Bruno Dita

Fatura e fitores, Skënderbeu pa dy titullarë në kryeqytet
Skënderbeu mori një fitore me vlera kundër Flamurtarit dhe vendi i tretë tashmë është më pranë. Gjithsesi nuk ka kohë për të festuar, pasi ndeshja e radhës në kampionat luhet në transfertë kundër Tiranës. Një finale.

Triumfi i korçarëve dje ka pasur edhe një faturë të rëndë. Skënderbeu në kryeqytet do të duhet të udhëtojë pa dy prej titullarëve, të cilët ndaj Flamurtarit u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar.

Konkretisht janë kapiteni Marko Radas dhe mesfushori Bruno Dita, dy pika kyçe të formacionit bardhekuq. Trajneri Shehi duhet të mendojë për ata që do i zëvendësojnë këta dy futbollistë në formacion ndaj Tiranës.

Me shumë mundësi në mbrojtje do të rikthehet Kaba Sambou, kurse dilemat janë për mesfushën. Janë disa alternativa për Shehin, i cili duhet të shohë me kujdes edhe numrin e të huajve.

Dita “kërcënon” Luftëtarin, Shehi: Ja pse nuk shënohet në Superiore
Orges Shehi e di shumë mirë që për të fituar një ndeshje duhet djersirë shumë. Trajneri i Skënderbeut e ka thënë prej kohësh: “Mund të fitosh kundër çdo ekipi, sikurse mund të të mundë çdo ekip”. Kështu ka ndodhur në realitet, ndaj edhe vlerësimi për Luftëtarin është maksimal.

“Nuk ka skuadra të lehta, është një skuadër që të imponon respekt për vetë lojërat që po bëjnë. Duhet të përgatitemi 100 për qind për këtë ndeshje”, deklaron Shehi për RTSH. Tekniku i Skënderbeut komenton edhe mungesën e golave në Superiore.

“Problemi i golit nuk është vetëm i yni, vuajnë edhe skuadrat e tjera. Mungojnë Salihi me shokë. Nuk krahasohemi më atë Skënderbe që ka qenë. Kemi djem të rinj, që duhet të mësojnë për t’u bërë protagonistë. Me rëndësi është të shkojmë para porte, siç kemi bërë deri tani. Normalisht do donim të shënonim që sulmuesit tonë të fitonin besim dhe të ndihmonin skuadrën”, deklaroi Shehi.

Një koment të shkurtër në lidhje me sfidën me Luftëtarin e ka bërë edhe mesfushori Bruno Dita, i cili ka deklaruar: “Që me ardhjen e Ahmatajt, që e njoh mirë, Luftëtari ka rritje dhe më vjen mirë. Gjithsesi në ndeshjen me ne e pret humbja”.

Frashëri shikon vështirësi, Dita: Skënderbeu e ka vendin në krye!
Stivi Frashëri, portieri i Kukësit, analizon fazën përgatitore në Turqi dhe thekson se ndeshjet miqësore i ndihmojnë goxha. “Janë ndeshje që na ndihmojnë për ecurinë. Fituam ndeshjen e fundit”, shprehet portieri korçar për RTSH Sport.

Në lidhje me garën për titull, Frashëri ka shtuar: “Kemi rivalë të denjë si Partizani, Teuta dhe Skënderbeu që nuk mbetet prapa. Shpresoj të marrim maksimumin kundër këtyre rivalëve. Besoj se dy fazat e tjera do jenë më të vështira, ekipet hyjnë në presion. Do ishte qershia mbi tortë fitimi i titullit kampion”.

Në fund pak fjalë edhe për aspektin personal: “Që kur kam ardhur kam pasur momente të mira. Nga momenti që mora vendin e titullarit jam ndjerë mirë. Ekipi ka ecuri të mirë në mbrojtje dhe në portë”.

BRUNO DITA – Mesfushori i korçarëve gjithashtu ka folur për RTSH Sport: “Po shkon mirë, fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë dëmtim. Na ndodhi ajo që nuk pritej, ajo me Bregun. Lulaj ka pasur kontraktim, por e përgjithshmja është e mirë”.

“E kemi forcën brenda grupit. Edhe në ndeshjet që kemi humbur, loja nuk ka munguar. Ka qenë çështje fati, na kanë shënuar me një rast. E kemi forcën brenda grupit, Skënderbeu nuk është ai i katër ndeshjeve të fundit”.

“Është e vështirë kur ikin lojtarë, si Sabieni apo Tefiku, t’i zëvendësosh. Jam munduar të jap më të mirën për ekipin. Me besimin e trajnerit them se jam shfaqur mirë. Pjesa e dytë e sezonit? Shpresoj të bëjmë më mirë. Normalisht Skënderbeu e ka vendin në krye dhe shpresoj ta kapim sa më shpejt”, përfundoi mesfushori.

Shehi paralajmëron rivalët, Dita mesazh për drejtuesit
Skënderbeu e mbylli vitin jo në mënyrën e duhur, çka ka bërë që edhe vendi i parë të jetë shtatë pikë larg. Gjithsesi në kampin korçar tregojnë se kanë shumë uri për të fituar. Është mesfushori Bruno Dita ai që shprehet kështu në Supersport: “Kemi të njëjtin uri për të fituar. Ishte çështje fati që humbëm ndeshjet e fundit”.

