Berat

Përforcohen Korabi dhe Apolonia, firmosin tre beratas
Klubet e kategorisë së parë po bëhen gati sezonin e  ri. Ditën e sotme klubi i Korabit ka zyrtarizuar dy përforcime për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për dy futbollistët beratas Ervis Çaço dhe Ariel Dobra, të cilët janë kanë kontrata me kohëzgjatje 2-vjeçare me klubin dibran.

Një tjetër futbollist beratas që është prezantuar në një klub të ri është Gelando Sharavolli. Mesfushori 24-vjeçar i është bashkuar Apolonisë së Fierit, duke mbyllur kështu bashkëpunimin me klubin e Tomorit pas gjashtë vitesh.

Tomori “kollitet” për tifozët, 12 milionë lekë e rikthejnë në Berat
Situata në klubin e Tomorit ka filluar të trazohet pas humbjeve njëpasnjëshme ndaj Elbasanit dhe Turbinës së Cërrikut. Skuadra beratase tani ndodhet vetëm një pikë mbi Elbasanin e vendit të parafundit që të çon në “play-out” dhe tri pikë larg Turbinës.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë një sakrificë financiare, duke shlyer pjesën e mbetur të dënimit prej katër ndeshjesh pa tifozë në fushën e tyre.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, bëhet e ditur se klubi ka paguar gjobën prej 12 milionë lekësh (të vjetra) në mënyrë që dy ndeshjet e radhës si pritës t’i zhvillojnë në Berat. Dy takimet në fjalë janë ndaj Apolonisë dhe Elbasanit.

Renditja

Kalendari i Tomorit

NJOFTIMI I KLUBIT TË TOMORIT

Futboll Klub Tomori

Normalisht që humbja kundër dy skuadrave të dobëta është e patolerueshme.

Sot në orën (15:00) kemi zhvilluar një mbledhje emergjente me futbollistët e skuadrës, duke folur gjerësisht mbi humbjen dhe pasojat. Kemi arritur një marrëveshje me futbollistët për objektivat deri në fund të sezonit dhe jemi optimist për mbijetesën.

Klubi ka vendosur të shlyej plotë 12 milion lekë gjobën e dy ndeshjeve të radhës, në mënyrë që ti zhvillojmë ato në fushën tonë dhe me praninë e tifozëve.

Privatizimi i Tomorit, sërish një vrimë në ujë
“U mbars mali e polli një mi”, kështu mund të përkufizohet ajo që po ndodh ne Berat, aty ku para pak ditësh u bë shumë zhurmë në lidhje me një privatizim të mundshëm të klubit Tomori, por gjithçka ngeci në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku nuk u gjet konsensus mes partive.

Sot është zhvilluar mbledhja e radhës në Këshillin Bashkiak dhe pas akuzave pa fund kohët e fundit, pritej me interes çfarë do prodhonte kjo mbledhje.

Në pak fjalë: asgjë për futbollin! Asnjë pikë në rendin e ditës nuk përfshinte diskutimin për procesin e privatizimit të Tomorit.

Me sa duket, kaq e pati edhe kjo “shashkë”, si shumë të tjera në Berat, aty ku futbolli është në koma dhe sportet e tjera nuk ekzistojnë fare.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Nikoleta Manka deklaron thatë: “Nuk i di arsyet, nëse janë tërhequr përfundimisht nga privatizimi i klubit, apo përkohësisht për faktin se mungon kuorumi i votave“.

Ndërkaq, kryetari i grupit socialist në Këshillin Bashkiak, Alban Gjoka, deklaron: “Ne e prisnim me interes të madh këtë mbledhje dhe ishim përgatitur për debat, duke paraqitur fakte për keqmenaxhimin e klubit të futbollit dhe duke dhënë prova pse po luhet me privatizimin. Bashkia në ikje nuk ka të drejtë të kërkojë privatizimin, që do të kryhet nga Bashkia e ardhshme“.

EDI SPAHIU

Privatizimi në ajër, reagon Tomori: Boll me hapa pas, çështja do ridërgohet
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak në Berat nuk solli lajme të mira për klubin e Tomorit. Këshilltarët e partisë socialiste abstenuan votimin për nisjen e procedurave për shitjen 76% të aksioneve të klubit drejt kompanisë “Mela Holding Group”.

