Biturku

Biturku: Jam i kënaqur, futbolli shqiptar ka shumë talente!
Shqipëria U-20 luajti ditën e sotme një test miqësor me skuadrën e Partizanit B, ndeshje, që përfundoi me fitoren e pastër të kuqezinjve, me shifrat 3-0. Pas sfidës, tekniku i kombëtares U-20, Ilir Biturku foli për sajtin zyrtar të federatës së futbollit.

“Kombëtarja U-20 e Shqipërisë është një skuadër që rrjedh nga kombëtarja U-19. Kemi marrë për bazë pjesën më të mirë të lojtarëve që kanë qenë në këtë kontingjent, por njëkohësisht kemi edhe lojtarë që janë seleksionuar prej këtyre ndeshjeve miqësore.

Kemi një grup prej 30 lojtarësh dhe mendoj se është një risi, sepse është një hallkë e mbushur e një zinxhiri që ka qenë i shkëputur nga U-19. Ne kemi këtë mundësi për të mbajtur sportistët të bonifikuar dhe të gjithë si skuadër janë të gatshëm të kalojnë te Shpresat.

Jemi shumë të kënaqur si staf me lojtarët që kemi, pasi në Superligë dhe në Kategorinë e Parë ka shumë lojtarë cilësore. Një rezyme të përgjithshme do të japim pas grumbullimit në muajin mars. Vetëm atëherë do të kuptojmë se kush do të jetë Kombëtarja U-20 A.

Do të ketë dhe një kombëtare U-20 B, ku do t’iu jepet mundësia shumë lojtarëve. Mustedaganiç ka krijuar një staf specialistësh që gjejnë shumë talente dhe unë personalisht jam i bindur se futbolli shqiptar ka shumë talente”,- u shpreh Biturku

Lista | Kombëtarja U-20, Vllaznia ruan traditën e talenteve
Sot, kombëtarja U-20 e futbollit, e drejtuar nga Ilir Biturku, është grumbulluar për të bërë një fazë përgatitore në Durrës, në kompleksin “Tropikal”. Trajneri Biturku ka grumbulluar 18 futbollistë, ku katër nga ta janë të Vllaznisë. Djemtë kuqezi nën 20-vjeç do të luajnë edhe një ndeshje miqësore përballë Partizanit B, me datë 30 janar.

Partizani ka vetëm një lojtar te kjo kombëtare, portierin Livio Malaj. Edhe Skënderbeu, përfaqësohet vetëm nga një futbollist, i riu Gavazaj, ndërsa Tirana nuk ka asnjë lojtar në këtë grupmoshë.

Lista e plotë e lojtarëve

Biturku: Ja kë shikoj për titull, Teuta duhet të ndërhyjë në merkato
Ilir Biturku prej vitesh ka dhënë kontributin e tij për klubin e Teutës, madje një edicion më parë ishte dhe trajner i parë i “djemve të Detit”, por prej pak kohësh ka marrë drejtimin e skuadrës së 20-vjeccarëve të Shqipërisë.

Për “Supersport”, tekniku analizoi ndryshimet nga edicioni i shkuar, por nuk la jashtë vëmendjes dhe një koment për skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion. Biturku nuk nguroi që të tregonte dhe ato pozicione ku skuadra durrsake ka nevojë për të ndërhyre në merkaton e janarit.

TEUTA – “Unë kam vite që jam pjesë e Teutës në staf, punoj me ekipet e moshave dhe ekipin e parë. mendoj se ka diferenca nga edicionin e shkuar. Do të thosha se Shkëmbi ka një meritë të veçantë. Do të theksoj se klubi i Teutës në tërësi, duke nisur nga presidenti dhe të gjitha strukturat ka një mënyrë të veçantë nga ekipet e tjera. këtë vit është nderuar një skuadër që kërkon të kapë kompeticionet e UEFA-s”

TITULLI – “E ndjek vazhdimisht kampionatin, në veçanti Teutën. Tre pretendentë do të jenë për titull, Partizani, Teuta dhe Kukësi. Nëse Teuta do të ndërhyjë në janar për të marrë 2-3 lojtarë të rëndësishëm them se do të jetë një skuadër shumë e rrezikshme për Kukësin dhe Partizanin”.

MERKATO – “Në të tre repartet ka nevojë për një blerje cilësore, sipas meje, nëse do të jetë në treshen e parë, apo dhe fituese e titullit. Mendoj se këtë vit kemi një Skënderbe që nuk është i viteve të shkuara. Kemi një Partizan të rigjetur me meritë të Gegës, por Teuta është afër”.