Ardian Mema

Konfirmohet Ngo, Mema: E prisnim sot, ka diçka që më çudit!
Tirana triumfoi ndaj Bylisit 5-1 në miqësore dhe kur mëson rezultatin shumëkush mendon se bardheblutë kanë shkëlqyer. Në këtë periudhë janë të pakta ekipet që shfaqen mirë në fushë dhe Tirana e Ardian Memës nuk bën përjashtim. Kreun e pankinës bardheblu e shqetëson diçka: kritikat për ndeshjet miqësore në Maqedoninë e Veriut.

“Është fazë përgatitore dhe si e tillë shoqërohet me shumë oshilacione te futbollistët. Mendoj se parësore është stërvitje, jo rezultatet e ndeshjeve. Kam parë disa shkrime nëpër portale, duket e çuditshme. Faza përgatitore ka për qëllim harmonizimin e veprimeve në të gjithë sektorët e fushës. Gjithashtu vijnë edhe lojtarë të rinj në ekip dhe normalisht duhet të njohin lojën e njëri-tjetrit dhe filozofinë e trajnerit.

Çdo gjë do kohën e vet. Megjithatë ekipi ka luajtur shumë më mirë se sot në miqësoret e zhvilluara në Maqedoni. Gjatë gjithë kohës kemi luajtur me një portë me kundërshtarin dhe nuk e kam kuptuar se di na ndodhi. Gjithsesi kjo është diçka mediatike dhe secili do të bëjë punën e vet. E preka, pasi më është dukur shumë e çuditshme kjo pjesë”, u shpreh Mema pas ndeshjes për mediat.

TIRANA NË RRUGËN E DUHUR – “Edhe unë kam dilemat e mia, pasi jo çdo gjë është perfekte. Nuk ndodh që gjërat të ndryshojnë sapo të fillosh stërvitjen. E thashë edhe më parë, çdo gjë do kohën e vet. Mua më krijohet mundësia të shoh problemet që kemi dhe të marrim masat që të rregullojmë gjithçka që të shkojnë gjërat mbarë në kampionat”, shtoi trajneri i Tiranës, i pyetur nëse skuadra e tij po ecën në drejtimin e duhur.

PËRFORCIMET – Te Tirana do të ketë sërish lëvizje, në hyrje dhe në dalje. Diçka e tillë paralajmërohet edhe nga tekniku Mema: “E kam thënë edhe në fillim të fazës që kjo është një listë paraprake, do kemi një listë përfundimtare. Do ketë prurje të reja në skuadër dhe shpresoj që të plotësojmë të gjitha pozicionet si duhet. Më pas të arrijmë edhe ato rezultate që këtij klubi i duhen, pasi është një klub me histori dhe pritshmëritë janë të mëdha. Pozicionet? Më lejoni t’ua them më vonë, nuk mund të flas tani”.

SULMI – Mema merr në mbrojtje sulmuesin Ismael Dunga, i cili deri më tani ende nuk ka shënuar gol me fanellën bardheblu. “Lojtarët duan kohën e vet. Është një periudhë transitore, pas përfundimit të kampionatit dhe fillimit të stërvitjes. Shpesh herë lojtarët shqiptarë e neglizhojnë këtë pjesë. Është një pjesë që duhet të merren me stërvitje, të paktën tre herë në javë dhe të ruajnë formën e vet”.

Në fund Mema tregon që Majkëll Ngo pritet të bashkohet me Tiranën. Sulmuesi anglez me shumë mundësi do të zbarkojë në Shqipëri nesër ose pasnesër, edhe pse trajneri i bardhebluve thekson se e prisnin shtatlartin që sot, referuar informacioneve që ai kishte. “Me dijeninë time duhet të vinte sot. Nuk e di, duhet të flas me presidentin”, përfundon Mema.

VLADIMIR PRENGA

“Ose unë, ose Hasani”, Halili duhet të marrë vendimin e vështirë!
Tirana zien dhe kjo prej një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë në stërvitje. Një moment tensioni mes Edon Hasanit dhe Agustin Torasës është përshkallëzuar dhe mesfushori shkodran është detyruar të lërë stërvitjen. E ardhmja e tij te Tirana është në dyshim dhe presidenti Refik Halili duhet të marrë një vendim të vështirë.

Në këto kushte bashkëpunimi mes trajnerit Ardian Mema dhe Hasanit zor të vijojë në kushte normale. Numrit një të klubit bardheblu i leverdis të qetësojë situatën dhe të kërkojë reflektim. Gjithsesi nga ana tjetër edhe trajneri Mema kërkon disiplinë dhe ka vënë veton: “Ose unë, ose Hasani”.

Mesfushori nga ana tjetër ka disa oferta, por kontrata e mban të lidhur me Tiranën. Presidenti Halili sot pritet të marrë një vendim në lidhje me gjithçka ka ndodhur. Gjasat janë që shkodrani ta mbyllë me 24 herë kampionët e vendit, mbetet vetëm për t’u parë se si do të zgjidhet çështja e kontratës.

Ndërkohë edhe Ngo është kthyer në telenovelë. Sulmuesi anglez pritej në fillim të javës të rikthehej në Shqipëri. Gjithsesi ai është ende në Angli. Vetë Ngo e ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën me bardheblutë, kurse te Tirana heshtin. Në këto kushte, dyshja që vjet kontribuoi shumë në shmangien e rënies nga Superiorja janë larg bardhebluve.

Mema: Futemi për titull, pse të mos jetë ky viti i Tiranës
Ardian Mema është konfirmuar si trajneri i Tiranës për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Supersport”, numri një i pankinës së bardhebluve ka diskutuar mbi planet e e klubit për vitin që vjen.

MERKATO – “Tirana ka nevojë të forcohet në të gjitha repartet sidomos në mbrojtje ku kemi pasur problematikë, kemi pësuar shumë gola. Nuk ka qenë vetëm faji i qendërmbrojtësve, por i gjithë mbrojtjes. Nëse funksionojnë filtrat aq më pak punë duhet të ketë për mbrojtësit”.

TALENTET – “Një nga gjërat që dua të bëj është të promovoj të rinjtë. Kjo është një ndër politikat e klubit. Duhet të ketë një gërshetim midis përvojës e të rinjve, edhe unë duhet të kem më shumë  besim tek ata, por s’duhet të kalojmë në aventurë”.

OBJEKTIVAT – “Ky klub ka pritshmëri të mëdha. Objektivi që i vë unë vetes është të shkojmë për titull. Nuk do t’ia lejoja vetës që të shkojmë në kampionat për vend të pestë ose të gjashtë”.

“Gjëja që unë vlerësoj më shumë te lojtarët në përzgjedhje është karakteri sportiv. Te ky klub karakteri sportiv ka qenë gjëja e parë, nuk diskutohet që lojtarët duhet të kenë përgatitje fizike dhe teknikë të lartë”.

100 VJETORI I KLUBIT – “100-vjetori i klubit të vë pak në presion. Gjithsesi unë e mendoj në këtë formë, edhe sikur të mos ishte përvjetori unë do synojë gjithmonë titullin kampion. Gjithmonë kam pasur mentalitet fituesi si futbollist, dhe s’kam ndryshuar si trajner”.

DERBI –“Kemi pesë vite që nuk fitojmë me Partizanin. Unë kam qenë pjesë në tri ndeshje, një herë kemi dalë në barazim dhe në dy raste të tjera ka fituar Partizani. Më shumë ia kemi dëmtuar veten se sa na mundi Partizani. Derbet sezonin e ardhshme do jenë shumë të luftuara, s’do ketë vend për barazim. Ndoshta sezoni që viti pas ishte viti i Partizanit, ndoshta viti i ardhshëm do jetë viti i Tiranës”.

TIFOZËT – “Mendoj se raportet me tifozët do të rregullohen nëse renditemi në tre vendet e para. Pritshmëritë e tifozëve dhe objektivat e klubit janë të njëjta”.

E ardhmja e Ardian Memës, Tirana zyrtarizon gjithçka
Pritej vetëm zyrtarizimi dhe ka ardhur: Ardian Mema do të drejtojë Tiranën edhe për një sezon. Marrëveshja mes tij dhe presidentit Refik Halili ishte arritur prej kohësh dhe vetë Mema e pat deklaruar se do të qëndronte. Gjithsesi do të duhej që ai të pyetej për merkaton.

Një takim i ditëve të fundit ka sjellë vendimin final dhe klubi i Tiranës ka njoftuar edhe marrëveshjen e e re me Memën. “Ardian Mema rikonfirmohet në krye të skuadrës. Një vit kontratë me opsionin për të vijuar sërish në drejtimin bardheblu”, shkrihet në fillim të njoftimit të bardehbluve.

“Klubi ka nisur punën për të bërë gati skuadrën e sezonit të ri dhe i pari është rikonfirmuar trajneri. Mema prej muajit Tetor ka marrë drejtimin e Tiranës dhe tani e nis nga e para sërish me skuadrën e sezonit 2019-2020”, përfundon komunikata e 24 herë kampionëve të vendit.

Merkato, e ardhmja e Ngo dhe largimi pas finales, rrëfehet Mema
Merkato, e ardhmja e Ngo dhe finalja e Kupës

Trajneri i Tiranës Ardian Mema ishte i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News24”, ku foli në lidhje sezonin që lamë pas të Superiores. Trajneri kryeqytetas u shpreh se ai po punon sëbashku me klubin për të afruar emra të rinj.

“Kam punuar shumë këto ditë. Sapo ka mbaruar finalja jam marrë me punën e merkatos. Fatmirësisht kemi njohje dhe emër si klub. Këtë e them pasi këtë punë është dhe çështje imazhi që futbollistët kanë për klubin”.

LOJTARËT NGA AFRIKA – “Do ketë përsëri lojtarë nga Afrika, por me një numër më të pakët. Ndoshta vetëm një ose dy, jo më shumë”.

IKJA NGA STADIUMI PAS FINALES SË KUPËS – “I kam kërkuar falje si fillim kundërshtarit, pasi ata janë shokët tanë. Unë Nestin (Ernest Gjoka) e njoh që fëmijë, i kërkoj falje dhe drejtuesve të Federatës. U mërzita shumë dhe mu rikthyen disa kujtime shumë të këqija. Çdo njeri ka një limit. Në atë ndeshje u bënë disa gabime në mbrojtje që më mërzitëm shumë”.

E ARDHMJA E NGO – “Ngo mund të ketë oferta nga Tirana, por edhe nga klube të tjera shqiptare ose angleze. Për të marrë përgjigje mbi këtë pyetje duhet të pyesni futbollistin”.

PARTIZANI – “I uroj gjithë të mirat në Kupat e Europës. Mendoj se Partizani ka pasur meritë të madhe në përzgjedhjen e futbollistëve dhe mënyrën e lojës. Sipas mendimit tim nuk qëndron ky argumenti se ata nuk kanë pasur konkurrencë”.

RAPORTI ME TIFOZËT – “Mendoj se Tiranës duhet t’i kthehet raporti i mirë me tifozët. E kam thënë përherë se tifozët e Tiranës duan rezultate. Natyrisht që ka pasur qejfmbetje, për shembull Tirana ka pesë vite që nuk fiton një derbi. Pesë vite janë shumë, nuk mund të pritet kaq shumë. Duhet medoemos që të rikthehemi me fitore në ndeshjen me Partizanin”.

TIRANA E ARDHSHME – “Besoj se do të jetë ekip që do të jetë në vendet e kreut”.

Halili mendon revolucionin, gjithçka nis nga trajneri
Tirana nuk ia doli të fitonte Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që kampionatin e mbyll në vendin e shtatë. Bardheblutë deri në javën e fundit nuk kishin siguruar mbijetesën dhe kjo situatë sigurisht i ka lodhur të gjithë, madje edhe vetë presidentin Refik Halili. Ndonjëherë duhen marrë vendime të vështira dhe numri një i klubit bardheblu këtë herë duhet të bëhet “i keq”.

Fillimisht ai duhet të analizojë çka nuk shkoi gjatë sezonit të shkuar. Merkatoja nuk është se ka rezultuar e suksesshme. Berisha dhe Blazhevski u larguan që në janar, ndërkohë që Atinga është dashur shpesh të qëndrojë në tribunë.

Edon Hasani ishte goditja, Kobinah me luhatje. Eni Imami, i përshtatur si qendërmbrojtës, as nuk ka pse gjykohet. Në një pozicion jo tijin ka bërë maksimumin. Oduamadi nuk duhet harruar, pasi do të mbahet mend vetëm për zhurmën e krijuar në media me titujt: “Tirana firmos me lojtarin e Milanit”.

Nga analiza e bardhebluve padyshim duhet të dalë edhe lista e atyre lojtarëve që duhet të bëjnë gati valixhet. Halili kur ra nga Superiorja nuk e pati guximin të largonte lojtarë, këtë herë zor se do veprojë njëlloj.

