Arsene Wenger

Në Francë përgatisin goditjen e bujshme, Venger pranë rikthimit në stol!
PSG është padyshim ekipi që po dominon tërësisht në Francë prej vitesh, me Lionin që ndoshta ka qenë ekipi që është munduar më së shumti për t’i prishur punë vitet e fundit.

Edhe sezonin e ardhshëm, pritet që Lioni të bëjë të njëjtën gjë, teksa pritet të ketë shumë ndryshime, duke nisur që nga pankina. Trajneri aktual Bruno Zhenesio, ka deklaruar se do të largohet në fundin e sezonit.

I gjendur përpara këtij fakti, presidenti i francezëve ka nisur kërkimet pë një trajner të ri dhe Lioni e ka një ëndërr. Është pikërisht Arsen Venger, i cili ka drejtuar për herë të fundit një ekip francez plot 25 vite më parë, kur ishte në krye të Monakos.

Presidenti Zhan-Mishel Olas do të mundohet ta bindë ish-teknikun e Arsenalit, me një operacion që duket i vështirë, por jo i pamundur.

Venger: U detyrova të largohem! Ndeshja e fundit si funeral
Arsen Venger është rikthyer të flasë për ndarjen e tij nga ekipi i Arsenalit pas 22 vitesh në drejtim të “topçinjve”. Në një intervistë për medien franceze “Olympia”, ish-trajneri i famshëm pranoi se vendimi i dorëheqjes kur kishte ende një vit në kontratë ishte gjysmë i detyruar, e thënë ndryshe një shkarkim i maskuar si “dorëheqje”.

Arsen Venger

“Në jetë ka momente ndarjeje. Disa ndarje i zgjedh vetë, të tjerat janë të detyrueshme. Në rastin tim ishte një përzierje e të dyjave. Tifozët kishin nevojë për një ndryshim dhe në sezonin tim të fundit fillova të kisha disa vuajtje në aspektin e shëndetit.

“Mu duk sikur po merrja pjesë në një funeral të klasit të parë. Njerëzit u treguan të jashtëzakonshëm, më treguan mirënjohje. Është një traditë angleze. Nuk u qava ose u preka sepse kam mësuar si ta përmbaj emocionet”.

“Një trajner është dikush që identifikohet me klubin. Ai duhet të sillet sikur do qëndrojë aty përjetë. Duhet të tregojë besnikëri. Çdo vit bëja foto me çdo punonjës te Arsenali, qofshin ata kopshtarë e kuzhinier etj. E shpjegoja këtë me një shprehje: “Çdokush në klub ka vlerë!”, përfundoi Venger.

Parashikimi i Vengerit: E adhuroj Ançelotin, por Napoli do vuajë kundër Arsenalit
Goglat dhuruan një përballje spektakolare në çerekfinalet e Ligës së Europës. Napoli dhe Arsenali do të luftojnë fort mes tyre për një vend në katër më të mirat. Të dy ekipet preferojnë lojën sulmuese dhe priten dy beteja fantastike mes këtyre ekipeve.

Arsen Venger ka drejtuar për 22 sezone Arsenalin. Trajneri i famshëm ka analizuar duelin italo-anglez në një prononcim për “Il Mattino”. Francezi ka një respekt të madh dhe nuk i kursen elozhet për Karlo Ançelotin, trajnerin e Napolit, por sheh ekipin e tij të zemrës si favorit për t’u kualifikuar.

“Do të jem një tifoz i Arsenalit në duelet kundër Napolit, saktësisht si në të gjitha ndeshjet e tjera të ‘topçinjve’. Nuk dua t’i jap këshilla Unai Emerisë, nuk më takon. Unë e adhuroj Karlo Ançelotin, i cili është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit, një mjeshtër i vërtetë në mënyrën se si punon me ekipin. Megjithatë, Arsenali është një ekip i madh dhe Napoli do ta ketë shumë të vështirë për t’u kualifikuar”, thekson Arsen Venger.

