolli.

“Nëse kam marrë një trajner që e dashuron qytetin, qendrën tonë sportive dhe ka thënë që dëshiron të qëndrojë me ne edhe për tetë vite të tjera, atëherë unë e dua atë këtu për gjithë jetën. Njësoj si Fergusoni te Mançester Junajtid. Për mua trajneri duhet të jetë pika e referimit të një klubi futbolli, ai që e përfaqëson në gjithçka. Përveç menaxhimit të klubit, ekziston edhe menaxhimi sportiv, që është thelbësor për një klub futbolli”, përfundon presidenti i Napolit.

Parashikimi i Vengerit: E adhuroj Ançelotin, por Napoli do vuajë kundër Arsenalit
Goglat dhuruan një përballje spektakolare në çerekfinalet e Ligës së Europës. Napoli dhe Arsenali do të luftojnë fort mes tyre për një vend në katër më të mirat. Të dy ekipet preferojnë lojën sulmuese dhe priten dy beteja fantastike mes këtyre ekipeve.

Arsen Venger ka drejtuar për 22 sezone Arsenalin. Trajneri i famshëm ka analizuar duelin italo-anglez në një prononcim për “Il Mattino”. Francezi ka një respekt të madh dhe nuk i kursen elozhet për Karlo Ançelotin, trajnerin e Napolit, por sheh ekipin e tij të zemrës si favorit për t’u kualifikuar.

“Do të jem një tifoz i Arsenalit në duelet kundër Napolit, saktësisht si në të gjitha ndeshjet e tjera të ‘topçinjve’. Nuk dua t’i jap këshilla Unai Emerisë, nuk më takon. Unë e adhuroj Karlo Ançelotin, i cili është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit, një mjeshtër i vërtetë në mënyrën se si punon me ekipin. Megjithatë, Arsenali është një ekip i madh dhe Napoli do ta ketë shumë të vështirë për t’u kualifikuar”, thekson Arsen Venger.

Ançeloti: Hysaj qendërmbrojtës? S’kam ndërmend të bëj shpikje
Napoli mund Salcburgun me rezultatin e pastër 3 – 0 në “San Paolo”, por kualifikimi mbetet ende një çështje e hapur. Në këtë takim mbrojtësit Kulibali dhe Maksimoviç u ndëshkuan me kartontë të verdhë, çka i heq mundësinë e të luajturit nën ndeshjen në vajtje.

Sikur të mos mjaftonte mungesat e dy qendërmbrojtësve, spanjolli Raul Albion është gjithashtu i dëmtuar dhe Ançeloti do i duhet të hedhë sytë nga stoli. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, njëri prej gazetarëve e pyeti trajnerin italian nëse ekzistonte mundësia e zhvendosjes së Elseid Hysajt në qendër të mbrojtjes. Pyetje kjo që mori një përgjigje të prerë nga Ançeloti.

HYSAJ QENDËRMBROJTËS ? – “Nuk kam ndërmend të bëj shpike. Qendërmbrojtësit që kemi janë Çiriçes dhe Luperto.

INSINJE NË STOL ? – “Arsyeja është e thjeshtë. Isinje luajti 90 minuta kundër Juventusit dhe ishte më i lodhur se sa Milik dhe Mertens”.

NDESHJA – “Është një rezultat i mirë, por kemi dhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Nuk  na lejohet të bëjmë llogari në këto momente. I lejuam të na kapni disa herë në kundërsulm edhe pse rezultati ishte 3 – 0 dhe mund të ishim treguar më të kujdesshëm”

“Ata janë një skuadër me lojtarë të shpejtë dhe me mushkri, sot e treguan këtë gjë. Do të na duhet të shënojmë të paktën një gol në ndeshjen e kthimit, përndryshe mund të rrezikojmë. Sot skuadra pati ekuilibër, por në fazën mbrojtëse bëmë një hap pas. Jemi me fat që kemi një porteri si Meret”.

Thirrja e Ançelotit: Kujdes Salcburgun, ja si kualifikohemi. Reali? Ju tregoj problemin
Napoli do të presë nesër Salcburgun në “San Paolo” në sfidën e parë të raundit të në Ligën e Europës. Ekipi vjen nga një ndeshje e madhe kundër Juventusit, pavarësisht rezultatit negativ.

Karlo Ançeloti është shfaqur në konferecën për shtyp i qetë si gjithmonë. Trajneri i Napolit analizon kundërshtarin e radhës dhe jep direktivat e duhura për djemtë e tij.

Ekipi duhet të gabojë sa më pak dhe të shfrytëzojë faktorin fushë, për të shkuar në ndeshjen e kthimit në Austri me rezultat pozitiv. Trajneri konfirmon besimin për Lorenco Insinjen dhe kapiteni do të vazhdojë të godasë penalltitë.

Në fund Ajaksi dhe Reali. Të parët kanë një model ndryshe nga Napoli, ndërsa të dytët kanë festuar pafund këto vite, kështu që është normale një mbrëmje e zezë si ajo e së martës…

SALCBURGU – “Ambienti  është i qetë, i motivuar dhe i përqendruar. Skuadra është e vetëdijshme për atë që duhet të bëjë, duke e ditur që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo ndeshje nuk është deçizive, por do të jetë e rëndësishme për ndeshjen e kthimit. Salcburgu ka një skuadër që vertikalizon shumë dhe luan me një ritëm shumë të lartë. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Juventusit. Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë. Duhet të tregohemi inteligjent, sepse ata janë të rrezikshëm në kundërsulm. Duhet të komandojmë ndeshjen dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse Salcburgu është një ekip i rrezikshëm.”

