Cana

Tërbimi i Agim Canës dhe deklarata e Redi Jupit, flet kreu i FFK-së
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ku ka diskutoi mbi tema të ndryshme rreth futbollit në Kosovë. Ndër temat e diskutuara ishte dhe reagimi i presidentit të Vëllaznimit Agim Cana pas eliminimit të skuadrës së tij në “play-off” ndaj Trepça 89’.

REAGIMI AGIM CANËS  – “Më ka habitur. Më pas akuzoi arbitrin e pastaj portierin. Çdokush ka të drejtë të zemërohet pas një mosarritje të diçkaje, por jo të sillet kështu. Agim Cana e ka një emër në futboll, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë. Është një njeri që e din futbollin, s’duhet të fliste kështu. Në vendet të tjera ku janë bërë gjëra të ngjashme ka pasur raste ku njerëzit janë dënuar të mos merren përgjithmonë me futboll”.

https://www.youtube.com/watch?v=5751brB9FSU

Njeri nga të ftuarit në panelin e emisionit i kujtoi Ademit një deklaratë të disa muajve më parë nga Redi Jupi, ku ish-trajneri i kombëtares U21 të Shqipërisë tha se vetëm Milot Rashica mund të jetë pjesë e formacionit titullar të Shqipërisë. Numri një i FFK-së u mundua të shmangë polemikat duke e konsideruar këtë si thjesht një deklaratë subjektive: “Redi ka qenë futbollist shumë i mirë dhe një trajneri i mirë gjithashtu. Secili e shikon nga këndvështrimi i tij.  T’iu tregoj një histori. Shumë trajnerë kanë thënë për Vedat Muriqin se ai s’mund të bëhej kurrë futbollist. Sot Vedati është në majat më të larta. Pra është çështje subjektive”.

Shqipëria e Edi Rejës, Cana: Trajneri i duhur, por më shqetëson diçka
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, vazhdon punën e tij intensive me fondacionin “Lorik Cana 5”, ku në fokusin e tij është promovimi i sportit te moshat e reja. Cana, për emisionin “Ora e Tiranës”, foli për kombëtaren kuqezi, shanset që kanë për kualifikim dhe trajnerin e ri, Edi Reja:

KOMBËTARJA – “Sinqerisht, kjo kombëtare mund të japë edhe më shumë. Pjesa më e rëndësishme, që është shtylla e skuadrës, është ende aty. Pas disa vitesh, mund të çalojë disi Shqipëria, kur të largohen ata lojtarë që kanë qenë pjesë e Europianit, por tani mund të japin edhe më shumë. Ka eksperiencë dhe shpresoj që në të ardhmen të jetë prapë një kombëtare e suksesshme”.

EDI REJA – “Një nga trajnerët më me shumë eksperiencë, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Një problem të vogël ka, pasi nuk ka eksperiencë jashtë Italisë, përveç Hajdukut të Splitit besoj, por nëse kjo gjë anashkalohet dhe lidhet menjëherë me lojtarët, besoj do të bëjë mirë. Ai ka eksperiencën e duhur që t’ia marrë më të mirën këtij grupi”.

KUALIFIKIMI – “Nuk e di, besoj se nuk e kemi filluar në mënyrën më të mirë. Humbja me Turqinë na lë disi mbrapa për vendin e dytë, pasi Franca nuk duhet llogaritur. Me Turqinë dhe Islandën, nuk jemi shumë larg, por humbja këtu me Turqinë, na ka prishur shumë punë. Me Andorrën, e kryem punën tonë, por transferta në Islandë do të jetë e vështirë. Reja tha që me Islandën dhe Moldavinë firmos për katër pikë, për aq firmos dhe unë”.

Cana: Ronaldo s’është dështim, Juventusi do t’ia dalë një ditë
Lorik Cana ka komentuar eliminimin e Juventusit nga Ajaksi në televizionin “Vizion Plus”, ku punon prej disa muajsh në rolin e analistit.

Sipas ish-kapitenit të kombëtares shqiptare transferimi i Ronaldos te Juventusi nuk mund të quhet dështim, pasi portugezi ka shënuar shumë në Itali dhe ka treguar se di të bëjë diferencën në momente të rëndësishme siç ishte ndeshja ndaj Atletikos.

“Nuk mund ta quajmë dështim transferimin e Ronaldos te Juventusi. Ka shënuar shumë gola në Itali, ndërsa ka qenë vendimtar në ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Atletikos dhe ndeshja e parë me Ajaksin në Amsterdam. Ajo që duhet të merremi është gjendja e Juventusit në këto gjysmëfinale. Ana psikologjike e ekipit nuk ishte e duhura”.

“Mandzhukiç ishte një mungesë shumë e rëndësishme, Kielini gjithashtu. Nuk po them se Kielini do të ndryshonte lojën, por do t’i jepte një zë në mbrojtje që do të dinte si t’i mblidhte lojtarët. Gjithsesi, mendoj se Juventusi në një ditë të mirë do të luante shumë ndryshe nga sot”.

“Unë në Serie A kam mbërritur në vitin 2012. Pak vite më parë Juventusi ishte një klub që mezi kapte Champions-in. Në tetë vite janë kthyer në super klub kjo është merita e presidentit Anjelit dhe sot ai mban përgjegjësitë. Morën Ronaldon për të shkuar në katërshen e klubeve botërore. Në futboll ka dhe hapa fals, por jam i bindur se një ditë do t’ia dalin”.

Akademia në Gjakovë dhe e ardhmja në klub europian, rrëfehet Lorik Cana
Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “RTV Dukagjini”, ku ka folur mbi projektin e Vëllaznimit, skuadër kjo që administrohet nga babai i tij Agim Cana. Ndër të tjera, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka folur mbi gjendjen e sportit në Kosovë dhe shanset e përfaqësuesve të “dardanëve” për kualifikim në Euro 2020.

