Brace

Lila replikon me Braçen: Politika kujtohet vetëm kur shkojmë në Europian
Andi Lila ka reaguar me anë një postimi në rrjetet sociale në lidhje me një reagim të zëvendës kryeministrit Erion Braçe. Futbollisti i njohur ka shprehur kundërshtitë e tij në cilësinë e kryetarit të Sindikatës se Futbollistëve Profesionistë Shqiptare ndaj indiferencës së shtetit shqiptar për të përmirësuar kushtet e futbollistëve në shoqëri.

REAGIMI I ANDI LILËS

I nderuar z. Brace. Lexova me vëmendje reagimin tuaj në të cilin herë flisni si tifoz futbolli dhe herë nga pozita e një zyrtari shteti fatkeqësisht jashtë realiteti. Pa dashur të hyjë në replika pa vlerë jo vetëm me ju zoti Brace por me asnjë dashamires futbolli, por në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës se Futbollistëve Profesionistë Shqiptare shpreh keqardhje për paragjykimin që i behet organizimit të sportit në ketë vend. Politika në Shqiperi dhe në veçanti Maxhoranca qeverisëse që tashmë është absolute në çdo nivel qeverisës e ka pasur të gjithë mundësinë qe të përmirësonte statusin e futbollistëve në vend nëpërmjet një ligji qe do të sillte zhvillim në ketë sport në tërësi e për rrjedhoje do e bënte edhe më atraktiv financiarisht dhe jo vetëm, por deri më sot nuk ka bere asgjë të tillë. Z.zv.kryeministër: A nuk ka qenë detyrë e administratës tatimore qe të kontrolloj klubet e futbollit jo vetëm për bilancet mizerabel por edhe për pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore për futbollistët. Përse z.Braçe, politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojmë në Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjëherë nuk mbahen. A e dini se të humburit e përhershëm nga mungesa e vullnetit politik janë FUTBOLLISTËT. Është pikërisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist të ketë përmirësime thelbësore që na bëri ne si futbollistë që të angazhoheshim në themelimin e Sindikatës tonë. Do jemi ne Z. Brace, në opozitë me të gjithë politikanët, zëri i munguar i futbollistëve, që të gjithë ato të drejta të munguara të mos nëpërkëmben më apo të përdoren si “lëndë e parë” për statuse rrjetesh sociale. Këto të drejta të nëpërkëmbura do të bëhen patjetër realitet nëpërmjet trysnisë që ne vetë do ushtrojmë ndaj jush si klasë politike si dhe kujtdo tjetër që deri dje i ka shkelur si pa të keq. Premtimet se në “shtator” do behet ndryshimi nuk mund të jenë lajme vere. Së pari duhet të caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 ditëshi” dhe së dyti këto draftligje duhet të jenë drafte ligjore të mirëmenduara dhe të debatuara me në futbollistët pasi përfaqësojmë grupin e interesit.

POSTIM I ERION BRAÇES

https://www.instagram.com/p/B0kxuHpHGpM/?utm_source=ig_web_copy_link

Kërcënimi i çuditshëm i zëvendëskryeministrit-tifoz Braçe: Kastriot, do ta pësosh keq!
Për ata që nuk e dinë, Erion Braçe është tifoz i zjarrtë i Partizanit. Është edhe zëvendëskryeministër, domethënë numri 2 pas numrit 1. Është tifoz si Mateo Salvini në Itali, një tifoz i Milanit që më shumë bën zhurmë e krijon probleme, sesa është tifoz real.

Sot, pas fitores 2-0 që Partizani arriti ndaj Kastriotit, Braçe si zakonisht ka festuar me një postim në Instagram, por përtej elozheve për ekipin e zemrës, që janë mëse normale, bëjnë përshtypje disa fjali në lidhje me Kastriotin.

Krutanët prej fillimit të sezonit kanë një sponsor të huaj në fanellë dhe duke qenë se kanë kontratë një-vjeçare, me të drejtë vazhdojnë ta mbajnë në fanellë.

Problemi është se kryeministrit të vendit iu tek të mbyllte biznesin e basteve sportive dhe nuk vendosi ndonjë afat brenda ligjit, por thjesht tha që në 1 janar do mbyllte gjithçka, ndërsa reklamat duhej të hiqeshin që në nëntor nga qarkullimi.

Përtej pasojave dhe antiligjit, ajo që bie në sy është se Kastriotit nuk i ka thënë askush gjë, ashtu si nuk i ka thënë asgjë as FSHF-së, kur në Shqipëri-Skoci u mbush stadiumi me reklama kompanish britanike bastesh.

Me siguri Braçe nuk i pa ato, por sot pa reklamën e Kastriotit në fanellë dhe shkruan në mënyrë absurde, sikur nuk është numri 2 i qeverisë, por si kalimtar rruge: “Shihini pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com çfarë është? Kompani guroresh? Apo çimentoje? Nuk besoj! Kaq për këtë herë. Ndërkohë më duhet të përsëris një mesazh: kush e ka marre lehtë ligjin për mbylljen e moslejimin e Lojërave të Fatit në këtë vend bën gabim të madh! Po i bën dëm kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sanksionet do jenë kostoja shtesë mes halleve që keni!“.

