Beslidhja

Besëlidhja blof në start, Tërbunin s’e kënaq pika!
Lezhjanët gabojnë në fushën e tyre, kurse pukjanët e nisin mbarë në një transfertë delikate

BESËLIDHJA  1

TËRBUNI       1

Shënues: O. Kamara 11’ / S. Shaba 73’

BESËLIDHJA: Bajri, Dibra, Dore, I. Kamara, Ndreca, Met’hasani, O.Kamara, Bangoura (Konte 67’), Hepaj, Frroku (Dyca 67’), Vocaj (Miloti 77’). Trajner: A. Pepaj.

(Në dispozicion: Malaj, Zhunior, Përgjoni, Shquti)

TËRBUNI: Mehidri, Rrustemaj, Prendi (Zagani 92’), Beci, Balaj, Mezini, Janot, Saliaj (Pepa 55’), Lekaj (Taku 68’), Shaba, Nimani. Trajner: K. Krepi.

(Në dispozicion: Rexhepi, Shytani, Blinishta, Neziri)

Gjyqtarë: S.Greca, D.Koreshi, E.Malo (Lushnjë)

VËZHGUES: G. Gaçe (Tiranë)

DELEGAT: E. Gjini (Tiranë)

KARTONA TË VERDHË: I. Kamara 87’ / Rrustemaj 57’

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja bën hap fals në shtëpi, duke barazuar me një ekip rival, të paktën në deklaratat dhe merkato që kanë zhvilluar pukjanët. Skuadra e Besëlidhjes ka gabuar duke lënë dy pikë në shtëpi dhe duket se ende nuk është konsoliduar. Kurse pukjanët, ashtu si edhe një vit më parë barazojnë në Lezhë dhe marrin një pikë të rëndësishme. Dy ekipe me shumë ndryshime në përbërjet e tyre, pasi kanë afruar lojtarë vendas dhe të huaj për të realizuar synimin për t’u ngjitur në elitë…

NDESHJA – Besëlidhja e nis me ritëm ndeshjen dhe hidhet në sulm. Pukjanët përpiqen që të orientohen, por kur u duk se gjithçka po vihej në baraspeshë, është një nga lojtarët guineas të lezhjanëve, Oumar Kamara, i cili shënon. Besëlidhja në delir, kërkon të ruaj rezultatin dhe të shënoj golin e dytë për ta bërë edhe më të sigurt fitoren që në pjesën e parë. Por edhe pukjanët, me një ekip mjaft simpatik luajnë të mobilizuar dhe i përgjigjen lezhjanëve. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit.

PJESA E DYTË – Në pjesën e dytë, ritmi i vendasve sikur bie. Jaën ëmë kërkues, madje edhe më të freskët fizikisht pukjanët e Krepit. Ky i fundit vazhdimisht karikon skuadrën e tij. Në të 73’ është Stivi Shaba që shënon dhe barazon rezultatin. Ndeshja bëhet interesante, pasi loja bëhet më agresive dhe e dyluftuar. Lezhjanët kanë një tjetër rast me Kamaranë, po ashtu edhe miqtë nga Puka me Shabën. Por, takimi përfundon 1-1, me vendasit që zhgënjejnë në start dhe pukjanët që i gëzohen pikës së marrë në një transfertë delikate.

Pas ndeshjes…

K.Krepi, trajneri i Tërbunit: “Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur gjatë gjithë javës. Me situatën dhe gjendjen të cilën e gjetëm Besëlidhjen, ne duhej që të fitonim në Lezhë”.

Nga Kamara…te Kamara, Besëlidhja “Made in Guinea”
Turadi që ka luajtur më parë te Luzi 2008 e Besa është gati që të bëhet lider në Lezhë

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit të ri lezhjan Anteu Pepaj po stërvitet intensivisht, në kuadër të fazës përgatitore për llogari të sezonit të ri futbollistik që pritet të startojë nga mesi i shtatorit. Ndryshe nga sezonet e tjera, Besëlidhja në përbërje të sajë dot ketë shumë futbollistë lezhjan. Edhe për sezonin e ri, Besëlidhja si objektiv ka vendosur ngjitjen në Superiore, ndaj për këtë po punon që tani.

