Beqiri

Dy miqësore në dy ditë, Shqipëria U17 zbret në fushë
Shqipëria U17, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zbresë në fushën e lojës me datat 13 dhe 15 gusht, për të luajtur dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bosnje-Hercegovinës. 17 vjeçarët kuqezi do të kenë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të zënë një vend formacioni për sfidat kundër Ukrainës, Gjerorgjisë dhe Portugalisë, të vlefshme për “Qualifying Round”.

Këto dy takime miqësore, do të zhvillohen në kompleksin “Zenice Training Center”. Grumbullimi i kuqezinjve tanë starton me datë 9 gusht, në Shkodër. Miqësorja e parë, ajo e datës 13, do të luhet në orën 17:00, ndërsa dy ditë më vonë, kuqezinjtë e drejtuar nga Beqiri zbresin në fushë në orën 10:00.

Miqësore, U17

Shqipëri – B. Hercegovinë (13 gusht, 17:00)

B. Hercegovinë – Shqipëri (15 gusht, 10:00)

Kamza me sytë nga Teqja, Beqiri humbet Flamurtarin
Kamza ka arritur dy rezultate pozitive radhazi dhe tani shpreson që të mos dalë pa pikë edhe në takimin e radhës me Flamurtarin. Edhe pse nuk është një mision edhe aq i lehtë. Ndonëse skuadra duket se është rritur nga ana psikologjike, trajnerin Ernest Gjoka e shqetësojnë dëmtimet.

Olsi Teqja dhe Oriad Beqiri dolën të dëmtuar nga takimi i fundit me Luftëtarin, duke e detyruar stafin teknik që të bënte lëvizje të panumërta në formacion. Lajme aspak të mira nga infermieria, pasi Beqiri e ka të pamundur që të zbresë në fushë në takimin e radhës, për të mos thënë se duhet të mendojë por fazën e tretë.

Situata duket disi më premtuese për Teqen, i cili do të provojë që të rikuperohet në kohë, edhe pse do të jetë në luftë me kohën. Duket një mision i vështirë edhe për të, por duke pasur në konsideratë emergjencën që ka ekipi, nuk do të ishte çudi që të sakrifikonte dhe ta shihnim në fushë ndaj kuqezinjve. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë, por Gjoka po mendon një opsion tjetër, edhe pse është një hall i madh për të mbushur një gropë aq të madhe në qendrën e mbrojtjes.

Beqiri: Vuajmë në Vlorë, më e lehtë kur të jemi të plotë
Në vend të Shpëtim Duros, ende i pezulluar, pas ndeshjes kundër Lushnjës foli zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Jeton Beqiri, i cili në Supersport analizoi fitoren disi të vuajtur, që u arrit me dy gola në 25 minutat e fundit të ndeshjes. Për Beqirin është e vërtetë që goli në Vlor po del disi me vuajtje, por me Muarem dhe disa lojtarë të dëmtuar, priteshin disa vështirësi.

“Çdo fitore ka rëndësinë e saj, sot morëm tre pikë shumë të rëndësishme. Ndeshje të tilla nuk janë të lehta për t’u përgatitur, por qëllimi ynë ishte të mbronim vendin e dytë dhe ia dolëm, edhe pse vinim nga një kalendar mjaft problematik, duke shpenzuar shumë energji në ndeshjet e shkuara, sidomos ndaj Partizanit. Kemi pasur disa probleme me lojtarët, Muarem ka pësuar një dëmtim të lehtë, po ashtu Tunkara e Zhufo. U munduam të mos rrezikonim me Danilo Alvesh, që gjithashtu ishte në formë jo të plotë fizike. Tani duhet të shohim nga ndeshja në ndeshje që të marrim maksimumin.

“Sidibe? Është një ndër pikat më të forta në skuadër, një lojtar mjaft cilësor, zbulim në këtë kampionat. Megjithatë, kemi edhe lojtarë të tjerë në mesfushë që po luajnë në nivel të lartë, si Useini e Zuka, ndërsa presim që të vijë në formën optimale edhe Muaremi, pasi na duhen sa më shumë lojtarë në formë të plotë, duke parë kalendarin e ngjeshur në vazhdim.