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi nga klubi, që nëpermjet një postimi në llogarinë zyrtare në “facebook”, e ka cilësuar vendimin e këshilltarëve të majtë si një hap pas për futbollin dhe konfirmoi se çështja e privatizimit do të ridërgohet për votim.

REAGIMI I KLUBIT TË TOMORIT

Futboll Klub Tomori | Privatizimi

Në vend që të bëjmë hapa përpara në lidhje me futbollin vazhdojmë e kthehemi sërish prapa në kohë. Sot ishte momenti që t’i hapnim rrugën privatizimit, ku LSI dhe PD ishin (pro) kësaj çështjeje, teksa është për të ardhur keq indiferenca e PS dhe mos votimi i tyre pozitivisht për këtë situatë. Bashkia Berat do ta ridërgojë sërish këtë çështje në Këshillin Bashkiak, pasi jemi në kohën që kemi shlyer të gjitha detyrimet e akumuluar dhe jemi gati për hapin e madh në futboll

Jo vetëm Skënderbeu, edhe Tomori betohet se ia di adresën CAS-it
Tomori ka bojkotuar ndeshjen me Bylisin për shkak të dënimit që i dha Disiplina pas ndeshjes me Apoloninë. Një veprim qesharak, i justifikuar me revoltën dhe protestën e beratasve për humbjen në tavolinë që u dha Disiplina për ndeshjen kundër Apolonisë.

Megjithatë, protesta mbaron me ndeshjen në Ballsh, sepse Tomori, në mënyrë komike, shtrembëron kampionatin për një ndeshje dhe pastaj vendos të vijojë normalisht futbollin, sepse do ta vijojë luftën në CAS, të paktën me llafe.

Tomori ka njoftuar se do të nisë gjyqin me Komisionet Disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Klubi i Tomorit ka marrë vendim që çështjen në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe atë të Apelit t’a dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës. Kemi hyrë në bisedime me një kompani avokatie shumë të njohur dhe premtojmë që do të dalim të fituar në shumë aspekte të tjera. Në fundjavë rikthehemi në fushë...”, thuhet në njoftimin e beratasve.

Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë diçka e tillë, pasi çështje të tilla kërkojnë shuma të konsiderueshme në aspektin financiar. Më parë Tirana e Flamurtari janë tërhequr, duke pasur parasysh se nisja e procedurave gjyqësore kushton goxha. Tomori, ndoshta për faktin se flet në tym, nuk tregon as emrin e kompanisë shumë të njohur të avokatisë, a thua se është sekret shtetëror.

Ndoshta në Berat harrojnë se vendimi i komisioneve të Disiplinës dhe Apelit i përkasin futbollit vendas dhe nuk ka si CAS të mblidhet për një ndeshje të humbur në tavolinë, kur nuk ka asnjë fakt, pasi dihet që arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes mund të raportojnë çfarë të duan, edhe dhunë fizike, dhe Tomori nuk i kundërshton dot në asnjë mënyrë, duke qenë se është fjala e Tomorit kundër FSHF-së.

E fundit: CAS thjesht për t’u mbledhur për Tomorin jo vetëm që ka shpenzime të mëdha, por do të gjente ndonjë datë nga fundi i vitit ose në 2020. A ka më ide tragjikomike se kaq? Të kërkosh në tavolinë 3 pikë, dhe të shpresosh t’i marrësh në 2020!

ÇFARË VENDOSI DISIPLINA – KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti

Në Berat humbasin durimin: Maskaradë, tërhiqemi nga kampionati!
Komisioni i Disiplinës dënoi klubin e Tomorit me humbjen në tavolinë të ndeshjes kundër Apolonisë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, për shkak të dështimit të përmbushjes së përgjegjësive për organizimin e takimit dhe për sjelljet e pahijshme të tifozëve.

Klubi beratas ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ku ka hedhur akuza të forta ndaj Komisonit të Disiplinës duke e quajtur atë një institucion qesharak e duke kërcënuar me tërheqjen nga kampionati.

Futboll Klub Tomori | Komunikatë për Media

TURP, TURP, KËTIJ FUTBOLLI SHPIFËSIRË QË KA RËNË NË DORËN E MASKARENJËVE, KRIMINELËVE DHE HORRAVE!!!