TITULLARËT – Nga titullarët që mbyllën sezonin, deri më tani janë rikthyer tre syresh, Samet Hepaj, Elson Demi dhe Edison Ndreca, ndërsa stërvitës i portierëve është afruar krutani Dash Hasani. Testin e parë në këtë fazë përgatitore, Besëlidhja e zhvilloi në shtëpi ndaj Tërbunit që do e ketë edhe rival, ku fituan me rezultatin 3-1. Në këtë fitore, padyshim që kontributin kryesorë e ka guineasi 18-vjeçar Oumar Kamara, i cili me tripletën e tij i dha fitoren të tijve.

KAMARA – Gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, guineasi 18-vjeçar Oumar Kamara u shpreh kështu: “Ndonëse ishte miqësore, e nisëm mbarë sezonin, pasi ja dolëm që ta mposhtnim Tërbunin me një fitore bindëse. Pjesën e parë, skuadra ishte e detyruar që të konsolidonte bashkëveprimin mes reparteve dhe futbollistëve. Imagjinoni, kemi vetëm 4 ditë që jemi stërvitur dhe për më tepër që skuadra është gati e ndërtuar nga e para. Golat që shënova ndaj Tërbunit, ndonëse në një takim miqësorë, për mua vlejnë shumë. Në sezonin e ri kam ambicien që të jem goleadori i Besëlidhjes. Deri në nisje të kampionatit, kemi kohë të mjaftueshme që skuadra të marrë ngarkesat e duhura në nga të gjitha aspektet, ndaj besoj se nën drejtimin e trajnerit të ri do ja dalim që deri në nisje të sezonit të jemi plotësisht gati. Besëlidhja edhe për sezonin e ri, si objektiv ka shpallur ngjitjen në Superiore dhe për këtë edhe ne jemi gati”, – tha 18-vjeçari guineas, Oumar Kamara.

Konfirmohet Hepaj, ikën Dibra
Mesfushori shkodran do të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga qendërmbrojtësi<wbr />, që largohet pas pesë vitesh

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja po stërvitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Anteu Pepaj, duke sfiduar temperaturat e larta. Objektivi edhe këtë vit do të jetë ngjitja në Superiore, sikurse edhe u është komunikuar futbollistëve gjatë grumbullimit. Ashtu siç është traditë, nga dita në ditë te Besëlidhja po vijnë futbollistë për t’u provuar, po ashtu edhe stafi teknik po plotësohet. Të enjten ka ardhur trajneri krutan Dashnor Hasani, që e mbylli sezonin si stërvitës i portierëve të Shënkollit. Po ashtu është grumbulluar edhe portieri i të rinjve, Geri Kokaj. Risi përbën rikthimi i mesfushorit shkodran Samet Hepaj, pasi asnjëri nga titullarët që mbyllën sezonin nuk janë thirrur nga presidenti, ndonëse janë ende nën kontratë. Mesfushori Samet Hepaj është parë më parë të ketë ardhur në Lezhë bashkë me bashkëqytetarin<wbr /> e tij, mbrojtësin Klejdi Dibra, por siç duket ky i fundit nuk ka qenë në planet e presidentit. Deri më tani nga titullarët që mbyllën sezonin janë larguar dy futbollistët guineas, Kamara dhe Sidibe, që tashmë janë pjesë e Flamurtarit. Në planet e klubit është edhe mbrojtësi i majtë Edison Ndreca, ndonëse ende nuk është grumbulluar. Burime brenda klubit konfirmojnë se shumë shpejt do t’i bashkohet grupit në stërvitje. Deri tani më i suksesshmi në stafin teknik të Besëlidhjes është numri dy i pankinës, ish-futbollisti<wbr /> Gledis Lani, i cili ka nisur sezonin e tetë si pjesë e stafit teknik. Lani që kur ka lënë futbollin e luajtur, është pjesë e stafit të Besëlidhjes. Në ditët në vijim pritet të ketë përsëri të ardhur, si në kuadër të merkatos verore, ashtu edhe lojtarë që do tentojnë të fitojnë besimin e stafit teknik.