“Probleme për të shënuar në Vlorë? Është e vërtetë, shprehemi më lehtë jashtë fushe, na mungon pasimi i fundit në disa ndeshje, por po na mungojnë edhe njerëzit e pasimit të fundit, duke nisur nga Muarem, ndaj shpresojmë që ta rregullojmë sa më shpejt këtë problem”.

Kapiteni Beqiri: Luftëtari ka rigjetur besimin
Mbrojtësi vlonjat thekson se me ardhjen e trajnerit Lika impenjimi në stërvitje është më i madh dhe skuadra është më e përgatitur

Gëzim Beqiri

Pavarësisht kushteve të motit, Luftëtari ka zhvilluar stërvitjen dje në “Fushën e Vjetër”. Si zakonisht, pjesën e parë të stërvitjes e ka kryer përgatitësi atletik Koltsidas dhe më pas futbollistët janë përgatitur nga trajneri Hasan Lika, i cili vazhdon të drejtojë i vetëm. Lika ende nuk e ka marrë zëvendësin e tij, duke e filluar dhe mbaruar vetë procesin stërvitor.

KAPITENI BEQIRI – Në përfundim të stërvitjes së djeshme, për “Sport Ekspres” kapiteni i ekipit gjirokastrite, Orjad Beqiri, është shprehur: ”Jemi duke u përqendruar të puna për ndeshjen e ardhshme. Nuk duhet t’i bëjmë llogaritë se kishim tre takime në fushën tonë dhe duhet t’i fitojmë. Patjetër që duhen fituar, por nuk mjafton kjo. Fitoret duhet t’i kërkojmë ndaj çdo skuadre dhe në çdo fushë ku do të luajmë. Ndeshjet duhet t’i marrim me radhë dhe tani që kaluam Lushnjën jemi përqendruar te Teuta. Nuk mund  të bëjmë krahasime se cili ekip është më i fortë dhe cili më i dobët. Të gjithë janë njëlloj dhe duan të njëjtin vlerësim.

“Me Lushnjën na duhej fitorja patjetër, për të kthyer besimin e munguar në takimet e mëparshme. Mund ta konsideroj jetike atë fitore, sepse imagjinoni sikur të mos kishim fituar. Na duhej ai trepikësh për t’iu larguar fundit të renditjes, por më shumë për anën morale, për të shtuar besimin se nuk duhet të jemi ne skuadra që të bjerë nga Superliga. Pikët e plota do t’i kërkojmë edhe ndaj Teutës dhe që të realizohet kjo na duhet përqendrim maksimal. Teuta është një skuadër që duhet respektuar sa të tjerat. Edhe ajo do të kërkojë fitoren në Gjirokastër, sepse javët e fundit ka lënë shumë pikë, ndërkohë që ne duhej të ishim më lart në klasifikim, po të bazohemi tek ajo çka kemi dhënë në fushën e lojës.

“Gabuam shumë ndaj Kamzës dhe nga ajo ndeshje duhet të reflektojmë. Kemi luajtur si të barabartë me ekipet e tjera,qoftë edhe me ato që nuk kemi mundur të marrim pikë. Me më shumë kujdes nga ana jonë, por do të shtoja edhe me një përkujdesje më të madhe nga gjyqtarët, do t’i largohemi fundit të renditjes. Na ka munguar edhe fati, sepse kemi goditur pesë herë shtyllat, por fati “duhet kërkuar” dhe këtë po bëjmë në këto ditë stërvitjeje, kërkojmë më shumë nga vetja, duke u stërvitur me më shumë seriozitet. Me ardhjen në drejtim të ekipit të trajnerit Hasan Lika duket qartë impenjimi makismal i çdo futbollisti, i kushtëzuar edhe nga komunikimi i drejtpërdrejtë. Kjo gjë ndikon në kryerjen sa më shpejtë dhe sa më mirë të veprimeve gjatë procesit stërvitor. Fitorja me Lushnjën është sinjali më i mirë se gjërat në skuadër po ndryshojnë për mirë dhe më mirë do të shkojnë në vazhdimi”.

