artan lazaj

Reagon Luftëtari: Lazaj nuk ka lidhje me ne, Aleksi pranoi dënimin
Në Gjirokastër ndihen të shqetësuar, pasi një ditë më parë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, në emër të klubit të Luftëtarit ishte i ftuar Artan Lazaj. Ky i fundit thuhej se mbante pozicionin e përfaqësuesit ligjor të bluzinjve. Tashmë ka një reagim dhe thuhet se Lazaj nuk është pjesë e klubit gjirokastrit, ndërkohë që theksohet se në Fushë-Krujë ata shkojnë për të luajtur futboll dhe nuk presin që të ketë probleme.

REAGIMI – Klubi i futbollit “Luftëtari” ndjehet i detyruar të reagojë lidhur me prezencën e z.Artan Lazaj në një studio televizive, ku pa asnjë tagër ka përfaqësuar Luftëtarin. Z.Lazaj nuk është në asnjë post drejtues tek Luftëtari dhe aq më pak të ketë kontribute në menaxhimin e situatës në ekip. Është e pafalshme, madje dashakeqe që në emër të Luftëtarit të analizohen skuadra apo ecuri ekipesh.  Luftëtari ka treguar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me çdo ekip në Superligën shqiptare. Për sa i përket analizës që zotëria bën për situatën te Partizani, Luftëtari nuk ka asnjë të drejtë të analizojë ekipet e tjera, por Partizani ka treguar se me meritë është në krye.

Artan Lazaj gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Luftëtari është tërësisht i fokusuar tek takimi i radhës përballë Kastriotit, një ndeshje tepër e rëndësishme dhe që kërkon vlerësim maksimal, pasi Kastrioti është rikthyer të jetë një skuadër që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe si e tillë meriton respekt. Aludimeve të zotërisë se në Fushë- Kruje është e vështirë të luash futboll, Luftëtari dëshiron t’i kujtojë se në takimin e kaluar ne kemi fituar pastër dhe jemi përcjellë nga stadiumi me respektin maksimal, ashtu siç Kastrioti ka fituar në Gjirokastër dhe në fund kemi shtrënguar duart.

Luftëtari është një skuadër që në themel të saj ka respektin për kundërshtarin si dhe mirëmenaxhimin e grupit të lojtarëve. Në rastin e Aleksit, Luftëtari tregoi që askush nuk mund të thyejë rregullat e klubit dhe Aleksi pranoi dënimin, pasi kontributi i tij dhe dashuria për fanellën bluzi është më e madhe se çdo reagim. Aleksi tregoi me rikthimin se mbetet një nga lojtarët dhe djemtë më të mirë të skuadrës.

Zoti  Lazaj ka të drejtë kur thotë që Luftëtari është si një familje, por harron të theksoje se zoti Lazaj nuk bën pjesë në këtë familje të madhe. Ju Faleminderit”, shkruhet në komunikatën që zëdhënësi për shtyp, Rigels Malile, ka shpërndarë për mediat.

Lazaj: Kastriotin e mundim, kemi gabuar me Bojom
Artan Lazaj, përfaqësuesi ligjor i klubit të Luftëtarit, ishte i pranishëm në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Zyrtari i klubit gjirokastrit u shpreh se skuadra e tij tashmë e ka luftën me Skënderbeun dhe jo me Tiranën e Kastriotin. Ish-gjyqtari i Gjykatë së rrethit gjyqësor të Tiranës u shpreh i bindur se skuadra e tij do ia dalë të fitojë në Fushë-Krujë, por nëse zhvillohet një ndeshje futbolli normale.

MBIJETESA – “Ne nuk jem asnjëherë të qetë deri ne momentin e fundit. Çdo ndeshje është finale për ne, sidomos për pozitat ku ndodhet Luftëtari. Ne punojmë nga mëngjesi në mëngjes me shpresë se do ia arrijmë, ndërkohë një objektiv tjetër kryesor për ne është Kupa e Shqipërisë”.

PËRBALLJA ME KASTRIOTIN – “Ne fituam në Krujë dhe ata fituan në Gjirokastër, ky është futbolli. Ndeshja e parë erdhi si pasojë e trajnerëve të gabuar që zgjodhi Luftëtari, ndërsa ndeshje që u mundëm 5 – 1 duhet harruar. Mund të them se do ta fitojmë ndeshjen në Fushë-Krujë nëse na garantohet një ndeshje e qetë, një ndeshje normale.

Kastrioti ka treguar se aty nuk luhet qetë, në ndryshim nga Gjirokastra ku publiku duartroket lojtarët. Nuk është ndonjë shpikje e imja, Kastrioti e ka treguar këtë gjë me raste konkrete. Megjithatë, kemi shpresë që do të luhet qetë kjo ndeshje, sepse nuk i shërben Kastriotit që të prishë ndeshjen. Lufta jonë nuk është me Tiranën, tashmë lufta jonë është me Skënderbeun, janë 27 pikë në lojë”.

DEVOLLI DHE BOJOM – “Një ndër vlerat e Kastriotit është ardhja e Devollit. Njëri prej shumë trajnerëve të rinj, që po bën mirë. Një djalë punëtor dhe agresiv. Kastrioti ka bërë një lëvizje pozitive që ka marrë një lojtar si Bojom, i cili është një ndër mbrojtësit më të mirë në Shqipëri. Ne kemi bërë gabim që e kemi lënë të na ikë”.