Bouremouth

VIDEO | Totenhemi bie në shtesa, i ndëshkon një holandez
Një gol i Nathan Ake në minutat shtesë të ndeshjes i dhuroi fitoren Bornmuthit përballë Totenhemit në shtëpi. Mbrojtësi holandez shfrytëzoi një goditje këndi dhe shënoi me kokë golin me vlerën e tre pikëve.

Ndeshja e “Spurs” u karakterizua nga nervozizmi, çka solli ndëshkimin me karton të kuq të dy lojtarëve të ekipit të Poçetinos.

Fillimisht, në fundin e pjesës së parë një reagim i Son, i cili në nerva e sipër shtyp Xheferson Lerman duke marrë menjëherë karton të kuq, lë Totenhemin me 10 lojtarë.

Gjithsesi, nuk ishte e thënë të merrte fund makthi, pasi vetëm tre minuta nga nisja e pjesës së dytë, është i ria Foith, i cili i sapo futur në fushë, bën një ndërhyrje horror ndaj Surman dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Vendasit shfrytëzuan superioritetin e madhe dhe goditën në fund me anë të Ake. Kjo fitore e ngit Bornmuthin në vendin e 12-të me 45 pikë, ndërsa Totenhemi vazhdon të renditet i treti me 70 pikë.

Bornmuth-Totenhem 1-0

(Ake 90+1’)

Ake rrëfen makthin te Çelsi: Po shkonte gjithçka vaj, por më shkatërroi… Murinjo!
Nathan Ake është një nga pikat më të forta të Burnemuthit dhe është pjesë e kombëtares holandeze. Mbrojtësi la Fejnordin për t’u transferuar te Çelsi në moshën 16-vjeçare. Një vit më vonë, saktësisht me 26 dhjetor të vitit 2012, ai debutoi në Premier Ligë në ndeshjen kundër Noruiçit.

Rafa Benitez e kishte me sy të mirë talentin e ri, por spanjolli u largua në fund të sezonit. Në vend të tij erdhi Zhoze Murinjo dhe aty nisën problemet për Aken. Portugezi e kaloi menjëherë në ekipin e dytë. Më pas disa huazime rresht dhe vetëm 7 ndeshje të zhvilluara me Çelsin në tre sezonet që Murinjo qëndroi në “Stamford Bridge”.

Mbrojtësi u shkatërrua dhe ishte pranë depresionit, por Burnemuthi vendosi të investonte 20 milionë euro në vitin 2017. 24-vjeçari ka kujtuar periudhën e vështirë në prononcimin e dhënë për “Daily Telegraph”, duke sulmuar ashpër trajnerin portugez.

“Mbërrita tek ekipi i parë i Çelsit dhe fillova të luaj me Benitezin. Sezonin e ardhshëm Rafa u largua dhe mendova se ishte momenti im, por erdhi Murinjo. Unë përfundova me ekipin e dytë dhe nuk stërvitesha më me ekipin e parë. Ishte një nga gjërat më të vështira për t’u pranuar nga ana psikologjike: isha totalisht i shkatërruar. Para se të vinte Murinjo, gjithçka po më shkonte mirë. Kisha luajtur disa ndeshje dhe isha shpallur lojtari i ri më i mirë i vitit, por përfundova të luaja me rezervat”, përfundon futbollisti holandez.

Legjenda e Liverpulit tallet me Çelsin: Bornmuthi dukej si… Brazili!
Humbja 6-0 kundër Mançester Junajtid ka futur Çelsin në krizë. E ardhmja e Mauricio Sarrit është në dyshim dhe ai mund të shkarkohet nëse ekipi nuk reagon. Dy transfertat e fundit kanë qenë katastrofave për “Blutë e Londrës, të cilët u mposhtën dhe nga Buremuthi me rezultatin 4-0.

Xhimi Karrager është një legjendë e Liverpulit, pasi zhvilloi gjithë karrierën e tij me atë klub, ndërsa tashmë punon në rolin e komentatorit për ndeshjet e kampionatit anglez. Ish-mbrojtësi ka analizuar formën e dobët të Çelsit, duke bërë një krahasim interesant.

“Paraqitjet e fundit të Çelsit në transfertë kanë qenë të dhimbshme dhe mungesa e intensitetit nga ana e lojtarëve është e pabesueshme. Ekipi pret dhe nuk bën presing lart për të rifituar topin. Por kjo është e pamundur, sepse në ekip ka shumë lojtarë mbi 30 vjeç. Lojtarët e Sarrit duhet të jenë agresivë, përndryshe ata e bëjnë Bornmuthin të duket si Brazili. Shpresoj që Sarri të vazhdojë të qëndrojë në postin e tij. Mos të harrojmë që Çelsi ka dhe një finale Kupe për të luajtur. Megjithatë, gjithçka do të varet nga rezultatet e ardhshme”, përfundon Karrager.