Atsina

Ekskluzive: Gjyqi në FIFA, sulmuesi i ka marrë Vllaznisë 40 mijë euro!
Menaxhimi skandaloz u kushton miliona lekë çdo vit klubeve shqiptare, sepse për shkak të paaftësisë dhe mosrespektimit të kontratave përfundojnë në gjyq me shumë futbollistë dhe në shumicën e rasteve klubet dalin të humbur.

Nëse Federata Shqiptare e Futbollit i zvarrit gjërat pa fund (kujtoni rastin Muzaka-Tirana, ende i pambyllur), në FIFA gjërat mbyllen shumë më shpejt dhe nuk ka hapësirë për kundërshtim e vonesa.

Klubi i fundit që është fundosur nga gjyqi në FIFA është Vllaznia, që ka humbur 40 mijë euro, për shkak se ishte paditur nga sulmuesi Charles Atsina. Ganezi, i cili ka edhe pasaportë italiane, u largua nga Vllaznia në verën e vitit 2018, por largimi i tij u bë pa marrëveshje dhe Vllaznia nuk mendoi se sulmuesi 29-vjeçar do e çonte çështjen në FIFA.

KONTRATA – Atsina erdhi te Vllaznia në gusht të vitit 2017, pas një periudhe 6-mujore në Lituani, te Panevezys. Në hall për sulmues, Vllaznia firmosi kontratë 1+1 me Atsinën, pasi trajneri Armando Cungu dha OK për të.

Rendimenti i Atsinës, ashtu si ai i Vllaznisë, nuk ishte fantastik, ndaj përveçse ndërruan trajnerin, duke emëruar Ernest Gjokën në stol, drejtuesit e Vllaznisë menduan spastrime në janar. Në fakt, Atsina shënoi 2 gola në Kukës në tetor 2017, me Gjokën në stol, por vendimi për largimin e sulmuesit ishte marrë dhe në janar Vllaznia i bëri dalje.

Problemi që nuk mori parasysh klubi shkodran ishte se Atsina kishte menaxher italian dhe avokat italian, të dy me shumë eksperiencë, ndaj natyrisht nuk do ta linin me aq çështjen. Fillimisht menaxheri Fabrizio Tello tentoi marrëveshjen, duke kërkuar vetëm pagat deri në fund të atij sezoni, si dëmshpërblim për prishje të njëanshme kontrate, por Vllaznia nuk pranoi.

Për pasojë, çështja Atsina përfundoi në FSHF dhe më pas, natyrisht, në FIFA. Pritje disi e gjatë, ndërkohë në verë Atsina firmosi te Kastrioti, por makineria e drejtësisë ndërkombëtare nuk harron.

Pas shqyrtimit të dosjes dhe kontratës së firmosur, FIFA dha verdiktin e hidhur për Vllazninë: I duhej të paguante Atsinën, jo vetëm për sezonin 2017/18, por edhe atë pasardhës, në bazë të kontratës 1+1, që u prish pa marrëveshje.

SHIFRA E FRIKSHME – Gafa me Atsinën i ka kushtuar Vllaznisë plot 40 mijë euro, mes pagës së lojtarit, shpenzimeve gjyqësore dhe kamatvonesave. “SportEkspres.com” ka komunikuar me futbollistin, por edhe menaxherin e tij, i cili ka konfirmuar gjithçka, duke qenë i gatshëm të tregonte edhe dokumentet e FIFA-s, nëse nga Shkodra do të mohojnë.

“Po, është e vërtetë, Atsina e ka fituar gjyqin dhe gjithçka është mbyllur. Vllaznia ka paguar rreth 40 mijë euro, sipas vendimit të FIFA-s, për shkak se nëse kjo nuk ndodhte, do të fillonin gjobat dhe penalizimi në pikë, duke vënë në dyshim ngjitjen në Kategorinë Superiore“, thotë Tello, i cili nuk e fsheh keqardhjen për mënyrën si shkoi kjo histori.

