Cardif City

“S’kemi ndërmend të paguajmë asnjë qindarkë”, nuk ka paqe mes Kardifit e Nantesit
Vdekja e Emiliano Salës trishtoi familjen dhe shumë tifozë të futbollit, por la në sherr edhe klubet e Nantesit e Kardifit. Ish-sulmuesi i pafat u ble për 15 milionë sterlina nga klubi uellsian i Premier Ligës.

Futbollisti nuk arriti të debutonte me ekipin e ri dhe Kardifi nuk ka pranuar të paguajë deri më tani shumën e kërkuar nga francezët. Çështja ka përfunduar në FIFA, por është tepër delikate dhe disi e komplikuar për t’u zgjidhur, nëse klubet nuk arrijnë të bien dakord.

Kardifi e ka përsëritur qëndrimin e tij, duke insistuar se nuk ka ndërmend të paguajë asnjë qindarkë. Vendimin e tyre e lidhin me faktin që nuk kanë depozituar asnjë dokument zyrtar që dëshmon blerjen zyrtare të Sala.

VIDEO | Gabim trashanik i arbitrit, reagim krejt i veçantë nga trajneri i Kardifit
Kardif Siti ishte shumë pranë marrjes së tri pikëve në përballjen e zhvilluar ditën e djeshme ndaj Çelsit, por një gabim trashanik i arbitrit anësor i dha londinezëve mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 84-të, ndërsa pak minuta më vonë u shënua goli që “vulosi” përmbysjen e londinezëve.

Goli i Azpilikueta, dukshem ne pozicion te parregullt

Trajneri i skuadrës uellsiane, Neil Uarnok, kreu një reagim epik në përfundim të ndeshjes, duka shkuar pranë trupës së arbitrave dhe duke u ngulur sytë përreth një minutë.

Neil Warnock's stare down with the officials at full time ??

Glad we're not the referee or linesman right now ? pic.twitter.com/026qLMpgL5

— Soccer AM (@SoccerAM) March 31, 2019

Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes, trajneri 70-vjeçar tha: “E kam shumë të vështirë të përtyp këtë humbje. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. E papranueshme kjo që na bënë gjyqtarët, përse nuk përdoret sistemi VAR. Kemi punuar tre javë dhe gjithçka shkoi dëm për shkak të vendimeve të gjyqtarëve. Është pozicioni jashtë loje më i qartë që kam parë ndonjëherë”.

“Në këtë lloj niveli nuk mund të bëhen gabime të tilla. Kam mbetur pa falë, lojtarëve të mi u duket sikur dikush u ka gjuajtur me grusht fytyrës. Është diçka kriminale, unë dhe skuadra ime nuk e meritojmë  këtë”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Akuza të rënda: Kardifi e kishte braktisur Salën në hotel!
Emiliano Sala ishte “braktisur” nga Kardif Siti dhe iu desh ta organizonte vetë udhëtimin nga Nanta për në Uells, pas ndarjes me shokët e skuadrës, thotë ish-agjenti i futbollistëve Uilli MekKej.

I biri i Uillit, Mark, ishte agjenti që punonte për llogari të Nantës në transferimin e sulmuesit argjentinas për 17 milionë euro në Premier Ligë.

Uilli MekKej organizoi fluturimin që i mori jetën sulmuesit 28-vjeçar, me avionin e drejtuar nga David Ibbotson që u rrëzua në Kanalin Anglez, pranë brigjeve të Britanisë së Madhe.

Kardifi ka mohuar prerë pretendimet se ka neglizhuar dhe nuk e ka ndihmuar Salën që të organizonte udhëtimin për në Uells: “Ne ishim në provesin e organizimit të një udhëtimi me avion për zotin Sala, derisa kjo ofertë u refuzua, pasi na u tha që futbollisti kishte planifikuar më parë udhëtimin, për të cilin Kardifi nuk kishte detaje. Jemi shumë të shqetësuar nga shkeljet që janë bërë në këtë udhëtim dhe duam përgjgje për detajet e kësaj tragjedie”.

“Ai ishte braktisur në një hotel, pak a shumë iu desh të organizonte vetë gjithçka”, tha Uelli MekKej në një intervistë për BBC.

Sala dhe Ibotson

“Askush në Kardif nuk dukej se e dinte çfarë duhej të bënte, ishte e sikletshme për një klub të Premier Ligës. Ata blejnë një futbollist për 17 milionë euro dhe e lënë vetëm, para një kompjuteri, për të gjetur linjë ajrore për të udhëtuar drejt Uellsit. Mendoj se Kardifi ka dështuar. Nga mënyra si kanë vepruar, ata janë një fatkeqësi. Është e turpshme të hidhet baltë edhe mbi pilotin, sepse ishte profesionist dhe i zoti, nuk mund të fajësohet ai për tragjedinë”.

Uilli MekKej sqaron se Nanta i detyrohet 1.5 milionë sterlina djalit të tij: “Megjithatë, nuk do të merremi me gjyqe. Nuk është çështje parash, dy njerëz kanë humbur jetën. Nuk vijnë paratë para njerëzve. Unë kam familje, nuk do grindem për ato para, nuk më interesojnë fare, të jem i sinqertë, sepse kam përjetuar ferrin këto javë”.