EUROPA LEAGUE – “Kësaj radhe ka shumë ekipe konkurruese dhe eksperte në Ligën e Europës si: Çelsi, Arsenali, Sevilja dhe Valencia. Niveli është pothuajse i barabartë, thjeshtë ndryshon vëmendja e medias. Ky është një kompeticion që po rritet, mjafton të shikojmë fituesit e viteve të fundit.”

INSINJE – “Nuk kam folur me të, nuk ishte nevoja për për ta bërë diçka të tillë. Penalltitë mund t’i gabojë vetëm ai, i cili i godet. Lorenco mori përgjegjësinë dhe do vazhdojë ta marrë atë.”

JUVENTUSI – “Na vjen keq vetëm për rezultatin. Zhvilluam një performancë shumë të mirë, por duhet të reduktojmë në maksimum gabimet për dy ndeshjet kundër austriakëve. Kemi fituar ndeshje të mëdha nëpërmjet një paraqitje fantastike si ajo kundër Liverpulit. Jemi kompetitiv, por duhet të konkretizojmë më mirë punën e madhe që bëjmë.”

REAL-AJAKS – “Ne mbështetemi në modelin Napoli. Holandezët rrisin talente dhe më pas i shesin, ndërsa ne përpiqemi t’i mbajmë. Reali? Ciklet janë të destinuara për të përfunduar herët apo vonë. Normal që do provohen dhe netë si ajo e mbrëmshmja, kur ke fituar 4 herë Champions Ligën në 5 vitet e fundit.”

Ançeloti: Nuk mund të kishte kohë më të mirë për t’u përballur me Juven!
Napoli dhe Juventusi do të përplasen mbrëmjen e nesërme në kryendeshjen e javës së 26-të në Serie A. Një ndeshje, e cila do të zhvillohet në “San Paolo” dhe do të vendosë përballë dy ekipet kryesues të kampionatit.

Në kuadër të ndeshjes, për mediat ka folur numri një i pankinës së ekipit të kaltër. Karlo Ançeloti ka prekur disa tema, ku foli për sfidën, çështjen e titullit, përballjen me Ronaldon si dhe për vijimin e karrierës së tij.

NDESHJA – “Është një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, asgjë më shumë. Kemi dëshirën dhe ambicien për të luajtur dhe për të bërë më të mirën, duke treguar që mund të rivalizojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Juventusi. Në ndeshjen e parë, ishim akoma duke u përshtatur me stilin e lojës. Tani jemi më të konsoliduar dhe në formë të mirë, si mentale ashtu edhe fizike. Nuk do të kishte kohë më të mirë se kjo për t’u përballur me Juven.”

RONALDO – “Jam gjithmonë i lumtur ta takoj. Nëse ai luan, është një problem ekstra për ne, por gjithmonë është një kënaqësi të kesh përballe më të mirin. Nuk ka ekip të pamposhtur. Juventusi ka shumë kualitet, eksperiencë, fizik dhe ne do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë intensitet.”

TITULLI – “Një fitore do të na mbante në garë për titullin, ndërsa çdo rezultat tjetër do të na shtynte të mendonim për objektiva të tjera, si për shembull Europa League. Do të jetë e rëndësishme dhe për vetëbesimin tonë për ta fituar këtë ndeshje.

DE LAURENTIS KËRKON QË ANÇELOTI TA MBYLLË KARRIERËN NË NAPOLI – “Për momentin nuk po mendoj që ta mbyll kapitullin e futbollit. Jam i lumtur këtu dhe klubi gjithashtu është i lumtur me mua, kështu që nuk kemi pse të vendosim limite.

De Laurentis: Ançeloti meriton Oskar, ja përse
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është një nga ata njerëz që e ndaj jetën midis kinemasë dhe futbollit. I pyetur për ceremoninë  e çmimeve Oskar që do të zhvillohet ditën e dielë, numri një i Napolit dhe njëkohësisht producenti i shquar mendoi për të bërë një batutë.

“Oskarin do t’ia jepja Karlo Ançelotit. Ai erdhi në një territor shumë shumë kompleks e të ndërlikuar me një buzëqeshje dhe qetësi që ndikoi të të gjithë ne. Ai ishte i aftë të krijonte këtë atmosferë fantastike që ekziston tani. Ai pati aftësinë për të krijuar këtë grup”, u shpreh De Luarentis.

Që prej emërimit të Karlo Ançelotit në krye të Napolit gjatë verës së kaluar midis tij dhe presidentit De Laurentis është ndërtuar një raport që rrallë e shohim në klube të tjera. Pothuajse çdo javë njëri prej tyre lëshon një kompliment për tjetrin. Të shohin sa do të zgjasë kjo dashuri kaq e theksuar midis të dyve.

Ançeloti tërbon tifozët e Juves: Shpresoj që Atletiko të fitojë Championsin
Napoli nuk pati probleme për të fituar dhe ndeshjen e dytë kundër Zyrihut në Ligën e Europës. Vendasit fituan 2-0, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-1, aty ku do të përballen me austriakët e Salzburgut. Karlo Ançeloti ka bërë një koment pas sfidës kundër ekipit zviceran, që ka sjellë kritika të shumta dhe nuk u ka pëlqyer tifozëve të Juventusit.

Enrike Cerezo, presidenti i Atletikos, akuzoi Kristiano Ronaldon për faktin që ai nuk ka fituar 5 Champions, por vetëm tre. “Kristiano Ronaldo nuk ka fituar pesë Champions, vetëm tre. Nuk i fitoi ai dy Championsat përballë Atletikos. Tifozët tanë tashmë i kanë dhënë përgjigje Kristianos për gjestin e tij. Është një lojtar fantastik, por ka një karakter të çuditshëm”, u shpreh kreu i klubit “colchoneros”.

Ançeloti replikoi me të, duke i dalë në mbrojtje portugezit. Italiani ishte në stolin e Realit kur në vitin 2014, mposhti Atletikon 4-1 në finalen e Champions Ligës dhe dërgoi për herë të dhjetë kupën me veshë të mëdhenj në Madrid.

