Bordin

Bordin: Në tërësi, e merituam ne kualifikimin
Trajneri italian i Sherifit, Roberto Bordin, ka mbetur mjaft i kënaqur nga kualifikimi i vuajtur në Elbasan, por nuk është dakord të thuhet që fati ishte me Sherifin. Sipas tij, 180 minutat kundër Kukësit duhen analizuar në tërësi dhe Sherifi e meritoi kualifikimin. “Mendoj se e kemi merituar kualifikimin, sepse llogariten të dyja ndeshjet. Patëm raste pa fund në Tiraspol, në kthim reaguam mirë pas golave të pësuar, shënuam dhe mund të barazonim, ndërsa në fund vuajtëm edhe për faktin se luajtëm me një lojtar më pak dhe fati na ndihmoi. Gjithsesi, e përsërit, nëse bëhet bilanci total, e kemi merituar kualifikimin.  Kam dyshime për golin e dytë të Kukësit, ndoshta ishte pozicion jashtë loje. Mos të harrojmë që pas golit tonë luajtëm shumë mirë dhe krijuam lojë e raste të shumta, duke mos shënuar dol golin e barazimit. Jam i kënaqur nga skuadra, tregoi forcë të madhe psikologjike”.

Në lidhje me Kukësin: “Mendoj se ekipi i Kukësit nuk na surprizoi, e dinim çfarë na priste. Kukësi është ekip shumë i mirë, ishte shumë i organizuar dhe i drejtuar me shumë zgjuarsi nga trajneri i vet, që ka bërë një punë të shkëlqyer dhe e kërkoi fitoren deri në fund. Kukësi është ekip që luan mirë në grup, na vuri në vështirësi të mëdha, nuk mund të veçoj një lojtar të Kukësit”.

Trajneri i Sherifit: Nuk pësuam gol, avantazh i madh ndaj Kukësit
Sherifi i Tiraspolit barazoi dje 1-1 në fushën e Daçias, rival direkt për titull, ndërsa trajneri italian Roberto Bordin la disa titullarë jashtë, duke menduar për Kukësin. Megjithatë, pas ndeshjes Bordin ishte i zhgënjyer: “Pamë që vetëm një skuadër luante futboll. U përpoqëm, krijuam raste, por nuk arritëm ta shënonim golin e avantazhit. Edhe gjyqtarët bënë gabime të rënda.”

Gjithsesi, mendja është te Kukësi: “Luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me skemën 4-3-3 dhe nuk e ndryshuam në asnjë moment. E kemi analizuar ndeshjen e parë me skuadrën shqiptare dhe jemi munduar të lëvizim disa gjëra të vogla për të arritur qëllimin tonë. Ne do të bëjmë lojën tonë për të kaluar në raundin tjetër. Fitorja 1-0 sigurisht që është më mirë se 0-0. Më e rëndësishme është qe nuk kemi humbur dhe pësuar gol në fushën tonë. Mund të shënonim 2 apo tre gola më shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të udhëtojmë drejt Shqipërisë me shpresën për të marrë rezultat pozitiv.”

Trajneri italian i Sherifit: Kukësi i vështirë, si çdo kampion
Trajneri i Sherif Tiraspolit është italiani Roberto Bordin, një emër i panjohur në Shqipëri, por me një eksperiencë të madhe si ndihmëstrajner e trajner i parë në Serinë B italiane, para hapit të madh, me kalimin te Sherifi, një klub shumë i pasur.

Bordin ka folur për faqen zyrtare të klubit moldav, që duhet thënë se është shumë më e organizuar dhe e pasur se faqen e klubeve tona.

Italiani ka vlerësuar futbollin shqiptar dhe i druhet Kukësit.

Tani e njohim kundërshtarin tonë në Champions League. Ç’mund të na thoni për Kukësin?

E kam thënë edhe në intervista të tjera, çdo rival është i vështirë, pavarësisht nga emri që mbart. Të gjitha janë kampione në vendet përkatëse. Për mua Kukësi është një skuadër shumë e mirë. Do të jetë e vështirë, por do të mundohemi t’i mposhtim.

Sa e njihni futbollin shqiptar?

Kam pak njohuri për Shqipërinë. Më kanë thënë që futbolli shqiptar është në rritje, skuadrat po paraqiten mirë në arenën ndërkombëtare. Kukësi luftoi deri në fund për titull me Partizanin, pak a shumë si ne me Daçian (Sherifi e fitoi me 11-metërsha titullin, në ndeshje shtesë). Të shohim, fusha do të tregojë kush është më i fortë.

Sa e rëndësishme është ta luash ndeshjen e parë në shtëpi apo në udhëtim?

Rëndësi ka të përgatitesh mirë. Nëse përgatitesh mirë, nuk ka fare rëndësi ku e luan ndeshjen e parë. Faktori psikologjik është i rëndësishëm, Champions League mbart shumë emocione. Kundërshtari është i fortë. Ndoshta është më mirë që e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi. Do të mundohemi të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm.

Skuadra po pëson ndryshime. Si do të ndikojë fakti që janë larguar disa lojtarë me peshë?

Unë kujdesem për grupin aktual, jam i kënaqur që do të luftojmë për titull dhe Champions League. Është një mundësi unike, për t’u përgatitur mirë me skuadrën aktuale, si dhe me përforcimet që presim.