“Atsina tashmë ka ikur dhe nuk kthehet më në Shqipëri, ndaj nuk kemi asnjë sekret në këtë histori. E vërteta është se drejtuesit e klubit Vllaznia kanë gabuar totalisht, duke tentuar të largonin një futbollist nën kontratë. Ne kërkuam të paktën pagat e sezonit të parë, duke hequr dorë nga viti i dytë, por as ajo kërkesë nuk na u pranua, ndaj u detyruam të shkojmë në FIFA. Nuk është faji ynë që Vllaznia firmosi dhe më pas dëshironte ta largonte futbollistin duke mos zbatuar asnjë rregull, thjesht sepse nuk i pëlqente apo se nuk shënoi aq shumë gola sa prisnin. Përtej cilësive të futbollistëve, në sport ka rregulla dhe ato duhen zbatuar. Vllaznia mund të humbiste shumë më pak, por preferoi të mos gjente marrëveshje me ne dhe humbi një shifër të frikshme, që e fsheh për mediat, nuk e di arsyen pse“, shton Tello.

Pas largimit nga Vllaznia, Atsina firmosi për Kastriotin, ku qëndroi deri në dhjetor të vitit të shkuar. Largimi, ndryshe nga çfarë ndodhi në Shkodër, u arrit me marrëveshje, sepse Kastrioti shleu çdo detyrim deri në dhjetor 2018.

Atsina: Të luajmë si ndaj Skënderbeut, Partizani do ta ketë të vështirë me ne
Sulmuesi i Kastriotit Çarls Atsina ka folur para sfidës së krutanëve  ndaj Partizanit. Ganezo-italiani u shpreh se skuadra duhet të luajë me të njëjtin mentalitet si në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ku i hapën jo pak vështirësi korçarëve.

“Mendoj se skuadra bëri një ndeshje të mirë në të gjitha këndvështrimet, sidomos në atë taktik. Shpresoj të vazhdojmë më të njëjtin mentalitet që treguam ndaj Skënderbeut. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për skuadrat e tjera nëse vazhdojmë me këtë lloj mënyrë”

“Skuadra ka ndryshuar. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë për ata dhe për ne. Por, ne do të jemi gati. Po përgatitemi, e dimë që kemi përballë një skuadër të madhe. Ndeshja zgjat për 90 minuta dhe nëse futemi me mentalitetin e duhur do të bëjmë një ndeshje të kënaqshme për ne dhe tifozët”, përfundoi Atsina.

Vllaznia hap “kartat”: Ja hallet tona, problemet me kontratat dhe shifra e përfituar nga Çinari
Vllaznia ka bërë një reagim të gjatë në faqen e saj, ku ka prekur shumë çështje, që lënë vend për diskutim. Shkodranët tregojnë problemet pas rënies nga Kategoria, por flet dhe me emra të përveçëm, kur bëhet fjala për kontratat me disa lojtarë.

Mund të veçohet rast i Atsinës, i cili pretendon për një shifër prej 50 mijë eurosh, por nuk lihet jashtë vëmendjes edhe shitja e Çinarit, prej të cilës shkodranët kanë përfituar 40 mijë euro, shifra më e madhe në 4 vitet e fundit.

FAMILJES SË MADHE TË VLLAZNISË

“Ne të gjithë po përballemi me realitetin që skuadra jonë Vllaznia është tani në Kategorinë e Parë. Dhe sigurisht të gjithë ne e dimë që kushtet në këtë kategori do të jenë shumë më të vështira për Klubin tonë.

Prandaj duam t’iu japim një përmbledhje të situatës dhe çfarë kemi bërë pas fillimit tonë në mes të gushtit.

Kur filluam, kishim vetëm 3 javë kohë deri në fillimin e kampionatit. Prandaj u përqendruam së pari në krijimin e ekipit tonë për sezonin e ri. Natyrisht, për të gjetur lojtarët kaq vonë dhe me një buxhet më të vogël, nuk ishte e lehtë. Gjatë kësaj periudhe nënshkruam kontratën me brazilian Junior, rumunin Ignat dhe Zogajn, Bilalin e Zeqajn. U bënë ndërkohë edhe kontratat e reja me lojtarët e sezonit të fundit, që dëshironin të qëndronin me ne.

Ne ishim të sigurt se ky ekip do të jetë në gjendje të tregohet i suksesshëm dhe të gjitha transferimet na dhanë performancë të drejtpërdrejtë.

Edhe me kaq pak kohë, kemi dashur të ndërtojmë një ekip që të jetë Kampion dhe në të njëjtën kohë një ekip me të ardhme. Tani luajmë me lojtarë si Sherri (20 vjeç), Zeqaj (23 vjeç), Bilali (22 vjeç), Gurishta (23 vjeç), Krymi (22 vjeç), Zogaj (21 vjeç). Edhe të huajt tonë, Junior (24 vjeç) dhe i sapo ardhuri Collins Eziamaka (21 vjeç), janë të rinj.