“Mendoj se Reali i Madridit i ka fituar me meritë 5 Champions Ligat, por Atletiko ka qenë dhe vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i fortë. I uroj Atletikos që të fitojë Championsin një ditë”, theksoi Karleto.

Kjo deklaratë është lexuar si një dëshirë e trajnerit të Napolit për të kaluar ekipi i Simeones më tej dhe ka sjellë polemika midis tifozëve të Juventusit. Këta të fundit i rezervuan një pritje aspak miqësore Ançelotit, i cili shpreson që bardhekuqtë nga Madridit të arrijnë më në fund që të triumfojnë pas dy finaleve të humbura kundër “armiqve” të Realit.

Ançeloti: Sfidoj çdo kritik, kemi krijuar 18 raste në dy ndeshje! Goli? Jo vetëm faji i sulmit
Napoli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Torinos, të cilën e dominoi totalisht, por goli nuk erdhi dhe ndeshja u mbyll ashtu siç nisi. Barazimi i dytë rresht pa gola në kampionat për ekipin e Karlo Ançelotit pas atij kundër Fiorentinës në Firence.

Mërzia është e madhe, por trajneri i Napolit kërkon të shohë anën pozitive. Ekipi i tij luan, prodhon lojë, dominon, godet portën pafund, por ndonjëherë topi nuk ka ndërmend të bindet.

Ançeloti sfidon çdo kritik dhe e mbyll prononcimin e tij me tifozërinë, që ka filluar ta braktisë ekipin në ndeshjet shtëpiake, aty ku Napoli ka grumbulluar 33 pikë, vetëm dy më pak se kryesuesit e Juventusit.

“Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Na mungoi goli, ashtu siç ndodhi përpara një jave në Firence. Nuk kam çfarë t’i kërkoj skuadrës në aspektin e lojës, karakterit dhe vendosmërisë. Kemi krijuar 18 raste për gol në dy ndeshjet e fundit. E sfidoj çdokënd që thotë se Napoli nuk po luan mirë. Na ka munguar vetëm finalizimi. Ky nuk është vetëm një problem i sulmuesve. Lojtarë të tjerë kanë patur shanset e tyre, por nu kanë shënuar. Ndonjëherë mjafton dhe një kros më i saktë për të gjetur golin… Stadiumi gjysmë bosh? Jemi skuadra e parë ose e dytë që kemi grumbulluar më shumë pikë në ndeshjet në shtëpi”, përfundon Karlo Ançeloti.

Alan, Piatek dhe rikthimi | Ançeloti: Nuk do doja kurrë të përballesha me Milanin!
Ishte vera e vitit 2009 kur Milani humbiste tre shtylla të ekipit: Paolo Maldinin, Rikardo Kakanë dhe Karlo Ançelotin. I pari i jepte fund një karriere të pabesueshme, braziliani largohej drejt Realit të Madridit, ndërsa trajneri ulej në stolin e Çelsit.

Moment i vështirë për tifozët e “djallit”, ndërsa ajo verë ishte fillimi i fundit të Milanit të mrekullueshëm të Ançelotit. Trajneri rikthehet nesër në “San Siro” për herë të parë që nga vera e vitit 2009 dhe do të provojë emocione të forta. Sot drejton Napolin, por tifozët e Milanit janë gati t’i dhurojnë një mikpritje të denjë idhullit të tyre.

Ançeloti ka folur në konferencën duke u ndalur te situata e Alan dhe merkato e klubit. Lozano i PSV është dëshira e madhe, ndërsa Karleto flet dhe për përballjen me Milanin dhe Xhenaro Gatuzon. Në fund elozhet për sulmuesin Kristof Piatek, blerjen e re të kuqezinjve.

ALAN – “Alan nuk është stërvitur shumë dhe ka kaluar një javë të vështirë. Unë di vetëm një gjë: ai do të qëndroje me ne dhe po e përgatisim për ndeshjen e së martës (Milani dhe Napoli ndeshen për Kupën e Italisë). Alan është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do të jetë dhe më shumë në pjesën e dytë të sezonit. Ne nuk kishim nevojë ta shisnim atë, kështu që çdo gjë është e qartë. Ekzistonte mundësia që PSG ta blinte, por ka kushte dhe kërkesa. Nëse oferta nuk e kënaq klubin, asgjë nuk ndryshon.”

MERKATO – “Klubi është i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh jashtë Italisë. Fornals është një nga lojtarët e shumtë që po ndjekim, por jo i vetmi. Ai është në listën e lojtarëve të rinj që ne preferojmë. Lozano? Ai është një futbollist fantastik dhe është gjithashtu pjesë e listës tonë. Rog? Ai ka marrë një ofertë, por situata e tij është e pasigurt. Marko mund të huazohet, por vetëm në bazë të kushteve tona.”

SAN SIRO – “Jam i bindur se ajo që ndodhi me datë 26 dhjetor nuk do të përsëritet më. Kam kënaqësinë që të rikthehem nesër në një stadium ku kam përjetuar shumë emocione. Në aspektin emocional nuk do të dëshiroja kurrë të përballesha me Milanin, por sërish do të jetë një tronditje e madhe të përballem me Gatuzon, një nga lojtarët kyç të ekipit tim.”

PIATEK – “Kristof është paraqitur shumë mirë dhe ka treguar cilësi të rëndësishme. Ai është një sulmues modern, si dhe ka instinktin e golashënuesit. Jam i bindur që do të bëjë mirë me Milanin, por nga ana tjetër unë kam Milik.”

