Atletikë

Fitore dhe rekord botëror në maratonën e Berlinit, keniani Kipçoge i mahnit të gjithë
Eliud Kipçoge, i cili njihet si ‘maratonisti më i madh i kohërave moderne’, ka triumfuar në maratonën e Berlinit duke thyer rekordin botëror. 33-vjeçari kenian ka regjistruar kohën 2 orë 01’39’’, duke thyer rekordin e patriotit të tij, Denis Kimeto, i cili regjistroi kohën 2 orë 2’57’’ para katër vitesh.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletët e tjera nga Kenia, Amos Kipruto (2 orë 06’23’’) dhe Uillson Kipsang (2 orë 06’48’’).

Kipçoge, i cili u shpall kampion bote në Paris në vitin 2003 në garën e 5 mijë metrave në moshën 18-vjeçare dhe kampion olimpik në fuqi në garën e 42 km, ka fituar në 10 nga 11 maratonat në të cilat ka marrë pjesë gjatë karrierës së tij.

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës. Nuk gjej fjalët e duhura për të komentuar këtë arritje. Më kishin thënë që mund ta thyeja rekordin dy herë, por jo për herë të tretë. Kishin të drejtë. Kilometrat e fundit ishin të vështirë, por isha përgatitur mirë dhe dua të falënderoj trajnerin tim”, komenton keniani pas fitores së arritur me rekord botëror.

Luiza Gega nuk zhgënjen, kualifikohet në finale
Shumë sportistë shqiptare, edhe pse nuk kanë vëmendjen e futbollit vijojnë që të shkëlqejnë në sporte te tyre. Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj, pasi sot ka arritur që të sigurojë një vend në finalen e Kampionatit Europian që do të zhvillohet këtë të diel në Blerin, pasi u rendit e dyta në baterinë e saj.

Gega garoi në baterinë 2 dhe arriti që të ishte një nga atletet me kohën më të mirë që siguruan kalimin në finale. Kujtojmë që sportistja shqiptare garoi në 3000 metra me pengesa, duke regjistruar një kohë pre 9 minutash e 33 sekondash e 11 të qindtat.

Në finale Gega do të synojë zonën e medaljeve, çka do të ishte një tjetër sukses pas medaljes së Artë në Lojërat Mesdhetare.  Të gjithë presim më shumë nga gega, e cila kohën e saj më të mirë e ka 9 minuta e 22 sekonda.

Zhgënjimi i David Nikollit: Gati për një tjetër shtet
Kampioni i Ballkanit: Nuk kam marrë qoftë dhe një gotë uji nga ky shtet, vazhdoj me ëndrrat e mia për të ecur përpara, ndoshta për një tjetër flamur

Gjergj Vyshka

David Nikolli, Kampioni i Ballkanit në 3000 metra më 16 korrik, por dhe vendi i katërt në gjysmëmaratonën e Tiranës, madje duke dhënë dhe rekord kombëtar për vendin, duket plotësisht i zhgënjyer. I keqtrajtuar, sepse atij në të mirë të atletikës i është kërkuar të lërë punën në Itali, duke iu premtuar pagesa, tashmë është gati për të shkuar gjetiu. Madje e ka thënë këtë dhe para se të vinte në Maratonën e Tiranës, por gjithnjë nuk është ia kanë vënë veshin, ndërsa e kanë cilësuar si kërcënimi të një sportisti që kërkon pagesat e tij. A ka të drejtë David Nikolli? Sigurisht që po, sepse nga një i panjohur, atje ku nuk dinte askush asgjë që po bënte sport dhe punë njëkohësisht në Itali, është Kampion Ballkani. Madje na ka bërë të gjithë të lumtur, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, pati deklaruar se me Gegën, Smajlajn, Nikollin, Gjeçajn dhe Poçestën bëhej një pesëshe e sigurt për medalje jo vetëm në Botërorin e Sallave të Mbyllura, por dhe në Europianin e Berlinit. Po sot? As më pak e as më shumë, kemi zhgënjimin e David Nikollit, i cili i shtohet listës së sportistëve të keqtrajtuar në vendin tonë, për të cilët kujtohen vetëm kur ngjiten në podiumin e medaljeve. “Sport Ekspres” po sjell të plotë atë që Nikolli ka deklaruar rreth dy ditë më parë për atë çfarë i është premtuar dhe që nuk e ka marrë.