Gjithashtu na është dashur të përballemi me vështirësitë e fillimit. Ne mbështesim skuadrën me 50% të buxhetit të sezonit të kaluar. Kemi bërë kontratat e reja me lojtarët nga sezoni i fundit me 50% të pagës së sezonit të kaluar. Gjithashtu i gjithë stafi tjetër ka kontrata 50% më pak se sezoni i kaluar.

Bashkia Shkodër duhet të parashikojë në buxhetin e saj pagesën e borxheve të viteve të shkuara. Kemi pasur edhe telefonata ku njerëzit po kërkonin paratë e tyre nga kampi në Slloveni 4 vjet më parë.

Gjithashtu kemi hasur shumë probleme kontratash, për Çinarin, Berishën, Vucaj dhe Pjeshkën. Ish-lojtari Astina për shembull, pavarësisht se nuk është paraqitur në sezonin e kaluar, pandershmërisht, kërkon 50.000 euro dëmshpërblim. Ndërkohë avokati ynë po ndjek të gjitha rastet.

Në javët e fundit vërehet se ka shumë informacione të gabuara rreth klubit. Kjo është arsyeja pse po publikojmë këtë përmbledhje në faqen tonë të internetit dhe në vazhdim do t’iu japim të gjitha informacionet që keni nevojë përmes faqes sonë të internetit.

Marrim shembull rreth transferimeve tona; Rreth Junior-it lajmet ishin që ai nuk kishte shënuar një gol për shumë vite. Dan Ignat nuk është mjaftueshëm i mirë. Zogaj u largua 2 vjet më parë nga Vllaznia, sepse nuk ishte mjaftueshëm i mirë dhe tani e morëm sërish. Dhe dhe dhe …. Të njëjtat komente negative për lojtarët që rinovuan kontratat.

Për ta bërë të qartë, të gjithë lojtarët ishin në stërvitje me ne, pas kësaj ne vendosëm së bashku me trajnerin Lika të firmosim kontratën me to. Dhe të gjithë firmosën, megjithëse krahasuar me vitin e kaluar kishin vlera më të ulëta pagese.

Isufi është larguar për tek Skënderbeu. Por të gjithë duhet ta dinë që Isufi i kishte tërhequr dokumentet e tij në maj dhe ishte lojtar i lirë. Nuk e larguam ne atë.

Për ta bërë edhe më të qartë, lojtarët që dëshiruan të qëndrojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pas sezonit të dobët të kaluar dhe ta ngjisin skuadrën sërish në Superligë, pranuan kontratat e reja me vlerë shumë më të ulëta se sezoni e kaluar. Shumë lojtarë u larguan nga klubi pas rënies në Kategorinë e Parë sepse kontratat e tyre mbaruan dhe nuk qëndruan më.

Po ta mendojmë, trajneri dhe lojtarët patën vetëm 3 javë për t’u përgatitur, prandaj mendojmë që ato meritojnë respekt nga ana e të gjithëve. Për shkak të kohës së shkurtër dhe karakterit që kanë treguar me fillimin tonë të vështirë.

Tanimë ne kemi 5 fitore në 5 ndeshje të Kategorisë së Parë dhe jemi në fazën tjetër të Kupës. Ky është thjesht një fillim i mirë. Asgjë më shumë. Kategoria e parë është një maratonë dhe jo një sprint. Qëllimi ynë i vetëm është të jemi Kampion.

Për këtë ne kemi të nevojshme mbështetjen e tifozëve të shumtë të Vllaznisë të cilët janë përherë lojtari ynë i 12-të. Edhe ndeshja e ardhshme me K.F. Erzeni do të jetë gjithashtu një ndeshje e vështirë.

Po ashtu, e dimë që nuk kemi një skuadër me shumë alternativa. Dhe nuk kemi para mjaftueshëm për të bërë transferime të rëndësishme. Në këtë situatë presim nga lojtaret që nuk kanë luajtur shumë gjatë kësaj kohe të përmirësohen dhe të rivalizojnë lojtarët brenda skuadrës. Por akoma nuk po vërehet kjo gjë. Të gjithë duhet ta dinë që duhet ta meritojnë vendin për të luajtur tek Vllaznia me performancë dhe jo me fjalë!

