Bicaj

Merkato aktive për Bylisin, zyrtarizon mbrojtësin e njohur
Bylisi ka qenë një ndër skuadrat më aktive në këtë merkato në Superiore, pasi hyrje-daljet në kampin ballshiot kanë qenë të shumta. Sot, është zyrtarizuar dhe afrimi i Ditmaj Bicajt.

Mbrojtësi është një përforcim i rëndësishëm për Bylisin, pasi ka shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar të futbollit. 30-vjeçari do të nisë sezonin e tij të 10-të në Superiore, kësaj radhe me fanellën e Bylisit.

Mungesa përballë Skënderbeut, Shkëmbi me dilema para fundjavës
Teuta do të luajë në fundjavë përballë Skënderbeut, një sfidë shumë delikate për skuadrën durrsake. Të besuarit e Bledi Shkëmbit do të synojnë të marrin fitoren përballë juglindorëve, pasi tri pikët janë të domosdoshme për të arritur te objektivi i tyre, vendi i tretë në kampionat dhe Kupat e Europës.

Javën e shkuar, Teuta nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Luftëtarit, sfidë e mbyllur 0-0 në “Niko Dovana”. Këtë javë, transferta përballë Skënderbeut pritet të jetë edhe më e vështirë, jo vetëm për kundërshtarin, por dhe për disa problemeve që skuadra durrsake ka në organikë.

Armando Vajushi nuk po arrin të ruajë vazhdimësinë dhe dëmtimet e tij po shqetësojnë jo pak trajnerin Shkëmbi. Ish-mesfushori i kombëtares kuqezi është në dyshim për sfidën kundër Skënderbeut. Mungesë e sigurt është ajo e mesfushorit Avdyli, i pezulluar për shkak kartonësh. Por te Teuta, ka dhe një lajm të mirë, pasi mbrojtësi Ditmar Bicaj është rikthyer nga pezullimi me karton të kuq (përballë Kukësit) dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Shkëmbi.

Bicaj: Jemi brenda objektivave, për titullin duhet oreks
Mbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj ka folur për “RTSH Sport”, ku ka prekur fazën përgatitore, ndeshjet miqësore, objektivat e skuadrës si dhe çështjen titull. Në fjalën e tij, mbrojtësi u shpreh:

“Kemi thuajse 10 ditë që kemi filluar, por që faza përgatitore shërben që të kemi karburantin e duhur për pjesën tjetër të kampionatit. E rëndësishme është që nuk kemi pasur dëmtime. Për vetë faktin se ekipi ka shumë lojtarë në përbërje, konkurrenca është e fortë. Janë 22 lojtarë 1që luftojnë për të qenë titullarë dhe kjo gjë bën që e gjithë skuadra të japë 100%.

“Të kënaqur do thosha deri diku, pasi mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi, duhet të jemi gati me datë 26 për sfidën kundër Flamurtarit. Duhet të vazhdojmë me rrugën që kemi bërë në dy fazat e para.

“Do të donim më shumë që Teuta të ishte e fazës së dytë, me rezultatet pozitive. Por sigurisht që kundërshtarët na shohin me sy tjetër dhe do të jetë shumë e vështirë, pasi do të jenë 120% të karikuar. Duhet të marrim ndeshjet një e nga një. Oreksi vjen duke ngrënë dhe titulli do të ishte diçka shumë e bukur. Por për momentin, jemi brenda objektivave që na ka vënë klubi. Jo vetëm Kupat e Evropës, por duhet të shohim edhe më lart”,- përfundoi mbrojtësi.

Bicaj: Presioni te Kukësi, jemi më të avantazhuar psikologjikisht
Ditmar Bicaj do të mungojë në ndeshjen e sotme për shkak kartonësh. Mbrojtësi shtatlartë foli patra ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli” teksa tregoi se ekipi i tij është më i avantazhuar se Kukësi në këtë takim, sa i përket anës psikologjike. Në të tilla kushte. Bicaj vuri në dukje se presioni është në anën e kundërshtari.

“Kemi kaluar me një rreshtim ndryshe në këto 5 javë, me Osmanin para mbrojtjes, i cili ka shuam eksperiencë. Edhe pse është mbrojtës qendre, luan shumë mirë dhe para mbrojtjes. Në këto 5 javë kemi qarkulluar topin më shumë se kundërshtarët. Me spostimin e Osmanit ekipi ka fituar më shumë siguri. Nuk mund të thuhet se lojtarët nuk njihen me njëri-tjetrin. Po bëjmë një punë shumë të mirë”.