“Made in Ançeloti”, De Laurentis me një ide të çmendur!
Karlo Ançeloti i ka bërë të gjithë për vete te Napoli. Trajneri i famshëm u rikthye në Itali pas nëntë vitesh dhe firmosi deri në vitin 2021 me Napolin. Rezultate pozitive, lojë e bukur dhe menaxhim i mirë i grupit të lojtarëve. Aurelio De Laurentis, i cili ka një projekt shumë ambicioz për të ardhmen, është i lumtur me të dhe është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, bisedimet kanë nisur dhe ideja kryesore e presidentit është rinovimi deri në vitin 2024. Diçka e tillë i pëlqen dhe Ançelotit, i cili e ka shprehur gjithmonë që ndihet mirë në jugun e Italisë. Marrëdhënia mes De Laurentis është shumë e mirë dhe palët nuk do të hasin probleme për të arritur akordin e rinovimit të kontratës.

Kreu i Napolit ka mbetur i impresionuar dhe nga Davide Ançeloti, djali i Karlos që punon si ndihmës i tij. Metodat e punës së Ançeloti Jr pëlqehen shumë dhe sipas “Il Matino”, De Laurentis dëshiron që në të ardhmen Davide të bëhet trajneri i parë i Napolit.

Ançeloti: Zidan më ndryshoi si trajner, ju tregoj prapaskenën me Baxhon!
Ançeloti është një nga trajnerët më fitues dhe të dashur për tifozët. Trajneri i Napolit shkroi historinë me Milanin, duke krijuar një ekip të mrekullueshëm, ndërsa riktheu pas shumë vitesh Champions Ligën te Reali i Madridit.

Mes tyre janë dhe eksperiencat me Parmën, Juventusin, Çelsin, PSG dhe Bajernin e Mynihut. Italiani ka dhënë një prononcim të gjatë për “Corriere dello Sport”, aty ku tregon episode interesante.

Ançeloti e nis me momentin kur zgjodhi të drejtonte Napolin, mikun e tij Arrigo Sakin, me të cilin bisedon dhe diskuton pafund, njeriun që i ndryshoi pikëpamjet e futbollit. Karleto flet dhe për merkaton dhe zbulon një futbollist, të cilin e adhuron. Ai është Hirving Lozano, është 23 vjeç, meksikan, luan në krahët e sulmit dhe aktivizohet me PSV.

Një peng e ka dhe ai quhet Roberto Baxho! Më pas rrotacioni, të cilin e përdor si askush, marrëdhënia mes batutave me Aurelio De Laurentis, eliminimi nga Champions dhe Serie A.

NAPOLI – “E mbajta sekret ardhjen time te Napoli, sepse De Laurentis ishte në bisedime të thella me Sarrin dhe nuk kisha ndërmend të përfundoja mes tyre. Më pyetën për disponueshmërinë time, nëse nuk do të arrihej akordi me Mauricion dhe u dhashë fjalën. Në atë periudhë shprehën interes konkret për mua Napoli dhe Italia. Në Premier Ligë nuk kishte hapësira dhe unë dëshirojë të kthehesha për të stërvitur çdo ditë. Napoli ishte zgjedhja perfekte. Një avokat nga Parma, Zikardi nisi negociatat në emrin tim. De Laurentisin e takova për herë të parë në hotel në Romë, kur do të nënshkruaja kontratën, pikërisht ditën që na kapën mediat. Nuk jemi takuar shpesh me të më parë dhe ka ndodhur për arsye të tjera. E kisha telefonuar nga Parisi për të diskutuar për Lavecin dhe më vonë për Kavanin.”

SAKI – “Është mërzitur kur mori vesh që kisha mbyllur gjithçka pa u konsultuar me të në fillim? Nuk mendoj ashtu, Saki më telefonon shpesh, analizon ndeshjet dhe më jep sugjerime e këshilla. Unë e dëgjoj, i dëgjoj të gjithë. Në të vërtetë, jo, po ju tregoj diçka që nuk ia kam thënë askujt: ndonjëherë bëj sikur dëgjoj, zhytem brenda botës time dhe humbas në mendime. Reflektoj shumë, sepse jam një tip racional. Instinkti nuk mbizotëron kurrë mbi vendimet e mia dhe në jetën time ka një peshë të parëndësishme. Injoranca nuk më udhëheq kurrë. Futbolli më ka mësuar të jem më i durueshëm nga ajo që jam në të vërtetë. Qetësia është një aftësi thelbësore për ata që bëjnë punën time. Përveç ekuilibrit, nuk ekzaltohem kur fitoj dhe nuk trullosem kur humbas.

STILI-ROBERTO BAXHO – “Nuk lodhem kurrë me Sakin, ndërsa me një lloj të caktuar futbolli po. Kam kuptuar se nuk ekziston një sistem i vetëm, mund të fitohet në shumë mënyra. Dëshiron ta dish se falë kujt ka ndodhur kjo gjë? Zinedin Zidan te Juventusi ndryshoi idenë time të futbollit. Kisha frenuar Parmën të firmoste me Roberto Baxhon, i cili kishte një marrëveshje me klubin. Baxho ishte një nga talentët më të mëdhenj të historisë së futbollit italian, por unë kisha në ekip Enriko Kiezën dhe Hernan Krespon. Përgjithësisht kisha një stil futbolli që nuk kishte trekuartist, rolin që Baxho kishte kërkuar. Nëse Baxho do të kishte ardhur, pasi Zidan ndryshoi karrierën time, do të kisha punuar me shumë kënaqësi me Robin.”

VITET MË TË MIRA – “Tetë vitet te Milani qëndrojnë larg çdo gjëje tjetër, por nëse doni të dini të vërtetën për pjesën tjetër: do të thoja Madridi. Reali është Reali dhe të gjithë trajnerët duhet të kenë shansin të punojnë në një qytet si Madridi.”