KOSOVA NË “EURO 2020” – “Të tregohem i sinqertë, Kosova ka një mundësi në “Nations League”, që nuk e ka asnjë lloj përfaqësuese e niveleve të grupeve C dhe D. Kosova me plotë meritat e saj e ka udhëhequr grupin e saj. Nuk është e lehtë të luash ndaj Azerbajxhanit, Maltës e Ishujve Faroe, por ta mbyllësh në vendin e parë me atë lloj dhe atë numër golash, kjo gjë tregon se Kosovës ka një nivel tjetër dhe është një mundësi i artë, që nuk do ta kemi në 15 ose 20 vite. Në kualifikueset e Europianit shkalla e vështirësisë është shumë më e madhe, qoftë dhe për të marrë vendin e dytë. Në kualifikuese, Kosova do të mbledhë pikë, por nuk kemi akoma nivelin për dy vendet e parë. Ndërsa, “Nations League” është një mundësi që duhet shfrytëzuar, pasi kemi kundërshtarë të kalueshëm”.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA  – “Është shumë e vështirë që të mbahen nivele të larta. Sigurisht, që kombëtarja shqiptare e ka një farë detyrimi që ta mbajë lojën në nivele të lartë. Në anën tjetër, është krijuar dhe përfaqësuesja e Kosovës me djem që vijnë nga treva e Kosovës, të cilët në  mënyrë të natyrshme përfaqësojnë Kosovën. Në mënyrë automatike kjo i heq shumë lojtarë kombëtares së Shqipërisë. Besoj se kombëtarja shqiptare ka qenë kyçe për të treguar se çfarë lloj ideali kanë shqiptarët dhe ku e shohim ne të ardhmen tonë si komb. Është një moment i veçantë i historisë, ku Kosova duhet forcuar si komb për të vendosur vetë të ardhmen e saj”.

KRITIKAT MBI PANUÇIN – “Trajneri e ka marrë këtë detyrë në një moment shumë të vështirë. Ai e mori kombëtaren pas një suksesi historik dhe nuk është e lehtë të mbash të njëjtin nivel. Por, është një trajneri i mirë, ka një dëshirë të madhe që të bëjë gjëra të mira, sigurisht që jo çdo gjë i ka shkuar mbarë”.

E ARDHME NË FUTBOLL SI TRAJNER– “E kam thënë dhe më parë: karriera imë në futboll do të jetë në role drejtuese dhe jo atë të trajnerit. Planet e mija janë të orientuara drejt perëndimit, ku dua të provoj një eksperiencë të parë si një drejtues në një klub evropian”, ka deklaruar Cana, i cili sikurse SportEkspres.com ka raportuar në fund të dhjetorit, mund të marrë rolin e drejtorit sportiv te Grasshopers.

PROJEKTI I VËLLAZNIMIT – “Sa herë kam mundësi, i kam qëndruar afër skuadrës. Edhe vitin e kaluar kam parë disa ndeshje të kampionatit të kaluar. Meqë kam babanë tim në kryesinë e atij klubi, po mundohem ta ndihmoj me ç’mundem. Babai im ka një projekt afatgjatë për klubin. Ai e mori Vëllaznimin, kur ishte në prag të falimentimit. Ai fillimisht e pranoi këtë sfidë, fillimisht vetëm për të shmangur shpërbërjen. Fatkeqësisht nuk arritëm t’i shpëtonim rënies nga kategoria. Ai ka dëshirë shumë të madhe të kontribuojë për qytetin e Gjakovës. A do ja arrijë, këtë nuk e di. Shpresojmë që së pakti ta fusim Vëllaznimin në binarët e një klubi modern”.

GJENDJA E SPORTIT NË KOSOVË – “Sporti te ne është në gjendje mbijetese. Ne merremi me suksese dhe objektivat që kemi në planin sportiv, pa parë se çfarë gjendje ka çdo klub në Kosovë. Vetëm këtë vit ka filluar një projekt që çdo klub të ketë të paktën një fushë sportive për t’u stërvitur. A do arrijë apo s’do arrijë Vëllaznimin Superligën, nuk është gjëja më e rëndësishme. Sfida e Vëllaznimit dhe e kryetarit të klubit është që të krijojë akademinë e tij. S’duhet të harrojmë se Vëllaznimi është klubi i dytë në Kosovë për nga sukseset, mbas Prishtinës. Ky klub ka nxjerrë dhjetëra lojtarë. Duam që të kemi sërish një akademi me të 150-200 lojtarë, në ndryshim nga tani që akademia është shpërbërë pas vitesh keqmenaxhim”.

“Kemi shumë talente dhe dëshirë nga rinia, qoftë djemtë, qoftë vajzave. Është në dorë të atyre që drejtojnë vendin dhe sportet, për t’u dhënë kushtet këtyre fëmijëve që kanë pasion sportin. Duhen investime të mëdha dhe programe të mira, që afrojmë njerëzit më aftë. Jemi shumë të kushtëzuar nga kushtet në të cilat luajmë. Nëse i japim brezave të rinj, kushtet e duhura dhe njerëzit e duhur, do të arrijmë suksese të mëdha”.

TKZ feston 15-vjetorin, Kaçi dhe Cana nderohen në mbrëmjen gala
Sot “Tifozat Kuq e Zi” festojnë 15-vjetorin e krijimit të tyre. Në një mbrëmje gala të organizuar nga vetë ata, nuk kanë munguar as personazhet e botës së sportit, të cilët e kanë ngritur lart emrin e vendit tonë në Europë e Botë.

Për të nderuar disa prej tyre, “Tifozat Kuq e Zi” kanë ndarë disa çmime. Një prej sportistë që ka bërë mjaft mirë këtë vit është Eklent Kaçi. 19-vjeçari nga Laçi është numri një në Europë dhe në botë në bilardo dhe sot është nderuar me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”. Një çmim më se i merituar për të, i cili gjithnjë ka përfaqësuar vendin tonë në të gjitha kometicionet ndërkombëtare.

Po ashtu prezent është edhe kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, i cili po ashtu ka marrë çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”, por njëkohësisht i ka premtuar se do të zhvillohet një ndeshje mes Shqipërisë dhe TKZ-së.