“Është ndeshje shumë e fortë. Kukësi çdo vit është pretendent për titull. Këtë edicion nuk është shumë komod në klasifikim. Vijmë më të avantazhuar në këtë ndeshje sa i përket anës psikologjike. Presioni është te kundërshtari dhe uroj ta shfrytëzojmë këtë gjë”.

Pezullimi i mbrojtësit, lëvizje e detyruar te Teuta
Teuta ka një ndeshje të vështirë kundër Kukësit të hënën dhe trajneri Bledi Shkëmbi për këtë takim nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët e mbrojtjes. Ditmar Bicaj, shtatlarti lezhjan, u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kamzës dhe mungon këtë javë.

Gjithsesi alternativat te Teuta nuk mungojnë dhe pritet që të zhvendoset në prapavijë sërish kapiteni Tefik Osmani. Korçari në sfidat e fundit është parë të luajë në mesfushë, por është e domosdoshme që të bëhet një lëvizje e tillë.

Kukësi-Teuta është sfida përmbyllëse e javës së 13-të dhe do të luhet ditën e hënë. Mbetet për t’u përcaktuar se ku do të luhet kjo përballje dhe në çfarë ore. Me shumë mundësi do të luhet sërish në Kamzë, aty ku dje durrsakët morën tre pikët kundër skuadrës vendase.

Bicaj: Torasa veproi si Klose e De Rosi, i tha gjyqtarit që e mori topin me dorë
Ditmar Bicaj është një prej lojtarëve me më shumë eksperiencë te skuadra e Teutës. Në Vlorë, shtatlarti ishte me statusin e një “ish”-i. Pas ndeshjes Bicaj foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku theksoi se Torasa u tregua i sinqertë me gjyqtarin.

“Ishim në një fushë tepër të vështirë, por për mënyrën se si shkoi ndeshja mund të fitonim por dhe ta humbisnim. Një pikë na kënaq”.

“Nuk isha tek rasti i tensionin. Te goli, me kërkesë të Torasës, i cili veproi si De Rosi apo Klose, i tha gjyqtarit që e mori topin me dorë. Gjyqtari ka hezituar dhe më pas e ka anuloi. Lojtari vetë tha që ishte faull”.

“Osmani është lojtar me eksperiencë dhe që merrem vesh mirë me të. Për nevoja të skuadrës e ka bërë shumë mirë rolin e mesfushorit, ku ka luajtur këto dy ndeshje. Edhe Shkalla ka një formë të mirë, por e rëndësishme është që të ecë skuadra mirë. Ndihem mirë dhe me Shkallën. Rëndësi ka të kemi këtë ritëm dhe me këto ndeshje që të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Pasi u morr vendimi lojtarët e Tetës i kërkuan Torasës të thoshte të vërtetën dhe ai shkoi e i tha gjyqtarit që e preku me dorë topin”.

Bicaj: Asnjë fushë nuk është tabu, do fitojë skuadra më cinike
Ditmar Bicaj do të jetë në fushë ndaj Flamurtarit me statutin e një “ish”-i. Mbrojtësi me eksperiencë zgjodhi që të nënshkruante me Teutën në verën që lamë pas dhe deri më tani ka treguar se është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “djemve të detit”.

Në një prononcim për “RTSH Sport” mbrojtësi tregon se do të jetë një ndeshje disi më e veçantë se të tjerat për të, por ai thekson se është shumë i përqendruar te Teuta. Bicaj beson se ndeshja e nesërme do të jetë e bukur, por në fund uron që skuadra e tij të dalë me pikë të plotë, duke dhënë dhe recetën e suksesit.

“Luajmë përballë Flamurtarit dhe për mua është një ndjesi paksa e veçantë, pasi kam kaluar shumë mirë atje. Gjithsesi, momentalisht jam totalisht i fokusuar tek Teuta. E kemi mbyllur fazën e parë dhe do të thosha ka qenë pozitive. Ikim në Vlorë dhe shpresoj që të dalim sa më mirë. Si në çdo ndeshje tjetër, objektivi ynë është trepikëshi”.