Ne besojmë tek lojtarët e rinj. Prandaj kemi thirrur edhe lojtarë nga U19 në skuadrën A. E ardhmja e ekipit tonë është të gjejmë talente të reja dhe t’i përgatisim ato për një karrierë të mirë dhe t’i shesim për të fituar të ardhura për ekipin dhe kjo është mënyra e vetme për Vllazninë që të mbijetojë në nivele të larta.

Këtë verë kemi shitur Çinarin për 40.000 euro tek Partizani. Kjo është e ardhura më e madhe e një transferte në 4 vitet e kaluara. Edhe pse është e vështirë të shiten lojtarët nga Kategoria e pare, ne kemi filluar marketingun.

Për transfertat qëllimi ynë është që së pari të jenë Klube Ndërkombëtare, të hapur ndaj Botës dhe me kontakte ndërkombëtare kudo. Sigurisht, po të jemi sërish në Superligë, ne do të kemi më interes nga Klubet e tjera. Megjithatë që tani kemi filluar disa projekte. Për shembull bashkëpunimi me një Klub në Katar. Dhe të tjera bashkëpunime rreth Botës do të vijojnë.

Gjithashtu shpresojmë në këtë mënyre të kemi sponsor të huaj.

Sponsori i subjektit është një tjetër problem. Pasi për tani kemi vetëm mbështetjen e Bashkisë. Dhe e falënderojmë atë për mbështetjen 100 % nga ana e saj.

Por na duhet mbështetja nga e gjithë Shkodra, nga të gjithë njerëzit të cilët thonë që janë pjesë e familjes së madhe “Vllaznia”.

Ne po punojmë fort për një të ardhme më të mirë për Klubin. Veçanërisht sezoni i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, pasi festohet edhe 100 vjetori i Vllaznisë!

Prandaj, ejani dhe na mbështesni! Le ta bëjmë së bashku Vllazninë sërish të Madhe !

Administratori Suad Lici

Drejtori Engin Firat”

Atsina kërkon ndjesë për ndërhyrjen ndaj Sirgit
Kristian Sirgi u largua me shpejtësi nga fusha e lojës ditën e  djeshme pasi mori një goditje të fortë nga Çarls Atsina që në minuta e para të ndeshjes. Lojtar iu largua drejt spitalit për të pasur një kujdes më të specializuar, por kjo gjë shqetësoi jo pak.

Fatmirësisht për rumunin nuk kishte asnjë problem serioz dhe shumë shpejt mund të jetë gati për skuadrën, por ky moment duket se e ka bërë të ndihet fajtor sulmuesin e Kastriotit. Ganezi ka kërkuar falje përmes një postimi në rrjetet sociale dhe i uron shërim të shpejtë mbrojtësi.

“Me sinqeritet kërkoj falje për atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes. Nuk ishte e qëllimshme sepse të tilla gjëra ndodhin në futboll. I kërkoj falje klubit të Flamurtari dhe në veçanti futbollistit Kristian Sirgi. Të uroj shërim të shpejtë dhe të rikthehesh sa më parë vëlla. Me dashuri Çarls Atsina”

Vllaznia largon Atsinën, sulmuesi e kërcënon në FIFA
Duke u bazuar në rregulloret e FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s, kuqeblutë kanë vendosur të ndërpresin në mënyrë të njëanshme kontratën me sulmuesin ganez

Gaspër Marku

Kishte ditë të tëra që ishte paralajmërohej një gjë e tillë, por vendimi zyrtar për ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktuale me futbollistin Çarls Atsina është zyrtarizuar dje. Gjithçka ka ardhur nga një moskorrektesa e futbollistit në fjalë, i cili sipas drejtuesve të klubit shkodran, nuk është paraqitur në kohë për përgatitjet e vitit 2018. Ka pasur disa mosmarrëveshjeve mes lojtarit ganez dhe klubit kuqeblu. Sipas informacioneve nga zyrat e klubit, lojtari duhej të ishte në Shkodër më 4 janar, kur duhej të niste përgatitjet me grupin, por ai nuk ishte në Shkodër, ku është paraqitur me shtatë ditë vonesë, kur skuadra ishte zhvendosur në Mal të Zi. Për këtë arsye, duke qenë se vetë futbollisti nuk i është bindur vendimit të klubit për ta vazhduar procesin stërvitor me Vllazninë B derisa skuadra të rikthehej nga Ulqini, drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin kontratën me sulmuesin Atsina.

