Artan Singa

Singa: Kevitani për fitore, por e vështirë me Vllazninë B
Kevitani humbi në tavolinë ndeshjen me Tiranën B, për shkak se ndeshja të dielën e shkuar nuk u zhvilluar. Skuadra kryeqytetase nuk ka një fushë ku të luajë dhe marrëveshja me bardheblutë për t’i zhvilluar ndeshjet në “Skënder Halili” duket se ka rënë poshtë.

takimin e radhës Kevitani e luan në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Presidenti Artan Singa ka folur për këtë takim dhe pret që të jetë një përballje e vështirë për ekipin e tij, pasi kuqeblutë mund të marrin edhe lojtarë nga ekipi i parë.

“Të dielën ekipi jonë luan ndeshjen e radhës në kampionat kundër një rivali të forte siç është Vllaznia B. Ndeshja luhet në Shkodër te kompleksi ‘Reshit Rusi’. Ne jemi të përgatitur për një rezultat pozitive megjithëse luajmë në kushte aspak të favorshme, duke ditur që Vllaznia si ekip B mundet të aktivizojë deri në 5 futbollistë nga ekipi parë”, ka deklaruar Singa përmes faqes zyrtare të Kevitanit në “Twitter”.

“Pabesi, ky skenar nuk i shkon për shtat Tiranës”
Kevitani është një nga të paktat klube private në Shqipëri dhe si çdo ekip që militon në Kategorinë e Dytë ka problemet e veta. Skuadra e kryeqytetit nuk ka një fushë ku të luajë dhe në fillim të këtij sezoni kishte programuar të luante në kompleksin “Skënder Halili”.

Një ditë më parë sipas kalendarit duhet të luanin me Tiranën B, por ky takim nuk u zhvillua. Presidenti i Kevitanit, Artan Singa, ka sqaruar se e gjitha kjo ka qenë një lëvizje e ulët e klubit bardheblu për të fituar ndeshjen në tavolinë.

DEKLARATA E PRESIDENTIT SINGA– “Në emër të F.C Kevitan dhe gjithë shoqërisë që unë përfaqësoj, duhet të shpreh indinjatën time të thellë në lidhje me një skandal që është hera e dytë që po bëhet në kurriz të ekipit F.C Kevitan. Që prej vitit 2014 kur mori udhë F.C. Kevitan, gjithmonë kam kontribuar djersën dhe mundin e familjes time pa marrë asgjë mbrapsht.

E kam bërë me dëshirë dhe pasion, duke besuar që do kontribuoja sadopak në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.  Paskam gabuar rëndë, sepse gjatë gjithë këtyre viteve kam mësuar se nuk paska burra të fjalës në sportin më popullor në Shqipëri.

Pavarësisht gjithë sfidave që kam ndeshur gjatë këtyre viteve, gjithmonë kam menduar dhe besuar se gjërat do të përmirësoheshin. Por mesa kam ndeshur deri tani vetëm sa po vijnë e përkeqësohen. Është hera e dytë që ekipi F.C. Kevitan nuk lejohet të zhvilloje ndeshjen në kompleksin sportiv ‘Skënder Halili’.

Unë me zotin Refik Halili kishim një marrëveshje që ekipi F.C. Kevitan të zhvillonte ndeshjet në këtë kompleks. Në ndeshjen me Gramshin, e para dy javëve, z.Dejvi Muka dhe z.Refik Halili nuk na lejuan që të zhvillonim ndeshjen dhe rrjedhimisht humbëm ndeshjen në tavolinë me Gramshin.

Unë mendova dhe besova që e kaluam këtë situate. Kishim ndeshjen e radhës me ekipi Tirana B, që do e zhvillonim në kompleksin Skënder Halili. Para fillimit të ndeshjes na njoftohet që nuk do na lejonin të zhvillonim ndeshjen pa paguar 30.000 të reja. Unë nuk besoj se z.Halili është keq për kaq lekë, por në të njëjtën kohë e cilësoj si pabesi dhe lëvizje strategjike të tyre me qëllim që ekipi i Tirana B ta fitonte ndeshjen në tavolinë. Skenarë të tillë ordinerë nuk i shkojnë për shtat një emri si Futboll Klub Tirana.

Është paturpësi dhe lëvizje e ulët. Është matrapazllëk që nuk e besoja se mund të ndodhte asnjëherë. Nëse klubi i Tiranës është keq për kaq lekë do ishte më korrekte të na njoftonte ditë përpara se sa në momentin e fundit para se të fillonte ndeshja. Ndjehem vërtetë i keqardhur dhe i indinjuar. Ne si klub do bëjmë më të mirën tonë që të sigurojmë një ambient tjetër të përshtatshëm për të zhvilluar ndeshjet dhe për të garantuar pjesëmarrjen normalisht në kampionat. Turpin le ta mbajnë ata që ju pëlqen të turpërohen. Ne do vazhdojmë përpara”, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi i Kevitanit.