Kapiteni Beqiri: Me Lushnjën shënojmë dhe prishim mallkimin
Mbrojtësi i Luftëtarit vlerëson paraqitjen e ekipit në ndeshjet e fundit dhe shpreh bindjen se këtë javë do të vijë fitorja e munguar

Gëzim Beqiri

Në tri ndeshjet e fundit ndaj Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut, Luftëtari ka pësuar po kaq humbje, me një goleverazh negativ –7. Ajo që përbën më shumë shqetësim për trajnerin Hasan Lika është se skuadra zhvillon lojë, krijon raste, por nuk ka mundur të shënojë asnjë prej tyre, duke u mjaftuar me tre goditje shtyllash. Trajneri Lika nuk mund të ngarkohet me përgjegjësinë e humbjeve për aq kohë sa ka në stolin gjirokastrite. “Na mungon lojtari që duhet të shtyjë topin në rrjetë”, – shprehet Lika, duke pranuar njëkohësisht se ka probleme edhe në mbrojtje, ku në momente të veçanta mungon përqendrimi. Luftëtari ka luajtur si i barabartë, sidomos me Kukësin dhe Skënderbeun, por i ka munguar konkludimi. Tani ka një kalendar më të favorshëm, pasi do të luajë tre takime radhazi në fushën e vet, me Lushnjën, Teutën dhe Laçin. Ajo që u tha futbollistëve trajneri Lika në stërvitjen e djeshme është se nuk ka vend për nënvlerësim, sepse të gjithë ekipet e Superligës janë të vështira për t’u mundur, siç tregojnë edhe rezultatet e deritanishme. Ndaj Lushnjës nuk ka asnjë mungesë titullarësh, pasi rikthehen Albano Aleksi dhe Bruno Toledo, të cilët munguan ndaj Skënderbeut.

KAPITENI BEQIRI – Orjad Beqiri, kapiteni i skuadrës gjirokastrite, për ndeshjen e humbur në Korçë dhe të ardhmen e Luftëtarit, është shprehur: “Luftëtari do të kthehet te rezultati pozitiv. Pavarësisht mungesës së pikëve, javët e fundit kemi ditur të mbrohemi mirë dhe të krijojmë raste shënimi, edhe pse përballë kemi pasur kundërshtarë shumë të vështirë. Duhet pranuar se kemi gabuar në momente të shkëputura të lojës, ndaj dhe jemi ndëshkuar, por mendoj se rezultatet e tri ndeshjeve të fundit nuk i përgjigjen lojës që kemi zhvilluar. Në futboll kjo gjë ndodh, por nuk do të thotë se do të vazhdohet kështu. Jemi duke punuar që të eliminojmë mangësitë. Kalendari i javëve të fundit ka rezultuar një “ferr” i vërtetë për ne, por kam shumë besim se do të reagojmë në përballjet e shtëpisë. Me më shumë përgjegjësi dhe përkujdesje si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm, në takimet e radhës Luftëtari do të dijë të kthehet te fitorja, duke “prishur” mallkimin e rasteve të humbura, pa harruar se pas ka një fortesë të fuqishme. Me shpirt gare dhe sakrificë do të arrijmë të rikthejmë imazhin e humbur në javët e fundit. Me Lushnjën apo ekipe të tjera nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi na duhet përqendrim dhe korrektësi në lojë, sepse e dimë që edhe ata vijnë për të marrë pikë. Do të mundohemi ta zhbllokojmë sa më shpejt rezultatin, sepse të gjitha ekipet, sidomos në Gjirokastër, luajnë të mbyllur në mbrojtje. Besoj se nuk do të godasim prapë shtyllat. Krahas stërvitjes, po punojmë edhe në aspektin moral, sepse loja e bukur nuk na ka munguar dhe me pak kujdes do të kthehemi te fitoret për të përmbushur objektivin që kemi këtë sezon, qëndrimin në Superligë”.

Pas lojtarëve, Duro merr edhe ndihmëstrajner nga Tetova
Që në muajin maj “infosport.mk” publikoi lajmin se Shpëtim Duro dëshironte të merrte Jeton Beqirin në Vlorë. Bëhej fjalë për trajnerin e skuadrës U-19 të Shkëndijës së Tetovës, që ishte një ndër ekipet më të mira të sezonit të fundit.