Klubi i Tomorit, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili ka dënuar klubin tonë me humbjen e ndeshjes në tavolinë 0-3, katër (4) ndeshje pa tifozë në stadium asnjëanës, 2 milion lekë gjobë dhe dënimin me 8-të javë pezullim të trajnerit Santiliano Dule dhe ndihmësit të tij Arben Paja, kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjërë se kjo është një maskaradë e kurdisur nga disa pseudo-zyrtarë dhe servila, të cilët janë ushqyer me (lekë).

Përgjatë gjithë kampionatit janë dashur të na dëmtojnë nëpërmjet “kukullave me kurdisje” (arbitrat), por nuk ia kanë dalë dhe tashmë sulmi vazhdon nga e vetmja mundësi e tyre, Komisioni i Disiplinës, i cili është kthyer në një institucion qesharak dhe aspak serioz që dëmton imazhin e futbollit në Shqipërinë e mijra (halleve&problemeve)

Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent. Vetëm një organ i tillë mund të transformojë të vërtetën, duke iu shërbyer palës që ka hapur “thesin” për t’i ushqyer me kacole. Si mundet t’i humbash ndeshjen në tavolin një skuadër që brënda fushës së lojës është luajtur futboll i pastër dhe “fair play”. Bidona apo ofendime ka kudo, por nuk arrihet deri aty sa një ekip humb ndeshjen në tavolinë. Vetëm Komisioni i Disiplinës i Federates Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë.

– NESËR DALIM NË KONFERENC PËR SHTYP… MUND TË TËRHIQEMI NGA GARA DUKE FILLUAR QË NGA NDESHJA E KËSAJ JAVE. DO BËHEMI I PARË KLUB SHËMBULL!!!

Tomori anulon miqësoren, shkak terreni i rënduar
Kushtet e këqija atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë që shumë prej terreneve sportive në Shqipëri të degradojnë në gjendje të mjerueshme. Ky fenomen po ndikon për keq në fazën përgatitore të disa klubeve, një ndër to dhe Tomori.

Skuadra beratase kishte programuar ditën e sotme një takim miqësor ndaj Albpetrolit, por mëngjesin e sotëm klubi njoftoi anulimin e kësaj ndeshjeje për shkak të kushteve aspak optimale të fushës të klubit nga Patosi.

Investitorë italianë për Tomorin, gati të blejnë aksionet e klubit
Skuadra e Tomorit militon në Kategorinë e Parë dhe në 14 ndeshjet e para këtë sezon, nuk ka arritur të grumbullojë më shumë se 16 pikë. Ekipin beratas e ndajnë vetëm 6 pikë nga zona e ftohtë e renditjes dhe rrezikon dhe rënien në Kategorinë e Dytë. Kjo situatë kaotike nuk mund të vazhdojë shumë gjatë dhe me shumë gjasa, në klubin e Tomorit do të ketë ndryshime madhore.

Aktualisht, klubi financohet nga bashkia e Beratit, por ka pasur oferta blerjeje nga disa investitorë. Fillimisht, mësohet se ka qenë firma “Salillari” që ka synuar të marrë aksionet e klubit, por siç raporton “Berati TV”, një tjetër kompani është futur në garë për të blerë aksionet e klubit.

“Mela Holding Group” është kompania që i ka bërë kërkesë bashkisë së Beratit për të blerë aksionet e klubit. Me një president shqiptar, kjo kompani i ka selitë në Venecia dhe kandidatura e tyre për të marrë drejtimin e klubit është shumë serioze.

Festa të hidhura, Tomori u jep “thërrime” lojtarëve
Megjithëse skuadra e Tomorit ka qëndruar në një pritje të gjatë gati dy-mujore, mes premtimeve të shumta të klubit dhe Bashkisë për t’u likuiduar për pagat e prapambetura, sërish në Berat nuk ka lajme të mira.

Burime brenda skuadrës beratase kanë bërë me dije se gjatë ditës së enjte futbollistët janë njoftuar nga ana e klubit për pagesën e prapambetur të tetorit, e cila në vend që t’i gëzonte futbollistët e Tomorit duket se i ka pezmatuar ata, dhe kjo për faktin se klubi u ka hedhur në llogari vetëm nga një gjysmë rroge!

