Bruno Arrabal

Firmos Bruno Arrabal, befason me skuadrën e re
Bruno Arrabal u largua drejt Brazilit pas përjashtimit të Kamzës, por do të mbetet në trojet tona. Mesfushori ka në shkruar me skuadrën e Llapit në IPKO Superliga e Kosovës dhe klubi nga Podujeva i gëzohet kësaj lëvizjeje në merkato. Arrabal në Superiore ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij dhe në fakt është e habitshme që asnjë klub nuk e tentoi dhe ta bindte të luante sërish në kampionatin tonë.

NJOFTIMI – “KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga mesfushorët defanzivë më të mirë në Shqipëri, brazilianin Bruno Arrabal i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës ku ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe ishte titullar i padiskutueshëm. Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20!

Bruno Arrabal, brazilian, 27 vjeç i lindur më 22.02.1992 në Brazil. Pozita e tij që luan është mesfushor defanziv. Ai vjen nga Kamza, ku ka luajtur 24 ndeshje si titullar. Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës. I dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe bardhekaltër!”, shkruan klubi i Llapit.

Arrabal lë Shqipërinë, ka një mesazh për Kamzën
Bruno Arrabal ka spikatur në Superiore, madje pas vetëm gjashtë muajsh për të pati interesim nga Partizani. Paraqitjet e mira te Kamza bënë që shumë klube ta tentonin, por në verë ai nënshkroi kontratën e re me klubin periferik të kryeqytetit.

Së fundmi Kamza u përjashtua nga kampionati dhe braziliani ka marrë avionin dhe është rikthyer në vendlindje. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ai falënderon presidentin Naim Qarri, si dhe të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar.

“Një cikël që mbyllet! Më duhet të falënderoj Zotin për të gjitha bekimet, betejat dhe fitoret e arritura. Kanë qenë dy vite, ku më duhet të falënderoj presidentin e Kamzës për mundësinë që më dha, për të gjitha momentet që kalova në këtë klub, trajnerët që kam pasur këto vite, lojtarët për angazhimin dhe të gjithë tifozët për mbështetjet. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Arrabal.

Gjoka me dhimbje koke, sa shumë të pezulluar me kartonë!
Kamza u mund nga Partizani në fundjavë dhe pas fitores së Kastriotit renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Situata në skuadrën periferike të kryeqytetit nuk është aspak e mirë, edhe pse grupi i futbollistëve nuk mungon.

Takimi i radhës në program është kundër Teutës së vendit të tretë. Kjo përballje luhet të dielën prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Ernest Gjoka duhet të mendohet mirë për formacionin, pasi mungesar nuk janë të pakta.

Braziliani Bruno Arrabal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ashtu sikurse edhe Klaudio Bonani e Majkëll Peçi. Alternativat nuk mungojnë dhe Orelesi mund të jetë ai që do të vendoset në qendër të mesfushës. Në të majtë të mbrojtjes Shala është opsion dhe zgjidhja më e mirë, kurse nga e djathta duhet parë gjendja e Bojan Gjorgievksit. Ky i fundit është bashkuar vonë me ekipin.

Peripecitë në Brazil dhe futbolli shqiptar, rrëfehet Arrabal
Bruno Arrabal është një nga lojtarët më të spikatur të Kamzës. Për brazilianin ka pasur oferta të ndryshme vjet në janar dhe në verë, por rinovoi me klubin periferik të kryeqytetit. Mesfushori me tipare mbrojtëse më parë ishte aktivizuar në Qipro si titullar, ndaj edhe përshtatja në kampionatin shqiptar nuk ka qenë e vështire.

Për Globoesporte, Arrabal tregon hapat e parë në Brazil. “ Jam nga Ouro Preto dhe kam shpenzuar shumë vite në shkolla të vogla përreth zonës. Kjo ndodhi deri kur xhaxhai, im, gjithashtu futbollist, më gjeti klub në Campo Grande. Isha 13 vjeç kur shkova të luaj për Esporte Clube dhe më pas gjërat rrodhën vetë. Shkova në klube të ndryshme në Brazil, për të kaluar më pas në Europë”, shprehet mesfushori.