Beqiri ka drejtuar në momente emergjence edhe ekipin e parë, duke pasur një mesatare shumë të mirë pikësh, por ka punuar edhe si ndihmëstrajner, ndaj Shpëtim Duro, i cili e njeh mirë, ka vendosur ta marrë në Vlorë.

Tashmë është zyrtare: Beqiri shkon në Vlorë, atje ku bashkohet sërish me Shpëtim Duron, me të cilin bashkëpunoi  në dy periudha të tij te Shkëndija.

Në janar kjo lëvizje nuk u realizua, por bisedimet kanë vazhduar këtë verë dhe Beqiri shkon në Vlorë, duke refuzuar disa oferta nga Maqedonia e Kosova.

Beqiri: Pa para, nuk ka Vllazni të madhe
Ish-kapiteni i kuqebluve që çoi Vllazninë në Europë me të rinjtë bën apel që skuadra të plotësohet me lojtarë cilësorë, mandej nëse ato janë shkodranë do të jetë edhe më mirë

Gaspër Marku

Ish-futbollisti shkodran, Elvin Beqiri, që pasi ka lënë pas një karriere të suksesshme përmbi 17 vjeçare, dhjetë me Vllazninë dhe pjesën tjetër me skuadra të huaja, tashmë ka kaluar në detyrën fisnike të trajnerit. Një përvojë pozitive që natyrshëm po reflektohet edhe në arritjen e rezultateve të tilla edhe në pankinë ku që në vitin e parë të drejtimit fitoi titullin kampion me ekipin e të rinjve të Vllaznisë. Por, përpos kësaj, skuadra që ai drejton ka fatin e madh që në këtë sezon të përfaqësojë Shqipërinë në Ligen e Kampioneve të Europës për të rinj, eveniment që Shqipëria e provon për herë të parë me Vllazninë e Shkodrës. Një pjesëmarrje kjo që krahas të tjerave, është edhe një si një tip bonusi dhe imazhi pozitiv edhe për futbollin shkodran dhe kryesisht për Vllazninë, e cila la pas një sezon jo shumë komod duke i mbajtur në ankth fansat e saj deri në sekondat e fundit të kampionatit në luftën për mbijetese. Në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres”, Beqiri, pasi i bën një analizë Vllaznisë së madhe të Armando Cungut, flet edhe për emocionet dhe vlerat e pjesëmarrjes së skuadrës së tij në kompenticionin europian, ndeshjet e të cilit do të luhen në muajin gusht.

Buxheti, baza kryesore që duhet zgjidhur sa më parë

Për të pasur një skuadër, por edhe një klub sa më kompetiv, pikë së pari, ish-kapiteni në vite i kuqebluve dhe sot trajner kampion me 19-vjeçarët thotë se buxheti është ai që duhet të zgjidhet, sepse sipas tij, vetëm pasi të zgjidhet një gjë e tillë, të tjerat pastaj gjejnë terrenin e duhur në vazhdimësi. “Mendoj se pikë së pari duhet të krijohet një farë buxheti për vitin e ardhshëm, sepse ai është më kryesori për të siguruar të ardhurat dhe pagesat për futbollistët aktualë që ka skuadra, por sigurisht edhe për ato që pritet të vijnë në merkato. Pra, buxheti është ai që dikton në këtë rast dhe që është më kryesori. Shpresoj që të bëhen lëvizjet e duhura dhe sa më shpejt skuadra të fillojë stërvitjen. Më pas, për të parë edhe afrimet e nevojshme që stafi teknik i dinë më mirë se ku i nevojiten. Shpresojmë që lëvizjet të bëhen sa më shpejt në mënyrë që të mos jetë vonë për të konsoliduar ekipin”, thotë Elvin Beqiri, përsa i përket kësaj teme.