I pyetur nëse në rezultatet e korçarëve ka ndikuar fakti që te Skënderbeu presin vendimin e CAS, mesfushori shprehet:  “Nuk e kemi menduar çështjen e CAS. Ishte një moment vjet, dy javë që e kishim mendjen. Klubi u mundua të na e largonte vëmendjen nga vendimi”.

Dita e thotë hapur, Skënderbeu ka nevojë për merkato: “Normalisht do na shërbejë kjo periudhë për të kapur gjendjen fizike. Shpresoj që klubi të bëjë blerje, pasi realisht kemi nevojë për përforcime në çdo pozicion. Skënderbeu është mësuar të jetë në krye dhe mendoj se 7 pikë nga Partizani nuk janë asgjë. Ka edhe dy faza për t’u luajtur.

Nga titulli nuk heq dorë as trajneri Orges Shehi, i cili në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News u shpreh mes të tjerash: “Ne llogarisim veten, nuk është se presim të na llogarisin të tjerët për titullin. Jemi në një pozicion, ku mund të bënim më mirë. Javët e fundit rrëshqitëm pak, por kurrsesi nuk do të heqim dorë për të shkuar aty ku na takon”.

Skënderbeu pa dy titullarë, rikthehet vetëm kapiteni
Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë, teksa në të tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë. Stafi teknik dhe drejtuesit presin reagimin e skuadrës në takimin e radhës me Luftëatrin. Fitorja është i vetmi objektiv kundër gjirokastritëve.

Për këtë takim trajneri Shehi do të ketë të gatshëm edhe kapitenin Marko Radas. Kroati ishte i pezulluar me kartonë dhe mungoi në ndeshjen me Kukësin. Qendërmbrojtësi ishte i pranishëm në tribunë dhe pa nga afër ekipin e tij, që u mposht nga verilindorët të premten.

Mungesë e sigurt është ajo e Bruno Ditës për ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Mesfushori kryeqytetas u ndëshkua me karton të verdhë, i katërti për ish-lojtarin e Teutës, Dinanos dhe Besës. Veç tij do të vijojë të mungojë sërish sulmuesi Blerim Krasniqi, ndërsa mbetet për t’u parë edhe gjendja e Ardit Hoxhajt.

Dita: Kampionat i ekuilibruar, rivalët i kemi mundur bindshëm
Bruno Dita shënoi golin që vulosi fitoren e Skënderbeut në Gjirokastër. Pas ndeshjes, në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Ndryshon vetëm në emër, pasi në dëshirë dhe në uri për të fituar çdo ndeshje nuk ndryshon. Unë do të jap maksimumin nw çdo pozicion që vendos trajner.

RIVALITETI – “Do të jetë një kampionat i ekuilibruar, pasi ekipet janë fuqizuar të gjitha. Në Durrës ishte një hap fals, por që i ndodhë çdo ekipi. Me rivalët kemi fituar bindshëm si me lojë, edhe me rezultat. Besoj se do e kalojmë me sukses dhe Kamzën. Vetëm ajo na ka ngelur”.

LOJA – “Ndryshimet bëjnë te veten dhe duhet dhe pak kohë për ambientim, por ne jemi sulmi më i mirë në Superiore. Kemi shënuar më shumë nga të gjithë. Nuk kemi konkretizuar për mungesë fati”.

Shehi, një “merak” para Teutës
Skënderbeu u ndal në barazim në ndeshjen kundër Tiranës në shtëpi dhe nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi nuk ishte mesfushori Bruno Dita. Momentalisht ai vijon me seancat riaftësuese dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati për takimin e së shtunës kundër Teutës.

Stafi teknik i bardhekuqve pret lajme nga infermieria për të, pasi bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm dhe që mban peshë në formacion. Mungesa e tij u vu re edhe  në ndeshjen kundër Tiranës.

Lulaj ishte ai që e zëvendësoi, por nuk zgjati shumë ndeshja për të. Këto ditë do të shihet me kujdes gjendja e Ditës, që sigurisht do të donte të ishte në fushë që këtë fundjavë.

Skënderbeu humbet një titullar, Shehi jep “recetën” për Tiranën
Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka folur para ndeshjes me Tiranën në “RTSH Sport” dhe fillimisht ka komentuar situatën në skuadrën e tij. “Realisht jam shumë i kënaqur, pasi skuadra ka grintë, dëshirë, është kokulur. Njerëzit punëtorë dhe pa llafe mua më pëlqejnë”, është shprehur fillimisht trajneri durrsak.

Shehi më pas jep “recetën” për ndeshjen e radhës me Tiranën: “Futbolli është i tillë që javë pas jave del në provim. Provim do t’i thosha ndeshjes së kësaj jave me Tiranën. Vijmë pas një ndeshjeje të mirë, vijmë pas një rezultati të mirë. Na mbetet si detyrë të jemi me këmbë në tokë dhe të mos ulim ritmin e shpirtin e garës”.

Trajneri i Skënderbeut është i qartë kur pyetet në fund në lidhje me objektivat e klubit korçar: “Jemi pjesë e një klubi që ka bërë histori, duke marrë 11 trofe në 8 vite. Kështu që objektivat tona si klub janë të qarta, por unë i mëshoj faktet se duhet të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, duhet të luajmë me përqendrim e dëshirë”.

Për ndeshjen me Tiranën Skënderbeu nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Bruno Dita, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe nuk është rikuperuar ende. Gjithashtu mungojnë edhe të rinjtë Uendi Mara dhe Zenel Gavazaj.