VENDIMI ZYRTAR

“KF Vllaznia bën të ditur se për shkaqe të ligjshme ka ndërprerë kontratën e punës me futbollistin Çarls Atsina. Lojtari në fjalë ka shkelur të gjitha pikat e kontratës sportive, por edhe ato të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, duke mos e respektuar atë. Fillimisht, duke u paraqitur me një javë vonesë në stërvitje. Ndonëse duhej të ishte në stërvitje me ekipin që me datë 4 janar, ai ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e datë 10 janar 2018 dhe është paraqitur në zyrat e klubit një ditë më pas. Një shkelje e rëndë kjo e kontratës, sepse ekipi ndërkohë kishte udhëtuar drejt Malit të Zi për stërvitje. Në kushte të tilla, lojtari është autorizuar të dalë në stërvitje me ekipin B derisa ekipi i parë të kthehej nga Mali i Zi. Futbollisti e ka refuzuar një gjë të tillë dhe më pas, pavarësisht qortimeve dhe kërkesës së vazhdueshme për të respektuar kushtet e kontratës që ai vetë ka firmosur, ka vijuar të mos dalë në stërvitje me ekipin B. Vllaznia, duke respektuar të gjitha rregulloret e FSHF-së, UEFA-s  e FIFA-s, ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën. Vendimi i është bërë i ditur sportistit dhe autoriteteve përkatëse. Kësisoj, Atsina nuk është më futbollist i Vllaznisë.”

KËRCËNIMI I ATSINËS – Klubi kuqeblu ka shkëputur të gjitha lidhjet me Atsinën, i cili erdhi te Vllaznia në verë, por gjithçka u prish në ditët e para të 2018-ës. Kjo është njëra anë e medaljes, pasi Atsina nuk është dakord me vendimin e klubit. Mes palëve mësohet se ka pasur disa herë përpjekje për konsensus në ndërprerjen e kontratës, madje edhe me dhënien e një dëmshpërblimi nga Vllaznia, por lojtari dhe menaxheri i tij nuk kanë qenë dakord me shifrat. Atsina vazhdon të jetë në Shkodër dhe çështjen në fjalë ka ndërmend ta dërgojë në FIFA. Gjithsesi, edhe nëse ndodhë një gjë e tillë, me dokumentacionin që ka në dispozicion, drejtuesit e klubit janë të bindur se për vendimin marrë është gjithçka konform rregullores dhe ligjit.

Atsina më në fund tregon sa vlen: Golat, për Cungun
Çarls Atsina ishte ndër të paktët lojtarë që e bindi ish-trajnerin Armando Cungu dhe u bë pjesë e Vllaznisë në verë. Nisi të luante, por befas përfundoi në infermieri dhe Cungu u ankua se lojtari kishte ardhur i dëmtuar. Gjithsesi, me rikthimin e tij Atsina arriti të shënonte dy gola në një nga fushat më të vështira në Superiore. Pesimizëm për të dhe shumë paragjykime se Vllaznia ka bërë një autogol kur e mori, por dje ai iu përgjigj të gjithë skeptikëve. Ndoshta është herët për të dhënë një konkluzion përfundimtar, por Atsina ka nisur të lërë gjurmë, sepse golat e tij i dhanë një pikë skuadrës në Kukës.

Pas ndeshjes Atsina u shpreh i lumtur për dopietën: “Para së gjithash, është e rëndësishme që skuadra të marrë një rezultat pozitiv. Arrita të shënoja dy gola me rikthimin tim dhe për këtë jam i kënaqur. Është e rëndësishme të kemi vazhdimësi. Mund të them se ishim pa fat, pasi mund të kishim marrë më shumë, por besoj se dhe një pikë është mirë për momentin. Tani shohim përpara. Së pari, duhet që të punojmë për skuadrën dhe më pas për të menduar për aspektin personal. Uroj që të shënoj sa më shumë dhe ta ndihmoj skuadrën, që të kemi pozicion të mirë në klasifikim. Ku ndryshon Cungu me Gjokën? Të dy janë trajnerë shumë të mirë. Kam luajtur si me Cungun, ashtu dhe me Gjokën tani. Golat ia dedikoj ish-trajnerit Cungu”.