Artim Pollozhani

Dilema për ta lënë futbollin, Pollozhani mban në “ajër” Flamurtarin
Artim Pollozhani, kur u transferua te Flamurtari, u prit jo mirë nga tifozët. Asokohe 35 vjeç, mesfushori që kish nisur të bënte qendërmbrojtësin te Shkëndija e Tetovës fitoi dalëngadalë zemrat e tifozëve. Paraqitjet e mira bënë që të mbronte ngjyrat kuqezi për dy sezone.

Tashmë atij i është ofruar posti i drejtorit sportiv te Flamurtari, por ende e “josh” ideja për të luajtur. Edhe pse 37 vjeç, ofertat nuk i kanë munguar. Trim & Lum Struga, që do të luajë në elitën e futbollit maqedonas, i bëri një ofertë. Mes palëve nuk pati akord.

Së fundmi për Pollozhanin po diskutohet në një tjetër klub të Superiores dhe brenda kësaj jave edhe mund të ketë një vendim. Emri i mbrojtësit është në tavolinë dhe pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë. Në këtë mënyrë edhe vazhdimësia e Pollozhanit, si drejtor sportiv,  te Flamurtari vihet në dyshim.

Edhe Pollozhani drejt largimit, zbulohet destinacioni
Artim Pollozhani mbylli sezonin e dytë te Flamurtari dhe ashtu si shokët e tij të skuadrës pret që vlonjatët ta shlyejnë. Futbollisti me përvojë e ka thënë në të shkuarën se kontrata që ka me kuqezinjtë është garancia më e madhe dhe beson se administratori Sinan Idrizi do të t’u përgjigjet në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara.

Pollozhani gjatë kësaj periudhe po mendon edhe për vazhdimësinë e karrierës së tij. Edhe pse para pak ditësh ka mbushur 37 vjeç, mbrojtësi qendror mendon të mos e mbyllë me futbollin e luajtur dhe në Maqedoninë e Veriut ka një propozim për të.

Trim&Lum Struga është skuadra që kërkon shërbimet e Pollozhanit, i cili mendohet se me eksperiencën e tij do i bënte punë skuadrës strugane në debutimin e saj në elitën e futbollit maqedonas. Një rikthim te Flamurtari shikohet i vështirë për Pollozhanin, që tashmë duhet të vendosë në lidhje me të ardhmen e  tij.

Pollozhani: Kontratat garancia jonë, ka diçka që na motivon
Artim Pollozhani, mbrojtësi qendror i Flamurtarit, para ndeshjes me Laçin foli për mediat dhe vlerësoi maksimalisht kurbinasit: “Ekziston mundësia të fitojmë. Është ndeshje e vështirë, por pas kësaj kemi një trepikësh me Kamzën. Me Laçin gjithmonë kanë qenë ndeshjet e vështira, gjithmonë ka qenë një rezultat i ngushtë. Shpresoj dhe besoj se nëse japim maksimumin, mund të shkojmë te fitorja dhe të ngjitemi edhe më lart”.

Kohët e fundit vlonjatët i kanë shqetësuar mungesat. Me kontingjentin jo të plotë, çdo lojtar që nuk mund të luajë i penalizon shumë: “Duke pasur parasysh grupin e lojtarëve, një mungesë konsiderohet e madhe. Nesër mungojnë Franci e Sukaj, shpresoj që ata që i zëvendësojnë të japin më të mirën dhe të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivin”.

MOTIVIMI – “Kur je futbollist e ndjen vetë motivimin. Nuk përshkruhet dot, kur del në fushë nuk të shkon mendja je paguar apo jo. Mundohesh për më të mirën, futbolli nuk mbaron pas një jave, apo nesër që është ndeshja e fundit para tifozëve tanë. Çdokush mendon për një të ardhme më të mirë. Ky është shkaku kryesor që të gjithë japin maksimumin. Ata e duan futbollin dhe japin maksimumin”.

PAGAT DHE E ARDHMJA – “Nuk kemi çfarë themi për pagat. Është folur shumë për premtime e garanci. Nuk e di a ka garanci më të madhe se kontrata, e zeza mbi të bardhë? Ajo është garancia më e madhe në klub. Detyrimet janë dypalëshe.  E ardhmja? Çdo lojtar do bisedoje me drejtuesit. Ato janë punë të klubit. Ata bëjnë analizën e tyre dhe flasin me lojtarët. Secili do dëgjojë ofertën dhe do japë kushtet. Nëse do ketë dakordësi, pse jo”.

Pollozhani e Ribaj gati për Kukësin: Futemi për tri pikë!
Flamurtari do të luajë nesër në transfertë ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Në kuadër të ndeshjes, përpara mediave kanë folur Artim Pollozhani si dhe Andi Ribaj, të cilët kanë besim se do të kenë sukses edhe në ndeshjen e radhës.