Shiriti ”ters”, sa shumë na mungon një lider
Shiriti i kapitenit ka gjetur pronar më së fundmi, pasi Mavraj tani do të jetë pronari i tij për sa kohë do të veshë fanellën kuqezi. Gjithsesi, duket se kjo puna e shiritit është bërë një “çorbë” e vërtetë, për një fakt të thjeshtë, kush e ka mbajtur qoftë dhe për një ndeshje më pas i ka shkuar jo pak ters.

Agolli dihet se nuk është më në listën e Panuçit, kapiteni u mor në dy ndeshjet e muajit të shkuar, doli në konferencë, por nuk luajti asnjë minutë. Diçka e tillë ka ndodhur dhe me Lilën, i po ashtu u shfaq përkrah Panuçit në konferencë si kapiten, por nuk është se është se ka qenë ndër preferencat e trajnerit. Berisha ishte lojtari që pasoi shiritin pas Agollit, por dhe ai e humbi vendin e titullarit.

Rregulli i Panuçit ishte që shiritin ta mbante lojtari me më shumë prezenca në fushë, Roshi ishte lideri ndaj Norvegjisë, por më pas u dëmtua dhe për disa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushës. Edhe Hykës i erdhi rasti për të qenë kapiten. Por, pas ndeshjes me Izraelin në shtëpi nuk u grumbullua më. Hysaj mund të thuhet se ka shpëtuar disi, i cili e ka mbajtur shiritin ndaj Skocisë,.Edhe shkodrani ka qenë jo pak i akuzuar për paraqitjet e tij jo në lartësinë që pritet.

Në fund Mavraj, i cili duket se tani është krisur dhe me Panuçin. Mbrojtësi i cili luan në Greqi u tradhtua nga nervat dhe la skuadrën me 10 lojtarë pas 23 minutash. Shiriti është bërë si makth! Na mungo një lider në fushë, na mungon një si… Lorik Cana!

Cana: Berisha një gladiator, në Europë mbështes Marsejën
Lorik Cana është një personazh jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Francë, e Itali, ku ka dhënë kontributin e tij për shumë skuadra, madje është kthyer dhe në lider në disa prej ekipeve ku është aktivizuar. Nesër, Lacio dhe Marseja do të matin forcat dhe “TMW” i ka marrë një intervistë ish-kapiteni kuqezi për këtë sfidë, tashmë në rolin e një “ish”-i.

Cana ka folur për karrierën e tij në tërësi, ku ka zbuluar se tifozëte  PSG-së nuk ja falën kurrë kalimin tek Marseja. Normalisht që nuk mund të qëndronte jashtë fokusit dhe një koment për dyshen e shqiptarëve tek Lacio, Strakosha–Berisha.

DERBI I ZEMRËS – “Sigurisht, Marseja dhe Lacio do të kenë një vend të veçantë në zemrën time. Që kur isha fëmijë kam qenë një tifoz i Marsejës. Në atë kohë ka qenë një nga skuadrat më të forta në botë. Ka qenë si një ëndërr për mua. Edhe në Romë kam përjetuar emocione të jashtëzakonshme. Nuk do ta harroj kurrë periudhën kur kam qenë te Lacio. Unë bëj tifo për Marsejën në Francë dhe në Europa League, ndërsa në Itali bëj tifo për Lacion dhe për askënd tjetër”.

ECURIA E MARSEJËS – “Marseja është e përqendruar më shumë në kampionat dhe kjo është arsyeja pse ka vetëm 1 pikë në Europa League. Drejtuesit kanë synim që skuadra të jetë me patjetër mes tre skuadrave të para në fund të edicionit. Europa League është një plus për ta. Skuadra vjen nga një fitore e bukur me Nicën dhe mund të jenë të motivuar akoma dhe më shumë”.

STRAKOSHA –  “Është një zbulim, ka mjaft talent dhe është shumë serioz dhe e do futbollin. Është një nga lojtarët më të mirë të pas vitit 1995”.

VALON BERISHA – “Ka mjaft cilësi. Lacio ka blerë një gladiator. Më pëlqen shumë”.

ECURIA E LACIOS – “Lacio nuk është në momentin e saj më të mirë, megjithatë dy sukseset e fundit i japin frymëmarrje. Lacio është ekipi më i fortë në grupin e saj edhe pse pjesë e saj janë Marseja dhe Eintrahti i Frankfurtit”.

KUJTIMET NGA LACIO – Fituam kupën e Italisë në vitin 2013 ndaj Romës, ky është kujtimi më i bukur, pa diskutim. Gjatë aventurës në Itali mora shumë në të gjitha drejtimet, por të ngresh trofe, pikërisht ndaj Romës është diçka e madhe”.

PSG – “Kam ikur në Paris në vitin 2000 kur isha ende një fëmijë. Tek PSG kam filluar karrierën time si profesionist. Aty kam fituar trofetë e parë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë ende nuk ma kanë falur që shkova tek Marseja në vitin 2005”.

FUNDI I KARRIERËS – “Pasi e mbylla me Nantes në vitin 2016 u përkushtova tek projektet e mia ,për të investuar tek futbolli për të rinjtë në Shqipëri dhe në Kosovë, por angazhohem dhe si analist në TV”.

E ARDHMJA – “ Së shpejti do të marr dhe licencën për trajner. Do doja ta shihja veten në një post drejtuesi, më duket një sfidë e re dhe interesante. Nuk dua të largohem nga bota e sportit”.

RIKTHIMI NË ITALI – “Shpresoj (qesh). Besoj se e mira do të jetë ta nisja karrierën nga një kampionat jo shumë i fortë, një kampionat që nuk është në pesë ligat më të forta”.

Kapiten i përjetshëm, analiza e Lorik Canës për Kombëtaren
Lorik Cana është githmonë e më pranë Kombëtares, në këtë periudhë të vështirë që po kalon skuadra. Një kapiten në fushë kur luante me ngjyrat kuqezi, por edhe një kapiten i përjetshëm i Kombëtares. Nga Ber Sheva, përpara ndeshjes me Izraelin, ai analizoi situatën në Kombëtare, nga ndryshimet e Panuçit me paraardhësin e tij, De Biazi, te emrat e lojtarëve të përveçëm dhe çështja e kapitenit, pasi për muaj me radhë shiriti kaloi nga njëri lojtar te tjetri.