Pagesa për Sala, Dalman: Kardifi, klub i ndershëm! Ju lutem prisni!
Nanta dhe Kardifi duhet të zgjidhin çështjen e transferimit të Emiliano Sala, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta për shkak të një aksidenti ajror që pësoi gjatë fluturimit të tij nga Franca drejt Anglisë. Klubi i Ligue 1 pret që të përfitojë 15 milionë sterlinat në bazë të marrëveshjes mes palëve dhe klubi uellsian nuk e kundërshton diçka të tillë, por kërkon kohë që të sqarohen disa çështje në lidhje me kontratën.

Kreu i klubit të Kardifit, Mehmet Dalman, ka qenë i qartë: “Sigurisht, nëse jemi të detyruar me kontratë t’i paguajmë ata, do ta bëjmë diçka të tillë. Ne jemi një klub i nderuar. Por nëse nuk jemi të detyruar – dhe ka disa paqartësi në këtë çështje – atëherë sigurisht do të prisni që unë si kryetar i këtij klubi dhe mbrojtës i interesave të tij, të mbaj pozicion e klubit. Kjo është ajo çfarë po bëjmë”.

Dalman kërkon kohë që gjithçka të sqarohet dhe beson se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët me Nantën. “Jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do vazhdojë. Dhe kur të arrijmë të sigurojmë nivelin e mjaftueshëm të informacionit, jam i sigurt që do të ulemi me Nantën dhe do t’i japim drejtim kësaj çështjeje.

“Nanta ka kërkuar paratë që beson se i takojnë. Ekziston një proces dhe ata e kanë nisur këtë proces”, shtoi ai. “Ajo që ne po themi është se nuk jemi pjesë e këtij procesi dhe nuk jemi dakord, për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe rrethanave tragjike. Ne nuk po lëshojmë deklarata pozitive apo negative. Ne thjesht po themi, që ju lutemi të kuptoni se ka shumë pyetje të cilat kanë nevojë për përgjigje. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë”, ka përfunduar kreu i klubit të Kardifit.

Dhimbja e babait: Një ëndërr e keqe, nuk arrij ta besoj vdekjen e Emilianos!
Pas dy javëve plot dhimbje dhe mister ka ardhur lajmi që të gjithë kishin frikë. Avioni ku udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u zhduk përpara dy javëve nga radarët në kufirin detar midis Francës dhe Anglisë.

Autoritetet shtetërore të dy vendeve u dorëzuan pasi disa ditë kërkimesh, ndërsa në internet nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të rinisur kërkimet. Të gjithë dhuruan diçka, mes tyre dhe shumë futbollistë dhe kërkuesit privatë nisën punën.

Gjatë ditës së djeshme u gjet dhe avioni Piper Malibu u gjet afër ishullit Alderney, falë përdorimit të një pajisjeje sonate të përparuar. Dy trupat nuk janë gjetur akoma, ndërsa familjarët ishin të parët që morën vesh lajmin e kobshëm. Horacio Sala, babai i Emilianos, shpreh gjithë dhimbjen e tij në një prononcim për “Cronica TV” dhe akoma nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur.

“Nuk arrij ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe. Jam shumë i dëshpëruar. Kam qenë çdo ditë në kontakt me ekipet e kërkimit, por meqë nuk kam Whatsapp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonojnë. Ditët kalonin dhe nuk po merrja vesh asnjë lajm për Emilianon dhe avionin e zhdukur”, flet babai i sulmuesit fatkeq.

“Nuk ka vend për ndjenja, ne duam vetëm… para!”, zbardhet emaili cinik për Sala
Kanë kaluar dhjetë ditë që nga zhdukja e avionit ku udhëtonte Emiliano Sala dhe shpresat për gjetjen e tij janë venitur. Tashmë janë dorëzuar dhe familjarët e miqtë e tij, ndërsa francezja “L’Equipe” ka zbuluar emailin e agjentit, i cili bëri të mundur transferimin e sulmuesit fatkeq nga Nanta te Kardif Siti.

Ai quhet Uilli Mek Kej dhe është personi që organizoi dhe fluturimin fatal. Konkret dhe shumë cinik, agjenti i prezantohej argjentinasit në këtë mënyrë. Ai i shpjegon lojtarit mënyrën se si funksionon bota e merkatos dhe fjalët e shumta që qarkullonin rreth transferimit të tij në Premier Ligë.

“Emiliano, emri im është Uilli Mek Kej. Ne nuk na interesojnë çështjet e tua personale: llogaritë bankare, pushimet apo babysitter. Ky nuk është biznesi ynë, sepse ne bëjmë vetëm transferime lojtarësh. Deri tani kemi kaluar shifrën 600, duke përfshirë ato të Drogba, Anelka, Pajet, Seri dhe Anguisa. Ne nuk themi që ‘jemi si baballarë për lojtarët tanë’. Jo, nëse ti nuk do të ishe një futbollist, nuk do të ishim interesuar kurrë për ty. Në fund të fundit, jemi të gjithë të interesuar vetëm për para dhe natyrisht që duam të fitojmë sa më shumë. Aspak ndjenja, ne bëjmë vetëm biznes.”