Venger: Çfarë goditje me Ramsejn, Juventusi e eliminon Atletikon
Arsen Venger e ka stërvitur për shumë vite Aron Ramsejn dhe askush nuk e njeh mesfushorin uellsian më mirë se ish-trajneri i Arsenalit. 28-vjeçari do të transferohet në verë te Juventusi me parametra zero dhe Venger është i bindur që ky është një operacion fantastik për klubin italian.

Trajneri francez analizon cilësitë e Ramsejt, ndërsa ndalet dhe te dueli Atletiko Madrid-Juventus. Dy ndeshjet do të jenë të ekuilibruara, por në fund do të kalojnë përpara bardhezinjtë e Alegrit, ekip që Venger e sheh si kandidatin kryesor për fitimin e kupës me veshë të mëdhenj, të paktën më atë që ka parë deri në këtë moment.

RAMSEJ – “Me marrjen e Ramsejt, Juventusi ka kryer një operacion të madh në merkato, sepse Aron është një futbollist i shkëlqyer. Nuk ka shumë mesfushorë me cilësitë e tij në qarkullim. Ramsej është i aftë në inkursionet e tij dhe në shënimin e golit, ndërsa jep një kontribut të mirë dhe në aspektin e sasisë dhe ritmit të ndeshjes. Ai është një mesfushor ‘mezzala’ i kompletuar (mesfushor me tipare sulmuese që shpesh ndërron vendin me sulmuesin anësor), të cilin e sheh në çdo pjesë të fushës. Largimi i tij është një humbje e madhe për Arsenalin dhe një mundësi vërtetë interesante për Juventusin.”

CHAMPIONS – “Pres një ndeshje të ekuilibruar. Atletiko mbrohet mirë dhe riniset në mënyrë të frikshme në kundërsulm, por Juventusi luan një futboll të bukur dhe është favorit për t’u kualifikuar sipas mendimit tim. Nuk mund të them tani që kush do e fitojë kupën, sepse në tre muaj e gjysmë mund të ndodhë gjithçka dhe mund të ndryshojnë shumë gjëra. Janë 4-5 ekipe që kanë shanse reale për ta fituar Champions Ligën. Nga ndeshjet e fazës së grupeve, Juventusi është ekipi që më ka bindur më shumë në aspektin e lojës dhe mentalitetit.”

Sekreti i Venger: Vetëm unë e kam refuzuar Realin, ju tregoj shkakun!
Arsen Venger qëndroi 22 vite tek Arsenali, duke qenë një nga trajnerët më jetëgjatë me një ekip. Francezi e mbylli aventurën e tij me “topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar dhe po punon si komentator për “beIN SPORTS”.

Emri i tij është lakuar si kandidat për stolat e disa ekipeve të mëdha, por Venger nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer në rolin e trajnerit. Së fundmi ai ka zbuluar disa detaje nga e kaluara e tij.

Reali i Madridit është një klub i parefuzueshëm, por francezi e ka bërë, madje më shumë se njëherë. Në prononcimin e dhënë për ”beIN SPORTS”, 69-vjeçari shpjegon dhe shkaqet e refuzimeve ndaj “Los Blancos”.

REFUZIMI – “E kam refuzuar Realin e Madridit më shumë se një herë. Tani nuk ekzistojnë shumë shanse për mua, por nëse do të pyesni cilindo trajner nëse do të donte të shkonte në klubin më të madh në Europë, do të përgjigjej pozitivisht. Çdokush do të thoshte po.”

SHKAKU – “Isha në qendër të projektit të Arsenalit. Ndërtuam stadiumin e ri dhe kisha detyrime kundrejt klubit. Dëshironim të tregonim që ia vlente gjithë ai investim dhe unë u garantova se do të qëndroja. Jam mjaft i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.”

Venger gati të ndërpresë pushimet, Sheiku i PSG-së i bën një ofertë të parefuzueshme
Arsen Venger prej më shumë se gjashtë muajsh është i papunë. Megjithatë, ofertat nuk kanë si të mungojnë për ish-trajnerin legjendar të Arsenalit. Mediet franceze kanë zbuluar dy ofertat që po tundojnë së tepërmi 69-vjeçarin.