“Ndryshimet në Kombëtare? Duhet parë në dy aspekte. Ekipi gjatë gjithë asaj periudhe ka marrë eksperiencë dhe dinë të luajnë mirë me njëri-tjetrit, ia njohin cilësitë dhe vështirësitë shokut që kanë në krahë. Lojtarët duhet të japin përgjigje me përvojën që kanë marrë. Është një gjeneratë që ka arritur pjekurinë dhe mund të luajë në nivele të larta. Pas ndryshimit të trajnerit dhe afrimit të lojtarëve të rinj, duhet ende kohë që të arrijnë formën më të mirë. Është e natyrshme që ekipi duhet të përshtatet me pritshmëritë që kanë krijuar”.

“I njohim mirë cilësitë e Balajt, që ka përvojë dhe është një prej pikave kryesore të skuadrës. Mungesa e Armando Sadikut peshon, sepse ai ka një tjetër lloj cilësie. Eros Grezda ka qenë disa muaj i dëmtuar, nuk ka gjetur rregullsi në aktivizim, por është një forcë për vitet e ardhshme. Pjesa tjetër e ekipit ka vite që luan bashkë”, shtoi Cana për “SuperSport”.

“Kundërshtari na vendosi në vështirësi në Elbasan, mundohet të mbulojë pikat e dobta në mbrojtje, duke i kompensuar me lojtarët shumë të shpejt dhe teknikë në sulm. Duhet të jemi të aftë ti lexojmë këto momente, por edhe të shfrytëzojmë pikat e tyre të dobta. Mungesa e besimit ishte një pikë ku duhej të punonim”.

“Shiriti? Sinqerisht jam jashtë kësaj çështje. Është një zgjedhje që nuk kam asgjë për të thënë, janë trajneri, lojhtarët dhe federata që duhet ta zgjidhin. Mërgimi ishte nga profilet që mund ta bënte këtë detyrë dhe deri sa ia kanë besuar kanë bërë shumë mirë. Nëse shiritin e kalon te dy apo tre lojtarë, mund të krijohet ndonjë problem. Megjithatë, kemi patur gjëra më të rëndësishme për tu marrë sesa kjo e shiritit, por më bëhet qejfi që u zgjidh”.

Cana: Në fund të vitit do të dalë premiera e filmit “Lorik”
Lorik Cana do të ketë shumë shpejt filmin e tij. Vetë ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë e ka njoftuar se ai pret në fund të këtij viti që filmi të shfaqet për herë të parë.

Cana nuk zbulon shumë detaje, megjithatë dihet tashmë se filmi ka si regjisor gazetarin sportiv të “Supersport”, Andi Deçkën. Dokumentari do të zgjasë diku tek një orë e gjysmë dhe në brendësi do të ketë jetën e kapitenit të ish-kapitenit të Kombëtares.

“Është një projekt që është bërë nga një gazetar-regjisor që ka punuar me vite si gazetar sportiv dhe ka menduar që të bëjë një dokumentar rreth jetës time. Do të jetë rreth 1 orë e 30 minuta transmetim dhe shpresojmë që në fund të vitit të dalë premiera e filmit. Titulli do të jetë thjeshtë ‘Lorik’”, u shpreh Cana.

Cana: Shqetësuese të shohësh kaq shumë varësi nga bastet. E ardhmja, rinovim deri në një masë
Lorik Cana ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit “Gjithçka për fëmijët”. Pas ceremonisë, ish-kapiteni kuqezi foli për tema të ndryshme, duke u ndalur edhe te zgjedhjet e ardhshme në FSHF, duke komentuar deklaratën e djeshme të Igli Tares, i cili tha se duhej një ndryshim madhor, që i bën mirë futbollit., ndërkohë që shtoi se Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga hijet e trukimeve.

MOMENTI I CANËS – “Unë jam në një moment që kam shumë pak që e kam mbyllur me të luajturit futboll. Më duhet një kohë për të pushuar me njerëzit e mi dhe për t’u përgatitur për karrierën e mëtejshme. Nuk kam synime, sidomos afatshkurtër për t’u bërë kreu i Federatës apo në ndonjë institucion që lidhet me sportin. Por kjo nuk do të thotë që nuk angazhohem për të realizuar detyrat dhe qëllimet që kanë këto institucione, pasi unë kam qenë gjithmonë i përfshirë. Kam më shumë ambicie në aspektin profesional jashtë vendit, se sa këtu. Mundohem të jap kontribute të tilla, sidomos në promovimin e futbollit të fëmijëve. Nuk e njoh mjaftueshëm realitetin, karakteristikat, njerëzit, sidomos te sporti në vend, por ia di nevojat dhe mundohem të kontribuoj aty ku nevojat janë më të rëndësishme, si fëmijët”.

TARE – “Në Shqipëri ka shumë probleme. Ka shumë pengesa në pjesën e infrastrukturës. Nga ana tjetër, shoh njerëz që shohin shumë futboll që ty të bëjnë të ndihesh një lloj ngrohtësie. Në vendin tonë, çdo dy metra ke një pikë bastesh. Kjo të jep një ndjenj të keqe. Jemi shoqëruar në një shoqëri që e do sportin, por në disa raste marrim pjesë të këqija të saj. Shoqëria është bërë shumë pasive, duhen të rregullohen shumë gjëra.”

E ARDHMJA E FEDERATËS – “Duhen mbajtur njerëz që kanë përvojë, që të mbartin disa vlera nga e kaluara, si dhe për efekt të njohjeve që kanë pasur. Gjithashtu, duhet të mbështetemi te njerëz të rinj, të cilët e njohin dhe realitetin tonë, por kanë qenë edhe jashtë.  Është pjesë e rritjes sonë. Njerëzit e duhur në detyrat e duhura, kjo është pjesa më e rëndësishme. Nuk jam unë personi i duhur që mund të bëj ndryshime, Igli mund ta bëjë se ka më shumë përvojë dhe njohuri”.