“Për ne çdo ndeshje është njësoj, si të luajmë në Durrës, si të luajmë jashtë, pasi na lejon çdo fushë që të luajmë futboll lirshëm dhe nuk është asnjë fushë tabu”.

“Të dyja skuadrat kanë të njëjtën sasi pikësh, kanë golavarazh të njëjtë dhe të dyja vijnë pas dy fitoresh, ndaj them se do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u ndjekur. Ndeshjen do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më cinike dhe më e përqendruar. Uroj që të jetë Teuta”.

Flamurtari, Bicaj & Co. ndahen në mënyrën e tyre me Liçajn
Lejdi Liçaj lë Flamurtarin dhe kthehet te Luftëtari, për të luajtur më shumë, edhe pse është vlonjat dhe Vlora është shtëpia e tij. Trajneri Shpëtim Duro nuk dëshironte ta linte të lirë, por ia ka plotësuar dëshirën, duke e mirëkuptuar lojtarin.

Ndërkaq, nga Antalia, para nisjes për në Shqipëri, futbollistët e Flamurtarit kanë përshëndetur mesfushorin duke kënduar në kor, me Ditmar Bicajn që poston në Facebook videon, me diçiturën: “Lejdi Liçaj njëri nga ne, do i mungosh këtij Grupi”.

Bicaj telash i ri, në qendër spostohet Pollozhani
Flamurtari ka probleme me mungesat në mbrojtje për ndeshjen e javës së ardhshme. Përveç Veliut, ndaj Teutës do të mungojë edhe Ditmar Bicaj, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fituar përballë Lushnjës në Ballsh. Jakovljeviç është i gatshëm për të luajtur në qendër të mbrojtjes, siç ka ndodhur në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, ndërsa në krah të tij pritet të aktivizohet Pollozhani. Ishte ky lojtar, që zuri vendin e Bicajt, pas daljes së tij me karton të kuq. Gjatë javës do të shihet sërish gjendja e Franc Veliut, nëse ka ndonjë mundësi aktivizimi.

Po ashtu, te vlonjatët shqetëson edhe gjendja e mesfushorit Zhufo, i cili nuk u aktivizua ndaj Lushnjës, sepse ka pësuar një dëmtim në çastet e fundit para takimit në Ballsh. Gjendja e brazilianit do të shihet me kujdes gjatë javës, që do të thotë se për momentin Flamurtari duhet të bëjë pa tre lojtarë. Priten lajme të mira nga infermieria gjatë javës të paktën për ndonjë nga të dëmtuarit.

Bicaj kërkon falje: Gabova, por arbitri tregoi shumë guxim!
Qendërmbrojtësi i Flamurtarit, Ditmar Bicaj, ka folur në Supersport pas ndeshjes kundër Lushnjës, duke u ndalur natyrisht te kartoni i kuq marrë për një frazë të shqiptuar afër arbitrit, që me sa duket i drejtohej një futbollisti kundërshtar.

“Së pari, u kërkoj falje shokëve të skuadrës. Unë kontribuoj gjithnjë për ekipin dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme të tilla. Arbitrat më njohin dhe nuk kam pasur ndonjëherë probleme. Arbitri sot tregoi shumë guxim, ndoshta ngaqë është i ri, sepse e nxorri shumë lehtë kartonin e kuq dhe për mua gaboi. Unë nuk ofendova as lojtarin dhe as arbitrin. Në rastin që mora karton të kuq, isha nervoz sepse po vonohej loja pa fund. Në 30 minutat e para nuk u luajt fare futboll, vonesa loje pa fund, ndaj isha pak nervoz.

“Me kë e kisha ofendimin? Nuk e kisha me askënd, po flisja me shokët e mi dhe po shfryja nervat sepse loja po vonohej shumë. Nuk jam nga ata lojtarë që ofendon lojtarët apo arbitrat. Kur jemi në fushë mundohemi t’i menaxhojmë situatat dhe në ndeshje ka edhe momente nervash, nuk mund të rrish pa folur e pa lëvizur. Nuk mund të na thotë arbitri që të mbajmë qetësi totale, sepse është futboll dhe nuk jemi në funeral, lojtarët komunikojnë me njëri-tjetrin”.