Oferta e parë vjen nga sundues i Katarit, sheiku Al Thani, i cili i ka ofruar francezit postin e drejtorit të përgjithshëm të PSG-së. Oferta është bërë që në verën e shkuar dhe pronari i kampionëve të Francës është ende në pritje të përgjigjes përfundimtare të Venger.

Oferta e dytë vjen presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, i cili i ka ofruar Vengerit poste të ndryshme në komisionet e shumta të institucionit qeverisës së futbollit botëror.

Bajerni mendon për planin B, agjenti i Venger i pranishëm në “Allianz Arena”
Niko Kovaç nuk ka pasur një fillim ëndrrash në detyrën e re si trajneri i Bajern Mynihut. Pas 12 ndeshjesh në Bundesligë, bavarezët ndodhen në vendin e pestë të renditjes, 9 pikë larg kryesuesve të Borusia Dortmundit.

Është e natyrshme që në këtë situatë, drejtuesit e klubit të mendojnë për një plan B, në rast se kroati nuk arrin të rikthejë ekipin në rrugën e duhur. Shpëtimtari i vjetshëm, Jup Hajnkes, nuk është më një opsion. Megjithatë trajnerët e lirë janë me shumicë dhe sipas “SPORTBILD”,  emri më i përfolur për të pasuar Kovaç është Arsen Venger.

Një tjetër fakt që mbështet “kandidaturën” e francezit është prania e agjentit të tij në tribunën “VIP” të “Allianz Arena”, gjatë takimit të së martës midis Bajernit dhe Benfikës. Në fundjavë bavarezët kanë një transfertë shumë të vështirë përballë Verder Bremen, skuadër kjo që këtë sezon ka kaluar pritshmëritë e shumicës. Një humbje ose barazim në këtë 90-minutësh do ishte “fatale” për karrierën e Kovaç si trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Venger trajner i Milanit? Tekniku francez sqaron situatën
Disa ditë më parë bëri bujë një lajm që lidhej me rikthimin e Arsen Venger në krye të një ekipi, që ishte Milani. Një lajm i dhënë nga “France Football” dhe që bëri jehonë të madhe kudo. Lidhur me ëtë çështje ka folur pikërisht Arsen Venger, i cili ka thënë fjalën e tij për lajmet e pak ditëve më parë.

Ish-tekniku i Arsenalit, duket se ka përgënjeshtruar gjithçka duke thënë se lajmet e dhëna janë false. Në deklaratën e tij për “Bein Sport”, 69-vjeçari ka hedhur poshtë çdo spekulim që e lidh këtë të fundit me zëvendësimin e mundshëm të Xhenaro Gautzos, në pankinën e Milanit.

“E vetmja gjë që mund të them është që janë të gjitha lajme false. Në qoftë se do të nënshkruaj me ndonjë ekip do e them vetë, por kjo që është thënë këto ditë nuk është e vërtetë. Nuk mund të përgjigjem për çdo thashetheme, unë flas për atë që bëj. Tani jam i fokusuar në atë që po bëj”, përfundoi fjalët e tij francezi Venger.

“Bomba” vjen nga Franca, Arsen Venger trajner i Milanit
Arsen Venger bëri mjaft bujë disa kohë më parë, teksa deklaroi se do të rikthehej shumë shpejt në një klub, konkretisht sipas tij në fillim të vitit të ardhshëm. Francezi bëri epokë tek ekipi i Arsenalit, ku qëndroi në krye të “topçinjve” për plot 22 vite.

Mediat franceze ditën e sotme kanë raportuar diçka që ka bërë mjaft bujë, teksa thuhet se ish-tekniku i Arsenalit, do të jetë shumë shpejt në krye të Milanit. Aktualisht klubi kuqezi drejtohet nga Xhenaro Gatuzo, por shpesh ka patur diskutime, pasi forma që ka shfaqur Milan nuk është në lartësinë e duhur, sidomos ndaj rivalëve direkt.