Deklarata e Nikollit

“Desha të rrëfej se çfarë trajtimi u bëhet atletëve nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por në tërësi dhe nga shteti shqiptar. Në një vit atletikë kam fituar një Ballkaniadë në garën e 3000 metrave, kam realizuar katër rekorde kombëtare, por asgjë. Deri më tani kam pas telefonatë nga ministrja Lindita Nikolla, kjo me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa më është thënë që të lë punën që kisha në Itali, teksa isha me kontratë të përhershme. Më është premtuar që do të kisha ndihmën financiare nga Shqipëria siç e thotë ligji shqiptar dhe siç e bën e gjithë Bota për atletët, ndërsa do të vazhdonim projektin që ishte kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. I besova Ministres Nikolla, e cila më ka marrë në telefon dhe më premtonte. Më 15 tetor kam qenë në gjysmëmaratonën e Tiranës, atje ku realizova rekordin e katërt kombëtar. Direkt pas garës lajmërova Ministren Nikolla për rezultatin dhe ajo më la një takim në Ministri, në zyrën e saj, më 16 tetor. Aty kemi diskutuar për objektivat që kisha, ndërsa më ka premtuar se do të realizojnë po atë ditë mbështetjen, apo sponsorët që do të më kishin paguar të gjitha çmimet që kam fituar dhe realizuar. Po atë ditë vendosëm për një tjetër takim, i cili është realizuar më 17 tetor, ndërsa Ministrja Nikolla nuk erdhi. Dërgoi pesë përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Në takim ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli. Nga takimi që zgjati për një orë dolëm me përfundimin se Ministrja Nikolla nuk do të realizojë asgjë nga ato që janë premtuar. Që do të thotë se nuk do të kem asnjë mbështetje, nuk do të kem asnjë sponsor, nuk do të shpërblehem për arritjet e bëra, nuk do të më quhen rekordet që kam. Pra, nuk i intereson asgjë, vetëm se më thanë: Vazhdo përpara! Unë nga Federata Shqiptare e Atletikës, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nuk kam marrë qoftë dhe një gotë uji. Megjithatë vazhdoj përpara me ëndrrat e mia, bashkë me familjen time dhe me trajnerin tim. Por mbi të gjitha me skuadrën time e ndoshta shumë shpejt dhe me kombëtare tjetër”.

Shumë e rëndë për atletikën shqiptare, por dhe për shtetin shqiptar, deklarata e David Nikollit, ndërsa duhet dëgjuar nëse nuk duhet humbur dhe ky sportist…

Mjeku Ostreni: Gega, dëmtim kronik që ka shumë rreziqe
Specialisti i mjekësisë sportive pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve: Duhet të heqë dorë nga 3000 metra me pengesa, dëmtohet pa masë

Gjergj Vyshka

Dëmtim kronik dhe heqje dorë nga gara e 3000 metrave me pengesa, edhe pse është nënkampione e Evropës në vitin 2016 në Amsterdam me kohën 9’28”52. Këto janë dy gjërat thelbësore të intervistës që RTSH Sport ka realizuar me doktorin sportiv Mel Ostreni, që është njëkohësisht specialist i mjekësisë sportive pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Një intervistë që Sport Ekspres është duke e sjellë të plotë për të kuptuar masën e dëmtimit, gatishmërinë e atletes për të vrapuar, nëse është i dyshimtë apo jo si dëmtim, dhe rrezikshmëria që vjen pas këtij dëmtimi. Tashmë Gega është në regjim shtrati të paktën për dy javë, ndërsa sipas Ostrenit vetëm në ditët e para të shtatorit mund të nisi aktivitetin e saj normal. Sa për Maratonën e Tiranës më 18 tetor, gjithçka varet nga gjendja fizike e sportistes, e cila tashmë duhet të vendosë për një tjetër disiplinë në atletikë. Sepse do të jetë e ashpër në mendim dhe i shpejtë si konkluzion t’i thuash të heqë dorë krejtësisht nga ky sport. Ja dhe intervista e doktor Mel Ostrenit për Luiza Gegën dhe dëmtimin e saj.

Doktor në çfarë gjendje ka ardhur pacientja Luiza Gega dhe si është diagnostikuar?