MERKATO – “Negociuam me Lobotkën në verë, kur po rrezikonim të mos merrnim Fabian Ruiz për shkak të klauzolave. Barela është një futbollist i mirë, por unë dashuroj Lozanon. Për momentin jam i lumtur me skuadrën e shkëlqyer që kam. Ky grup nuk ka dhënë akoma 100% të asaj që mund të bëjë. Fabian Ruiz nuk ka dhënë akoma 100%, që nuk e ka treguar as Milik dhe Zielinski. Insinje dha më shumë se 100% deri në nëntor, ndërsa më pas pësoi një rënie në formë.”

Hirving Lozano

RROTACIONI – “Kam bërë një përzgjedhje mjaft të balancuar të lojtarëve dhe bëj ndryshime për të siguruar që të gjithë ndihen pjesë e projektit. Kjo është diçka që i jep frytet më vonë. Ju jap një shembull: te Reali kisha Ronaldon, Benzemanë, Bejlin, Sergio Ramos, Ksabi Alonson dhe Di Marian, kështu që kishte shumë hendek midis zgjedhjes së parë dhe zgjedhjeve të dyta.”

PRESIDENTI – “Zakonisht flasim bashkë dy herë në javë. De Laurentis dëshiron të dijë gjithçka dhe më bën shumë pyetje. I kam thënë se nëse tenton të fusë hundët në formacion, do të zgjedh aktorët për filmin e tij të radhës. Mendoj se do të punësoj Robert De Niron, Bredli Kuper, Kris Pejn dhe shokun tonë Zoe Saldana.”

CHAMPIONS – “Anfield është një stadium i komplikuar. Mos harroni që Liverpuli i rrasi tre gola aty Sitit të Guardiolës. Bëmë gjithçka mundëm, kjo është çfarë u thashë djemve në fund. Mos harroni që për pak e barazuam ndeshjen në fund… U eliminuam për shkak të golit të barazimit të Di Marias në Paris, në një ndeshje ku e meritonim fitoren përballë PSG. Kishim në grupin tonë dy skuadra kandidate për fitimin e Champions Ligës dhe ishim në garë deri në sekondën e fundit.”

SERIA A – “Do të përpiqemi deri në fund që të fitojmë, por nëse Juventusi do të fitojë titullin nuk do të jetë një ndryshim i madh. Napoli ka bërë një punë shumë të madhe dhe drejtori ynë sportiv, Kristiano Xhuntoli po bën mrekullira.”

Ançeloti buzëqesh: Eliminim i pranueshëm, tani dua finalen!
Te Napoli e kanë harruar eliminim e dhimbshëm nga Champions League. Më daljen për shtyp para transfertës ndaj Kaljarit, trajneri Karlo Ançeloti vlerësoi skuadrën për karakterin e treguar pas humbjes ndaj Liverpulit. Tekniku italian e bëri të qartë se te skuadra e tij është rikthyer atmosfera pozitive dhe se tani do të kërkojnë trofeun e “Europa League”.

“Skuadra reagoi mirë pas humbjes ndaj Liverpulit. Ishte zhgënjyese, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me ambicien dhe projektin e klubit. E ardhmja e Napolit është e ndritur, skuadra është e re dhe do të vijnë edhe lojtarë të tjerë të rinj. Këtu po ndërtojmë një ekip për të ardhmen. Nuk mund të dal garant këtë vit, por së shpejti do të fitojmë diçka”.

“Një trajner gjykohet nga rezultatet, por pavarësisht eliminimit nga Champions, skuadra tregoi se është e aftë të luajë si e barabartë ndaj ekipeve më të forta në Europë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Tani jemi në Europa League, një kompeticion që është fituar nga dy klube të mëdha në dy vitet e fundit (Junajtid dhe Atletiko Madrid). Do të kërkojmë që të jemi protagonistë. Përballjet me skuadra si PSG-ja dhe Liverpuli na kanë dhënë një eksperiencë shumë të vlefshme për këtë kompeticion”, përfundoi trajneri i Napolit.

Ançeloti: Kishim “lakun në fyt”, ja pse nuk erdhi goli i fitores
Napoli dhe Roma ndanë nga një pikë në takimin e mbrëmshëm, ndërkohë që trajneri Karlo Ançeloti pas ndeshjes është parë i kënaqur për mënyrën se si skuadra e tij luajti. Ai kujtoi se po luanin ndaj një ekipi të fortë dhe presioni ishte shumë i madh.

“Besoj se ndeshja është parë nga të gjithë dhe jam shumë i kënaqur nga paraqitja që ka bërë skuadra ime. Kemi pasur presion të vazhdueshëm, për 90 minuta.  Nuk luanim kundër ekipit të vendit të fundit dhe e kishim lakun në fyt. Rastet për shënim kanë qenë të panumërta”, u shpreh Ançeloti.

“Mertens u ankua që nuk luajti nga minuta e parë? Edhe ajo na duhej, që të ishte i kënaqur për faktin që e nisi nga stoli. Kemi kaluar shumë kohë në zonën e Romës. Pastaj nuk ishim ta saktë në pasimin e fundit, por këto janë vetëm detaje. Ne krijojmë shumë mundësi dhe sulmuesit tanë janë të fortë dhe efikasë. Nëse nuk erdhi goli, së pari ndodhi për shkak të centimetrave dhe sepse Roma u mbrojt shumë mirë. Nëse luan Mertens ose Milik, nuk ndryshon mënyra jonë e lojës. Rrotacioni ishte i detyruar për shkak se kemi luajtur të mërkurën në Paris”, shtoi trajneri i Napoli, që më tej foli fjalë të mira për Fabian Ruiz.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, luan mirë kur e nis nga krahët, por edhe në qendër. Ka shumë cilësi dhe është një blerje e madhe e kësaj vere”, u shpreh Ançeloti, i cili u pyet edhe për ndeshjen e radhës në Champions kundër PSG-së. “Nëse fitojmë me PSG-në, bëjmë një hap të madh që mund të jetë vendimtar për kalimin e grupit”, ka deklaruar trajneri italian.

