Armin Mujkiç

Dule “zbor” lojtarëve, Mujkiç: Më besoni, nuk qëndroja dot!
Skuadra e Tomorit duket se ka marre “pushimet”. Vetëm me 30 mars beratasit luajnë në kampionat, pasi ndërprerja njëjavore dhe kalendari i krijuan këtë hapësirë, që trajneri Santiliano Dule e ka planifikuar si një minifazë përgatitore.

Për SportEkspres.com, tekniku beratas deklaron se koha e gjatë pa kampionat i ka krijuar më shumë mundësi për përgatitje. “Kalendari i fazës së tretë dhe ndërprerja njëjavore e kampionatit na jep mundësi për më shumë përgatitje. Nga dita e hënë kemi nisur një minifazë përgatitore dhe do kryejmë nga dy seanca në ditë. Ne luajmë më 30 mars në Elbasan dhe aty do shkojmë të sigurojmë mbijetesën”, shprehet Dule.

Ai flet edhe për largimin e Mujkiç: “Nuk kishte probleme në skuadër, madje as në financa. U largua se nuk ndjehesh mirë larg familjes. Në skuadrën tonë ai  është i mirëpritur, këtë e ka deklaruar edhe klubi ynë sot”.

MUJKIÇ – Qendërmbrojtësi boshnjak ishte një nga afrimet e goditura të merkatos së verës, por së fundmi ai kërkoi largimin dhe klubi ia dha lejekalimin. Këmbëngulja e lojtarit ka qenë e fortë dhe drejtuesit u dorëzuan. Armin Mujkiç ndërkohë ka edhe një mesazh për klubin dhe tifozët.

“Po largohem me kokën mbrapa. Unë jam i bindur se Tomori nuk do të zbresë në një kategori më poshtë. Kjo skuadër u ndërtua për të qenë në elitën shqiptare, pavarësisht pengesave, ndëshkimeve apo padrejtësive. E di që po largohem në një moment që gjithkush prej jush mund të shpërthejë në kritika ndaj meje, por më besoni që nuk mundem të qëndroj më. Shkak bëhet largësia. Këtu kam një mbështetje maksimale nga drejtuesit, stafi teknik dhe tifozët. Por, pengohem nga largësia.

Nuk mund të qëndroj dot edhe për disa kohë të tjera larg familjes dhe njerëzve të mi të dashur. Doja të largohesha që në janar, por ishte rezistenca e drejtuesve që nuk mund të shkoja. Ju kërkoj ndjesë që u largova përfundimisht. Berati është një qytet mikpritës dhe gjithmonë do ta kujtoj me nostalgji. Lidhja ime me Tomorin nuk do të ‘shuhet’ kurrë, këtë ua premtoj. Forca Tomori! Askush nuk ka kualitetin tonë. Tregojini të gjithëve se kush është Tomori dhe tifozëria beratase”, shprehet mbrojtësi për faqen zyrtare të klubit.

AGRON KAJA

Një boshnjak për mbrojtjen, Tomori synon edhe dy afrime
Një tjetër përforcim për ekipin e Tomorit. Beratasit kanë përforcuar mbrojtjen duke afruar në ekip boshnjakun Armin Mujkiç. Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me anë të një postimi në faqen e klubit dhe Mujkiç ka zgjedhur numrin 4 në bluzë.

24-vjeçari, 1.92 metra i gjatë, aktivizohet në qendër të mbrojtjes, por luan dhe si mbrojtës i majtë. Ai është aktivizuar me klube si Mlladost Kakanj, NK Visoko, ndërsa ka patur një eksperiencë në futbollin suedez me ekipin e Nybros.

Tashmë ai është gati për të mbrojtur ngjyrat e Tomorit të Beratit, ekip që ka si objektiv rikthimin në Superligë. Merkato nuk është mbyllur akoma në Berat, sepse drejtuesit po punojnë për të afruar dhe dy lojtarë, një sulmues, por dhe një portier.

https://www.youtube.com/watch?v=tHEQvFzBzwQ