Bicaj flet si vlonjat: E kisha peng, nuk refuzoja dot
Qendërmbrojtësi lezhjan ka nënshkruar dhe dje është prezantuar para medieve. “Dua t’ua shpërblej besimin e dhënë në fushën e lojës, duke dhënë maksimumin”

Elton Nika

Flamurtari zyrtarizon afrimin e parë në merkaton e verës. Ditmar Bicaj vishet kuq e zi dhe do të jetë lojtar i Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Lezhjani ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit tjetër. “Sport Ekspres” e pati paralajmëruar pak ditë më parë se Bicaj pritej të vishej kuq e zi, pas një takimi që mbrojtësi pati me trajnerin Shpëtim Duro në kryeqytet. Tashmë ky afrim është bërë zyrtar te Flamurtari dhe mbrojtësi lezhjan ka dhënë edhe intervistën e parë për mediat. Bicaj në kampionatin shqiptar ka veshur edhe fanellat e Dinamos, Tiranës, Skënderbeut, Partizanit dhe Vllaznisë, ndërkohë që ka luajtur edhe jashtë kufijve të vendit, në kampionatin bullgar dhe atë iranian. Dy  vjet më parë, në merkaton e dimrit, Ditmar Bicaj pati një marrëveshje me vlonjatët, por më pas nuk u konkretizua, teksa lojtari vendosi të luante në Iran te skuadra e Traktor dhe më pas te Partizani. Sezonin e kaluar qendërmbrojtësi veshi fanellën e Vllaznisë dhe tashmë lojtari është zyrtarisht i Flamurtarit.

-Ditmar,tashmë jeni lojtar i Flamurtarit. Si ndiheni?

-Po tashmë kam nënshkruar zyrtarisht me Flamurtarin dhe jam lojtar i skuadrës vlonjate. Më vjen mirë dhe jam i kënaqur me këtë zgjedhje, duke u afruar te një emër dhe skuadër e madhe e futbollit shqiptar. Padyshim që ishte zgjedhja e duhur, pasi kam përfunduar kontratën dhe aventurën te Vllaznia.

-Çfarë ju bindi të vishnit fanellën e Flamurtarit?

-Së pari projekti që ka Flamurtari këtë sezon, për të qenë minimalisht në tri vendet e para të kampionatit, por edhe nuk mund t’i thosha jo kësaj oferte të bërë nga drejtuesit e Flamurtarit, të cilët më kërkuan të jemi pjesë e ekipit. Natyrisht që edhe trajnerin Duro e njoh mjaft mirë, për vetë faktin se së bashku kemi punuar te Skënderbeu, apo edhe Partizani. Drejtuesit e klubit më kërkuan, ndaj dua që këtë besim t’ua shpërblej në fushën e lojës në sezonin e ardhshëm futbollistik.

-Dy vjet më parë ishit pranë Flamurtarit..

Edhe për këtë arsye. Atëherë isha shumë pranë Flamurtarit dhe tashmë bëhet realitet. Ishte ndoshta edhe një peng i imi për të veshur këtë fanellë dhe tashmë ja ku jam, këtu në Vlorë te Flamurtari, për të dhënë maksimumin.

-Çfarë Flamurtari prisni këtë sezon?

-E thashë edhe më lart. Është një projekt mjaft ambicioz dhe synimi është që Flamurtari minimalisht të luftojë për tre vendet e para, për trofe apo kupat e Europës. Padyshim që të gjithë presim një Flamurtar shumë cilësor, për vetë emrin dhe traditën e kësaj skuadre në futbollin shqiptar. Jam i bindur se ky projekt këtë vit do të jetë mjaft cilësor dhe një skuadër nga më të mirat në kampionatin shqiptar.

–Cilat janë kushtet e kontratës tuaj?

-Kam firmosur për një vit me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër vit. Megjithatë, i rëndësishëm mbetet ky sezon që nis në gusht, pastaj të shohim. Jam këtu për të bërë më të mirën për Flamurtarin, së bashku me lojtarët që do të jenë pjesë e këtij Flamurtari. Jam i krishterë, por jemi në muaj Ramazani dhe mund të them vetëm këtë: “Paratë dhe mëkatet nuk tregohen”. Termat financiarë nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka fakti që jam  pjesë e Flamurtarit.

Flamurtari nis merkaton, firmos Ditmar Bicaj: I besoj projektit
Ditmar Bicaj është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit dhe sot ka firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin vlonjat prej 1 korrikut.