Mbrëmja e kapitenit!
Lorik Cana do të shkelmojë topin e fundit në karrierë. Problemet shëndetësore e detyrojnë të thotë “mjaft”. Dhe, do ta bëjë pikërisht ndaj Italisë, aty ku për të fundit herë fitoi një trofe në klube:  kupa e Italisë me Lacion, 2013

Anton Cicani

Dhe vjen një ditë… Sa shumë do të donte që ajo ditë të shtyhej, por ndonjëherë duhet edhe të dorëzohemi përballë shëndetit dhe përballë disa faktorësh. Akrepat e orës ecin për të gjithë njësoj dhe t’i kthesh mbrapa është shumë më e vështirë se sa kur ecin përpara. Lorik Cana do të ketë emocione, në momentin kur në “Loro Boriçi”, do të përshëndesë thuajse 17 mijë tifozët e pranishëm në stadium, por sidomos ato qindra miliona të tjerë që nga tv do të kenë mundësi të përjetojnë këtë moment. Kapiteni (sepse i tillë do të mbetet, pasi 13 vjet nuk janë pak me fanellën e Shqipërisë) do të ndjejë brenda tij, sigurisht, dëshirën për të luajtur edhe këtë ndeshje, por duke ditur se tashmë ai kthehet në tifozin nr.1 dhe, ndoshta, në të ardhmen, me një funksion në federatë, ose edhe si pasues i Panuçit ose dikujt tjetër në stol. E ndërsa për të ardhmen ka kohë, e tashmja është këtu… Nuk do të jetë tifogrupi që iu bë lëkurë e dytë, Tifozat Kuq e Zi, të cilët vazhdojnë bojkotin. Kapiteni, ditë më parë në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”, megjithtaë, u shpreh “respektoj vendimin e tyre por nuk mund të shtyj lamtumirën, sepse është diçka që kam konkorduar edhe me federatën prej më shumë se një muaji dhe se do të shkonte shumë. Për mua, tifozët kanë qenë shumë të rëndësishëm”.

Karriera – Ishte vetëm një djalosh kur debutonte me Kombëtaren në vitin 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës. Një emër i ri për shqiptarët hidhej në fushë në vend të Geri Çipit. Një 19 vjeçar që ishte në kulmin e tij, pasi zotëronte 3 pasaporta dhe kishte patur mundësinë të luante me Shqipërinë, Zvicrën apo Francën.  Por në fund, ashtu siç e kishte pranuar edhe vetë zgjodhi me zemër dhe jo me “tru”, u afrua me një ekip “modest” si Shqipëria kur kishte mundësitë që të shijonte përfaqësimin me Francës dhe Zvicrën, normalisht diçka më shumë se me kombëtaren do të kishte provuar, po flasim për suksese futbollistike, pasi emocionet e fanellë kuqezi nuk do i kishte provuar askush.

Në atë kohë u kritikua në vendet ku luante, por shumë shpejt u kthye në idhullin e shumë shqiptarëve. Zemra e tij rreh vetëm kuqezi, dhe fanella kuqezi do të shndërrohej për të shumë shpejt në një lëkurë të dytë. Grintë, karakter, cilësi prej lideri dhe shumë karizëm, cilësi që mjaftonin që tifozët kuqezi ta bënin menjëherë benjaminin e tyre.

Në atë periudhë bashkë me Canën, Brigelin e Dukën, niste në atë kohë një etapë e re për ekipin tonë, një cikël që filloi dhe mbaroi me kapiteni. Me kulmin më të madh për kombëtaren përfaqësimin në “Euro 2016”. Tashmë do të hapet një cikël i ri, kapiteni i hapi rrugë që në ndeshjen ndaj Rumanisë kur pranoi stolin dhe i hapi rrugë të riut Ajeti. Cana e mbylli ciklin e tij, “detyra” ishte ta dërgonte Shqipërinë në maje, atje ku ia la stafetën të tjerë lojtarëve që tashmë duhet të guxojnë drejt “majave”. Nuk ka mungesë eksperience, pasi e fituam, nuk ka më spektakël, pasi duhet ta luajmë më shumë topin në fushën e blertë. Lorik e bëri në fusha me baltë, e bëri në vështirësi edhe në fitore. E bëri mes stolave të Beogradit e në acarin e Danimarkës, ndoshta mbajmë mend triumfet e fundit të kapitenit, pro mos harroni se ishte kapiteni që dilte përpara të kërkonte falje edhe në barazimet me Luksemburgun apo Maltën.

E bëri një gjë të tillë, pas mosarritjes së kualifikimit për botëror me Slloveninë dhe dha një premtim… që e realizoi! Ishim në Evropian dhe e shijuam, falë tij, ashtu si dhe të gjithë lojtarëve të tjerë! Faleminderit kapiten!

Cana është një ndër ambasadorët më të mirë të Shqipërisë me më shumë kontribute se sa edhe ata që janë për atë punë. Loriku ynë ka përcjellë mesazhe pozitive në çdo vend që ka luajtur në Francë, po e po. Aty kur ishte kapiten i Marsejës dhe i jepte leksioni Nasrisë e Riberisë. Anglia me Sandërlendin ku ishte kapiten në Premier League, Gallatasaraj në Turqi e më pas Lacio në Itali, për t’u rikthyer sërish vitin e kaluar te Nanta. Një cikël që e filloi dhe e mbaroi me Francën në një nivel të lartë.

Ai ka dhënë më të mirën e tij për kombëtaren kuqezi, ka sakrifikuar deri aty ku s’mban më. Ka shpëtuar sa e sa gola. Ka rritur besimin e të gjithëve dhe një model mjaft i mirë për futbollistët e ri. Një heroi i çdo shqiptari, të madhe  e  të vogli. 93 ndeshje me Kombëtaren Kuqezi, e pamundur të përshkruash gjithë emocionet që na ka dhuruar Cana, janë të panumërta.