Ançeloti i qartë: Kush nuk ka guxim, të qëndrojë në shtëpi!
Mbrëmjen e nesërme Napoli i Ancelotit sfidon Parisin në “Parc des Princes”, në një sfidë që shihet mjaft e rëndësishme për ecurinë e të dyja ekipeve në kompeticionin më prestigjioz për klube. Përpara sfidës Karlo Anceloti ka folur përpara mediave, teksa shihet i qetë në rikthimin e tij në Paris, teksa vitin e shkuar mori një humbje të thellë 3-0, në kohën kur drejtonte Bajernin.

RIKTHIMI NE PARIS – “Që nga ardhja ime e fundit me Bajernin, ku dhe e humbëm ndeshjen, kanë ndryshuar shumë gjëra, PSG ka ndryshuar, trajneri i tyre gjithashtu. Vitin e shkuar kishte shumë probleme, humori im ka ndryshuar shumë, vitin e kaluar kam ardhur këtu dhe ndjeva besim vetëm nga 4-5 lojtarë. Tani ndjej besimin e lojtarëve dhe të gjithë mjedisit dhe humori normalisht që ndryshon krejtësisht”.

NDESHJA – “Ekipet e pathyshme nuk ekzistojnë, është e vërtetë se ata kanë potencial të pabesueshëm përpara, por ndeshja me Liverpulin na dha shumë vetëbesim. Ne duhet të tregojmë sa të aftë jemi dhe të shpalosim të gjitha cilësitë kundër një ekipi të vështirë dhe kundër një pretendenti për të fituar Championsin. Duhet të përqendrohemi në lojën tonë, strategjinë tonë, kështu dhe lojtarët do të ndihen më të rehatshëm”.

GJENDJA E EKIPIT – “Gjëja pozitive është përqendrimi, përtej strategjisë, sepse pa përqendrim asgjë nuk funksionon. Cdo gjë është në duart e lojtarëve dhe ka të bëjë po ashtu me kurajon që ata marrin. Nëse nuk janë të guximshëm atëherë mund të qëndrojnë në shtëpi, ne jemi këtu për të luajtur” .

VENDIMI PËR TU BËRË TRAJNER I NAPOLIT – “Mos lexoni gazeta italiane, kam thënë shumë herë më parë, vendosa të zgjedh Napolin për tre gjëra: projekti i klubit, cilësia e lojtarëve dhe bukuria e Napolit”.

Mendoni se Napoli është favorit?

“Ne nuk na intereson, nuk do të thotë asgjë të jesh apo jo favorit, edhe pse kur grupet dolën, Napoli ishte skuadra e tretë në grup. Të vish këtu dhe të dëgjosh që Napoli është i frikshëm është dicka që na bën të lumtur normal, por thjesht kaq”.

VERRATI – “Ai është një lojtar i rëndësishëm, një nga mesfushorët më të mirë që kam pasur”.

PSG – “Unë kam kujtime të mira nga koha që kam kaluar këtu, përmirësova akoma më shumë aftësitë e mia. Tuhel e takova në Gjermani në Dortmund, jemi miq, biseduam në Gjenevë gjithashtu dhe shpresoj se është mirë për të që është te PSG, pasi do të rritet akoma më shumë”, përfundoi tekniku i të kaltërve.

Tuhel sfidon idhullin e tij: Frymëzohem nga Ançeloti!
Mbrëmjen e nesërme do të luhet një tjetër supersfidë në një nga grupet më të forta të këtij viti në Champions. Bëhet fjalë pikërisht për grupin C, ku PSG dhe Napoli do të përplasin “brirët” mes tyre në “Parc des Princes”. Në kuadër të sfidës ka folur përpara mediave trajneri i parizienëve, pikërisht Tomas Tuhel, i cili ka theksuar dhe faktin se Ançeloti për të është një inspirim.

KAVANI SFIDON ISH-EKIPIN – “Edinson është i rëndësishëm për ne dhe në këtë moment ndoshta ai ndihet pak i trishtuar sa nuk po shënon aq shumë, por i thashë se situata do të ndryshojë dhe ai nuk duhet të shqetësohet për këtë. Ai punon shumë për ekipin, vetëm duhet të ketë gjithmonë besim dhe goli do të vijë. Unë e di që nesër është një ndeshje e veçantë për të dhe shpresoj që ai të shënojë”.

CHAMPIONSI – “Ne jemi një klub i madh, por nuk kemi shumë eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe nuk jemi mësuar të shkojmë deri në fund të këtij turneu, kështu që nuk do të quhemi favoritë. Gjithashtu grupi që kemi është shumë i vështirë dhe i komplikuar.”

MUNGESAT – “Tiago Silva nuk ka dalë në stërvitje sot. Ne kemi një seancë tjetër nesër në mëngjes, por besoj se nuk ka gjasa që ai të rikuperohet në kohë për të luajtur. Verrati është stërvitur dhe kjo është e rëndësishme. Ai kishte disa shqetësime  kundër Amiens, por tani është rikuperuar dhe do të luajë nesër. Është gjithashtu e veçantë për të, e di se ai kujdeset për Ancelottin dhe ka një raport të veçantë me trajnerin. Plus ai luan kundër një skuadre italiane, kështu që unë mendoj se ai mund të bëjë dallimin”.

ANCELOTI – “Milani i Ançelotit kishte një futboll fluid dhe ishte një ekip i jashtëzakonshëm. Isha frymëzuar nga ai dhe nga cilësitë e tij. Napoli bëri mirë kundër Liverpulit duke luajtur me energji dhe inteligjencë. Gjithashtu formacioni 4-4-2 me Allan dhe Marek Hamsik në qendër vuri Liverpulin në vështirësi. Ata kanë lojtarë si Lorenco Insinje dhe të tjerë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment”.