I pyetur mbi ndryshimin e futbollit brazilian me atë shqiptar, mesfushori shtoi: “Këtu në Shqipëri zhvillohet futboll i fortë, është shumë fizik. Ndryshimi me Brazilin është që këtu ka më shumë lojtarë me kualitet, them në aspektin teknkik. Ajo që i dallon më së shumti është pikërisht kjo  forcë fizike”.

Në fund ai jep edhe një mesazh për të rinjtë në vendin e tij: “Sot mund t’u them të rinjve në shtetin tim që kurrë mos të heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Vazhdoni gjithmonë e besoni në Zot, pasi Perëndia është ajo që hap dyert. Kjo është ajo që më ka ndodhur mua. Nuk ka qenë e lehtë, por prej katër vitesh luaj në Europë. Kjo ka ndodhur duke pasur shumë besim në Zot, me këmbëngulje dhe punë”.

Rokadë te Kamza, mungesë e rëndësishme ndaj Partizanit
Kamza mori një pikë në shtëpi kundër Tiranës dhe javën e ardhshme e pret një tjetër ndeshje e vështirë, çka e komplikon situatën te skuadra periferike e kryeqytetit. Trajneri Klodian Duro nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët më të rëndësishëm ndaj Partizanit.

Bruno Arrabal, i cili është parë të luajë më së shumti në qendër të mbrojtjes, u ndëshkua me karton të verdhë ndaj bardhebluve dhe për të ishte i katërti. Kështu për ndeshjen me të kuqtë ai është i pezulluar.

Gjithsesi Duro do të ketë të gatshëm mbrojtësin Olsi Teqja, i cili për shkak pezullimi ndeshjen me Tiranën e ndoqi nga tribuna. Sytë janë edhe nga infermieria dhe shpresohet që Argjend Malaj dhe Orjad Beqiri të rikuperohen sa më shpejt.

Kamzës i vjen edhe zbulimi i sezonit të shkuar
Kamza ka nisur përgatitjet dhe shumë shpejt pritet të zhvendoset jashtë vendit për të vijuar fazën përgatitore. Drejtuesit kanë projektuar edhe disa ndeshje miqësore, ndërkohë që po punohet edhe për përforcimin e skuadrës, që momentalisht ende nuk është e plotë.

Nën urdhrat e trajneri Bledar Devolli nuk ishte vënë ende braziliani Bruno Arrabal, i cili pritet të mbërrijë sot në Shqipëri. Momentalisht ai ndodhet në Romë dhe do të fluturojë drejt Rinasit. Nesër ai do të vijojë stërvitjen me grupin.

Arrabal në aeroportin e Lisbonës

Arrabal kishte rinovuar edhe për një vit me përfundimin e kampionatit. Mesfushori, i cili luan edhe si qendërmbrojtës, ka qenë një nga zbulimet e Superiores sezonin e shkuar. Më parë braziliani kishte luajtur në Qipro dhe te Kamza ka bërë paraqitje shumë të mira, ndërkohë që nuk i kanë munguar edhe ofertat.

Erlis Frashëri dorëzohet, Arrabal pritet në kryeqytet
Kamza ka nisur përgatitjet dhe drejtuesit tani po punojnë që të përforcojnë ekipin. Stafi ka ndryshuar, pasi në krye të ekipit ka ardhur Bledar Devolli. Marko Matula, përgatitësi i ri atletik, ishte afrimi i fundit në staf, ndërkohë që tanimë me interes pritet që të mësohen emrat rinj të lojtarëve.

Por edhe rinovimet janë një aspekt i rëndësishëm. Bruno Arrabal, një nga zbulimet e sezonit të shkuar, ka nënshkruar kontratën e re me përfundimin e kampionatit. Presidenti Naim Qarri nuk ka humbur kohë dhe e ka bindur brazilianin të qëndrojë te Kamza. Mesfushori, i cili luan edhe si mbrojtës qendre, do të jetë një nga shtyllat e formacionit të Kamzës.

E njëjta gjë vlen edhe për Erlis Frashërin. Lojtari polivalent u kërkua me ngulm nga Skënderbeu, por rikthimi në Korçë pas tetë vitesh nuk u bë realitet. Ai kishte kontratë dhe normalisht që lejekalimi nuk iu dha. Kamza kërkonte dëmshpërblim dhe kjo bëri që anësori i djathtë të mos ndryshonte ekip. Së fundmi ai është vënën nën urdhrat e trajneri Devolli.