Qendërmbrojtësi i fuqishëm e mbylli sezonin te Vllaznia, por prej javësh e ka mbyllur kontratën në Shkodër dhe ditët e fundit Sport Ekspres raportoi se Bicaj ishte takuar me trajnerin Shpëtim Duro, duke biseduar “kokë më kokë”.

Tani marrëveshja është e kryer dhe Bicaj kthehet në Vlorë, sepse firmosi para dy vitesh, por pastaj lindën probleme financiare dhe kontrata u prish.

Për Sport Ekspres, Bicaj deklaroi: “Ishte një kënaqësi të firmosja për Flamurtarin. I besoj projektit, që është shumë ambicioz, për 3 vendet e para. Një rol të rëndësishëm luajti edhe njohja e vjetër me trajnerin Shpëtim Duro, por edhe fakti që para dy vitesh isha shumë pranë Flamurtatit dhe tani u bë realitet”.

Reagon Bicaj: E keqja e Vllaznisë s’janë jabanxhinjtë
Gaspër Marku

Ka qenë ndër lojtarët titullarë të Vllaznisë së sezonit 2016-2017, madje hera-herës ka marrë edhe rolin e liderit të ekipit. Megjithatë, mënyra si erdhi situata në fund të kampionatit, me ndonjë luhatje në ndeshjet e fundit, si dhe mungesa në sfidën kryesore me Tiranën, bënë që emri i Bicajt të radhitej te lista e futbollistëve jabanxhinj, që e lanë në baltë skuadrën. Në komente të ndryshme është shkuar deri aty sa është thënë se Bicajn e kanë larguar nga Vllaznia. “Nuk më ka larguar njeri nga Vllaznia”, – thotë në një prononcim për “Sport Ekspres” shtatlarti Bicaj, të cilit kontrata i ka përfunduar në fund të majit, por ai vazhdon ta quajë veten pjesë të kuqebluve. Bicaj dhe Vrapi janë parë në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e fundit të sezonit, edhe pse asnjëri nuk ka pasur mundësi të luante, i pari për skualifikimin nga 3 kartonë të verdhë dhe i dyti për arsye shëndetësore. Të dy janë parë pranë skuadrës pas ndeshjes, duke festuar barazimin e mbijetesës. Në vijim të prononcimit të tij, Bicaj ndalet edhe te disa komente rreth jabanxhinjve, që ditët e fundit kanë qenë jo të pakta në opinionin sportiv, që i ka quajtur këta lojtarë si e “keqja e Vllaznisë”. “E keqja e Vllaznisë nuk kanë qenë jabanxhinjtë, por gjëra të tjera, për të cilat s’dua të flas”, – shprehet Bicaj, i cili gjithsesi në këtë aspekt thotë se nuk bën pjesë te jabanxhinjtë. Ai e ka deklaruar edhe më parë se ai dhe familja e tij janë pjesë e Shkodrës.

SKUADRA – Ndër të tjera, në bisedën për “Sport Ekspres” Ditmar Bicaj ndalet edhe te skuadra dhe ecuria e saj në sezonin e fundit. Sipas tij, me përjashtime të vogla, Vllanzia ka bërë një sezon për t’u vlerësuar. Këtu ka parasysh konkurrimin në Kupën e  Shqipërisë, ku thekson se vetëm gjykimi e nxori skuadrën shkodrane nga ky kompeticion në gjysmëfinale me Teutën në “Niko Dovana”. Bicaj shprehet se Vllaznia duhej të ishte të mërkurën në finale, pse jo edhe fituese e trofeut. “Vllaznia bëri më të mirën e saj edhe në kampionat, duke qenë një skuadër e barabartë edhe me pretendentet e titullit, pavarësisht se mbijetesa u sigurua me plotë meritë në ndeshjen e fundit”, – shton Bicaj. Duke iu referuar ecurisë së kampionatit, për të momenti më i mirë është ballafaqimi me Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Këtë ndeshje e konsideron më të mirën e kuqebluve në kampionatin e fundit. Si kujtim të keq ai ka barazimin me Korabin në Shkodër, sepse përkeqësoi situatën e mbijetesës.

SHIGJETA SHKODRANËVE – Mbrojtësi flet edhe për mesazhet e ditëve të fundit, të dala nga qarqet sportive të Shkodrës, që flasin për një “Vllazni me shkodranë”. “Kjo pjesa e shkodranëve kam përshtypjen se është pak e tepruar, sepse me duket ajo puna “kalova lumin, të … kalin…”, – thekson Bicaj, duke pretenduar se ka bërë më të mirën e mundshme në shërbim të skuadrës.