E ARDHMJA E MEMËS – Vetë trajneri e ka thënë qartë: “Unë nuk pranoj të qëndroj asnjë sekondë nëse nuk bëhen gjërat ashtu si them unë. Mund të largohem, nuk është problem fare”. Presidenti Halili duhet të ndajë mendjen nëse do ia besojë ndërtimin e ekipit trajnerit Ardian Mema, sigurisht në bashkëpunim me drejtorin sportiv.

Që trajneri të marrë përgjegjësi, atëherë duhet të thotë fjalën e fundit. Këtu nis gjithçka te Tirana dhe numri një i klubit duhet të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë. Tre sezone me Tiranën në “ujëra të turbullta” janë shumë dhe duhet gjetur një zgjidhje që t’i rikthejë 24 herë kampionët e vendit të luftojnë për kreun.

Mema: S’e kuptoj atë që ndodhi në Kukësi-Kastrioti, lojtarët mos ta harrojnë atë ndeshje!
Finalja e Kupës së Shqipërise do të luhet ditën e nesërme mes Tiranës dhe Kukësit. Një ditë përpara sfidës trajneri Ardian Mema ka folur për mediat. Numri një i stolit bardheblu ka bërë deklarata të forta, teksa theksin e ka vënë në ndeshjen mes Kastriotit e Kukësit.

“Ana psikologjike ka qenë ajo që i ka mposhtur futbollistët. Kjo është ajo që bën diferencën. Futbollisti duhet të jetë shumë i qetë kur interpreton çdo gjë, nuk bëhet fjalë vetëm për penalltitë. Kur ata janë në stres, ashtu siç kam qenë dhe unë ndodh diçka e tillë. Të them të drejtën edhe unë nuk kam pasur besim kur kanë marrë përsipër të godasin penalltitë. Kemi bërë gabime. Gjithsesi, unë dua të jem i drejtpërdrejtë me lojtarët dhe me kudo.

Te Tirana ka mbizotëruar stresi dhe ana psikologjike gjatë gjithë kohës. Në të kundërt gjërat do të ishin shumë ndryshe. Tirana ka bërë shumë ndeshje të mira, të paktën shumica. Mund të bëjmë gjëra më të mira, por kjo i takon të ardhmes. Klubi dhe unë duhet të ulemi të bëjmë analiza të thella, pasi bëhet fjalë për tre sezone dhe nuk janë pak, që Tirana nuk del në origjinën e saj.

Tirana është ekip elite dhe kjo është e padiskutueshme, pasi është historia e tillë, që është ekip elitar dhe ekip i ndërtuar për kampion, jo për mbijetesë. Më kanë thënë urime pas ndeshjes, por ajo që them unë që është e turpshme kjo gjendje e Tiranës.”

“Një ndeshje e kemi fituar, një barazim dhe një humbje. Flas kur kam ardhur unë në stol. Do të bëjmë të pamundurën për të përgatitur ndeshjen dhe për të bërë më të mirën. Nuk mund të përgatisësh për kaq pak kohë një ndeshje ndaj një ekipi të fortë si Kukësi, por gjithsesi do t’ia bëjmë ‘yzmetin’. E rëndësishme është që jemi të qetë që gjithçka ka përfunduar dhe e kemi hequr atë stresin. Ndeshjen e nesërme do të jemi të çliruar.”

“Tirana është ekip elitar. Nuk kam thënë që ka qenë ekip për kampion. Tirana ka qenë ekip për mbijetesë dhe kjo është diçka evidente. Tirana mos të kishte falur do të ishte pjesë e ekipeve të kreut. Ndoshta kjo ndodh  dhe nga cilësia jo e mirë lojtarëve. Gjithsesi, fazën e tretë nëse e kujtoni kemi pasur hap kampioni. Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të forta është fituar. Tirana ka qenë gjithmonë duke e rritur lojën.”

“Ekipin do ta përgatis edhe individualisht edhe si repart. Nëse do të luajmë bllok dhe do të kemi mentalitet fituesi, çdo ekip mund të kalohet në Shqipëri.”

“Tirana nuk duhet ta uli ritmin dhe nuk ka arsye pse. Në ndeshjen e fundit e patë shumë mirë se çfarë ndodhi, ku luante Kukësi me Kastriotin. Kemi qenë për mbijetesë, por mirë apo keq e kemi fituar vetë çdo gjë. Nëse lojtarët kanë kujtesë se çfarë ndodhi, duhet të bëjnë një lojë duke kujtuar se çfarë ndodhi në atë ndeshje. Nuk mund ta kuptoj që t’i lihen gola një futbollisti për të fituar këpucën e artë. Nuk do ta ulim ritmin asnjë moment. Është ndeshje e fundit dhe i vendos kapakun të gjithave. Për mua sezoni nuk është i suksesshëm, pasi Tirana ka diskutuar mbijetesën deri në javën e fundit. Nëse fitohet kupa ndoshta kjo nuk është gjë e mirë që ta them, por do të harrohen disa gjëra. Nuk mund të harrohen kurrësesi, pasi në futboll duhet të kujtohen gabimet dhe jo rezultatet e mira.”

“E kam si sfidë personale edhe si futbollist, pasi kam qenë shumë egoist. Mendoj se kam dëshirën më të madhe për ta fituar këtë trofe. Por, të them të drejtën duhet shumë qetësi, sepse nuk fitohet me dëshirë, por me punë.”

“Mbetet për t’u parë. Diçka që ka pasur Tirana dhe e ka gjenetike, është karakteri sportiv. Edhe kur kudërshtarët kanë qenë më të mirë, Tirana i ka mposhtur me karakterin sportiv që e ka ndjekur gjithmonë.”

“Nëse një klub, apo individ, apo trajner e president, nuk bën analizën e duhur, kjo gjë do të ritkhehet. Duhet t’i rikujtojmë gjatë këto ditë dhe të bëjmë analizë të gjatë, për çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. Tirana nuk mund të jetë një ekip që përpërlitet, por ekip elite. Këtë gjë kam parim në kokë. Futbollistët se kush qëndron e kush largohet është diçka që do të diskutohet me klubin.”

“Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet zyrtarëve të Tiranës. Detyra ime është të punoj dhe të luftoj për të fituar Kupën. Pjesa tjetër janë raportet e Tiranës dhe federatës. Është një pyetje që mund të drejtohet te shefi i klubit. Të them të drejtën di diçka, por jam trajner dhe duhet të fitoj çdo gjë. Nuk më intereson kjo pjesë. Hapi i radhës është Kupa dhe më duhet ta fitoj.”

Mema i sinqertë: Ja gabimet, të rinjtë dhe projekti i sezonit të ardhshëm
Ardian Mema, pasi Tirana shpëtoi prej rënies nga Superiorja, u çlirua disi. Edhe pse i vjen turp, pas ndeshjes me Flamurtarin e pranoi situatën jo të mirë. Në deklaratën e dhënë për mediat ai analizon se pse Tirana e mbylli në vendin e shtatë në kampionat, ndërkohë që pranon se ka bërë një gabim dhe lidhet me aktivizimin e të rinjve.

E ardhmja është gjithashtu në fokus dhe Mema thekson se ka gati projektin për vazhdimësinë e tij te bardheblutë, por nga ana tjetër edhe paralajmëron se nëse nuk plotësohen kërkesat e tij atëherë mund të hapë krahun. Tekniku kryeqytetas do Tiranën sipas pikëpamjeve të tij.

SEZONI AKTUAL– “Mendoj se mund të konsiderohet sezon i suksesshëm nëse fitojmë Kupën. E kam gjetur ekipin shumë keq dhe kjo dihet. Ndeshjet e para kishim probleme, një ekip na e kthente ndeshjen në 45 minuta. Mendoj se është bërë punë disi e mirë, por ka vend për të përmirësuar. E dyta është se duhet kohë, asgjë nuk arrihet në kohë rekord”.

“Vendi i shtatë, e kishit menduar? Kam pretenduar të ngjitemi lart. Ju e keni parë se si ka luajtur Tirana, por kemi falur gjithë kohën. Ndaj dolëm të shtatët. Me pikët e lëna mund të shkonim edhe në vend të tretë e të katërt. Nga gabimet duhet të mësojmë të gjithë, duke nisur nga unë e deri te drejtuesit e klubit”.

E ARDHMJA – “Patjetër që e kam një projekt për sezonin e ardhshëm. Nuk ka asgjë për të fshehur, unë do jem pjesë e Tiranës. Projektin e kam gati dhe e di shumë mirë se çfarë do bëjmë. Baza e ekipit? Nuk mund të flas, pasi kemi ndeshje të dielën”.

“Nëse ekipi nuk pëson ndryshime, do qëndroni? Unë nuk pranoj të qëndroj asnjë sekondë nëse nuk bëhen gjërat ashtu si them unë. Mund të largohem, nuk është problem fare. Mund të iki që sot”.

“A jeni takuar me drejtuesit? Patjetër. Do kemi një projekt të gjithë së bashku. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për këtë klub, do ulemi dhe do i shohim gjërat hap pas hapi me shumë kujdes. Duhet Tirana të shkojë aty ku i takon. Sa i takon emrave në merkato, nuk mund të zbuloj gjë tani. Pas Kupës do bisedohet, duam të fokusohemi aty dhe të fitojmë Kupën”.

Doka (d), Çelhaka, Ismailgeci (m) në stërvitjen e Tiranës.

TË RINJTË – “E kam thënë: me lojtarët flas drejtpërdrejt, sikurse edhe me drejtuesit e klubit. Një gabim që mund të kem bërë unë, që e pranoj, është që nuk kam futur në lojë lojtarët e rinj. Kjo pasi kemi qenë në një pozicion të vështirë në renditje. Ishim në fund të tabelës dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk i kam aktivizuar. Mendoj që kam bërë gabim, duhet ta kisha provuar më shpejt”.

FINALJA E KUPËS – “Kukësi dihet që është ekip shumë i fortë, ka elementë shumë të mirë brenda në ekip. Gjithsesi kjo është një ndeshje dhe në një ndeshje të tillë është frika ajo që të bën mos të japësh maksimumin. Ne nuk kemi çfarë humbim, objektivin tonë e përmbushëm. Pra Tirana mbijetoi, turp më vjen ta them, por duhet thënë ashtu siç është. Duhet të tentojmë fitimin e Kupës”.

DENIS LALA

Mema: Hasani meritonte trofeun, Flamurtari na hapi punë
Ardian Mema ishte çliruar pas fitores së Tiranës. Trajneri i bardhebluve, në emisionin “gol pas Goli në Supersport analizoi sfidën me vlonjatët dhe ecurinë e skuadrës së tij. Në fokus edhe finalja e Kupës së Shqipërisë me Kukësin.

“Pjesa e parë pati ngarkesë të madhe. Goli na liroi dhe skuadra u shpreh. Flamurtari në vuri në vështirësi, sidomos në 45’ minutat e para. Goli na çliroi nga ana psikologjike. Kemi kaluar shumë stres këto kohë. I falënderoj çunat, tani në fund bënë ndeshje të mira. Shpresoj që në Kupë të jemi më të qetë dhe të shprehemi si duhet. Normalisht shpresojmë të fitojmë edhe Kupën”.

“Golat më pëlqyen nga ndeshja, i shijova sepse ishin të bukur. Doja të dilte Edoni golashënues, e ka merituar. Ai luan sulmues i dytë dhe mesfushor. Për kontributin e dhënë mendoj se meritonte Këpucën e Artë”.

“Kur ka stres është e vështirë të përgatitësh ndeshjen. Duhet vetëm t’i qetësosh, është e vështirë të merresh me manovra. Jam i kënaqur me mënyrën si e mbyllëm kampionatin. Me Kukësin do jetë më e lehtë për të përgatitur ndeshjen. Do bëjmë maksimumin për ta fituar”.

“Grinta e shfaqur me vonesë? Çdo gjë do kohën e vet. Tirana ka ardhur në rritje, pavarësisht luhatjeve. Tirana ka pasur gjithmonë karakter sportiv. Ju e dini si pësonte gola Tirana. Kishte raste na kthenin në një ndeshje. Duhet kohë për të arritur rezultate dhe këtë mënyrë loje që ka ardhur duke u rritur. Të vërtetat janë gjërat e dukshme, nuk duhen disa standarde. Do flas shumë shpejt”.

Mema: Skuadrës i kërkova gjakftohtësi, kam një projekt për të ardhmen
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u shpreh mjaft i gëzuar për fitoren 1-3 të Tiranës në Laç. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” tekniku i bardheblu foli mbi këtë triumf të tijve dhe nuk munguan as disa fjalë për të ardhmen.

“Gjëja që kërkova në analizë gjatë gjithë javës, ishte pjesa e gjakftohtësisë. Duhet të ishim shumë të qetë, pasi dy ndeshjet e fundit na kishin dëmtuar. Duhet ta kalonim këtë ndeshje me sukses dhe me qetësi, pasi Laçi ka një fushë shumë të fortë dhe është një ekip i shkëlqyer paravarësisht ndeshjes së sotme. Këto javë, të gjithë kemi qenë në stres dhe ka qenë e vështirë të riktheheshim te rezultatet pozitive. Tirana gjatë gjithë kohës ka pasur oshilacione.