NDESHJA ME KUKËSIN – “Ndeshje e rëndësishme, sidomos për pozitat në tabelë Kukësi në vendin e dytë dhe ne në vendin e tretë. Një ndeshje që nuk është vendimtare, por është e rëndësishme, pasi me një rezultat pozitiv do të ishim në pjesën e tabelës që të çon në kupat e Europës. Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi si ne ashtu dhe Kukësi vijmë nga fitore. Besoj që duhet të japim maksimumin për një rezultat pozitiv.”

FORMA E EKIPIT – “Gjendja e ekipit është në forma të mirë dhe optimale. Kemi bërë dy ndeshje të mira këtu në Vlorë. Kemi pasur problemet tona gjatë 90 minutëshit, por ajo që ka vlerë në këtë fazë të kampionatit janë pikët. Gjithashtu dhe gjendja dhe forma e ekipit. Gabimet në lojë janë të riparueshme dhe në rast se do e kemi grintën për të fituar do ta kalojmë dhe këtë ndeshje me sukses.”

MUNGESAT – “Në pikëpyetje është Koliçi, por me shumë mundësi do të jetë gati. Probleme në gju kam pasur unë edhe Franc Veliu, por shpresoj që deri nesër të jemi në 100% të formës.”

EUROPA – “Përderisa jemi në vendin e tretë dhe duke parë kalendarin që kanë kundërshtarët tanë, duhet të tentojmë dhe të japim maksimumin. T’i marrim ndeshjet një nga një dhe me pak fat mendoj se mund ta kapim Europën, pse jo.”

Gjithashtu, pas Pollozhanit foli edhe Andi Ribaj, i cili po kalon një moment mjaft të mirë. Sulmuesi shënoi edhe golin e parë në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Teutës.

MOMENTI I MIRË – “Ndihem shumë mirë dhe vlerësoj edhe ekipin për punën e bërë. Shpresoj që edhe në ndeshjen e radhës të shënojmë.”

GOLAT E SHËNUAR – “Do bëjmë maksimumin. Nuk është problemi kush do e bëjë golin, problem është që të fitojë ekipi dhe të vazhdojmë me serinë e rezultateve pozitive.”

EUROPA – “Përderisa jemi në vendin e tretë, jemi në rrugën e duhur dhe do të vazhdojmë me ndeshjet një nga një. Shpresojmë të jemi aty ku duhet.”

KUKËSI – “Për rezultat pozitiv futemi, si në çdo ndeshje. Edhe ndaj Kukësit futemi për tre pikë. Nuk ka ndryshim, pasi të gjithë ndeshjes janë njësoj.”

Pollozhani: Nuk më ka ndodhur kurrë, ka diçka që s’e pranoj dot!
“Kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Ata do jenë në stadium dhe shpresoj t’i shpërblejmë me një fitore”, u shpreh Artim Pollozhani gjatë konferencës së sotme për shtyp, ndërkohë që lojtari polivalent foli për tematika të ndryshme. Fillimisht fokusi ishte te Kastrioti, për të kaluar te ngjitja në renditja, situata në skuadër dhe problemet me arbitrat. Kapiteni i vlonjatëve foli edhe për ananë financiare dhe largimet nga ekipi.

KASTRIOTI – “Duke pasur parasysh pikët e marra, ata kanë bërë mirë. Ata ishin të shthurur në dy fazat e para. Mbase është meritë e trajnerit dhe e afrimeve të reja që kanë bërë. Kanë marrë 10 pikë së fundmi dhe duhet respekt maksimal, pasi ata janë në formë. Nuk duhet ta mbivlerësojmë, do futemi në fushë për të marrë tre pikët dhe për të shkuar përpara”.

SITUATA ME MUNGESAT – “Deliaj është kthyer me grupin. Kale ka pasur një problem shëndetësor, besoj se luan. Sot do kthehet në stërvitje dhe besoj se nesër luan. Sigurisht duke e parë gjendjen e tij, po unë besoj dhe shpresoj që Kale do jetë në ndeshje”.

RIVALËT – “Skënderbeu luan me Teutën dhe kemi një mundësi për t’u ngjitur na klasifikim. Shpresoj të jetë një ndeshje si këto që kemi bërë në janar dhe të marrim pikët maksimale. Kastrioti është në situatë të mirë, por duke i parë ndeshjet, pa futur pikët, edhe ne jemi në një moment të mirë. Do jetë ndeshje e bukur. Shpresojmë dhe shkojmë për tre pikët”.