Revolucion te Flamurtari, Bicaj “vlonjat”?
Elton Nika

Flamurtari ka marrë pushimet, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Trajneri Shpëtim Duro do të jetë ai që do ndërtojë ekipin, teksa deri më tani ai është shprehur publikisht se do dëshironte të afronte në skuadrën e tij vlonjatin Dejvi Bregu, por kjo pistë duket e vështirë për t’u arritur, pasi ai është nën kontratë me Luftëtarin dhe klubi gjirokastrit ka pretendimet e tij për kartonin e futbollistit. Një emër që del në skenë është qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj, lezhjani që e mbylli sezonin me Vllazninë dhe me gjasa do ta mbyllë aventurën e tij në Shkodër. Ditën e djeshme ai është parë nën shoqërinë e trajnerit Duro në një nga lokalet e kryeqytetit, duke bashkëbiseduar miqësisht së bashku. Mund edhe të ketë qenë një kafe miqësore, por Bicaj te Flamurtari është përmendur edhe më parë dhe normalisht të shtyn të dyshosh në një bashkëpunim të mundshëm në vijim. Bicaj pas problemeve me dokumentacionin në Iran verë e shkuar, zgjodhi Vllazninë të vijonte karrierën, ndërkohë tanimë Flamurtari është një pistë për të ardhmen e tij, por gjithçka mbetet për t’u parë.

PLANI

Tomislav Bushiç, Ivan Jakovljeviç, Danilo Alvesh, Franc Veliu, Argent Halili, Alesio Hyseni, Ardit Shehaj e Taulant Kuqi, këta janë lojtarët Flamurtarit që pritet të mbeten pjesë e vlonjatëve edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa për pjesën tjetër të futbollistëve shanset janë më të vogla. Momentalisht nuk flitet për mbyllje kontrate,apo bisedime për të zgjatur kontratat e bashkëpunimit me lojtarët të cilët nuk janë në këtë listë. Drejtuesit e skuadrës vlonjate do të kërkojnë të tjera emra që mund t’i bashkohen Flamurtarit për sezonin e ri. Përjashtim nga lojtarët e huaj, kosovarë apo shqiptarë, të cilët e mbyllën sezonin me kuqezinjtë, mund të bëjë vetëm mesfushori Donjet Shkodra, por ky i fundit kërkon garanci për një skuadër dinjitoze për sezonin e ardhshëm. Sa i takon aspektit financiar, pavarësisht vonesave të pagave, konfirmohet se nuk ka probleme. Alvesh është nga të paktët lojtarë që është ende nën kontratë, ashtu si edhe Jakovljeviç, me serbo-kosovarin që i rinovohet edhe për një tjetër sezon, ndërsa Bushiçin në Vlorë e duan me çdo kusht, por gjithçka varet nga vetë lojtari, pasi i përfundon kontrata. Ndërsa për lojtarët vlonjatë duket se diskutimet janë disi më ndryshe, duke përjashtuar Bruno Telushin, lojtar të cilit i mbaron kontrata dhe e ardhmja mund të jetë edhe larg Flamurtarit. Ekipit të parë do t’i bashkohet edhe portieri i ri Pano Qirko, i cili ka qenë pjesë e të rinjve, por është grumbulluar edhe në ndeshje të tjera, pasi korçari Frashëri pas humbjes me Skënderbeun në Vlorë nuk u grumbullua më. Sa i përket largimeve, lista e lojtarëve mbetet mjaft e gjatë, duke i dhënë mundësinë edhe skuadrave të tjera të bëjnë pazar në Vlorë.

Lista e lojtarëve që pritet të largohen

Stivi Frashëri

Ilir Berisha

Mauricio Leal

Ergis Mersini

Ilir Berisha

Milos Rniç

Nikola Djuriç

Ivan Galiç

Balsa Radoviç

Haxhi Neziraj

Lynneker

Astrit Fazlliu

Lista e lojtarëve që pritet të qëndrojnë

Tomislav Bushiç

Ivan Jakovljeviç

Danilo Alvesh

Franc Veliu

Argent Halili

Alesio Hyseni

Ardit Shehaj

Taulant Kuqi