“Eksperienca ime më thotë që nëse nuk do të zgjedhësh në këtë moment Premier Ligën, atëherë do të pendohesh më vonë. Dikush ka thënë që ty nuk të intereson Kardifi, por ndoshta është faji ynë. Kemi zbuluar se ka dhe klube të tjera që duan të blejnë kartonin tënd si: Evertoni dhe Uest Hemi. Një mënyrë për të simuluar interesin. Ne punojmë në këtë mënyrë, pavarësisht se mund të keqinterpretohet nga futbollisti. Por pa këto zëra, askush nuk do të njihte, sepse, sinqerisht, askush nuk e ndjek kampionatin francez.”

Marrëveshja u arrit, madje Mek Kej sponsorizoi dhe udhëtimin e fundit tw sulmuesit 28-vjeçar. Madje edhe agjenti cinik e ka kuptuar fatin e tij mizor: “Nëse nuk do ia kisha kërkuar kurrë mandatin Nantës për të negociuar për transferimin e Salës, ai do ishte ende mes nesh“. Ndonjëherë, nuk është thjesht biznes…

Trajneri i Kardifit i tronditur: Shoh fëmijët e mi dhe mendoj për fatkeqin Sala
Kardif Siti do të zbresë në fushë sonte kundër Arsenalit në transfertë. Ekipi uellsian do të tentojë të sigurojë pikë për garën e mbijetesës, por mbi të gjitha për Emiliano Salën. U mendua se sulmuesi argjentinas do të ndihmonte Kardifin të qëndronte në Premier Ligë më golat e tij, por tashmë të gjithë bashkë nuk po arrijnë të ndihmojnë sulmuesin… të paktën për të gjetur trupin e tij dhe për t’iu dhuruar familjarëve mundësinë për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të patur një vend ku ta qajnë dhe “bisedojnë” me të sa herë që malli bëhet i padurueshëm…

Nil Uornok trajnon prej 40 vitesh, por nuk është ndjerë kurrë me keq në karrierë. 70-vjeçari anglez e vuan më shumë se të gjithë zhdukjen e Salës. Ai kishte biseduar gjatë me të dhe kishte arritur ta bindë për të zgjedhur ekipin e tij.

Në një prononcim për “The Sun”, trajneri i Kardifit flet me lot në sy për lojtarin, të cilin nuk e stërviti kurrë. Uornok tregohet i sinqertë dhe e pranon se ka menduar të largohet nga futbolli. Ai ka biseduar gjatë me djemtë e tij, disa prej tyre e kanë përjetuar shumë keq zhdukjen e shokut të ri të skuadrës dhe në ekipin uellsian ka vetëm heshtje dhe shumë dhimbje.

“E kam të pamundur të fle gjumë. Jam prej 40 vitesh pjesë e futbollit, por kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë java më e vështirë e karrierës time. Nuk arrij ta kuptoj këtë situatë dhe kam menduar të tërhiqem. Ka qenë një javë e tmerrshme dhe nuk ka një moment që nuk mendoj për të. Ngjarja e Salës më ka prekur më shumë se çdo gjë tjetër. Mbes pa fjalë kur shoh Rominën, motrën e Emilianos, dhe gjithë familjen e tij, dhe gjithçka bëhet e ndërlikuar. Vazhdoj t’i shoh fëmijët e mi, dhe pyes veten çfarë do isha duke bërë në vend të tyre. Kur ka njerëz të tjerë vërdallë jam OK, por kur jam vetëm në shtëpi e mendoj këtë gjë.“

Trajneri i Kardifit

“Jam takuar me djemtë e ekipit dhe kemi biseduar gjatë së bashku. 3-4 prej tyre e kanë përjetuar shumë keq këtë histori dhe ndodhen në një situatë të vështirë psikologjike. E kisha takuar më parë Emilianon dhe kam biseduar disa herë me të në javët e fundit. E di shumë mirë se me sa dëshirë po e priste nisjen e aventurës me ekipin tonë. Vazhdoj ta quaj atë Emile, sepse nuk arrija t’ia shqiptoja saktë emrin. Gjatë takimeve tona më thoshte se “do të shënoj shumë gola”, ndërsa unë i përgjigjesha “e di që do ia dalësh.“

“Nuk e harroj kurrë kur e ftova të vinte për të ndjekur ndeshjen tonë në Njukasëll, por ai më tha që dëshironte shumë të kthehej për të përshëndetur për herë të fundit shokët e tij te Nantes… Në një botë ideale, nuk besoj se do të dëshiroja të zhvilloja më ndeshje dhe nuk do të doja të isha më trajner, pasi ashtu e ndjej në këto momente. Futbolli është i rëndësishëm, por besoj se tragjedi të tilla ta ndryshojnë shumë perspektivën e të jetuarit…“