NAPOLI – “Ne duhet të mbetemi vigjilent, të durueshëm dhe në të njëjtën kohë me intensitetin për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Napoli ka një ekip që ka  luajtur së bashku për shumë vite dhe ende kanë disa nga lëvizjet që Mauricio Sarri ka transmetuar tek ata.

NDESHJA –  “Do të jetë e rëndësishme të kundërvihesh presingut të tyre dhe të jemi të organizuar, pasi Napoli mund të sulmojë në shumë mënyra dhe me shumë lojtarë. Duhet të japim më të mirën e aftësive tona dhe gjithashtu kemi pak fat. Një lojtar nuk është i mjaftueshëm, kështu që ne duhet të luajmë si ekip nëse duam të kemi ndonjë shans për të mundur Napolin”.

FORMA – “Unë mendoj se humbja ndaj Liverpulit ishte një pikë kthese, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo ndeshje. Ndonjëherë është e nevojshme të humbasësh, pasi mund të të mësojë mësime të vlefshme dhe të tregojë se çfarë duhet përmirësuar. Humbja ndaj Liverpulit ishte një përvojë e rëndësishme për ne. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar dhe të bëjmë një presing të organizuar mirë. Kemi tre javë të rëndësishme përpara tashmë, pasi do të luajmë me Napolin dy herë, Marsejë, Lille dhe Monako”, përfundoi tekniku gjerman.

Futbolli i sotshëm, Napoli i tij dhe ndeshja që do të luante përsëri: “Rrëfehet” Ançeloti
Karlo Ançeloti ka qenë mbrëmjen e kaluar në festivalin e sportit në Trento, ku pjesë e saj ishin dhe emra të mëdhenj si Arrigo Saki e Pep Guardiola. Trajneri italian ka dhënë dhe një intervistë për mediat, ku ka zbuluar për aventurën e tij në Itali me Napolin, apo edhe ndeshjen që do të dëshironte të luante përsëri.

FUTBOLLI I DITËVE TË SOTME – “Futbolli ka evoluar me kohën, pasi ekipet shihen të jenë më të organizuara në të dyja fazat. Ekipet e vogla gjithashtu kërkojnë një identitet të tyrin.”

REFERIMI NË TË KALUARËN – “Mund të provosh që të marrësh frymëzim nga trajnerët më të vjetër dhe nga mënyra se si ata e konceptojnë futbollin. Saki për shembull ishte vendimtar për mua, si në kohën kur isha lojtar, si në kohën kur isha ndihmësi i tij. Kam mësuar jashtëzakonisht shumë nga ai. Fillimi ishte pak i vështirë, por duhet pak kohë sa modeli i trajnimit të përshtatet.”

NAPOLI – “Marrja e rolit të trajnerit të Napolit është diçka e këndshme por edhe komplekse. Duhet të kesh gjithmonë lidhje me, lojtarët, stafin, shitësit, qoftë edhe kuzhinierët. Unë përpiqem ta menaxhoj grupin në mënyrën më të mirë, gjithashtu duke i dhënë dhe përgjegjësi, secilit në mënyrën e tij të punës. Në Napoli jemi një familje e bukur me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Kemi një shoqëri ambicioze si dhe qyteti është mjaft i bukur.”

CHAMPIONS – “Italianet po bëjnë mirë tani për tani. Ne kemi një ndeshje të ashpër pas fitores ndaj Liverpoolit, por tani përballë është PSG. Juventus është pretendente, por në prill do të bëjmë vlerësime të mëtejshme. Këtë vit Champions më duket më e balancuar, pasi dhe Real ka humbur Kristianon.”

MBAPE – “Është një lojtar i bukur për t’u parë, shumë i shpejtë, gjithashtu shumë efektiv. Ai është një lojtar i ri dhe në të ardhmen do të bëhet një yll i madh.”

INSINJE – “Ai është shumë i talentuar dhe tani ka hyrë në fazën, ku duhet të marrë përgjegjësi mbi shpatulla, pasi është një ndër më të rëndësishmit në ekip. Është një lojtar që cilësitë e tij i vë në shërbim të shokëve të skuadrës. Ky është momenti që duhet të bëjë hapin e madh dhe unë jam i sigurt ai do ta bëjë.”

GUARDIOLA – “Shpejtësia me të cilën arrin të përcjellë idetë e tij për lojtarët e tij është e admirueshme. Për këtë gjë është një fenomen, ashtu si Saki. Ai ka bërë një mirë te Bajern dhe te Barcelona, gjithashtu siç po bën te Mançester Siti tani.”

FUTBOLL ITALIAN – “Futbolli italian është shumë i respektuar jashtë vendit, talenti po kthehet, por përsëri ka probleme. Kam vërejtur një ndryshim të madh në mjedisin jashtë vendit ku pashë stadiumet e reja rivalitet të pastër sportiv. Në Itali dëgjoj fyerje, shoh njerëz të pasjellshëm dhe kjo është diçka që nuk shkon. Guardiola për shembull, që për momentin është në Angli prej dy vitesh është i vetëdijshëm për respektin atje. Në dy vite nuk ka dëgjuar një fyerje.”

NDESHJA QE ANÇELOTI DO TË LUANTE PËRSËRI – “Kam luajtur shumë ndeshje të nivelit të lartë. Dëshira ime do të ishte të luaja një ndeshje me Milanin tim që kam pasur si trajner, kundër Liverpulit. Në fushë me Gatuzon dhe Ambrosinin që vrapojnë jashtëzakonisht shumë. Kur luaja unë nuk kishte lojtarë si ata të dy.”