Grumbullohet Besëlidhja, mungojnë titullarët
Ndonëse janë nën kontratë, dje kanë munguar jabanxhinjtë dhe vendasit. Ja kush janë afrimet e para te lezhjanët

Bernard Gjikolaj

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, dje pasdite u grumbullua Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit të ri lezhjan Anteu Pepaj dhe të ndihmësit Gledis Lani. Ndryshe nga sezonet e tjera, grumbullimi i sivjetshëm ishte kryesisht me futbollistë lezhjan të dalë nga moshat e Besëlidhjes dhe Akademitë private në Lezhë. Nuk u paraqit në stërvitje asnjë nga titullarët që mbyllën sezonin ndonëse shumica dërmuese e tyre ja ende nën kontratë me Besëlidhjen. Tek Besëlidhja u rikthyen portieri Rinev Danaj, që e mbylli sezonin tek Shënkolli, vëllai i tij Sadush Danaj që e ka mbyllur sezonin tek Burreli, po ashtu nga Burreli erdhi edhe lezhjani tjetër Met’hasani. U grumbulluan edhe futbollistët guineas, Oumar Kamara, Isak Kamara, Bangoura, Çeik Konte që kanë ardhur nga Pogradeci. Ndërsa mbrojtësi guineas Olivier Dore mungoi pasi ka vajtur në shtëpi, por do të kthehet shumë shpejt për t’iu bashkuar grupit të futbollistëve në stërvitje. Në seancën e parë stërvitore, në Lezhë u grumbulluan këta futbollistë: Rin. Danaj, S. Danaj, Kaçaçi, Liçaj, Voci, Shquti, Malaj, Dushaj, Hidri, Met’hasani, Zhejani, Omar Kamara, Isak Kamara, Bangoura, Çeik Konte. Trajner Anteu Pepaj. Por, siç ra në sy kanë munguar lojtarët titullarë të sezonit të shkuar, vendasit dhe jabanxhinjtë të cilët edhe pse janë në kontratë, nuk kanë qenë dje në stërvitje. Askush nuk dha një shpjegim nga ana e drejtuesve të skuadrës dhe klubit lezhjan.

TRAJNERI – Trajneri Anteu Pepaj është i ri në profesion dhe moshë, rreth 26 vjeç që ka drejtuar moshat e Besëlidhjes, konkretisht të rinjtë sezonin që lam pas. Gjatë një prononcimi të shkurtër për “Sport Ekspres”, ai tha: “Sot (dje) u grumbullua Besëlidhja për të nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2017-2018-të. Si objektiv kemi ngjitjen e Besëlidhjes në Superiore, ndaj për këtë që sot e kemi nis punën. Skuadrën do ta formatojmë kryesisht me futbollistë lezhjan të ardhur nga moshat, një pjesë i njoh shumë mirë, pasi kam qenë trajner i tyre tek të rinjtë nga dhe vijnë tek Besëlidhja. Besoj se një pjesë e mirë e skuadrës do të përbëhet nga lezhjan, kjo do të ndikojë pozitivisht për të mbushur shkallët e stadiumit me tifozerinë lezhjane, që është një forcë shumë e madhe mbështetëse, ose siç i thonë ndryshe lojtari i 12-të në fushë. Për rreth 10 ditë do të merremi me seleksionime për të formatuar një skuadër që do ti përgjigjet objektivave që i kemi pranuar unanimisht”, tha trajneri Anteu Pepaj.