Duke marrë shkas nga aludimet e shtypit të shkuar dhe atij viziv më duhet them se pacientja Luiza Gega, atletja jonë e mirënjohur, ka ardhur në një gjendje të një dëmtimi kronik të këmbës sidomos të pjesës së shputës së saj. Pas vizitës sime iu rekomandua dhe një rezonancë për ta bërë më të qartë dhe diagnozën. Për më tepër kemi bërë dhe një konsultë me ortopedët e spitalit Vila Maria, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën që më dhanë. Sepse na ndihmuan përsa i përket diagnozës përfundimtare të saj. Luiza Gega ka një dëmtim të muskujve të pulpës, të cilat bëjnë mbërthimin e gishtave në pistën e tartanit dhe që nuk e lejon të vrapojë normalisht sepse i shkakton dhembje. Kjo nuk është se është shkaktuar tani, por është diçka kronike që ka zgjatur gjatë gjithë kësaj kohe. Madje ka ardhur dhe disa herë të tjera në klinikën tonë, por ka pranuar që të garojë dhe me dhimbje në një kohë që duhet të bënte pushim për të paktën një muaj. E një pushim i tillë i binte që të hiqte dorë nga aktiviteti i këtij sezoni.

A vihet në dyshim dëmtimi i saj?

Në asnjë mënyrë jo. Ashtu sikurse në rastin e Klodiana Shalës në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, e cila pati një temperaturë febrile për shkak të një substance kontrasti kur bëri rezonancën manjetike, edhe në rastin e Luiza Gegës duhet pranuar se ka një dëmtim. Aq më tepër që është një dëmtim i këmbës tjetër dhe jo i asaj që ka dëmtuar në Brazil vitin e kaluar. Duhet të dini që në mënyrë reflektore truri i njeriut mbron këmbën e dëmtuar dhe si rrjedhojë e gjithë pesha ka rënë në këmbën tjetër. Fatkeqësisht për Luiza Gegën ka rezultuar fatale kjo gjë, pasi mbingarkesa funksionale ka shkaktuar praktikisht këtë dëmtim që mund të ketë ardhur dhe nga numri i madh i garave këtë vit. Një sugjerim për të që ajo duhet të planifikojë se cilat janë garat kryesore, sepse ajo nuk mund të përballojë të gjitha garat që i duhen një sezoni të atletikës me sëmundjen që ka.

Nga se vjen ky lloj dëmtimi, është pjesë e stërvitshmërisë, apo nuk mban më fiziku i saj?

Ky është një dëmtim që ne e klasifikojmë si mbingarkesë funksionale jo vetëm e stërvitjes, por dhe e garave. Gara është ajo që e dëmton më tepër në krahasim me stërvitjen që bën. Unë do të theksoja që fati i keq është i Luiza Gegës, që për fat të keq e ka bërë kronik këtë dëmtim. Dhe për rrjedhojë herë pas herë bën të tilla dëmtime. Këto dëmtime nuk janë vetëm të Luiza Gegës, por dhe të kampionëve të mëdhenj, të cilët heqin dorë nga garat ku marrin pjesë.

Ky dëmtim që pati përpara Botërorit erdhi dhe si rrjedhojë i atij që bëri në maj në Diamond League në Shangai?

Natyrisht që këto dëmtime lënë gjurmë tek artikulacionet sidomos tek këmbët, ndërsa Luiza është një atlete e mirënjohur, e më pas vijnë e shumohen si pasojë e mbingarkesës që kanë gjatë gjithë kësaj periudhe deri në Kampionatin Botëror. E për rrjedhojë ajo nuk mund të merrte pjesë dhe menjëherë, edhe me konsultën e ortopedëve të Vila Marias i bëmë dhe një sugjerim nëpërmjet reset protokoll. Që është pushim, mbajtja e këmbës lart dhe vënie shumë e pakët në tokë për dy javë. Kjo do të thotë që Luiza Gega mund t’i rikthehet aktivitetit të saj normal në ditët e para të shtatorit.

Megjithatë thuhet dhe pritet se do të marrë pjesë dhe në Maratonën e Tiranës. Sa garanci ka?

Nga pikëpamja biofizike Maratona ndryshon nga 3000 metra me pengesa, ku ajo edhe si rezultat i shtatit të shkurtër të saj bëj një hedhje tej mase dhe një rënie në tokë që është jashtëzakonisht e dëmshme për diagnozën që ka. Ndoshta Maratona mund të mos jetë kaq e dëmshme sa 3000 metra me pengesa. Unë mendoj se duhet të përqendrohet në gara të tjera dhe jo në 3000 metra me pengesa. Sepse kjo garë e dëmton më tepër se të tjera

… që do të thotë se duhet të heqë dorë nga 3000 metra me pengesa?