PENALLTITË – “I kam provuar lojtarët të gjuajnë dhe i kam thënë presidentit që asnjë nuk di t’i gjuajë. Kjo është për të qarë e për të qeshur, Ma tha se do vinte vetë t’i shikonte. I gjithë problemi është ana psikologjike. I kam stërvitur mirë. Kur kam parë se si i gjuajnë penalltitë, që është hall i madh, pasi kemi edhe finalen që mund të shkojë në penallti. Te ekipi ynë, nuk di asnjeri të godasë penallti (qesh). I gjithë problemi është te ana psikologjike, pasi penalltitë i kemi stërvitur mirë. Po zgjatemi te penalltia, pasi realisht është hall i madh te Tirana. Kemi dhe finalen e Kupës dhe ka mundësi të shkojë me penallti”.”.

E ARDHMJA – “Të mbarojë sezoni njëherë. Është viti im i parë si trajner. Nëse do vazhdoj do kem një projekt shumë të mirë dhe kjo do të jetë e panegociueshme”.

“Sikur na ka rënë një vdekje, s’i ndal dot aleancat”, Mema lëshon kushtrimin
Ardian Mema nuk fshihet, Tirana e tij nuk ishte ku duhet në ndeshjen me Kastriotin. Shpirti i garës së lojtarëve të tij ka lënë për të dëshiruar dhe e thotë hapur, ndërkohë që i rikthehet temave të aleancave.  Në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes me Kastriotin, trajneri i bardhebluve flet për mbijetesën, ndeshjen e radhës me Laçin, mungesën e tifozëve dhe përgjegjësitë e tij.

Profesor, pas këtij barazimi si e shikoni situatën?

-Situata nuk është e mirë. Kemi edhe këto dy ndeshjet e radhës. Me Kastriotin e konsideruam si finale, por nuk ishte e tillë për ne. Kjo sepse lojtarët nuk dhanë atë që duhet të jepnin në fushë, sidomos në aspektin e shpirtit të garës. Kjo është ajo pjesa që më ka shqetësuar shumë, karakteri sportiv i futbollistëve. Lojtarët duhet të kenë një përqendrim më të mirë, si dhe shpirt gare. Kjo është ajo pjesa që më ka lodhur që në fillim të them të drejtën. Megjithatë të shohim ndeshjet në vazhdim, pasi asgjë nuk ka marrë fund. Do i bëjmë hyzmetin deri në fund.

Gjithsesi mbetet në duart tuaja e gjitha.

-Në dorën tonë është e gjitha, por të them të drejtën në ditët në vazhdim do shoh se ku mund të ndërhyjmë e çfarë do bëjmë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Laçin. Do mundohemi të bëjmë maksimumin tonë që të marrim rezultat pozitiv.

I druheni aleancave pas shpinës së Tiranës?

-E kam shpreh edhe herë të tjera. Kur të mbarojë kampionati do i them. Aleanca ka, edhe ka pasur. Unë jam i qetë te pjesa ime, që ne nuk na ka falur njeri. Deri këtu jemi me forcat tona.

Do shkoni në Laç, ku këtë vit nuk keni arritur as të barazoni.

-Normalisht është fushë e vështirë. Laçi është një ekip i ndërtuar mirë, me djem të rinj që luftojnë shumë. Duhet të bëjmë edhe ne maksimumin tonë. Ne nuk shkojmë të dorëzuar në Laç.

E keni përmendur shpesh fatin, që këtë herë ishte me Tiranën. Kastrioti i kishte rastet. Mendoni se lojtarët duhet të marrin përgjegjësi dhe nuk duhet t’ia lënë fatit këto ndeshje?

-Të them të drejtën edhe sot është kështu si thoni ju. Gjithsesi edhe ne i kemi pasur rastet tona, dy momente me Hasanin dhe Ngonë. Nuk e gjykoj vetëm nga rastet lojën. Ne nuk luajtëm mirë, në gjykimin tim.

Çfarë u thatë djemve në fund?

-Nuk u kam thënë asgjë, thjesht u futa te dhoma ime dhe po mendoja. Nuk është momenti për të folur apo për të qenë i nervozuar, pasi lojtarët ishin vetë të nervozuar. Gjithsesi u tha edhe nga lojtarët me eksperiencë, por edhe nga pjesëtarë të stafit, që asgjë nuk ka marrë fund. Kemi ndeshjet në vazhdim dhe do të shikojmë se si do t’i përgatisim këto ndeshje.

Kastrioti gëzoi shumë pas barazimit, por edhe ata kanë kalendar të vështirë goxha.

-Këto janë ato të çuditshmet, që gëzohen para kohe. Nuk e kuptoj këtë pjesë. Edhe po ta fitoja ndeshjen nuk do të gëzoja. Kjo sepse matematika i mban në lojë. Nëse duan të tolerohet, le të bëhet. Nuk jam i fuqishëm për ta ndaluar diçka të tillë.

E quan si shenjë këtë?

-Edhe mund të jetë. Më ngacmove pak me këtë pyetje dhe kujtoj këtu ndeshjen që na u grabit ne në Fushë-Krujë, e pa i gjithë opinioni sportdashës, edhe gazetarët e të gjithë. Ne nuk i grabitëm gjë njeriu. Deri këtu jemi me këmbët tona.

Nëse para ndeshjesh ju thonin se kjo do të ishte paraqitja e Tiranës, do ta besonit?

-Jo. Kjo ka qenë një nga paraqitjet më të këqija që kemi pasur. Këtë herë që duhet të kishim një përformancë të mirë, që duhet të kishim vrull, dëshirë e të gjitha, ne nuk bëmë ato që duhet. Flas për dy ndeshjet e fundit, ku e njëjta situata ka qenë.

Në lidhje me mungesën e tifozëve, çfarë mund të na thoni?

-Tifozët kanë një lidhje të fortë me ekipin, por edhe ata janë të zhgënjyer. E kanë prej nesh dhe marr përgjegjësitë e mia për këtë pjesë. Kurse rasti konkret ishte për faktin se mund të ndodhte ndonjë skenar, që dikush të futej në fushë. E saktësoj që jo tifozët tanë, por ndoshta kundërshtarët. Kjo mund të bënte ndonjë dëm të pariparueshëm.

Personalisht i donit tifozët?

-Unë i doja, i kam dashur gjithmonë. Ndeshja pa tifozë është si muzikë funebër.

Merrni gjithmonë përgjegjësitë, por a merr përgjegjësi presidenti…

-Derisa kam pranuar të vij te Tirana, e kam pranuar kështu siç është. Përgjegjësitë e mia janë të parat, marr të miat për çdo lloj rezultati. Kështu e kam gjetur Tiranën, nuk është ekip që e kam ndërtuar unë. E kam pranuar dhe sa kohë e pranoj marr përgjegjësitë e mia. Jam munduar të punoj dhe mendoj se kemi bërë shumë punë, pasi kemi bërë ndeshje të bukura dhe kemi fituar ndeshje. Gjithsesi nëse del negative kjo punë, unë do marr përgjegjësitë e mia. Me miqtë e mi flas përherë dhe është sikur na ka rënë ndonjë vdekje. Kam lidhje shpirtërore me këtë klub dhe uroj që çunat në ndeshjet në vazhdimësi do na e heqin këtë lloj stresi dhe të shohim përpara.

DENIS LALA

“Mema e lojtarët meritojnë të bien nga kategoria, të merrnin shembull nga dy rivalët direktë”
Tirana rrezikon të bjerë nga Superiorja, pasi diferenca me Kastriotin e vendit të parafundit është vetëm dy pikë. Ndeshja e radhës në kryeqytet është vendimtare, ndërkohë që pas humbjes në derbi nuk kanë munguar kritikat për lojtarët dhe trajnerin Ardian Mema.

Gjergji Stefa, gazetar i Supersport dhe ish-kryeredaktor i Sport Ekspres, në emisionin “Zona Gol” në Supersport ka bërë një analizë të asaj çka ndodh dhe është treguar mjaft i ashpër. Në shënjestër është trajneri Mema dhe lojtarët, të cilët sipas tij e meritojnë rënien në Kategorinë e Parë me atë çka po bëjnë.

“Unë kam një raport të shkëlqyer me presidentin, me drejtuesit dhe me të gjithë. Do të më vinte shumë keq për ta, nga ana njerëzore, nëse Tirana do të binte nga kategoria. Kjo për kontributin e tyre financiar, emocional, fizik. Ata, me të tyren, qoftë edhe duke gabuar, punojnë nga mëngjesi në darkë për këtë punë”, tha fillimisht Stefa.

Më tej ai shtoi: “Ky staf teknik dhe ky grup lojtarësh meritojnë të bien nga kategoria. Sepse në një garë ku të gjithë përpiqen me mish e me shpirt, bëjnë llogari, në një garë ku të gjithë luftojë për çdo centimetër, në një garë ku Julian Ahmataj shkoi në Gjirokastër dhe gjeti një skuadër të shkatërruar, u përpoq edhe pse me muaj të tërë vonesa rrogash, pa asnjë lloj ndihme nga ana e presidentit, pa asnjë tifoz në stadium, me vetëm disa njerëz aty afër, me Norën, arriti ta shpëtonte skuadrën.

“Me Devollin që shkon dhe e gjen Kastriotin me 10 pikë, një skuadër praktikisht të vdekur, që pavarësisht ndihmës së madhe që klubi i ka dhënë, ka bërë maksimumin, ka barazuar në Laç, ka barazuar në Vlorë, ka arritur të fitojë ndeshjet e veta, ka humbur ndeshjet direkte, trajneri i Tiranës dhe lojtarët sillen kështu me fanellën, pa pikë përgjegjësie.

“Nga Ard Mema, te lojtari i fundit, pa asnjë përgjegjësi. Nga ai portieri që nuk e di ku është herë pas here. Minuta e 92-të e ndeshjes, kur Tirana rrezikon rënien, atij i vjen topi në vend dhe ai e nxjerr jashtë. Ishte minuta e 93-të dhe Tirana kishte goditje këndi, ndërkohë që portieri me një lojtar rrinin te zona e tyre. Çdo portier në botë do shkonte të bënte gol.

“Një pjesë shumë e madhe e tyre, nuk po them të gjithë, për mendimin tim personal meritojnë të bien nga kategoria. Kanë dy derbi që barazojnë dhe Partizanit i mjaftonte. Në momentin që Kukësi ishte duke u mundur, Tirana ishte 1-1. Kush i detyron lojtarët e Tiranës të bëjnë aventura, kush e detyron trajnerin e Tiranës të bëjë aventura?

“Për të qenë edhe më agresivë, hajde ta themi që edhe presidenti të ikë e të gjithë të ikin. Megjithatë, në fund të fundit nuk luan presidenti, luajnë stafi me lojtarët. Është skuadër shumë e mirë në emra, skuadër deri diku e mirëpaguar. Dikush aty brenda në ekip, qoftë lojtarët kryesorë, qoftë trajneri, të marrin përgjegjësi për këtë situatë dhe të mos ndodhë ajo që ndodhi dy vite më parë. Është një skuadër që nuk bën asnjë llogari, bën një kampionat të vetin. E dini ju që Kastrioti mund t’i mundë?! Pastaj po i mundi Kastrioti Tirana ra nga kategoria. Ky është mendimi im”, përfundon Stefa.

Mema: Rezultate të çuditshme, nuk fitohet pa luftuar!
Ardian Mema, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes së humbur në derbi me Partizanin u ndal të fliste për mediat dhe fillimisht deklaroi: “Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë siç është Partizani dhe me meritë doli kampion. Ua uroj fitoren”.

“Fitorja e Luftëtarit? Rezultatet e ekipeve të tjera na motivojnë edhe më tepër. E mora vesh që Gjirokastra e kishte kthyer ndeshjen dhe vazhdojnë ato rezultatet e çuditshme. Megjithatë nuk dua të merrem me kundërshtarët, do merrem personalisht me të mitë. Problemet i kemi pasur brenda vetes, nuk na e ka pasur fajin askush”.

“Normal që vihemi në presion, ndeshja tjetër është një finale. Nëse do fitojë ekipi, normalisht me elementët që kemi mund të fitojmë. Por jo nëse luajmë si sot, pasi nëse nuk lufton çdo gjë shuhet sado cilësi të kesh”, u shpreh Mema për mediat pas ndeshjes.

Luftëtarët e derbit dhe porosia e Gaz Demit, gati për betejë
Partizani-Tirana, derbi. Luhet për qytetin, për krenarinë e tifozëve. Një ndeshje ndryshe nga të tjerat, edhe sikur të luhej në kushte të tjera. “Demat e kuq” mund të ngrenë trofeun e titullit kampion pas 26 vitesh dhe këtë mund ta bëjnë përpara syve të “armiqve të përbetuar”. Mes tifozëve ka urrejtje, kurse në fushë askush nuk mund ta tërheqë këmbën pas.