Cana dhe lamtumira: Respekt maksimal për TKZ, por nuk e shtyj dot
Nga fusha te lamtumira… Po afron dita e madhe për Lorik Canën. Në “Loro Boriçi” do të vijë edhe ceremonia zyrtare. Ku pritet të ketë shumë tifozë, por jo më besnikët. “Tifozat Kuq e Zi” kanë kërkuar shtyrjen e lamtumirës, por në një intervistë për Sport Ekspres Cana shpjegon pse vendimi i tij nuk mund të shtyhet, ndërkohë që flet edhe për të ardhmen, ndër të tjera…

– Tifozët dhe lamtumira e deklaruar nga futbolli. Ajo ndaj Italisë pritet të jetë për ty ceremonia e varjes së këpucëve në gozhdë, por grupimi TKZ (Tifozat Kuq e Zi) ju ka bërë thirrje ta shtyni lamtumirën, pasi vijojnë bojkotin për ndeshjet brenda fushe. Përgjigjja juaj?

– Kam biseduar me Tifozat Kuq e Zi, pra anëtarët e kryesisë. Sqarova arsyet pse kjo ndeshje duhet të bëhet tani dhe pse nuk mund të shtyhet. Është thjesht afat kohor, sepse pastaj do të bëhet shumë vonë. Një lamtumirë e vonë nuk ka sens dhe kuptim. Vendimin e kemi marrë përpara një muaji dhe e bëmë publik, që lamtumira do të ishte me Italinë. Respektoj vendimin e tyre, për të vazhduar bojkotin. Sigurisht, dëshira ime është që ata të jenë aty, por kjo nuk bën problem, sepse vazhdoj i respektoj dhe të kem mirënjohje që ka qenë shembullore në gjithë këto vite. Respektoj dhe pozicionin e tyre dhe pakënaqësinë. Kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe duhet mirëkuptuar absolutisht.

– E ardhmja e Canës: në një kolltuk si drejtues apo në stol, pranë fushës?

– (Qesh) Nuk e shoh veten duke trajnuar, për momentin… Edhe pse kam marrë licencën UEFA.

– Si logjikë, sigurisht, çfarë do të pëlqente më shumë, drejtuesi?

– Sigurisht, me një projekt të rëndësishëm. E shoh më shumë veten në poltron se sa në fushë.

– Mund të marrim një shembull, që e njeh mjaft mirë, sepse të deshi te Lacio: Igli Tare. Po bën një punë fantastike prej vitesh si drejtues…

– Sigurisht, Igli mbetet një referim për të gjithë, pasi është drejtuesi i parë shqiptar kaq i suksesshëm në botë dhe u shpall edhe drejtori i vitit në Itali. Mbetet udhërrëfyes për ne.

– Maldini është transferuar në Amerikë, por tani, bashkë me Nestën, por ngrenë një klub futbolli, duke financuar, teksa të njëjtën gjë po bën Bekam. A do të pëlqente që të merrje një klub dhe ta ngrije, pse jo, qoftë edhe kosovar?

– Sigurisht, asnjëherë nuk i dihet. Me ndihmën e disa investitorëve, që duan të lidhen, mund të ndodhë. Nëse do të gjej njerëzit e duhur, që kanë dëshirë të investojnë, pse jo.

– Përtej Oqeanit ke shkuar me pushime, por realisht sa do të kishe dashur që të luaje në MLS, pra kampionatin e futbollit në SHBA, si shumë yje dhe kampionë?

– E kam pasur në plan, por mes dëshirës dhe mundësive ka diferencë të madhe dhe disa herë nuk arrin që të realizosh planet. Nuk arrita deri aty, përpos preferencave. Gjithsesi, mund ta provoj edhe si rol drejtuesi, pse jo?!

– Të mungonte familja dhe tani që je i lirë dhe pa impenjime, si të duket?

– Më mungonte jashtëzakonisht shumë. Shijoj shumë kohën me djalin, sidomos pas Europianit, që kam qenë gjithë kohës me të. Ky ishte fat për mua, sepse kam mundësi të takoj njerëzit e mi dhe të merrem me projektet e tjera, të cilat kur je futbollist nuk i ndjek dot. Si fondacioni, por edhe për të takuar njerëz që janë në Kosovë.

SPANJA DHE ITALIA

– Kombëtarja do të luajë dy sfida prestigjioze ndaj dy kombëtaresh që kanë fituar kupa bote, si Spanja dhe Italia. Do t’i ndjekësh ndeshjet, kjo është e sigurt, por sa do të kishe dashur që të ishe në fushë?

– Normalisht që do t’i ndjek ndeshjet, sidomos sepse tani në këtë pozitë, bën tifozin dhe ndjen ende emocione si në fushë. Sidomos pasi i njoh personalisht ata djem. Disa ndeshje i kamë ndjekur në stadium, të tjera nga televizori. Patjetër që do të vazhdoj t’i ndjek dhe do të jem tifozi numër “1” i kombëtares. Duke qenë dy ndeshje të bukura këto, uroj ta mbyllim edicionin sa më mirë. Tani sa i përket faktit sa do të doja të luaja, praktikisht dihet dëshira e madhe.

– Nëse do të jepej mundësia të zgjidhje vetëm një ndeshje, kundër Spanjës apo Italisë do të kishe dashur të ishe në fushë?

– Nuk është e lehtë të zgjedh, por ndoshta kundër Spanjës, pasi nuk kam luajtur asnjëherë kundër tyre…

– Ndoshta sepse edhe në Primera Division nuk ke luajtur asnjëherë?

– Po, e vërtetë, por sidoqoftë me Italinë jam përballur në miqësore. Me Spanjën s’kam pasur rast. Ndaj, do të doja të isha në Alikante.

– Duke u ndalur në aspektin teknik të ndeshjes dhe duke llogaritur mungesat që do të kemi, sa për qind shanse kemi në këto 180 minuta, që të dalim me pikë?