Ne si mjekësi mendojmë se duhet të heqi nga kjo lloj tip gare, e cila e dëmton pa masë

Së fundi, nëse do të ishte kapur përpara kohe ky dëmtim Luiza Gega a do të ishte në Botëror?

Këtë nuk mund ta them me përpikmëri, sepse është një dëmtim kronicizues, i cili herë pas herë të jem dhembje dhe kur ka dhembje ndalon aktivitetin. Ajo e ka vazhduar aktivitetin sepse ose ka ndjerë pak dhimbje, ose e ka kaluar dhimbjen. Por vjen një moment që atletja nuk më as durim e as forcë për t’i përballuar ato, apo të ngadhnjojë mbi dhimbjen. Kështu që detyrohet të tërhiqet.

Novi Pazar flet shqip, David Nikolli kampion Ballkani në Serbi
Lezhjani shkëlqen në 3000 metra dhe me 8’31″45 është i pari

Nga Novi Pazar, i dërguari i Sport Ekspres, Gjergj Vyshka

Novi Pazari dhe Serbia kane folur shqip. Pas Izmir Smajlajt, kampion Ballkani dhe kampion Europe në kërcim së gjati në sallat e mbyllura pas katër muajsh detyrojmë serbët të thonë emrin e Shqipërisë jo vetëm ne podium, por dhe gjate garës. E këtë e bëri David Nikolli, i pari në 3000 metra. Ka lënë pas bullgarin Popov me 8’32″85 dhe rumunin Korneski me 8’33″32. Të dy kundërshtarët kanë tentuar ta rrëzojnë, por shqiponja lezhjane ia ka dalë. Sapo ka përfunduar garën, të gjithë janë mbi të për ta uruar, sepse një medalje në Serbi vlen shumë, jashtëzakonisht shumë. Medaljen e artë e ka dorëzuar përgjegjësi i delegacionit të Shqipërisë, Juxhin Çili. Dhe e arta e Nikollit ishte justifikimi me i mirë i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Ballkaniadë. Shkurt, shqiponja Nikolli e bëri Novi Pazarin të flasë shqip dhe kjo nuk është pak…

Të bronztë në stafetë për djem

Jemi të bronztë edhe në stafetë 4×400 metra për djem. Daniel Limani, Florian Lata, Marko Makaj dhe Edison Muça kane bërë gjithçka mirë. Te tretët, pas Rumanisë dhe Serbisë, e kështu kemi marrë medaljen e dytë për të rritur. Në përgjithësi garë e mirë, ndërsa vitin e kemi mbyllur me dy të arta, një argjend dhe një Bronx. Që do të thotë se jemi në gjendje të bëjmë mirë kur duam. Izmir Smajlaj, David Nikolli, Ergys Gjecaj dhe kombëtarja e djemve në stafetë janë në librin e artë të Ballkaniadës. E vitin tjeter do të jemi më të fortë. E rëndësishme është se me Smajlajn, Nikollin, Limanin, Latën, Makajn dhe Muçën Serbia ka folur shqip sivjet.

Rezultatet teknike të ditës së dytë të Ballkaniadës

MESHKUJ

Hedhje disku Admir Dizdari 38.32 m vendi i 12-të

Hedhje disku Azgan Zeka 35.64 m vendi i 14-të

110 m/p Ravio Rama 15″64 vendi i pestë

200 m Aldi Hoxha 23″11 vendi i tetëmbëdhjetë

800 m Edison Muça 1’53″04 vendi i pestë

800 m Marko Makaj 1’56″64 vendi i dhjetë

Kërcim trehapësh Ergys Gjecaj 13.67 m vendi i nëntë

3000 m David Nikolli 8’31″45 vendi i parë

4×400 metra Shqipëria 3’27″36 vendi i tretë

FEMRA

200 m Iljana Beqiri 26″39 vendi i 14-të

200 m Iveta Urshini 26″45 vendi i 15-të

Kërcim së larti Sindi Prifti u skualifikua

Hedhje gjyle Greta Batusha 10.26 vendi i shtatë

1500 m Ejona Cufe 4’57″85 vendi i shtatë

Kërcim së gjati Joana Hazizllari 4.86 m vendi i 13-të

Kërcim së gjati Elena Buda 4.40 metra vendi i 15-të

4×400 m Shqipëria e skualifikuar