Arsen Venger thuhet se ka nisur kontaktet me klubin nga “San Siro”. Pronarët e rinj të Milanit, Pol dhe Gordon Singer, njihen gjithashtu dhe si tifozë të Arsenalit dhe thuhet që ideja e Arsen Venger është një preferencë e tyre. Tekniku 69-vjeçar u përfol dhe si një zgjedhje e mundshme për Realin, apo dhe për një rol drejtues në ekipin e PSG-së.

Venger “thyen” heshtjen, jep datën për rikthimin e tij
Ditët e fundit bëri shumë zhurmë lajmi se Arsen Venger do të rikthehej në botën e futbollit. Siç përflitej ish-tekniku i Arsenal, mund të behej drejtori i ri sportiv i PSG, por për momentin ende nuk ka asgjë zyrtare. Lidhur me këtë çështje ka qenë vetë Venger, i cili ka folur për “Sport Bild”, duke dhënë detaje mbi rikthimin e tij.

68-vjeçari ka deklaruar se rikthimi i tij mendohet të jetë në 1 janarin e vitit të ardhshëm. Francezi nuk dha asnjë informacion tjetër, teksa tha që nuk dihet ende pozicioni që do të marrë, apo destinacioni, thjesht ai saktësoi datën se kur do të rikthehet përsëri për t’u bërë protagonist në futboll.

“Besoj se rikthimi im do të jetë në 1 janarin e vitit 2019. Nuk e di konkretisht se ku edhe se në çfarë pozicioni do të jem. Ndoshta nuk mund të jetë një klub, mund të jetë një federatë, ose mund të jetë një kombëtare”, shpjegoi shkurtimisht ish-tekniku i Arsenal.

Arsen Venger një hap larg rikthimit, tani jo më si trajner
Arsen Venger në fund të sezonit të shkuar u largua nga drejtimi i Arsenalit pas më shumë se 22 vitesh në drejtim të “topçinjve”. Shumëkush mund ta kishte se 68-vjeçarit do t’i kishte dhënë fund me futbollin, por largimi nga Arsenali mund të ketë qenë vetëm një mirupafshim dhe jo një lamtumirë.

Ditët e fundit po flitet shumë për një rikthim të mundshëm të ish-trajnerit të Arsenal në botën e futbollit, por në një post tjetër. Francezi është vetëm një hap larg emërimit si drejtori më i ri sportiv i skuadrës së PSG.

Postin e drejtorit sportiv momentalisht te parizienët e mban Antero Henrike, por duket çështje kohe largimi i tij. Për ta zëvendësuar PSG ka menduar një emër të bujshëm si Arsen Venger, i cili do të ishte një përforcim i madh për eksperiencën që zotëron në futboll Venger.

Kërcënimet nga tifozët, trajneri qëndronte në stol me “bodyguard”
Pas largimit të trajnerit të mirënjohur dhe Arsenalit, zbulohen prapaskenat e një marrëdhënie, që në vitet e fundit ishte bërë e vështirë. Arsen Venger nuk ndihej më i sigurt në ekipin londinez.

Tekniku francez nuk ndihej më i sigurt mes “tifozëve” të tij, që për afro dy dekada e kishin duartrokitur. Mbi të gjitha në dy vitet e fundit ishte kërcënuar dhe për ketë arsye, i kërkoi klubit t’i garantonte mbrojtje kur ishte në fushë.

Prapaskenat janë mbledhur nga gazetari Xhon Kros dhe u konfirmuan personalisht nga Venger. Trajneri kishte frikë, edhe prej faktit që në stadiumet angleze mungojnë barrierat mbrojtëse me tifozët.

Tensioni nisi në fundin e vitit 2014, kur pas ndeshjes me Stouk Sitin, Arsen Venger u përball me disa tifozë të zemëruar. Në atë moment tekniku e kuptoi se, asgjë nuk do të ishte si më parë.