Candreva

(VIDEO) Interi në Austri, 20 sekonda diskutim për të bërë një… gomarllëk!
Interi arriti të marrë një fitore 0-1 në transfertë përballë Rapid Vienës dhe hodhi një hap të rëndësishëm për kalimin në raundin tjetër të “Europa League”. Zikaltrit luajtën edhe pa sulmuesin argjentinas, Mauro Ikardi, por ia dolën që të arrinin te suksesi.

Nuk ishte loja e mirë ose rezultati i arritur ajo që mori vëmendjen më të madhe, por një goditje dënimi i Ivan Perishiç. Sulmuesi kroat dhe Kandreva diskutuan për rreth 20 sekonda me njëri-tjetrin për mënyrën e ekzekutimit të kësaj goditje dënimi, por në fund u bënë gazi i rrjeteve sociale. Ndoshta, goditja e dënimit më e shëmtuar në historinë e futbollit.

20 seconds of discussions for this shit ? pic.twitter.com/xBZo6FZEQ4

— InterYaSkriniar (@InterYaMedia) February 14, 2019

Rrëfehet Kandreva: Ja pse e refuzova kalimin te Monako
Në limitet e merkatos së verës, Antonio Kandreva ishte fare pranë kalimit te skuadra e Monakos. Në një intervistë për “Sport Mediaset“, sulmuesi anësor i Interit shpjegoi se çfarë e shtyu të refuzonte në momentin e fundit kalimin në kampionatin francez.

“Është e vërtetë që klubi kishte arritur një marrëveshje me drejtuesit e Monakos për transferimin tim, por unë nuk e mora fare në konsideratë ofertën e tyre. Dua qëndroj gjatë këtu, besoj se kam akoma për të dhënë për Interin. Jam pjesë e një skuadre shumë të fortë dhe dua të largohem me një trashëgimi të rëndësishme nga ky klub”, tha italiani.

GOLI NDAJ BOLONJËS – Sezonin e kaluar, Kandreva nuk arriti ta gjente qoftë dhe njëherë rrugën e portës. Ky sezon nisi shumë mirë për të, pasi 31-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në takimin e javës së tetë në transfertën e Bolonjës. “Nuk shënova gjatë sezonit të kaluar dhe kjo më peshonte shumë. Golin ndaj Bolonjës e kam marrë si një pikë kthese për të ardhmen”.

FORCA E SKUADRËS – “E dimë që jemi të fortë, por në futboll askush nuk të dhuron asgjë. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin në çdo minutë”, përfundoi lojtari i Interit

Një fshat arbëresh në festë për Kandrevën
Antonio Kandreva është një ndër lojtarët kryesorë tek Interi dhe te kombëtarja italiane, por për lojën dhe golat e tij duhet të krenohemi edhe ne, pasi Kandreva është me origjinë arbëreshe. Gianlucadimarzio.com ka publikuar një artikull në lidhje me fshatin e origjinës së të afërmve të Kandrevës, i cili pikërisht në Shkodër na shënoi me fanellën e Italisë, para paraqitjes fantastike në derbin e Milanos. Një javë e paharrueshme për mesfushorin, i cili ka rigjetur dashurinë e tifozëve në San Siro dhe është lojtar kyç edhe në kombëtare.

Tifozë specialë të Kandrevës ka edhe 1000 km nga Milano, në një fshat të vogël kalabrez, Falconara Albanese, ose Fallkunara në shqip, siç e thonë banorët arbëreshë të fshatit me 400 banorë. Në këtë fshat të vogël ka shumë familje me mbiemër Kandreva dhe aty është rritur edhe gjyshi i futbollistit, edhe ai i quajtur Antonio. Pas luftës në Libi, gjyshi Antonio u shpërngul në Romë, ndërsa në Fallkunarë shkonte për pushime, së bashku me të birin Marçelo dhe më pas me nipin Antonio, i cili në plazhet e Kalabrisë zbavitej me topin, duke luajtur futboll.

Në vitin 2015, kur luante te Lacio, Kandreva u kthye për vizitë te fshati i gjyshit, i impresionuar nga respekti i treguar nga njerëzit e atjeshëm ndër vite. Një takim me kryebashkiakun, i cili në pallatin e qytetit ka ekspozuar fanellën numër 87 të Kandrevës me Lacion, ndërsa më pas Kandreva u shpall qytetar nderi, “sepse është një djalosh i drojtur dhe i përulur, që përfaqëson një pjesë të ndritur të komunitetit tonë”.

Tani në Fallkunarë presin edhe fanellën e Kandrevës në derbi. Do të ishte një dhuratë madhështore, nga një person i veçantë, që nuk është thjesht një futbollist me emër.