PROBLEMET FINANCIARE – “Është e disata herë që ju them se nuk na takon ne futbollistëve të flasim për situatën financiare. U takon drejtuesve. Jemi këtu të flasim për ndeshjen e radhës. Çdo javë pyetemi për këtë gjë. E keni marrë një përgjigje nga drejtuesit. Nëse u është thënë këto ditë, nëse nuk ka një datë të saktë, do të thotë që do të zgjidhen problemet këto ditë”.

LARGIMET – “Po t’i shikoni ndeshjet e fundit, Flamurtari të jep përshtypjen se luan mirë edhe pa ato largime. E thashë, ishin lojtarë cilësorë që ne na prishin punë. Nëse e marrim që ne tani jemi mirë dhe si do ishim me lojtarët e larguar, mund të ishim edhe pretendentë për titull. Nuk do flisnim për të tilla gjëra, por do shikonim a do fitojë Partizani me Tiranën, që t’i afroheshim, apo a do na afroheshin. Nuk mund të paragjykosh, ‘ej do ishim këtu’. Mund të ishim edhe më keq me ata që ikën. Mua më gëzon fakti, që ekipi pavarësisht largimeve, luan futboll”.

PROBLEMI I MADH – “Ne kemi vështirësi nga arbitrat. Kam një vit e gjysmë këtu dhe nuk kam parë kurrë në jetën time kaq gabime njerëzore nga arbitrat. Nuk dua t’i hyj asaj pjesë, por ndikon te psikologjia e futbollistëve, ndikon te rezultati i ndeshjes, si dhe te objektivat e klubit. Në fund fajtorë dalin futbollistët dhe ky është pengu im. Të gjitha harrohen. Analistët thonë që jemi dëmtuar, por pastaj jemi ne fajtorët në fund. Këtë nuk e pranoj dot”.

Pollozhani: E merituam, por patëm fat në rastin e Oto Xhonit
Fitorja kundër Skënderbeut ka ardhur në momentin më të mirë për Flamurtarin dhe të dy ekipet kanë ndryshuar pozicionin në renditje. Artim Pollozhani ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke u ndalur te triumfi kundër ekipit korçar dhe situata e pagave të pamarra.

Kapiteni tregohet i sinqertë në rastin e Oto Xhonit, ndërsa komenton dhe largimet e lojtarëve si Bushiç e Danilo Alvesh gjatë merkatos së janarit.

GOLI I ANULUAR DHE FITORJA – “Ishte një shpërblim, pasi kemi bërë ndeshje shumë të bukura, por nuk kemi pasur fat. Sot e merituam fitoren dhe kishim edhe fat te ai rasti i pozicionit jashtë loje. Mes portierit edhe mua duhej me shumë komunikim, por falë zotit ai gol i anulua. Unë mendoj që ata që ishin në fushë, dhanë maksimumin dhe e merituam plotësisht fitoren.”

MOMENTI – “Në atë moment, isha i pafuqishëm. Mund ta largoja atë top, por dëgjova Koliçin dhe nuk lëviza. Vetëm kur kthehem dhe shoh topin në rrjetë. Më pas, pashë anësorin me flamurin lart dhe i thashë Koliçit: Sot na ndihmoi Zoti!”

KLIMA BRENDA SKUADRËS – “Klima brenda skuadrës është super, çunat punojnë ditë për ditë në maksimum dhe reflektimi ishte sot në fushën e lojës. Të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin dhe i përgëzoj.”

FINANCAT – “Ne i jemi distancuar gjithmonë këtyre pyetjeve për financat. Sa qëndron një lojtar pa paguar, varet te futbollisti. Çdo futbollist punon dhe ëndërron për diçka më të mirë. Unë mendoj se sa dëshira dhe grinta ekziston në grup, unë besoj se do të jemi në rrugën e duhur. E shikoni dhe vetë që janë larguar disa futbollistë, por këto çuna që janë këtu po bëjnë ndeshje edhe shumë më të mira.”

LARGIMET – “Edhe Bushiç, edhe Alvesh edhe të gjithë që kanë ikur kanë qenë profesionistë. E kanë dashur Flamurtarin edhe unë mendoj se mbase është edhe ajo që i jepet shansi dikujt që nuk i është dhënë, dhe ata që luajnë tregojnë që mund të japin maksimumin, siç sot përballë Skënderbeut.”

VIDEO | Goli i Pollozhanit? Shikoni çfarë perle i anulohej legjendës Rumenige!
Anulimi i golit të Artim Pollozhanit ka sjellë polemika të shumta. Në media ka pasur krahasime të ndryshme, qoftë edhe me golin e Kristiano Ronaldos kundër Juventusit. Në fakt situata është tjetër në të dy golat. Edhe klubi vlonjat e ka sjellë në vëmendjen e sportdashësve atë realizim të portugezit duke këmbëngulur që ai vendim i Sokolit ka qenë i gabuar.