– Sinqerisht janë dy ndeshje besoj komplet të ndryshme. Me Spanjën, përballemi me ekipin më të fortë të grupit, që e ka dëshmuar këtë gjë. Me të gjitha gjasat do të kryesojë grupin. Dhe, sidomos do të përballemi në fushën e tyre, me një nga përfaqësueset më të mira në botë, pavarësisht se në vitet e fundit nuk ka fituar si më parë. Niveli, megjithatë, është shumë i lartë.

– Por po kalon probleme të brendshme, si Katalunja…

– E vërtetë, por nuk do të ndikojë në nivelin e spanjollëve. Për ne do të jetë e vështirë… Por…

– Por?

– Mund të bëjmë mirë. Nëse mbrohemi ashtu si duhet dhe godasim në episodet që mund të kemi në favor, pse jo, të dalim me pikë. Sa i përket Italisë, nuk është në nivelet më të larta dhe jo si Spanja, por sidomos brenda shtëpisë tonë kemi treguar se jemi përballur edhe me skuadra më të forta se Italia e sotme, e theksoj. Me ndihmën e tifozëve, mund edhe të fitojmë këtë ndeshje.

– Cilin nga lojtarët e kombëtares A sheh si lider, pra pasardhësin tënd?

– Nuk mund të përgjigjem (qesh).

– Nuk e veçon dot grupin?

– Jo…

– Të ndalemi pak te kjo Shqipëri. E ke ndjekur në disa ndeshje më pas dhe pas Europianit u duk qartë sikur entuziazmi ra pak dhe grupi sikur u vetëkënaq. Tani mendon se kjo kombëtare mund të ringrihet edhe njëherë dhe të synojë Europianin 2020?

– Këtë mundësi e ka dhe ka futbollistë që kanë fituar përvojë në këto vitet e fundit, nisur nga arritja dhe kualifikimi në Europian. Besoj që disa lojtarë kanë arritur pjekuri dhe skuadra ka mundësi për të pretenduar për kualifikimin në Euro 2020. Do të shihet grupi, por cilësia brenda skuadrës nuk mungon. Duhet një Shqipëri në nivelet e saj më të mira. Dëshira nuk duhet të jetë më e vogël nga ajo që kemi pasur më herët. Pas një periudhe të vështirë, ekipi ka reaguar shumë mirë dhe uroj ta mbyllë mirë. Pavarësisht rezultatit. Do të kisha dëshirë që të shihja Shqipërinë të barazonte ose fitonte në Spanjë, pasi do të ishte idealja, por kjo është nisja e një projekti të ri me një trajner të ri dhe përballja e parë shumë e fortë, ndërsa me Italinë duhet të tregojmë ambiciet tona, edhe pse janë më të fortë se ne. Duhet të kemi dëshirën e madhe të marrim 3 pikë.

Tifozat Kuq e Zi: Lorik, mos u tërhiq tani!
Lorik Cana ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli dhe në tetor do të zhvillohet një ceremoni në “Loro Boriçi”, para ndeshjes kundër Italisë. Një rast ideal për të nderuar një ndër më të mëdhenjtë e historisë së sportit shqiptar, por ka një problem. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” i ka dërguar një letër publike ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ku i kërkojnë të shtyjë ceremoninë e lamtumirës. Gjithçka për faktin ata nuk do të jenë në stadium për ta përshëndetur dhe për të thirrur emrin e tij, për shkak të bojkotit të shpallur prej kohësh për ndeshjet që Kombëtarja luan në shtëpi.

“Tifozat Kuq e Zi” janë në protestë për shkak të keqorganizimit dhe keqtrajtimit fizik dhe psikologjik që tifozëve u bëhet nga policia shqiptare. Kjo ka bërë që ta ndjekin Kombëtaren vetëm jashtë Shqipërisë, ku trajtimi i policive të huaja është shumë më normal dhe profesional se në Shqipëri, ku për hir të së vërtetës, jo vetë TKZ, por çdo tifoz i thjeshtë ndihet i ofenduar dhe i nëpërkëmbur nga një polici e organizuar në mënyrë të turpshme, duke arritur deri aty sa të ofendojë njerëzit hapur, me batuta të tipit: “Mos eja në stadium, nuk të merr njeri me zor, nëse nuk duron dot dy orë pa ujë”.

Letër publike drejtuar kapitenit legjendar, Lorik Cana

I dashur kapiten

Marrim shkas që të drejtohemi me këtë letër publike, pas lajmit për ceremoninë lamtumirëse nga futbolli, të caktuar më datë, 9 tetor 2017.

Përpara kësaj, dëshirojmë që në emër të të gjithë anëtarëve të grupimit TKZ (Tifozat Kuq e Zi), të të falënderojmë, për çdo djersë dhe mund për të mirën e Kombëtares. Kudo ku të kemi ndjekur, imazhet e tua kanë qenë ato copëzat e krenarisë që e kanë plotësuar mozaikun e një shqiptari të mirë dhe shembull.

Siç edhe jeni në dijeni, Tifozat Kuq e Zi, dhe bashkë me të edhe disa grupime të tjera tifozerike që prej 1 viti, pa dëshirën e tyre janë në bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi. Arsyeja ka të bëjë me keq-organizimin, dhe me keqtrajtimin fizik dhe psikologjik që na bëhet nga policia shqiptare. Akoma në kohën kur po shkruajmë këtë letër, nuk ka ndonjë reflektim, prandaj edhe nuk mund të kthehemi në stadium derisa këto sjellje të përfundojnë një herë e përgjithmonë.

Si TKZ, si njerëz që të kemi ndjekur kudo, jo vetëm me ekipin kombëtar, kërkojmë nga ju që të shtyjeni për një kohë tjetër ceremoninë e lamtumirës. Kjo për faktin se nuk mund të pajtohemi se nuk do të jemi në stadium për të përshëndetur edhe për të thërritur emrin tënd fortë, si përherë.