Presioni është në krahun e Tiranës për rezultatin, por nuk mungon as te Partizani. Fjalët e shumta për ndonjë tolerim të mundshëm bëjnë që të besuarit e Gegës me çdo kusht të kërkojnë të marrin pikë. Vetëm kështu mund të mbyllen “gojët e liga”. Presidenti Gazment Demi ka qenë i qartë një ditë më parë më futbollistët.

Ai ka ndjekur stërvitjen dhe nga ajo çka u diskutua një mbrëmje më parë në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Demi u është drejtuar lojtarëve me pak a shumë këto fjalë: “Kur humba në vitin 2014 kam dhënë një intervistë dhe kam thënë se nuk do të humbas në derbi më. Unë jam nga ata që i mbajnë fjalët dhe kërkoj angazhim maksimal edhe nga ana juaj”.

Gazment Demi dhe Erjon Braçe, duke ndjekur Partizanin | Foto: Gjergji Kollumbi, Partizani.al

FORMACIONET – Në fushë ekipet zbresin prej orës 16:30 dhe pa rënë bilbili do të jetë momenti i spektaklit në tribuna. Fanatics mungojnë dhe kjo e bën derbin ndryshe. Ndërkohë ka mungesa në të dy krahët. Karabeci e Kërçiku janë mungesat “big” të Tiranës, kurse në anën tjetër Mensah, Asani dhe Telushi janë të pezulluar.

Gega do të rreshtojë një skuadër me modulin e zakonshëm 4-2-3-1. Dihet që në portë do të jetë Alban Hoxha, kurse nga krahët e mbrojtjes luajnë të zakonshmit Ibrahimi e Trashi. Rikthehet Belica në qendër dhe partner i tij do të jetë Rexhepi. Atanda e Hila do të ngrenë një “digë” në mesfushë, kurse organizmin e lojës do e ketë përsipër Duka. Bardhi, i mbështetur nga Mala e Çinari, do të jetë në majë të sulmit.

Mema në krahun tjetër kërkon të bllokojë krahët dhe për këtë Daja e Doka do të mbulojnë linjën e djathtë, kurse linjën e majtë Hoxhallari e Greca. Turtulli e Imami do të luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa para këtij reparti do të vendoset Mauxhe. Hasani e Kobina do të luajnë pak më përpara, kurse në sulm Ngo do të tentojë të kthehet në heroin e derbit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

E SHTUNË, MË 4 MAJ 2019, ORA 16:30

PARTIZANI-TIRANA

Partizani (4-2-3-1): Hoxha – Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi – Hila, Atanda – Mala, Duka Çinari – Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Tirana (4-1-4-1): Abibi – Daja, Turtulli, Imami, Hoxhallari – Mauexhe – Doka, Kobina, Hasani, Greca – Ngo. Trajner: Ardian Mema

Derbi, historia dhe një përgjigje për Alban Hoxhën, Mema: Nuk e kemi mendjen te festa e të tjerëve!
Partizani dhe Tirana do të përplasen nesër në derbin e kryeqyetit, me dy ekipet që luftojnë në skaje krejtësisht të kundërta. Të kuqtë kërkojnë të festojnë titullin, ndërsa Tirana është në vallen e mbijetesës. Në kuadër të takimit për mediat ka folur trajneri i bardhebluve Ardian Mema, i cili u shpreh: “E kemi përgatitur ndeshjen dhe do luajmë për tre pikë. Na nevojiten pikët dhe kjo është më e rëndësishmja për ne. Gjithsesi, gjithçka do të tregojë fusha dhe loja e nesërme. Do bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe të shohim përpara.”

ANA PSIKOLOGJIKE DHE PRESIONI I DERBIT – “Si anë psikologjike është e mirë, pasi vijmë nga dy fitore radhazi. Presioni në derbi është gjithmonë. Sido që të ishte renditja do të kishte presion. Është ndeshje historike dhe janë dy ekipe të mëdha.”

LUMTURIA E PRISHJES SË FESTËS SË PARTIZANIT – “Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. I bëj yzmet punës dhe ekipit tim. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente.”

FITORJA NË DERBI – “Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët.”

EKIPI – “Kam qenë duke bërë analizën me skuadrën. Problemet kanë qenë evidente, siç i kam parë në fushë. Duhet të bëjmë riparimet e duhura, pa parë kundërshtarin. Nëse skuadra jonë do luante me përqendrim, nuk do flisnim fare për mbijetesën tani. Duhet një analizë edhe për vetë lojtarët, që të përmirësohen dhe të bëjnë përpara, ashtu si duhet të bëj unë analizë për veten dhe klubin.”

ALBAN HOXHA NUK DO RËNIEN E TIRANËS – “Po të ishim në role të kundërta, edhe unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëra-tjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë.”

PËRZGJEDHJET E LOJTARËVE DHE MERKATOJA E TIRANËS –  “Në fund të sezonit do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar gabimet që kemi bërë dhe për të mos i bërë në të ardhmen.”

MUNGESAT E PARTIZANIT – “Ka goxha elemente të mirë, përtej mungesave, që janë shumë të rëndësishme. Mensah e doja në janar, por nuk u arrit marrëveshja. Po ashtu, Asani është lojtar që më pëlqen shumë, ashtu si Telushi. Është favor për Tiranën që Partizani ka këto mungesa dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.”

TIRANA SHPESH FAVORITE NË DERBI, POR ASNJË FITORE PREJ VITESH – “Nuk e di këtë, është subjektive. Këtë vit kemi humbur një derbi që nuk duhej ta humbnim, kemi barazuar në një ndeshje që mund ta fitonim. Fjala favorit në derbi nuk ka shumë vlerë, mendoj se përqendrimi maksimal jep rezultat në derbi.

Nuk ka favoritë, është presion artificial kur flitet për favoritë ose jo. Karikimi është i detyruar, por favoritin e vendos fusha. Jemi duke luajtur mirë prej disa ndeshjesh, duke përfshirë ndeshjet ndaj Luftëtarit, që e ka mundur bindshëm Partizanin. Kemi gabuar në disa momente në mbrojtje, si shpesh këtë sezon, por nesër ekipi do jetë i karikuar mirë, vetiu, pa qenë nevoja të flas unë.

PARTIZANI THUAJSE KAMPION, FAVOR PËR TIRANËN? – “Nuk e mendoj kështu, Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Europës”.

Mema: Nuk toleroj sherr si fëmijët për topin, Partizanit nuk i shkoj në festë!
Tirana dje festoi, por vetëm pjesën e kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tre golat e pësuar dhembin, edhe pse bardheblutë shënuan pesë herë në portën e Luftëtarit. Pas ndeshjes, trajneri Ardian Mema foli qartazi dhe u shpreh i pakënaqur për atë që ekipi i tij shfaqi në fushë në golat e pësuar.

KUPA – “Është një lloj suksesi kalimi në finale. Më ka gëzuar kualifikimi, por kam qenë i zhgënjyer nga ekipi për shkak të disa veprimeve të pafalshme. Nuk duhet të ndodhin në një ndeshje futbolli, nuk kemi pse pësojmë ashtu golash. Kemi falur si gjithmonë. Fitorja i bën mirë ekipit, sepse e çliron. Kemi ndeshje shumë të vështira me Partizanin dhe Kastriotin, janë dy përballjet më të rëndësishme. Duhet të përgatitemi për dy ndeshjet, sidomos derbin. Do bëjmë analizë të gjatë dhe të thellë. Kur luan me ekipe më të forta se Luftëtari, ato nuk të falin dhe fitorja i kalon ekipit kundërshtar”, u shpreh Mema fillimisht.

PENALLTIA – Fillimi i pjesës së dytë nisi mirë për Tiranën, që fitoi një penallti. Aty u dëgjua zëri i Memës: “Ta gjuajë Kobina, se u bëmë si ekip lagjesh”. Të gjithë donin të bëheshin heronj në atë moment, por ishte ganezi që shënoi. Trajneri i bardhebluve sigurisht nuk mund të flasë edhe për atë moment, që ndoshta nga gëzimi i kualifikimit edhe e ka harruar. Sërish tërheqje veshi për futbollistët.

“Para ndeshjes përcaktohet kush i gjuan penalltitë, kornet, goditjet e dënimit. Këto janë të përcaktuara. Nuk e mbaj mend mirë këtë që paskam thënë, pasi mbahem pak për batuta. (Ndërhyn gazetari: E keni thënë te penalltia e parë). OK. Edhe te penalltia e dytë ka pasur një problem të tillë. Trajneri përcakton dhe merr përsipër gjithçka. Edhe nëse e humbet lojtari penalltinë, e marr unë përsipër.

Nuk mund ta imagjinoj dot që ta prekin topin me dorë shtatë vetë, a pesë vetë, nuk e di sa ishin. Pastaj kalojmë në një amatorizëm. Është e përcaktuar kush e gjuan penalltinë. Po e humbi, me stafin përcaktojmë kush e gjuan radhën tjetër penalltinë. Nuk mund të shkojnë të gjithë ta prekin topin me dorë dhe të thonë ‘ta gjuaj unë, ta gjuaj unë’. Atëherë ose kemi ekip fëmijësh, ose them që ka elementë amatorizmi”, deklaroi trajneri i 24 herë kampionëve të vendit.

Kobina feston pas penalltisë së realizuar me sukses

FITORE NË DERBI – Mema nuk mund të marrë përsipër e të thotë që Tirana këtë herë do e fitojë derbin. Është një përgjegjësi e madhe, që në fakt as që e ka në dorë. Gjithsesi diçka tjetër varet prej tij: të mos shkojë në festën e të kuqve. Këtë e premton, sikurse edhe ua uron titullin “armiqve” të përjetshëm të qytetit.

“Unë nuk premtoj asgjë, pasi nuk kam shkopin magjik. Mund të pyesësh çdo trajner dhe do të thotë të njëjtën gjë që po them unë. Duhet ta përgatitim ndeshjen dhe të bëjmë më të mirën. Ekipi ka kohë që nuk fiton me Partizanin dhe mendoj që do ta organizojmë shumë mirë që të regjistrojmë një sukses në derbi. Sigurisht nëse do jetë e mundur. Megjithatë luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë, që është në krye me meritë. Shpresojmë të bëjmë më të mirën”, tha Mema.

“Do u shkoni në festë nëse ju ftojnë? Mund të shkoni ju, me ndonjë tjetër (qesh). Kjo ishte sa për batutë. E thashë që ata kanë merita që janë në krye. Mund ta fitojë titullin, por pas ndeshjes me ne. Do shkoni domethënë? Jo, nuk do shkoj. Gjithsesi pas ndeshjes me ne ia uroj me gjithë shpirt ta uroj titullin”, shtoi trajneri i Tiranës.

Festimi i Malës pasi vendosi derbin me golin e tij

MBROJTJA – Këtë sezon reparti i mbrojtjes ka përfunduar shpesh nën akuzë. Kur ishte ndeshje 4-1, është e paimagjinueshme që të pësosh ashtu si bën Tirana. Në ato momente nuk kishte asnjë presion. Diçka e përsëritur, edhe në Kupë me Laçin, edhe pse kishin shënuar tre gola, mund të kishin pësuar dhe të vinin në diskutim kualifikimin në gjysmëfinale.

“Pësimi i golave është gjëja që më ka shqetësuar më së shumti. Nuk mundesh t’i kesh gjërat të garantuara dhe të pësosh ashtu golash, të marrësh topa pas shpine. Kjo më shqetëson shumë dhe kam qenë i ashpër me futbollistët. Pse ndodh? Është ajo pjesa e vetëkënaqësisë mund të them. Vetëkënaqen shumë shpejt. Domethënë, një ekip që vetëkënaqet shumë shpejt me një rezultat të tillë, është ekip i brishtë ose është ekip i vogël.

Ne duhet të fitojmë vazhdimisht. Këtë kam kërkuar në analiza. Nuk duhet të vetëkënaqemi me një gol apo dy, apo me një ndeshje. Duhet të fitojmë shumë ndeshje, si në fazën e tretë kur foli gjithçka për ne. Atëherë po, isha edhe unë i vetëkënaqur. Ishin nëntë ndeshje dhe mund të vetëkënaqeshe. Çështje cilësish problemet në mbrojtje? Mund të jenë edhe çështje cilësish, por edhe kjo pjesa e mentalitetit fitues. Ajo bën atë që ti të kërkosh të fitosh çdo ndeshje e jo të vetëkënaqesh.

Mbrojtja, problem i repartit, apo i gjithë ekipit? Ndoshta nuk jam në gjendje ta them për ndeshjen me Luftëtarin, por do të bëj analizë të gjatë. Mund të jetë si thoni ju, por nuk mund ta them dot. Na ka ndodhur si repart, por edhe si individ. Na ka ndodhur që kemi gabuar. Mendojmë t’i rregullojmë gjërat në të ardhmen”, përfundoi Mema.

VLADIMIR PRENGA

Padrejtësi te Tirana? Daja ka një mesazh për trajnerin
Asion Daja ishte autori i një goli fantastik në takimin e sotëm ku Tirana mposhti Luftëtarin me shifrat 5 – 3 dhe siguroi biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, mesfushori kryeqytetas foli për ecurinë e ekipit, ndërsa në një moment lëshoi dhe një mesazh për trajnerin Mema në lidhje me minutat e pakta që ai ka marrë gjatë muajve të fundit duke thënë: Jam aktivizuar pak këto kohët e fundit, koha do e tregojë nëse ka qenë e drejtë ose e padrejtë .