Ançeloti i habitur: Më çuditi përcaktimi i arbitrit kryesor
Mbrëmjen e nesërme, “UEFA Champions League”, do të na dhurojë duelin midis Napolit dhe Liverpul. Supersfida e grupit C do të zhvillohet në “San Paolo” në orën 21:00. Një duel mjaft delikat për skuadrën e Ançelotit, të cilët barazuan 0-0 në Serbi ndaj Cervenës, që shihet si rivali më i lehtë i grupit.

Në prag të ndeshjes trajneri italian ka folur përpara mediave në konferencën e zakonshme. Ançeloti është shfaqur dhe disi nervoz, për faktin se arbitër e sfidës do të jetë Viktor Kasai. Hungarezi kujtojmë ka qenë arbitër dhe në kohën kur Ançeloti drejtonte Bajernin, në çerekfinalen e shumë përfolur ndaj Realit të Madridit.

EKIPI – “Humbjen ndaj Juves duhet ta lëmë pas, është një ndeshje që ka përfunduar dhe duhet të mendojmë për Championsit tani. Kemi shumë besim për neser dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Aspekti që ne kemi nevojë të përmirësojmë është menaxhimi i momenteve të vështira, pasi duhet të tregojmë ekuilibër. Duhet të sulmojmë shumë për të fituar, por duhet të kemi kujdes dhe në prapavijë. Liverpul është një ekip që luan shumë shpejt dhe mund të na kapë në befasi. Na duhet të krijojmë intensitet të madh.

KLOP – “Klop është një mik i mirë, një trajner i cili i jep një identitet të qartë ekipit të tij. Ndeshja është shumë e rëndësishme dhe e vështirë, por jo kritike. Gjithsesi kemi nevojë për 3 pikë, pasi kemi humbur dy pikë javën e parë ndaj Cervenës. Duhet të luajmë në mënyrën si u paraqitëm minutat e para në Torino, pastaj do të kemi dhe publikun me vete që janë gjithmonë të mrekullueshëm”.

INSINJE – “Lorenco është një lojtar fantastik, madje në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve pesë vjet më parë, e ka befasuar Dortmundin e Klop me një goditje të lirë. Unë shpresoj ta përsërisë nesër, por dhe lojtarët e tjerë do të përpiqen të bëjnë gjithçka me çdo kusht. Jemi në një grup të vështire dhe na duhet përqendrim.

LOJTARI QË I FRIKËSOHET – “Lojtari i tyre vendimtar është Firmino. Është një lojtar i cili punon shumë. Shpesh tërhiqet dhe gjithashtu asiston shumë shokët për t’i dërguar tek goli”.

ARBITRI – “Më kujton një precedent shkatërrues për ish-ekipin tim. Jam i habitur nga përcaktimi i këtij arbitri, pasi nuk ka kaluar dhe shumë kohë. Gjithsesi nuk dua të përqendrohem tek arbitrat, pasi nuk është në natyrën time”, ka përfunduar tekniku italian i të kaltërve.

Ançeloti, lavde për Sarrin dhe Napolin! “Milani? Uroj të ngjiten, por…”
Karlo Ançeloti pa Napolin e tij të fitonte 5-1 kundër Karpit, ndërkohë që pas ndeshjes foli në “Premium Sport”. Tekniku italian ishte i kënaqur nga ajo që ekipi i tij dha në fushë, ndërkohë që lavdëron punën e bërë ndër vite në këtë ekip dhe në këtë klub.

“Jam i kënaqur, kam marrë përgjigjet që doja. U përpoqëm të bënim gjërat sikur i kishim përgatitur. Ndoshta për të rritur intensitetin duhet ende të përgatitemi, por rruga është ajo e duhura. Kam në dispozicion lojtarë shumë inteligjentë dhe puna e viteve të shkuara ka prodhuar fryte të jashtëzakonshëm. Tani do provoj të vë diçka nga vetja”, ka deklaruar fillimisht Ançeloti.

I pyetur në lidhje me skuadrën, italiani shtoi: “Jam i kënaqur nga ky grup për kualitetin dhe shpirtin e garës. Këtu ndodhem prej dhjetë ditës, por mund të shihet puna e jashtëzakonshme e Sarrit. Kjo shoqëri ka marrë disa të rinj shumë të rëndësishëm”.

Në fund ai tha edhe dy fjalë për Milanin, ekipin me të cilin në të shkuarën ka arritur suksese të mëdha si lojtar dhe si trajner. “Rreth Milanit ka pasur shumë lëvizje, por shpresoj që të arrijnë të gjejnë pak qetësi në atë shoqëri të lavdishme. Shpresoj të kthehen në nivele të larta, edhe nëse do të jenë pak më poshtë Napolit”, përfundoi Ançeloti.

Interi ngulmon, Ançeloti shpejton dhe e telefonon
Karlo Ançeloti e njeh mirë dhe do e donte në ekipin e tij. Për ta bërë realitet një lëvizje të tillë duhet dituar edhe dëshira e lojtarit. Objektivi është Angel Di Maria, anësori argjentinas që momentalisht është pjesë francezëve të PSG.

Me teknikun italian ai ka shkëlqyer në Madrid me Realin dhe tashmë i duhet të vendosë për të ardhmen. Në Francë zor se do të vijojë të qëndrojë. Kontrata i mbaron në fund të sezonit dhe shitja e argjentinasit është zgjidhja më e mirë edhe te PSG.

Sezoni i fundit i Di Marias është një siguri për formën sportive që po kalon. Është 30-vjeç, i pjekur dhe i aftë të ndihmojë një skuadër për të fituar trofe. Edhe vetë ai kërkon një klub konkurrues. Në Itali Interi është ekipi që ka ngulmuar më së shumti, kurse vetë argjentinasi në faka ka dëshiruar një rikthim në Spanjë.