Një mendim në lidhje me golin e anuluar e ka dhënë edhe ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini. “Është rasti më i përfolur, unë them që është faull. Është lojë e rrezikshme. Këtu thuhet, ‘anulohet ky lloj goli’. Ka edhe lloj-lloj paralelizmi me golin e Ronaldos, që s’ka lidhje. Nëse hynte me kokë, nuk ka faull. Quhet lojë e rrezikshme, edhe pse nuk ka kontakt. Është faull. Nuk luhet në zonën e kokës me këmbë. Nëse ngre takën te fytyra, është faull. Rastin ua kam nisur edhe dy vëzhguesve të huaj dhe më thanë edhe ata që kemi të bëjmë me lojë të rrezikshme”, tha mes të tjerash Jemini në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel.

KTHIM PAS NË KOHË – Karl Hainc Rumenige, legjenda e Gjermanisë dhe Bajernit të Munihut, ka mjaft bukur me fanellën e Interit kundër Gllazgou Rejnxhërs në vitin 1984. Gjithsesi arbitri i ndeshjes e anuloi golin, pasi gjithçka o konsiderua lojë e rrezikshme. Protesta të shumta për golin që mediat në Itali nuk ngurronin ta konsideronin si më të bukurin në histori nëse do akordohej.

Pollozhani: Tirana e rrezikshme, me Teutën duhet të luanim ditë tjetër
Artim Pollozhani, futbollisti polivalent i Flamurtarit, ka folur për sfidën e Kupës me Tiranës, që zhvillohet nesër në kryeqytet. Shqiptari nga Maqedonia kërkon rezultat pozitiv dhe thekson se çështja e kualifikimit do të vendoset në takimin e dytë.

“Zyrtarisht nisim nesër, një ndeshje kupe, specifike. Nuk mbaron gjë nesër, janë dy ndeshje nga 90 minuta. Mendoj se gjatë minifazës ekipi është përgatitur, lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur. Do futemi në fushë 100% për ta marrë një rezultat pozitiv, në mënyrë që t’ia bëjmë vetes më të lehtë ndeshjen e kthimit”, u shpreh fillimisht Pollozhani para gazetarëve.

Në fokus më pas ishte skuadra e drejtuar nga Ardian Mema: “Tiranën e njohim, bëhet fjalë për një kundërshtar të mirë dhe të fortë, pavarësisht pozicionit në renditje. Po t’u lësh hapësira janë të rrezikshëm. Shkojmë për rezultat pozitiv. Çfarë ka ndryshuar Mema te Tirana?  Ishte te ne pak kohë. Ai ka ndryshuar mentalitetin, pasi e njeh klubin dhe lojtarët. Ka bërë punë të mirë atje, por unë shpresoj që nesër rezultati të jetë pozitiv në favorin tonë”.

Te Flamurtari problemet financiare kanë qenë prezente këtë sezon, por Pollozhani mendon vetëm për atë që ekipi duhet të bëjë në fushën e blertë. “Grupi është i konsoliduar dhe do të japë maksimumin. Çfarë flitet e çfarë bëhet nuk i intereson shumë grupit. Do shohim kush do jetë gati, pasi ka pasur dëmtime apo lojtarë me probleme të lehta shëndetësore. Do mundohemi të bëjmë më të mirën nesër”.

I pyetur nëse kanë marrë ndonjë garanci nga drejtuesit, Pollozhani tha: “Nuk mund të marrim asnjë lloj garancie, jemi këtu për të folur për ndeshjen e nesërme. Çfarë garancie jepet ka njerëz të tjerë që mund të flasin. Pika jonë më e fortë është grupi, kemi cilësi në sulm dhe shpresoj që ato cilësi t’i vëmë në punë dhe të kapim objektivat”.

Në fundjavë Flamurtari ka një transfertë të vështirë me Teutën, ndërkohë që nesër ndeshjet me Tiranën. Durrsakët vetë ndeshjen me Lushnjën, një sfidë që nënkuptohet se do të jetë e lehtë për ta dhe nuk do të shpenzojnë energji njëlloj sa vlonjatët.

“Nuk e di si bëhet kalendari, por ne luajmë për Kupë ndeshje të vështirë. Kundërshtari ynë në kampionat nuk ka ndonjë sforco, edhe pse në çdo ndeshje duhet dhënë maksimumi. Ndeshja me Teutën duhet të ishte më e largët, pasi ne kemi ndeshje më të fortë. kemi kundërshtar më të fortë në letër, ndryshe nga Teuta”.