GOLI – “Është një ndjesi e veçantë kur shënon dhe shkon në finale. Plus që dhe goli ishte shumë i bukur, nuk e prisja të shënoja në atë mënyrë”.

ECURIA – “Ne i kemi parë këto ndeshjet e fundit si ndeshje radhe. Fituam me Korçën këtu, tani arritëm dhe finalen. Tani po shohim derbin, nga sot po mendojmë për Partizanin. Derbi është fryrë shumë, por është vetëm një ndeshje, ku ne do të synojmë tri pikët”.

LOJA – “Edhe unë personalisht, loja nuk më pëlqeu shumë. Shënuam nga shumë lojtarë, loja pati rrjedhshmëri, bëmë mirë në sulm. Por ishim të vrazhdë në mbrojtje dhe jam dakord me pakënaqësitë e trajnerit”.

DEDIKIMI – “Në radhë të parë, doja të tregoja që golin ia dedikoj Ilionit (Likës). Ai më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës kur nuk kam luajtur, koha do e tregojë me të drejtë a të padrejtë. Edhe sot më tha që do të shënoj, madje me shaka më tha që do shënoj me roveshatë. Prandaj ia dedikova atij golin”.

SEZONI – Gjatë gjithë sezonit, kemi bërë shumë, por ende asgjë. Kemi arritur në finale, por nëse nuk fitojmë, është një asgjë. Edhe në kampionat, duhet të fitojmë këto dy ndeshje dhe të jemi rehat. Kemi qenë në presion, kemi marrë gola në fund gjatë gjithë sezonit dhe kjo gjë vjen nga presioni i tepërt”.

DERBI – “Partizani e meriton të jetë aty ku është, por në derbi nga vetë klasifikimi, ne e kemi më të nevojshme fitoren. Pastaj rezultatin e di Zoti, ne duhet të bëjmë maksimumin. Duhet të rikuperojmë gabimet dhe nuk besoj se Partizani, por asnjë ekip tjetër, të na falë ndeshjen”, përfundoi Daja.

Mema “fshikullon” lojtarët: Amatorë, ja ç’më acaroi më shumë
Kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë nuk është pritur me festë te Tirana. Në intervistën në fund të ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, preku disa nga problematikat që ekipi i tij shfaqi në këtë 90-minutësh.

“Gjatë lojës, kam qenë shumë i pakënaqur me atë që lojtarët dhanë në fushë. Do të bëjmë një analizë të thellë, pasi na presin dy ndeshje shumë të vështira përballë Skënderbeut dhe Kastriotit. Nëse nuk do të lëviz që të bëj siç duhet me lojtarët e mi, problemet do të jenë evidente, siç ishin dhe sot”.

GOLAT E PËSUAR – “Lojtarë gjysmë amatorë! Unë nuk e di, nuk e mendoj se kemi falur ndeshjen, por falje kemi bërë pafund. Na kanë quajtur ekip i brishtë, por nuk është e vërtetë kjo gjë. Neve i krijojmë problemet te vetja jonë. Kam qenë shumë i nervozuar pas ndeshjes. Nuk mund të fal gabime të tilla dhe mezi po pres të vijë dita e nesërme që të analizojmë të gjitha gabimet”.

PRESIONI – “Mendoj që nuk po i bej presion futbollistëve, por jam i drejtë. Të vjen keq nga e vërteta, por lojtarët nuk duhet të bëjnë më gabime siç kanë bërë. Pjesë e imja është analiza me video. Shpeshherë i lejoj të flasin vetë, pasi unë nuk merrem me gabime që ndoshta dhe fëmijët nuk mund të bëjnë ato gabime. Unë më mirë jam i ashpër, sesa të gënjej. Me futbollistët duhet një komunikim shumë i mirë dhe sa më realist. Në moment që tolerohet, do na kthehen hallet mbrapsht”.

SHERRI TE PENALLTIA – “Një nga gjërat që cakton një trajner para ndeshjes, është kush do të godasë penalltinë. Në momentin që e vënë të gjithë dorën te topi, unë nuk mendoj gjë tjetër veç amatorizmit. Kjo është ajo që më ka acaruar më shumë. Futbollistët që shkojnë e marrin topin për të gjuajtur, janë fëmijë dhe amatora. Ndoshta në të ardhmen, do t’i lej të caktojnë vetë, pasi mesa duket qenkam i tepërt”.

GABIMET – “Kur vjen mesfushori para mbrojtjes thjesht për të tërhequr kundërshtarin, portieri duhet ta dijë mirë se ku duhet të pasojë, majtas ose djathtas. Por të falësh topa, si portieri, ashtu dhe Maveje, është e pafalshme! Sepse aty mund të kishte mbaruar loja 1-1 dhe nëse nuk do të ishim me fat, do të eliminoheshim”.

DERBI – “Jo jo, nuk i kemi harxhuar golat sot. Në derbi do e përgatisim ndeshjen ndryshe dhe shpresoj me një rezultat pozitiv”, tha Mema.

Tirana e re nis nga Mema dhe… 4 afrime, e zbulon Halili
Tirana këtë sezon dështoi të luftonte në kampionat për të kapur Europën, por është pranë finales së Kupës së Shqipërisë. Një fitore të mërkurën me Luftëtarin do i kualifikonte bardheblutë, që kanë nisur të mendojnë që tani për të ardhmen.

Në emisionin “Zona Gol” në Supersport, presidenti Refik Halili deklaroi se kanë nënshkruar me katër lojtarë për sezonin e ardhshëm. Ai nuk zbulon emra: “Përsa i përket të ardhmes, po e them për herë të parë këtë: Kemi nënshkruar katër kontrata me futbollistë shumë të njohur në Shqipëri. Emrat nuk i bëj dot të ditura që tani”.

Për të nënshkruar me lojtarët normalisht i duhet marrë një mendim edhe trajnerit. Ardian Memës i përfundon kontrata në fund të sezonit, por Halili thekson se do të jetë pjesë e klubit. Gjithçka mbetet për t’u parë.

“Për katër futbollistët që kemi marrë, patjetër që kemi folur edhe me trajnerin dhe menaxherin e klubit. Do të ketë ndryshime, pasi disa lojtarëve të huaj e shqiptarë u mbaron kontrata. Mema do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Tiranës”, u shpreh presidenti i Tiranës.

Bulku kritikon Memën: Nuk duhen bërë aventura!
Sokol Bulku është një nga ata që ka provuar të luajë me Tiranën dhe Partizanin. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ai foli për derbin e kryeqytetit fillimisht. “Shpresoj të mos ketë tension dhe të flitet vetëm për futboll. Ju rikujtoj që kur shkova tek ekipi i parë, Partizani i ka dhuruar një titull Tiranës.

Derbi ndihet nga lojtarët dhe presim të bëhet një ndeshje e bukur. Nuk dua të flasim për sherre mes tifozëve apo në tribunë, por të flasim për futboll. Shoh armiqësi tani, nuk dua të krijohet ajo lloj klime. Po e meritoi të fitojë, pse të mos shpallet atë ditë Partizani kampion. Te Partizani nuk u intereson të bejrë Tirana, pasi derbi sjell të ardhura. Është edhe biznes”.

Sa i takon ndeshjes që Tirana fitoi me Skënderbeun, Bulku tha: “Skënderbeu nuk e pati shumë mendjen, pasi i kanë sytë edhe nga KAS. Mema bën zëvendësime shumë herët. Nuk duhet kaluar në aventurë. Tirana fitoi me fat. Arbitri ka thënë shyqyr që u bë gol te rasti i penalltisë”.

“Laçi dhe Kastrioti kanë të njëjtin grup, nuk kanë ndonjë dallim. Kanë lojtarë të rinj dhe të përzgjedhur. Më vjen mirë që ka të rinj që tregojnë veten. Laçi ndihmoi veten fillimisht, pastaj ndihmoi edhe Tiranën”.

Mema: I kam në kokë të gjitha gabimet, boll me tolerime!
Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës që bardheblutë luajnë në shtëpi me Skënderbeun. Tekniku kryeqytetas foli fillimisht për gjendjen e skuadrës së tij, teksa shprehet: “Pas ndeshjeve me Luftëtarin ekipi është në momente të mira, pavarësisht rezultatit. Ritmi i ekipit është i mirë, lojtarët e kanë kuptuar që duhet të shprehen më mirë nisur edhe nga pozicioni në tabelë. Ndoshta kanë një përqendrim më të madh se në të shkuarën”.

PIKËT E LËNA – “Jemi me ato 50 hijet. I kam në kokë të gjitha pikët e lëna. Do kishim shumë pikë sot, por kjo t’i shërbejë vazhdimësisë. Gjërat nuk kthehen pas dhe në vazhdim do bëhet diferenca. Ndeshjet e radhës janë shumë vendimtare. Tirana i ka të gjitha mundësitë, pasi mënyra e lojës në jep besim se mund të fitojmë pa probleme. Ndeshjet në vazhdim, sidomos ajo nesër me Skënderbeun, është shumë  e rëndësishme. Mendoj se ekipi do të bëjë më të mirën”.

KONKURRENCA NË KAMPIONAT – “Normalisht që na ndihmon, pasi po të tolerohej do të prishej gara. Çdo ekip ka objektivat e veta dhe kjo e bën edhe më të bukur kampionatin. Shpresoj të jetë kështu si them dhe mendoj se kështu është, pasi çdo ekip bën llogaritë e veta për objektivat që ka. Tirana po doli mirë në ndeshjen me Skënderbeun, do ta kalojë edhe situatën jo të mirë që është. Janë 15 pikë në lojë, të gjithë bëjnë llogaritë e veta. Gjithsesi këto ndeshje duhet të kenë përqendrim, nuk tolerohet më. Ky është mesazhi im”.

FATI – “Pjesë e lojës është edhe fati, ndoshta nuk kemi pasur. Unë shoh lojën që bën ekipi, jam trajner. Shikoj manovrën e ekipit tim dhe shprehet mirë në fushë. Duhet përqendrim në finalizim dhe në mbrojtje. Nuk mundet të tolerojmë më. Këtë kam biseduar me lojtarët gjatë analizave. Nuk më shqetëson loja, normal ka nevojë për korrigjime. Duhet të kemi një analizë me veten, edhe pse unë shoh shumë gabime. Edhe vetë lojtarët duhet të vetëriparohen. Fati është si ta kërkosh, nuk diskutohet. Nëse një ekip mban më shumë topin, ka më shumë raste, nuk kam çfarë mendoj tjetër. Ia lë anës psikologjike dhe përqendrimit”.

TIFOZËT  – “Më vjen keq për pjesën e tifozëve, ata janë një plus më tepër për ekipin. Do bëjmë maksimumin tonë edhe në këto kushte. Keqardhje është të luash pa tifozë. E kam thënë më parë, që mirë do ishte të pranoheshin paratë e klubit dhe të kishim tifozët. Nuk u mor parasysh nga komisionet, Mendojnë ta kalojmë ndeshjen si duhet dhe më pas të shohim në vazhdimësi”.

KUPA – “Do mendojmë fillimisht për kampionatin, kjo është pjesa e parë. Duhet të shpëtojmë sezonin, më pas me një rezultat pozitiv mund të shkojmë në finale. Ky është edhe objektiv i klubit”, u shpreh Mema në mbyllje të konferencës për shtyp.

Mema: Europa na shpëton sezonin, në fundjavë tregohemi më agresiv
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku foli për barazimin e sotëm në Kupë me Luftëtarin dhe gjendjen e Tiranës në kampionat.

Tekniku kryeqytetas u shpreh se loja e skuadrës i jep garanci dhe shpreson që sezoni i Tiranës të shpëtohet me arritjen e mbijetesës dhe kualifikimit në Kupat e Europës.

“Mendoj që ekipi luajti mirë, sidomos në pjesën e dytë ku kemi sulmuar gjatë të gjithë kohës me ekuilibër. Nuk patëm shanse të mirë, por e kërkuam golin. Kjo ishte ndeshje kupe dhe ka specifikat e veta. Normalisht në ndeshjen e kampionatit gjërat do të ndryshojmë. Do të tregohemi më agresiv pasi na duhen pikët”.

“Sulmuesin e ndeshjes së ardhme do ta vendos në ditët në vazhdim. Kemi lojtarë në dispozicion. Në Durrës kemi luajtur me Muçin kemi Halilin dhe të tjerë. Në sulm kemi lojtarë. Ngonë e aktivizova për shkak se dua ta rikthej në formë dhe i duhet minutazh. Siç e dini s’ka luajtur në ndeshjet e fundit”.

“Gjendja në tabelën e klasifikimit nuk është e këndshme, gjithsesi ekipi ka luajtur, por në momentet e caktuara na kanë ndëshkuara një ose dy episode. Duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet që kemi pasur. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën për ndeshjen në vazhdim dhe të shpëtojmë sezonit duke arritur të shkojmë dhe në Kupat e Europës”.

