Bentacur

“Përjetë i Juventusit”, lojtari i bardhezinjve ndan mendjen
Rodrigo Bentakur sa vjen e rritet. Vizioni, teknika, saktësia dhe fantazia e tij çdo ditë e më shumë zhvillohen e na bëjnë të kuptojmë se Juventusi ka në pronësi të saj një mesfushor klasi. Uruguajani ka arritur të startojë 20 ndeshje si titullar në 29 të tilla në Serie A. Alegri ka shfaqur besim te dinamika e tij dhe e ka vendosur përkrah Matuidi e Pjaniç edhe në ndeshje delikate si ato në Champions League.

21-vjeçari ka folur për mediat italiane. Ai i ka premtuar besnikëri “Zonjës” dhe shprehet se Championsi do të vijë shpejt. Është i lumtur për trofeun e dytë të Serie A në po aq vitë si bardhezi. “Jam shumë i lumtur dhe do të kënaqem me familjen dhe shokët. Dua ta shijoj këtë fundsezoni, pavarësisht eliminimit nga Champions. Ai kompeticion është më i komplikuar sepse ka më pak ndeshje se kampionati.”

“Fatmirësisht luajmë çdo vit në Champions dhe kemi mundësi të provojmë ta fitojmë. Vitin e ardhshëm do të fokusohemi shumë në Europë, pasi duam ta sjellim në Itali kupën me veshë të gjata. Ndaj Iterit është një ndeshje e gjitha për t’u shijuar. Me Juventusin nuk kemi biseduar për çështje kontraktuale, por nëse skuadra do të donte, do të qëndroja gjithë jetën këtu”, u shpreh Bentakur.

VIDEO | Në Torino janë të xhindosur, Juventusit iu mohua kjo penallti
Juventusi mori një barazim të çmuar në takimin e parë të çerekfinales së Champions-it ndaj Ajaksit. Megjithatë, një episod i rëndësishëm i ndeshjes mund të kishte ndryshuar rrënjësisht fatin e takimit.

Në minutën 52-të, Bentakur rrëzohet në zonë e Ajaksit pas një shtyrje nga argjentinasi Taljafiko, për arbitrin spanjoll Del Cerro ndërhyrje ishte tepër e lehtë, madje nuk pranon as konsultimin me sistemin VAR pavarësisht thirrjeve të lojtarëve të Juventusit.

Në studion e emisionit “Sky Sports” në Itali, të gjithë analistët e ftuar ishin të mendimit se rasti i mësipërm është një penallti e pastër dhe s’lë vend për diskutim.

https://twitter.com/juventusfans/status/1116105260970520578

Bentakur ndryshon planet e Juves, një klauzolë mban larg Pogban
Rodrigo Bentakur e ka fituar gradualisht besimin e Masimiljano Alegrit, i cili e ka pasur gati në çdo ndeshje në konsideratë, duke  i dhënë minuta. Dëmtimi i Kedirës dhe Emre Xhan kanë bërë që drejtuesit të mendojnë që të futen në merkato, por paraqitjet e mira të uruguaianit kanë bërë që bordi drejtues ta rimendojë edhe një herë një lëvizje të mundshme.

Dëshira e madhe e “Zonjës së vjetër” është Pol Pogba, i cili e ka gati të pamundur që të qëndrojë edhe pas janarit te Mançester Junajtid. Francezi është po ashtu ka dëshirë që të rikthehet në Torino, por paraqitjet e mira të Bentakur, mund të bëjnë që ky i fundit të marrë çelësat e mesfushës, duke e kaluar në planin B afrimin e Pogbas.

Ka një prapaskenë për këtë lëvizje të Juves, e cila do të evitojë klauzolën që Bentakur ka. Nëse do të afrohej Pogba, atëherë Bentakur do të kalonte në treg. Në rast shitjeje, Boka do të merrte 50% të shifrës, çka nuk i pëlqen Juves, e cila mund të lirohet nga kjo klauzolë vitin e ardhshëm.

Atletiko Madrid sheh nga e ardhmja, synon mesfushorin e Juventusit
Juventus po bën një nisje mbresëlënëse në këtë fillim sezoni, teksa numërojnë plot 10 fitore radhazi ndërmjet Serisë A dhe Champions. Ndeshjen e fundit, fundjavën që lamë pas Juventus triumfoi ndaj Udinezes në transfertë 0-2 me gola të Ronaldos dhe Bentakur.

Pikërisht ky i fundit, mesfushori i talentuar uruguaian, Rodrigo Bentakur kërkohet nga Atletiko Madrid. Drejtuesit nga Madridi thuhet se kanë shfaqur interes për mesfushorin që pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Bentakur dhuroi paraqitje mjaft të mira.

Juventus e sheh 21-vjeçarin si pasues të Sami Kedirës dhe si një pikë të fortë për të ardhmen, por thuhet se Simeone e pëlqen shumë lojtarin bardhezi dhe mund të porovjë një ofensivë për ta marrë në Madrid që në muajin janar.

Juventus nuk di të ndalet, shkruhet “simfonia e tetë”
Juventus vijon me hapa të frikshëm në Serinë A. Triumfon në transfertën e Udinezes dhe çon serinë e fitoreve radhazi në tetë. 24 pikë të plota për bardhezinjtë dhe fitorja e dhjetë, në po kaq sfida zyrtare për këtë fillim sezoni.

Ishte një ndeshje që u dominua tërësisht nga të besuarit e Alegrit, sidomos në fraksionin e parë. Gjithsesi për të parë golin e parë bardhezinjve iu deshën 33 minuta, ku Bentakur me një goditje me kokë dërgoi ekipin e tij në avantazh. 4 minuta më vone skena ishte e gjitha për Kristiano Ronaldon. Portugezi mori një pasim nga Manxhukiç në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi golin e tij të katërt personal për këtë sezon.

Pavarësisht problemeve të ditëve të fundit në media, prej çështjes së akuzave për përdhunim, Ronaldo duket se në fushë mbetet i njëjti. Pjesa e dytë ishte më së shumti një administrim i rezultatit nga “zonja e vjetër”, të cilët vijojnë të jenë ekipi për t’u mundur në Itali. Ndërkohë më herët u luajt dhe sfida tjetër, midis Kaljarit dhe Bolonjës. Vendasit triumfuan pastër, 2-0 ndaj Bolonjës së Pipo Inzagit.