Në të vërtetë skuadrës i është dhënë si argument një justifikim i njohur: nga Ministria e Financave janë të bllokuara llogaritë e klubit për shkak të një kontrolli që është duke ushtruar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Gjithsesi, në një prononcim për SportEkspres.com, Drejtori Rajonal i Tatimeve në Berat, Stavri Ceca, ka dhënë një deklaratë të shkurtër që sqaron gjithçka në lidhje me justifikimet e klubit.

STAVRI CECA – “Mund t’ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se FK TOMORI nuk ka asnjë detyrim të pashlyer ndaj palëve të treta, qofshin këto institucione shtetërore apo edhe subjekte private.

Për sa i përket mënyrës se si administrohen lekët që ka klubi i futbollit nga buxheti i tij vjetor, kjo me siguri që nuk është as në tagrin tim dhe as përgjegjësi e imja”, ka përfunduar drejtori Ceca.

Pas kësaj deklarate, ajo që zgjon më shumë interes dhe kureshtje për futbollistët dhe opinionin futbolldashës beratas ka të bëjë më së shumti me faktin nëse klubi i futbollit dhe presidenca e Tomorit janë apo jo në gjendje që të bëjnë transparencën financiare të shpenzimeve gjatë vitit 2018 dhe të tregojnë mënyrën si janë shpenzuar 27 milionë lekë të reja që u ka akorduar për vitin 2018 Këshilli Bashkiak i Beratit.

EDI SPAHIU

Sherr i pabesueshëm në Berat, Tomori shkarkon trajnerin
Futboll moshash, kampionati U17, ku në teori të rinjtë luajnë për qejf dhe për të mësuar futbollin. Në praktikë? Një ushtrim i mirë boksi, me trajnerë gangsterë dhe prindër e tifozë që futen në fushë për të larë hesapet.

Ndodh shpesh në Shqipëri, për herë të fundit ndodhi të dielën në Berat, ku ndeshja mes Tomorit u17 e Apolonisë U17 u kthye në arenë gladiatorësh, ku një grusht vlente më shumë se një gol dhe një shkelm nderohej me medalje nderi.

Protagonist absolut trajneri beratas Santiliano Dule, i cili gjatë gjithë ndeshjes protestonte ashpër dhe gjyqtari e largoi me karton të kuq.

Në fundin e takimit situata u rëndua dhe njerëz të ndryshëm u futën në fushë, ndërsa pati edhe sherr masiv mes futbollistëve, aq sa u desh ndërhyrja e policisë, që për fat ishte e pranishme jashtë stadiumit.

Tashmë mbetet për t’u parë sa vlerë ka sistemi i kamerave në stadium, ndërkohë që trajneri Dule po procedohet në gjendje të lirë nga policia. Dule ka qenë disa orë në polici të dielën, ndërsa mësohet se klubi Tomori e ka shkarkuar në mënyrë të menjëhershme.

Edi Spahiu

Tomori, stadiumi plot defekte reklamohet si sukses
Sportdashësit beratas janë dëshmitarë të gjallë të një investimi skandaloz që është kryer më shumë se një vit më parë në stadiumin “Tomori”  që edhe pse një impiant me përmasa olimpike dhe me një strukturë bashkohore, është në gjendje të mjeruar. Investimi më i fundit që është kryer aty duket qartë se e ka “katranosur” akoma më keq impiantin në fjalë, me fushën me bar sintetik që ka difekte të mëdha.

Klubi dhe presidenti kryebashkiak i Beratit Petrit Sinaj po e reklamojnë investimin e kryer më shumë se një vit e gjysmë më parë si një nga investimet më të rëndësishme që është kryer në këtë stadium, të cilin kryebashkiaku beratas nxiton për ta cilësuar si një nga 3 stadiumet më të mira të vendit!

Ndërkohë, prej më shumë se një jave edhe skuadrat e të rinjve dhe paratërinjve janë larguar nga fusha e stadiumit ku stërviteshin çdo paradite në temperaturën mbi 40 gradë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku harron të reklamojë veç fushës edhe ambientet e brendshme të stadiumit dhe tribunën qendrore me dhomat e përfaqësuesve të medias, ndërsa përdoren për të reklamuar stadiumin foto të shumë viteve më parë.

Edi Spahiu