Komentet e “ish”-ëve, Luftëtari dhe mërzia më e madhe: Mema hap kartat
Tirana do të luajë nesër aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ndaj Luftëtarit. Përpara sfidës, për mediat ka folur trajneri i bardhebluve. Ardian Mema ka pranuar se gjirokastritët janë një kundërshtar shumë i vështirë, por Tirana e ka përgatitur ndeshjen dhe sipas numrit një të stolit është gati.

LUFTËTARI – “Luftëtari është ekip shumë i fortë, me mënyrën se si luan më pëlqen shumë. Kam parë video të Luftëtarit këto ditë dhe është një ekip që luan shumë mirë me topin. Do të kemi një kundërshtar shumë të vështirë përpara dhe mendoj që edhe ne kemi bërrë përgatitjet tona. Ndeshjet kanë specifikën e vet, pasi është një ndeshje Kupe dhe duhet të mendojmë për dy ndeshje.”

PËRBALLJE NË KUPË DHE KAMPIONAT – “Po mendojmë për të dyja ndeshjet, pasi të dyja kanë vlerën e vet. E para na çon drejt finales dhe e dyta është për mbijetesën. Është test për të dyja, por specifikat janë të ndryshme nga e para te e dyta.”

DIFERENCAT – “Nëse shikojmë Tiranën se si luan, mendoj se nuk kemi diferenca në lojë. Kemi pasur probleme që i kemi evidentuar më herët. Duhet të kemi më tepër përgjegjësi, sidomos drejt portës kundërshtare.”

PRESIONI – “Na kanë vënë në presion, por një moment kemi menduar që mund të ishte dhe java jonë. Loja ka episodet e veta dhe ne nuk e patëm përqendrimin e duhur, për sa i përket ndeshjes. Unë shoh ndeshjen në total dhe nuk më rezulton që ekipi ka luajtur keq, pavarësisht se në çfarë pozitash ndodhet. Klasifikimi ta jep vetë presionin.”

OBJEKTIVI PËR NDESHJEN NË GJIROKASTËR – “Ne kërkojmë rezultate pozitive dhe kjo gjë nuk diskutohet. Çdo gjë është e mirë ta zgjidhësh te fusha e kundërshtarit, por do të shohim, pasi realisht luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Loja e tyre të vendos në vështirësi, por që edhe ne do ta përgatisim ndeshjen ashtu siç duhet.”

PËRSËRITJE E HISTORISË SË PARA DY VITEVE – “Nuk mendoj që është e njëjta situatë. Kjo është një kampionat shumë i fortë dhe Tirana nuk ka bërë atë që ka bërë vitet e shkuara, duke mos fituar 13 ndeshje. Pavarësisht problemve kemi fituar ndeshje. Nuk dua të qajmë pikët që kemi lënë, por të shohim që të ngrihemi mbi këto gabime.”

PROBLEMET NË MBROJTJE – “Ndoshta ky është edhe gabimi im. Një ekip që sulmon e vë në vështirësi kundërshtarin, kjo është edhe si moto për mua. Duhet ta kemi kujdes edhe fazën mbrojtje.”

AHMATAJ – “Julin e kam mik dhe kemi luajtur bashk. Ka bërë një punë fantastike aty ku punon dhe mendoj që është te brezi i ri i trajnerëve që kanë të ardhme. E vlerësoj shumë Ahmatajn, por nesër do i tregojë fusha të gjitha.”

DEKLARATAT E ISH-ËVE – “Nuk i kam lexuar dhe nuk kam ndonjë koment për këtë. Futbolli është subjektiv, por duhet të jemi sa më realist. Mendoj që secili ka të drejtë të mendojë dhe ta thotë si e mendon. Ndoshta i sheh me këndvështrimin e tij, por nuk dua të merrem me komente, pasi nuk është as momenti të merrem me diçka të tillë. I respektoj edhe në rast se jan komente kundra meje, por ajo që është e rëndësishme është realiteti.”

IKONAT E VJETRA NUK JANË NË KRAHUN E TIRANËS – “Nuk është momenti për të bërë replika me njëri-tjetrin, sado gjëra personale mund të kenë. Mbi të gjitha duhet të jetë familja jonë që është Tirana.”

GABIMET E TIRANËS – “Ajo është edhe e gjithë mërzia ime. Ato golat ndaj Kukësit që ishin dhuratë. Duhet të jemi të përgjegjshëm, nuk mund të falim gola gjithë vitin. Është edhe puna ime, mund të jem edhe unë fajtori. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. 99% të rasteve i kam marrë unë përgjegjësitë për gabimet apo për gjërat që kam bërë.”

Tirana e Memës e pamposhtur si pritëse, por diçka nuk shkon
Ndeshja e parë e Ardian Memës si trajner i Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi” ka qenë ajo 6 nëntorit të vitit të kaluar, ku kishte përballë Kukësin.

Më shumë se pesë muaj më vonë Tirana dhe Kukësi takohen përsëri në të njëjtin stadium. Bardheblutë janë të pamposhtur në shtëpi që prej emërimit të Memës si trajner. Në 11 takimet e zhvilluara deri më tani janë regjistruar pesë fitore dhe gjashtë barazime, ndërmjet kampionatit dhe kupës.

Megjithatë, statistikat nuk janë në çdo aspekt pozitive. Në katër takimet e fundit të Superiores në “Selman Stërmasi”, 24-herë kampionët e vendit kanë grumbulluar vetëm katër pikë në katër takimet e fundit në stadiumin e tyre.

Ndeshjet e Tiranës në Selman Stërmasi nën drejtimin e Ardian Memës

Katër barazime radhazi me Teutën (1-1), Luftëtarin (1 – 1), Partizanin (0 – 0 ) dhe (1 – 1). Nëse Tirana kërkon që të largojë sa më shpejt presionin e mbijetesës do ishte mirë që të fillojë e të marrë tri pikët aty ku në letër supozohet të jetë më e thjeshtë: Në “shtëpinë” tënde.

“Ndeshje e vdekur pa tifozët, s’dua ta nxjerr kurrë Partizanin kampion!”
Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me ndeshjen e radhës me Kukësin. Tematikat ishin të shumta, duke nisur me Ngo dhe tifozët. “ E kam thënë që do luftojmë në dy fronte, do tentojmë t’i largohemi zonës së ftohtë dhe t’i shkojmë Kupës deri në fund. Duhet përqendrim maksimal. Në ndeshjen e fundit ekipi ishte mirë dhe duhet të ruajmë këtë vazhdimësi”.

“Pa tifozë? Keqardhje e madhe, pasi ata i kemi si lojtari i 12-të. Ata mund të jenë edhe lojtari i parë. Na duhen me çdo kusht tani, janë përkrahje e madhe për ne. Në Durrës na dhanë ndihmë të jashtëzakonshme”.

“Do isha i kënaqur me rikthimin e tifozëve dhe Ngo. E thashë, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Majkëlli është gjithashtu i rëndësishëm, ekipi ka besim kur e ka atë në formacion. Edhe ndeshjen e fundit, ata që ishin të gatshëm bënë mirë. Edhe stoli na intereson, të gjithë janë të rëndësishëm, nga Majkëlli e deri te lojtari më i ri. Duhet të jemi bashkë, të motivojmë njëri-tjetrit. Rikthimi i tij është pozitiv”.

“Është stërvitur individualisht. Ka bërë programet që i kam dhënë dhe mjafton fakti që është rikuperuar. Megjithatë në një fazë kaq delikate, me një pushim të gjatë për të, është menduar të luajë nga fillimi. Duhet të dijë të administrojë veten në aspektin fizik dhe të jetë në shërbim të ekipit”.

“Favorit me Kukësin? E thashë në fillim, duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do e tregojë se kush do jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe do i kërkojmë me insistim”.

“Falas shpesh me lojtarë dhe një nga shenjat është stërvitja. Ata që janë më në formë luajnë, në stërvitje shihet. Nuk fitohet me deklarata, me fjalë, fitohet me punë. Muçi më ka bindur se si është stërvitur. Ka kohë që bën diferencën. Është i ri dhe ka qenë një ndihmë e madhe për ekipin”.

“Në këtë moment Turtull ka qenë i dëmtuar dhe ka pasur pak stërvitje. Mendojmë ta ruajmë për ndeshjet në vazhdimësi. Edhe me Kërçikun është e njëjta gjendje. Ka bërë rezonancën dhe presim përgjigje. Na duhet një grup sa më i plotë dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë”.

“Tiranë sulmues? Teuta është ekip i fortë, është tek ekipet e elitës. Ashtu edhe Kukësi. Çdo ndeshje ka specifikën e vet, Jemi munduar ta përgatitëm ndeshjen si duhet. Me ata e patëm disi më të lehtë, pasi kishin një gjendje jo të mirë. Çdo ndeshje do hyzmetin e vet”.

“Bëjmë llogaritë tona. I kemi pasur mundësitë të kemi më shumë pikë. Shpesh kemi falur ndeshjet. Duhet të konsiderohet çdo ndeshje, sidomos të fortat, si finale. Jo se merr fund çdo gjë, por konsiderohen të tilla derisa matematika nuk të lë të bësh llogari dhe të flesh. Duhet t’i marrim në konsideratë të gjitha ndeshjet. Pastaj do të shohim edhe drejt Kupës”.

“Tifozllëk me Partizanin? E kam thënë edhe njëherë, pasi kemi fituar me Kukësin fazën e tretë, dhe një nga pyetje që m’u bë ishte se po nxirrni Partizanin kampin. Thashë një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë ju bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jetë të pakta”.

“Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme. Nuk më ka pëlqyer as kur isha futbollist. Ne si ekip pranojmë çdo rezultat të ndershëm. Nuk më intereson të më falë dikush, pasi ndryshe nuk do isha vetja”.

“Gentian Muça? Dy javët e fundit ka një ndryshim të madh. Mendoj se mund të jetë shumë shpejt pjesë e lojës. Është lojtar me potencial, por nuk ka pasur anën fizike. Ai ka inteligjencë dhe teknikë. Në Vazhdim mund të jetë edhe pjesë e formacionit”.

Ahmataj: Flamurtarit s’i gjen dot gabime, ja pse u nxitua Mema
Trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj, ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në “Ora Neës”, ku diskutoi mbi tema të ndryshme lidhur me skuadrën e tij dhe Superioren në përgjithësi.

Tekniku 39-vjeçar u pyet mbi deklaratat e trajnerit tw Tiranws Adrian Mema, kur ky i fundit përdori fjalwn provinca. Sipas Ahmatajt deklarata ishte e nxituar dhe jo e duhura, por diçka qw ai e mirwkupton si pasojë e stresit shkaktohet te trajnerët gjatw ndeshjeve.

DEKLARATAT E MEMËS MBI PROVINCAT – “Mos i merrni për bazë deklaratat që trajnerët japin në përfundim të ndeshjeve. Trajnerëve u ngarkohet shumë stres gjatë ndeshjeve. Të gjitha problemet e klubit në ato momente bien mbi shpinën e trajnerit. Në aspektin emocional nuk është momenti i duhur për të dhënë deklarata. E shikoj pak të nxituar, kështu e kuptoj. Natyrisht nuk ishte deklarata e duhur, por në unë e mirëkuptoj pasi dhe unë në momente të nxehta mund të them një fjalë që nuk mund të pëlqehet”.

LUFTËTARI – “Nuk është rastësore që gjithë këta lojtarë që dalin nga kjo skuadër. Presidentët bëjnë një punë shumë të mirë. Kemi një drejtor që quhet Gentian Nora. Ai punon shumë mirë dhe njeh çdo futbollist dhe ka sy për të përzgjedhur elementët e duhur”.

KONKURRENCA PËR NJË VEND NË EUROPË – “Është një garë shumë e fortë. Ky kampionat ka treguar se nuk ka më shumë diferenca. Skuadra që do të jetë në momentin më të mirë në hapat finalë do të jenë ato që do të kapin Europën. Ka të bëjë dhe me fatin, dëmtime e kartonat. Është një luftë shumë e fortë”.

EUROPA NËPËRMJET KUPËS – “Në radhë të parë objektivi i parë i skuadrës është largimi sa më i shpejtë nga zona e ftohtë, ky është objektivi. Pa diskutim që jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe prej asaj mund të shkohet në Europë”.

FLAMURTARI – “Kanë një trajner që punon shumë mirë taktikisht kisht me skuadrën. Futbollistët me të cilën po punon kanë shkuar aty ku ai kërkon dhe kanë marrë një eksperiencë të mjaftueshme për të qenë të denjë për të përballuar rezultatin. Kjo na e bën shumë të vështirë, në situata të tjera ku ka qenë Flamurtari këtë sezon mund ishim ndjerë më komod për të marrë një rezultat më të thjeshtë. Ndeshje e parë e imja ndaj tyre ishte ndër më të vështirat nga aspekti taktik. Asaj skuadre nuk i gjen dot gabime pavarësisht elementit të ri që kanë brenda skuadrës”.