Merkato, jo domosdoshmërisht lojtarë shkodranë

Duke folur për ndërtimin e skuadrës, ku ndër të tjera, gjatë periudhës së fundit është folur rëndom edhe për një Vllazni shkodrane. Duke mos dalë tërësisht kundër kësaj ideje, Beqiri ka një këndvështrim tjetër. “Normalisht, unë si trajner nga ana profesionale, mund të them se Vllaznia ka nevojë për lojtarë cilësorë. Është shkodran, nuk është shkodran, e rëndësishme është që të jetë lojtar cilësor. Sepse një lojtar cilësor, padyshim që të jep mundësinë si skuadër dhe si klub të rritesh padiskutim. Pastaj, normalisht pozitive do të ishte nëse do të ishte edhe shkodran, por kryesorja është që të jetë cilësor. Pra, në ekip duhet që të ketë lojtar cilësor, kjo është më kryesorja”, shprehet Beqiri. Në vijim, duke dashur të mbrojë këtë teze, Beqiri përpiqet të sjellë edhe shembuj konkretë për ekipet me emër të kampionatit shqiptar, apo edhe më gjerë. “Unë këtu mund të sjell plot shembuj që ekipet e tjera që kanë marrë rezultate pozitive. Nuk mund të them që i kanë të gjithë lojtarët nga qyteti i tyre, kështu që kryesoja e përsëris që elementi të jetë cilësor, pastaj nëse është edhe shkodran është edhe më mirë”, vijon ai.

Eliminimi i gabimeve të mëparshme sjell suksesin

Duke i bërë një analizë të pjesshme sezonit të fundit, edhe pse ka pasur jo pak kritika, për Beqirin, Vllaznia nuk ka bërë një kampionat të keq. “Unë mund të them fjalët më të mira për paraqitjen e Vllaznisë në këtë sezon, përpos ndeshjeve të fundit që për hir të së vërtetës me disa oshilacione të pakuptimta të shfaqura në ndeshjet e fundit prishën momentet pozitive, që po kalonte Vllaznia për javë të tëra. Megjithatë, them se stafi ka punuar mirë, pasi ç’është e vërteta përballë ekipeve të forta të kampionatit kemi parë një Vllazni potente, duke mos lënë gjë mangët në asnjë drejtim. E përgjithshmja mund të them se ishte një kampionat pozitiv për Vllazninë, përveç ndeshjeve të fundit që na futen seriozisht në siklet”, thotë Beqiri. Sidoqoftë, ai shpreson që gabimet e bëra në kampionatin e fundit, apo vitet e tjera të mëparshme të mos bëhen më, sepse jo çdo herë mund të shpëtohet ashtu siç u shpëtua në rastin e fundit përballë Tiranës. “Të ketë një organizim më të mirë, pasi e mira nuk ka fund, kështu që shpresojmë të kemi një Vllazni më cilësore se vitet e tjera të mëparshme”, shprehet Beqiri, duke përmendur edhe ngjitjen e kuqebluve edhe në cilësinë e një skuadre në kupat e Europës.

Bashkëpunimi me Cungun

Elvin Beqiri dhe Armando Cungu janë dy ish-futbollistë kuqeblu, që kanë luajtur së bashku në të njëjtën skuadër tek Vllaznia, madje duke korrur edhe suksese jo të pakta duke fituar trofe me këtë skuadër. Tashmë, që të dy janë në drejtim të skuadrave të këtij klubi legjendar. “Marrëdhëniet i kemi pasur dhe i kemi shumë të mira, edhe shoqërore dhe profesionale. Krahas fushës stërvitore, shpesh herë edhe në takimet private dhe në kafe jemi munduar që të fokusohemi tek brezi i ri dhe konkretisht tek lojtarët e skuadrës time U-19 që janë kandidatë për të kaluar në skuadrën e parë. Çdo informacion rreth këtyre lojtarëve Armandoja është munduar t’i marrë nga unë personalisht, por edhe nga drejtorët e klubit, siç janë Zeka dhe Hasani”, thotë Beqiri në lidhje me raportet me teknikun e parë Cungu. Përpos kësaj, në varësi edhe të kohës për të cilën Beqiri thotë se Cungu e ka jo pak të ngarkuar, vlerëson edhe praninë e tij në shumë ndeshje zyrtare të skuadrës së tij me qëllimin për t’i parë vetë nga afër elementet që i interesojnë, por edhe skuadrën në tërësi, gjë që i ka shërbyer më së miri për të marrë vendimet e duhura në lidhje me të ardhmen e tyre. Në këtë aspekt, Beqiri shpreson se disa prej elementeve të skuadrës të tij të jenë mbështetës për nevojat e skuadrës së parë.