BOOOOOOOOOM ?????? BRUUUUUNOOOOOOOOOOOOOO! #PARTIZANI MARSHON! Te shtrydh, te lodh, te mposht, #FITON! Te gjithe super super, nga Albani tek Trashi, Belica, Rexhepi, Atanda, Labi patjeter, Bruno, sa mire Kristi, Mala, Asani, Bardhi, Mensah, Hebaj, Duka etj. Bravo cuna, bravooooooo! Fuqi e Kuqe! Tani ne ndeshje por jashte gares; Shihini pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com cfare eshte? Kompani guroresh? Apo cimentoje? Nuk besoj! Kaq per kete here. Nderkohe me duhet te perseris nje mesazh: kush e ka marre lehte ligjin per mbylljen e moslejimin e Lojrave te Fatit ne kete vend ben gabim te madh! Po i ben dem kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sankaionet do jene kostoja shtese mes halleve qe keni!

A post shared by  Erjon Brace (@erionbrace) on <time style=" font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; line-height:17px;" datetime="2019-02-09T18:43:54+00:00">Feb 9, 2019 at 10:43am PST</time>

Domethënë, kanë kaluar muaj nga paralajmërimi, ultimatumi, qepeni i ulur dhe arrestimet e premtuara, por Braçe kërcënon Kastriotin, por shton “Kaq për këtë herë”.

Ndoshta do duhej ta ngrinte diku tjetër këtë problem, jo në Instagram, ashtu si duhej ngritur zëri për guroret dhe fabrikat e çimentos që helmojnë Tiranën çdo ditë, mjafton të shohësh Fushë-Krujën dhe Krujën, me retë e tymit të zi që vrapojnë drejt kryeqytetit, aty ku rriten edhe fëmijët tanë (ndoshta jo të kryeministrave e ministrave, se i rritin jashtë shtetit).

Ndoshta Braçe flet thjesht si tifoz futbolli, por duke qenë edhe numri 2 i qeverisë, bën mirë të shqetësohet pak më shumë për Flamurtarin për shembull, apo për Kamzën, ku lojtarët nuk paguhen prej muajsh. Ndoshta do bënte mirë të mos ndalej te batutat dhe Instagrami, por të bëjë diçka edhe për kontratat e paligjshme që përmbytin futbollin shqiptar. Ah, po, të fitojë titullin Partizani, pa në djall të tjerat…

FSHF i përgjigjet Braçes: Je i vetmi që sillesh si tifoz në parlament dhe si ligjvënës në stadium
Si çdo të enjte ishte programuar mbledhja e radhës parlamentare, por në fokus sot ka qenë dhe futbolli në vendin tonë. Erjon Braçe, i cili është një frekuentues i stadiumeve shqiptare është ndalur jo pak tek informaliteti, teksa nuk ka nguruar që të akuzojë dhe FSHF-në.

Sigurisht që nuk ka qëndruar në heshtje federata ,e cila ka reaguar përmes një postimi pak minuta më parë. FSHF thekson se këto tentativa për të hedhur balë mbi ta por dhe UEFA-n do të pasqyrohen dhe në drejtim të organeve ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për komente nga një zyrtar politik.

“FSHF si gjithmonë, ndjek me vëmendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cenojnë standardet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të një segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA”.

REAGIMI I BRAÇES –“Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10%  që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit.

Që në muajin shkurt, i kam kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë informacion për tatimet që paguhen nga FSHF për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është germë për germë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës.  Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse.

Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu që nuk heq dorë nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Ronaldon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”.

Braçe akuza pas derbit: Kombëtare menaxherësh, shihni Trashin dhe Asanin
Mbas fitores së Partizanit në derbin ndaj Tiranës s’kishte si të mos mungonte një reagim nga tifozi “VIP” i Partizanit, Erion Braçe. Deputeti i Partisë Socialiste, vlerësoi skuadrën për lojën, por nuk harroi të lëshonte disa akuza drejt kombëtares shqiptare, që sipas tij është një vegël e menaxherëve dhe nuk hedh sytë nga lojtarët e skuadrës së Partizanit.

Në postimin në Instagram, Braçe i është përgjigjur dhe një parullë të tifozëve të Tiranës, që nuk e lanë pa e ngacmuar edhe këtë derbi politikanin.

Postimi i plotë i Erion Braçes në “Instagram”

KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,

DO JETE I KUUUUUUUQ!

Nje super super super PARTIZAN!

Nje skuader, nje mendje,

nje shpirt, nje pasion,

I KUUUUUUUUUUQ!

Bashkim dhe Force!

Çuna nuk ka fund kënaqësia tu shohësh kështu, Bashke dhe Fitues!

Tani,

unë nuk di nëse qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malën, a e pate Asanin?! Hapni sytë e mos i bëni dem Shqipërisë,

hapni Kombëtaren përtej menaxhereve!

Në fund,

LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,

DO NA UDHEHEQE;

Shpirti yt gëzoftë pa fund!! VO: ej çuna, unë kam lidhje me basketbollin sa ç’kishte lidhje Atanda me Ngo, a e patë? Ja mu ashtu!

Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatësia!

Naten e mire e kapni koshin!

https://www.instagram.com/p/BoSE3vtgd9e/?utm_source=ig_web_copy_link