Mema: Më çudit si fitojnë rivalët, nuk mendoj për të ardhmen
Tirana do të udhëtojë pasditen e nesërme në transfertën e “Niko Dovanës”, ku do të ndeshet me Teutën. Një sfidë delikate për bardheblutë, të cilët janë në vallen e mbijetesës. Në kuadër të ndeshjes, ka folur për mediat trajneri Ardian Mema, i cili u ndal në disa çështje.

NDESHJA ME TEUTËN – “Çdo trepikësh ka vlerën e vet, sidomos në këtë situatë ku është skuadra. Një nga gjërat që kam biseduar me lojtarët është pjesa që duhet të fitojmë ndeshjen, pasi kjo gjë do të na cojë lart. Duhet dhe shumë kujdes, pasi janë momente jo të mira për ekipin tonë. Pavarësisht se pikët janë të nevojshme duhet të kemi kujdes, mjafton të shohim ndeshjet e fundit. Këtij ekipi nuk i kanë munguar rastet apo shanset për të fituar ndeshjet dhe këtu është përqendruar më së shumti diskutimi dhe analiza me lojtarët.”

PRESIONI – “Në këtë kampionat me dy ndeshje ndyshojnë shumë gjëra. Nuk dua ta vendos ekipin për asnjë çast në presion. Ky është dhe parim i imi. Vendos më mirë veten timë në presion se sa ekipin. Nuk duhet të humbasin, pasi mund të jetë mundësi edhe për vazhdimësi. Teuta është një ekip cilësor kështu që edhe barazimi është pozitiv, flasim për momentin që po kalojmë. Gjithsesi, ne do mundohemi për fitoren, pasi do të na bënte mirë. Sidoqoftë, është ndeshje futbolli dhe i ka të tre rezultatet.”

LOJA E TIRANËS – “Nëse përjashtojmë ndeshjen ndaj Laçit në kupë, që më kujtoi ndeshjet e para te Tirana, ndeshjet e tjera kanë qenë të mira. Dhe ndeshja në Vlorë nuk ka qenë keq, vetëm na mungoi goli. Gjithsesi, nuk mjafton pjesa e të luajturit mirë, pasi rezultati është garanci për ekipin dhe për anën psikologjike. Këtu edhe jam ndalur më së shumti kur kam folur me lojtarët, pasi nuk është koha që të humbasim raste dhe të mos marrim rezultate.”

KUNDËRSHTARËT – “Edhe kundërshtarët tanë kanë ndeshje të forta, ashtu si ne. Duhet të shohim veten tonë dhe jo kundërshtarin. E keqja ka qenë gjithmonë te pjesa jonë, megjithëse, mendoj që rivalët e kanë pasur më të lehtë t’i fitojnë ndeshjet edhe me kundërshtarë të fortë, ky është mendim i imi. Të shohësh një ekip të fitojë me gola binjak është pak çudi. Emrin e ekipit nuk dua ta them. Sidoqoftë, fajin duhet ta kërkojmë te vetja jonë.”

EKIPI DHE PRESIONI QË KA TIRANA – “Ekipi duhet të jetë komod dhe t’i shohë gjërat si duhet. Janë tetë ndeshje dhe pikët aty janë. Nëse do luajmë mirë dhe do fitojmë, ty i kemi pikët. Nuk na sjell njeri problem. Duhet të sillemi mirë në fushë dhe duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të jesh i drejtpërdrejtë me ekipin dhe duhet t’i kërkosh maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur, sepse nuk kemi çfarë presim më shumë. Kjo javë ka qenë më ndryshe dhe stërvitja ka qenë fortë. Kjo gjë më jep shpresa.”

ÇËSHTJA E 11-METËRSHAVE – “Penallti presim përsëri, pasi shans për të shënuar gol është. Jemi ulur dhe me stafin. Ne e kishim përcaktuar penalltinë. Është dhe çështje fati dhe gjendje psikologjike. Kur kam humbur penalltinë e dytë në karrierën time, nuk gjuajta më kurrë. Imami mori iniciativën. Për penalltinë e marr un përgjegjësinë dhe jo lojtari. Shpresoj të kemi përsëri penallti.”

E ARDHMJA – “Nuk dua ta çoj nëpër mend për momentin. Shpresa ime është të shpëtojmë sezonin dhe të shohim edhe nga kupa gjithashtu. Për Tiranën do bëja sakrifica edhe më të mëdha, pasi e kam edhe jetën të lidhur këtu. Nuk do e diskutoj kurrë pjesën e vazhdimësisë te Tirana.”

NJË BARAZIM NË DURRËS – “Synoj gjithmonë të fitoj ndeshjen. As të barazoj edhe as të mbrohem. Që të vegjël na e kanë injektuar në gjak pjesën e fitores dhe kjo është karakteristikë e futbollistëve të Tiranës. Gjithmonë me punë dhe me ndeshje të mirë. Edhe barazimi mund të jetë i mirë për momentin, por nuk është se do e pranoja kurrë.”

TEUTA – “Teuta pavarësisht humbjeve, kam parë që ka luajtur mirë. Ka lojtarë shumë cilësorë edhe është ekip shumë i fortë. Për sa i përket pjesës së lojës, Teuta ka shumë kualitet. Shpersoj që nesër të përballemi mirë dhe mendoj se e kemi përgatitur mirë ndeshjen.”

TIRANA E FAZËS SË TRETË – “Ekipi realisht më jepte garanci dhe jo më kot kemi fituar dhe ndaj ekipeve të kreut. Gjithsesi, ekipi më jep akoma garanci, pasi ndeshjet kanë qenë mjaft të mira. Thjesht ka munguar ajo pjesa e golit. Me një apo dy rezultate pozitive, ky ekip do të fillojë të mendojë përsëri ndryshe.”

Dedja: Pritej ky moment te Partizani, Mema duhet të ishte i kujdesshëm!
Trajneri i njohur Hysen Dedja ka dhënë një intervistë për “ABC NEWS”, ku ka analizuar rezultatet e javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Tekniku shkodran ka dhënë një këshillë për trajnerin e Tiranës Ardian Mema pas humbjes së këtyre të fundit ndaj Flamurtarit.

“Shikoj që ka pak lojtarë. Është ky grup, kjo 11-she që në fillimet e kampionatit, në takimet e kupës, në miqësore. Këta janë lojtarë shumë të rinj dhe janë të ngarkuar nga ana psikologjike dhe fizike. Pritej në momente të veçanta që të kishin një ndeshje të tillë”.

“Kishte 2-3 minuta lojë dhe ishin 5-6 lojtarë të Tiranës në stol. Duke qenë kundërshtari me 10 lojtarë , në atë moment morën atë gol dhe humbja në Kupë e në Vlorë sjellin debate të tjera. Trajneri Mema duhet të ishte shumë i kujdesshëm në disa deklarata.  Drejtuesit, presidenti, trajneri dhe drejtori teknik duhet të përçojnë tek skuadra atë imazhin që ne duhet të përballemi vetëm me fushën e blertë”.

“Po të bisedoja me drejtuesit e Tiranës, ose me sportdashësit e Tiranës para 3 javësh, do të thonin se ne jemi për Evropë. Sot çohen në një ditë të bukur dhe mendojnë se ne më duket po shkojmë si një vit më parë”.

“Janë tre ekipe që duan mbijetesën në Superiore dhe 4-5 ekipe që duan Europën. Më duken shanset e vogla për të patur aleanca, por nuk e mohoj që mund të bëhen këto aleanca. Për shembull Partizani e ka zgjidhur problemin e daljes kampion”.

“Të kënaqen provincialët”, Nora bën reagimin epik
Ardian Mema nuk u përmbajt më: “Ndeshjet vendosen nga episodet, por edhe nëpër tavolina. Kjo duhet thënë. Le të luajmë futboll, të luajnë provincat dhe të kënaqen provincialët. Ne i pranojmë të tria rezultatet. Shkojmë me të drejtë të Zotit. Këtu është provincë dhe vazhdojnë provincat”.

Shumëkush nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë, që pjesërisht nga trajneri i Tiranës edhe mund të ndryshojë. Një ditë më parë Luftëtari triumfoi me Partizanin në kryeqytet dhe mori pikë të arta, ndërkohë që drejtori sportiv Gentian Nora ka diçka për të thënë. E ka apo jo me Memën, duhet pyetur ai. Edhe mund ta mohojë, por sigurisht frymëzimin nga deklarata e teknikut bardheblu e ka marrë.

POSTIMI I NORËS  – Fragment nga Beni ecën vetë.

Xhaxhi Thomai: Po si flet kështu more Beni, djathin ja duam fshatit dhe provincë, po dhe qumështin dhe mishin dhe rakinë, po dhe lojtarët për klubet dhe kombëtaren, po dhe UDHËHEQËSIT JA DUAM. Kur vjen puna t’i japim diçka në këmbim, për shembull minimalisht meritat, atëherë bëhemi të cekët e shpirtngushtë.

Beni: Ke të drejtë Xhaxhi Thoma, jemi BRASHNJARE!

Mema, këllqet e Tiranës dhe provincialët
Një humbje në Vlorë, ndaj një ekipi mbushur me të rinj dhe pa paguar prej muajsh duhej të ishte arsye për të mos folur, ose të paktën të bëhej një analizë e fortë në kurriz të ekipit. Ardian Mema në këtë drejtim është për t’u respektuar, gjithnjë ka marrë përgjegjësitë e tij dhe ka akuzuar ekipin e vet për humbjet, pa gjetur justifikimet e zakonshme shqiptare.

Problemi është se Tirana është Tirana, elitë, maja e futbollit të paktën për nga historia. Këtu nis e bëhet lëmsh puna, sepse historia e klubit ngatërrohet me dëshirën për ta pasur gjithnjë në majë, edhe kur nuk e meriton. Shumica e gazetarëve, që natyrisht janë nga Tirana ose mundohen të tregohen më tiranas se tiranasit, vajtojnë e çirren se Tirana duhet të kthehet në majë, se i bien në qafë, se nuk e duan dhe paska një komplot për ta rrëzuar.

Kështu, krijohet një ortek idesh absurde dhe virusi i viktimizimit kap gjithë ambientin bardheblu, edhe kur lojtarët e vet humbasin raste e penallti pa fund, si ndodhi në Vlorë. Virusi kapi edhe Memën, i cili në Vlorë kaloi nga analiza e pastër teknike dhe autokritika, te disa fraza të pafalshme, raciste.

“Le të luajë futboll provinca!”, tha Mema në nerva e sipër, batutë që bën mirë ta korrigjojë në ditët e ardhshme dhe të kërkojë falje. Futbollin nuk e ka shpikur Tirana, futbolli nuk është i kryeqytetit, aty ku ekzistojnë vetëm një stadium dhe nja 4-5 fusha në total, sepse qeveritë dhe bashkiakët kanë menduar që vlejnë më shumë pallatet.

Nëse kohët e fundit Tiranës i është mbledhur laku në fyt, nuk është faji i provincës, as i Laçit dhe Kastriotit, meqë nuk ua thotë dot emrat. Faji është i Tiranës, klubit, lojtarëve dhe trajnerit. Nuk është problemi i askujt që lojtarët e Kastriotit apo Flamurtarit janë të uritur, ndërsa ata të Tiranës duken si “lule mos më prek”, duke u ankuar për gjithçka. Në fushë zbresin 11 burra kundër 11, fiton kush ka cilësi dhe sidomos zemër e këllqe. Nëse të godasin, reago në fushë, “sy për sy e dhëmb për dhëmb” .

Tirana u ankua se në Fushë-Krujë një arbitër përdori fjalë raciste ndaj Ngo, por fraza e Memës dje në Vlorë ishte po aq raciste dhe diskriminuese, aq më shumë që lojtarë nga Tirana luajnë anembanë vendit dhe vetë Tirana është e mbushur me “provincialë”, pa harruar të huajt.

“Tërbohet” Mema: Luhet në tavolina, të kënaqen provincialët
Ardian Mema nuk përmbahet pas ndeshjes që Tirana humbi me Flamurtarin. Në analizën e tij theksoi se luajtën mirë, por u duhen pikët. Ndër të tjera tha se luhet në tavolina, por nuk përmend emra. Gjithsesi deklarata e tij është e rëndë, edhe pse thuhet pas ndeshjes ku edhe tensioni është i lartë.

“Kemi luajtur, por nuk kemi marrë rezultate. Në një moment ekipi profesionist duhet të shënojë, sikurse bëri Flamurtari. Na bën mirë të fitojmë, jo të luajmë mirë. Ndeshjet në Shqipëri fitohen edhe me episode”.

“Ndoshta ana psikologjike ndikon. Para ndeshjes me Laçit i provova të gjithë në penallti dhe nuk kemi goditës të mirë. E konstatova. Sot caktova dikë tjetër dhe më rezultoi keq. E caktova para ndeshjes, por ka këmbëngulur Imami. Tha se kishte besim se do shënonte dhe gaboi”.