E dimë që nuk është kërkesë e zakonshme, por kërkojmë që të na kuptoni drejt kërkesën tonë, nuk ka të bëjë më ndonjë kryeneçësi, por ka të bëjë kryekëput me trajtimin tonë njerëzor dhe dëshirën për ta bërë këtë ceremoni falënderuese sa më madhështore. Ne jemi të vendosur që bojkotin ta çojmë deri në fund, sikurse jemi të sigurt në respektin dhe përkrahjen që na e ke dhënë gjithnjë, për të cilën gjë besojmë se as ju nuk keni dëshirë që të na shihni duke u persekutuar e keqtrajtuar.

Pa marrë parasysh rrjedhën e situatës, ju keni qenë, dhe do të jeni udhërrëfyes për shumë prej nesh se si lartësohet emri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nëpër botë.

Faleminderit kapiten!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë shqiptar!

Lorik Cana e mbyll me futbollin e luajtur, lamtumira muajin e ardhshëm
Karriera futbollistike e Lorik Canës ka marrë fund në ndeshjen Shqipëri-Rumani 1-0 në Europian, një mbyllje perfekte për kapitenin legjendar, që vendosi ta mbyllte aty, në moshën 33-vjeçare.

Zyrtarisht nuk ka pasur ende një ceremoni lamtumire, por vetë Loriku ka shpjeguar se e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe është u përkushtuar aktiviteteve të tjera, brenda e jashtë futbollit, në një kohë që po studion për trajner.

Tani vjen edhe njoftimi për ceremoninë e lamtumirës nga futbolli, sepse ish-kapiteni ynë do ta mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor, përpara ndeshjes zyrtare eliminatore Shqipëri-Itali.

Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për një nga ata që mund të përkufizohet legjendë e futbollit shqiptar.

Lorik Cana: Respekt për De Biazin, faleminderit për gjithçka
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka një mesazh të shkurtër për trajnerin De Biazi, pas largimit të këtij të fundit nga kombëtarja.

Të dy bashkë kanë qenë protagonistë të mëdhenj një ngjitjes së Shqipërisë në Olimp, duke u kualifikuar për në Europian, ndërsa tani Loriku përshëndet ish-trajnerin e tij.

“Kjo është ajo që meritoni, Respekt!!! Faleminderit për kontributin, eksperiencën, rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne!!!”.

Kjo është ajo që meritoni Rrespekt !!! Flm për kontributin , eksperiencën , rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetu momente të paharruëshme për të gjithë ne !!! ???????

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-06-14T11:54:02+00:00">Jun 14, 2017 at 4:54am PDT</time>

Cana beson ende, por: Duhet të vijnë gjeneratat e reja
Lorik Cana nuk është më pjesë e kombëtares, por është gjithnjë interesant mendimi i tij për kombëtaren, sidomos në momente delikate si ai aktuali, me humbjen ndaj Luksemburgut, që ishte e pesta rresht dhe ul ndjeshëm moralit para sfidës në Izrael.

“Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që përsa i takon potencialit jemi në të njëjtin nivel me Izraelin apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat. Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo fotore është e rëndësishme. Pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët apo të tretët nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën.

“Çfarë duhet të bëjë skuadra të rigjejë frymën përpara Europianit, atë që ka humbur gjatë këtyre kualifikueseve dhe u shoqërua me humbjen në Luksemburg? Duhet të vijnë gjeneratat e reja. Pikërisht atë kemi nisur të bëjmë me programin e fondacionit, në mënyrë që jo vetëm të bëhen sportistë, por njerëz të mirë për shoqërinë tonë. Patjetër i ndjekim të gjitha ndeshjet e përfaqësueses, madje kur fola me fëmijët edhe ata e kishin ndjekur. Nisën të këndonin kuqezi dhe janë vetëm 4 vjeç”.

Ish-kapiteni jep mendimin e vet edhe për të ardhmen e trajnerit Xhani De Biazi: “Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë i pari trajneri. Nëse ai ka dëshirë të vazhdojë, trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij. Por, nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falënderuar, ti heqim kapelën dhe të ecim përpara”.

Lorik Cana nuk shkëputet nga futbolli, tani ndihmon kopshtet dhe shkollat
Në prill 2017 Lorik Cana themeloi fondacionin “Lorik Cana 5”, që ka nisur zyrtarisht misionin në mbështetjen e sportit për fëmijët dhe të rinjtë, promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Ish-kapiteni i kombëtares ka qenë sot i pranishëm në Kopshtin Nr. 64, te ish-fusha e aviacionit në Tiranë, ku ka prezantuar programin e parë dedikuar aktivitetit sportiv për moshat parashkollore nga 3 deri më 7 vjeç, me instalimin e një fushe multi-funksionale.

“Kisha katër vjet që po mendoja të bëja fondacionin tim për të dhënë vlera që i ndihmojnë njerëzit, që i përfaqësojnë dhe që i lidhin me njëri-tjetrin. Sigurisht për të nisur, Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen në Maqedoni, për ti mësuar fëmijëve tonë të rriten me vlerat e duhura. Më e rëndësishme se struktura, e cila nuk është e madhe, më i rëndësishëm është çfarë brumi ka brenda, çfarë programi do të ketë për fëmijë”, deklaroi Loriku, duke folur për mediat, ndërsa i pranishëm në inaugurim ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi projektin dhe premtoi mbështetje.

“Cana nuk do të vazhdojë të luajë si futbollist profesionist, por do të vazhdojë të kontribuojë. Secili prej nesh e ka një thirrje në jetë dhe thirrja e Lorikut është të vazhdojë të kontribuojë për sportin. Fondacioni Lorik Cana sot po mbjell vetëm filizin e parë të një pune fantastike, që do t’ia shohim hajrin vite më vonë. Ky nuk është një investim vetëm për sport, por për të ndërtuar karakter dhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Inaugurimi i mini-fushave multifunksionale, që janë produkte të certifikuara nga Bashkimi Euroopian dhe të konceptuara për zhvillimin e fëmijëve parashkollorë, do të vijojë të martën, në Kopshti Nr. 21 në Kombinat.