“Kriza e rezultateve na rëndon psikologjikisht. Nuk është se ekipi nuk luan, bëmë më mirë se Vlora. Loja ishte me episode, kush shënonte fitonte. Kishim mundësi me rastet që kishim. Ndeshja që u luajt në Fushë-Krujë ndikoi negativisht. Ka ardhur koha të luhen ndeshjet në një orar. I pashë lojtarët të pezmatuar pa nisur ndeshja. Kjo ka krijuar një stres brenda ekipit. Na duhet të bëjmë llogaritë tona, u kam thënë edhe lojtarëve”.

“Ndeshjet vendosen nga episodet, por edhe nëpër tavolina. Kjo duhet thënë. Le të luajmë futboll, të luajnë provincat dhe të kënaqen provincialët. Ne i pranojmë të tria rezultatet. Shkojmë me të drejtë të Zotit. Këtu është provincë dhe vazhdojnë provincat”.

“Kam ardhur në mes të kampionatit, këta lojtarë kam gjetur. Penalltia? Janë momente delikate tonat. Kur një lojtar është i bindur edhe ti si trajner krijo besim te vetja. Ka të bëjë me mentalitetin fitues që ky klub i madh duhet të ketë. Nuk duhet të ketë lojtarë që justifikohen dhe trajnerë që justifikohen. Duhet të dalim mbi veten, ta kalojmë këtë situatë”.

Mema: Të merremi me futboll jo rrugaçëri. Kush sulmon Tiranën do ketë pasoja
Ardian Mema do të rikthehet ta drejtojë Tiranën nga pankina pas shlyerjes së gjysmës së dënimit nga klubi i Tiranës. Në daljen për shtyp për takimin e nesërm ndaj Laçit, trajneri kryeqytetas foli mbi arbitrimin dhe sherrin në përballjen e kaluar me kurbinasit.

NDESHJA – “Fakti është që kemi fituar 3-0. Duhet të menaxhojmë rezultatin, të ruajmë ekuilibrat e të jemi të kujdesshëm dhe ta mbarojmë ndeshjen në favorin tonë”.

SHERRI – “E para unë uroj që mos të ketë më kështu lloj ngjarjesh. Përsa i përket përkeqësimit të situatës, kjo është diçka që duhet të shuhet. Ne jemi për fushën lojës, nuk jemi as për grushte apo kërcënime dhe gjëra të kësaj natyre. Shpresojmë që atje të luajmë futboll si duhet e te mos kemi presion. Besoj se do të ndodh kështu. Ekipi është i qetë. Në Laç do të shkojmë për të fituar”.

TENDENCË ANTI-TIRANA ? – “Me sa kam marrë vesh në aspektin e gjobave jemi klubi më i penalizuar. Nuk mund ta mendoj këtë. Të sulmosh Tiranën është sikur të sulmosh djepin e futbollit shqiptar, janë disa skuadra si Tirana, Vllaznia, Dinamo e Partizani që kanë vënë fillesat e futbollit shqiptar. E kam dëgjuar shpeshherë këtë. Mendoj se kushdo që ka ndërmend ta sulmojë Tiranën do të ketë pasojë nga mbrapa. E përsëris nuk besoj se do të ndodhë, por kushdo që e ka ndërmend do të bëjë një gabim fatal”.

DËNIMI PËR TIFOZËT – “Ne kemi luajtur goxha pa tifozë, edhe kjo nuk na ka bërë mirë të them të drejtën. Tifozeria e Tiranës është pjesë përbërëse dhe një ndihmë që na garanton sukses. Tani do t’i bëjmë llogaritë pa tifozët, por të shohim si do të shkojnë gjërat”.

DËMTIMET – “Ndikojnë disi pasi ekipi ka marrë atë fizionominë e vet, por i kemi marrë masat me futbollistët e tjerë. Kemi rreth 25 futbollistë, të cilët janë të gatshëm për Tiranën”.

PENALIZIME NGA ARBITRAT ? –“Në memorien time është një ndeshje që kemi pasur me Teutën në Shijak dhe ndeshja ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Të them të drejtën nuk na kanë bërë gjë arbitrat dhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit më shumë u mora me ekipin, pasi shtesa nuk ishte justifikim. Ishim superiorë në çdo aspekt, nuk kishim pse ta vendosnim në diskutim atë ndeshje. Përsa i përket shtesës, shpeshherë bisedoj me shokët e mi dhe them: ‘A do ta bënte këtë gjë në Laç? Kurrë!’ Gjithsesi unë merrem me ekipin jo me arbitrin, pasi kjo është puna ime”.

“Ky ka qenë rasti i vetëm që klubi ka reaguar për një vendim të arbitrit. Arbitrat kanë punën e tyre dhe në vitet e fundit kanë ndikuar shumë. Ata mund të ndikojnë te karriera e një trajneri dhe investimi i një presidenti. Gjithsesi unë konstatoj vetëm këto dy ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë krejt normale”.

REAGIMI I NGO –  “Ngo ka atë karakter që ka. Kur shkon nga një shtet tjetër mëson fillimisht fjalët e këqija, siç duket atij ia kanë vrarë veshin shumë ato fjalë dhe ka reaguar, por nuk është diçka e mirë pasi është futboll. Megjithatë nuk mund t’i flitet me ato fjalë. Unë di që edhe ai gjyqtari në Fushë-Krujë e ka ironizuar me fjalë, duke i përmendur dhe ngjyrën e lëkurës. Nuk mund të cenosh dinjitetin e ndokujt”.

FORMA E EKIPIT – “Ne kemi bërë një fazë të tretë të shkëlqyer. Ekipi ka luajtur ndeshje shumë të mira dhe ka marrë rezultate, kjo më jep garanci për të ardhmen. Gjithsesi, patëm një frenim me dashje në Fushë-Krujë dhe kjo më ka bezdisur, pasi ekipi ndodhej në goxha ritëm”.

“Me presidentin Laska njihemi prej vitesh nuk ka përse të ndodhin këto gjëra, sidomos në Tiranë ku ka qetësi. Duhet të jemi kujdesshëm. Është e thjeshtë nuk duhet të merremi fare me kundërshtarin. Njerëzit duhet të tregohen më të përgjegjshëm për gjërat që bëjnë, duke filluar nga sharjet që ndodhin më shpesh në stadiumet e qyteteve të vogla dhe nga hedhja e shisheve, që ne na bëri dëm, na la katër javë pa tifozë. Duhet të merremi me futboll jo me akte rrugaçërie”, përfundoi Mema.

Xhafa: Fitojmë për Ali Memën! Ta harrojmë Laçin e Kupës
Zëvendës-trajneri i Tiranës, Erion Xhafa, foli para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm ndaj Laçit. Ish-mbrojtësi prek çështjen e mungesave të Karabecit e Mavejes dhe mungesës së trajnerit Mema, i cili s’do të jetë i pranishëm në pankinë pasi u dënua me dy ndeshje pezullim nga komisioni i disiplinës.

KUNDËRSHTARI – “Nuk ja vlen të flas për rëndësinë e ndeshjes pasi dihet që çdo ndeshje është si një finale. Grupi është në gjendje të mirë, stërvitja ka shkuar mirë, shpresoj që të marrim frytet e asaj pune që kemi marrë gjatë javës. Nuk duhet të futemi me idenë se ngrihemi ose ulemi nga kjo ndeshje, duhet të futemi të japim maksimumin për tifozët tanë”.

HUMBJA NDAJ KASTRIOTIT – “E kemi obligim që ta harrojmë, nëse mbetemi te e shkuara do bëhet dëm për të ardhmen. Çfarë kalon nuk kthehet më, do ishte fatale nëse do hyjmë në këtë ndeshje duke menduar se çfarë ndodhi javën e kaluar”.

MUNGESA E KARABECIT DHE MAVEJES – “Çdo lojtar ka rëndësinë e vetë, aq më tepër që Karabeci është kapiteni i ekipit. Mendoj që lojtarë që do t’i zëvendësojnë janë gati për të bërë detyrën e tyre. Kemi një kontingjent profesionistësh që përgatiten që të jenë gati kur t’u jepet shansi i tyre”.

NDESHJA E KUPËS – “Kupa ka një specifikë tjetër, kampionati ka një specifikë tjetër. Nuk duhet të nisemi nga fitorja 3 – 0 sepse asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Trajneri i tyre është ndërruar, lojtarët e tyre duhet të tregojnë që janë të vlefshëm  para trajnerit, kanë ide të tjera. S’duhet të mendojmë për ndeshjen e kaluar”.

MUNGESA E MEMËS – “Mungesa e Memës është morale më shumë. Është një ndikim pasi është trajneri i parë, moralisht është gjithmonë me ne, pavarësisht se nuk ka qenë me ekipin për shkak të fatkeqësisë që i ka ndodhur”.

FITORJA DEDIKIM PËR TË NDJERIN ALI MEMA – “Respekti më i mirë dhe më i madh që mund t’i bëjmë është fusha e lojës, duke marrë një fitore nesër. Duke ia dedikuar atij dhe profesor Ardianit”.

“Ky emër meriton të jetë në Europë, si klub për traditën e të gjitha që ka, ama nuk mund të shkosh në Europë pa qenë i vetëdijshëm se ku ndodhemi. Duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe hap pas hapi mund të shohim për më lart”, tha Xhafa.

Zi te Tirana, i ati i Ardian Memës ndahet nga jeta
Është ndarë nga jeta babai i Ardian Memës, Ali Mema, në moshën 76-vjeçare. Ish-futbollisti bardheblu është një ikonë te skuadra e Tiranës dhe një pjesëtar i familjes bardheblu, ashtu siç shkuan dhe faqja zyrtare e Tiranës në njoftimin e tyre. Ali Mema vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot është ndarë nga jeta. Homazhet për të ndjerin do të mbahen ditën e mërkurë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, nga ora 10:00-12:00. Klubi i Tiranës shpreh ngushëllimet për babin e trajnerit të tyre.

Njoftimi i Tiranës:

“U prehsh në paqe Ali Mema!

Është ndarë sot nga jeta Ali Mema, një nga ikonat e familjes bardheblu. Ish futbollist, trajner dhe pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Klubi i Futbollit Tirana i gjëndet pranë familjes Mema në ketë moment të veshtirë. I gjithë komuniteti bardheblu ngushëllon trajnerin e Tiranës Ardian Mema për humbjen e babait të tij. Homazhet do të mbahen nesër, nga ora 10:00 – 12:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Lamtumirë kampion!

Oduamadi, mungesat dhe Laçi i Starovës: “zbërthehet” Ardian Mema
Tirana mundi 2-0 Dinamon në miqësore dhe për trajnerin Ardian Mema ka pasur shumë vlera si takim, pasi atij i duhet të kristalizojë formacionin që do të përballet me Laçin. Klisman Cake ishte një nga eksperimentet e Memës, ndërkohë që ai foli jo vetëm për të riun, por edhe për gjendjen e të dëmtuarve.

Më pas edhe Laçi në fokus dhe trajneri Sulejman Starova ia ka prishur disi planet. Gjithsesi tekniku i bardheblu thekson se ia di pikat e forta e të dobëta Laçit, si dhe thekson se ndryshimet në formacion nuk do ndikojnë në mënyrën e lojës së skuadrës.

Profesor, sa ju ka vlejtur kjo miqësore me Dinamon?

-Më vlejti, pasi bëra disa lëvizje që më kushtëzojnë për ndeshjen e radhës. Edhe lojtarët që futa, të paktën Cake e justifikoi veten e vet pavarësisht ekipit që kemi përballë. Ne shohim ekuilibrat taktike dhe se sa mirë e interpreton lojën ai, apo lojtarë të tjerë.

Ka shanse që Cake të luajë titullar?

-Mendoj se ishte provë, akoma nuk e kemi vendosur, Kemi edhe një javë dhe do shohim kush janë lojtarët më të gatshëm për të luajtur.

Oduamadi në fushë kundër Dinamos

Situata me të dëmtuarit, si është? Po për Oduamadin, çfarë mund të na thoni?

-Doka me Grecën kanë qenë të dëmtuar, por kanë bërë gjatë gjithë javës stërvitje të diferencuar. Mendoj që do jenë të gatshëm për ndeshjen me Laçin. Oduamadin e provova në dy pozicione sot, por të them të drejtën ai vjen nga një traumë dhe i duhet edhe pak kohë për të fituar sigurinë. Pse të mos luajë më pas, pasi ka goxha kualitet.

Sa ndikojnë në fizionominë e lojës këto ndryshime të detyruara?

-Duke qenë se kemi marrë kartonë të verdhë kundër Kastriotit, futja e këtyre lojtarëve është pjesë e përgatitjes së ndeshjes. Më duhen lojtarë që të jem i bindur kur t’i fus në lojë. Edhe vetë ata të jenë të bindur në kokën e tyre që janë të gatshëm për ndeshjen e radhës. Besoj se do e ruajmë fizionominë e lojës, pasi këta janë lojtarë që stërviten gjithmonë bashkë. Automatizimet e veprimeve të lojtarëve tanë i punoj gjatë stërvitjeve dhe besoj se edhe ata i kanë të qartë. Ndoshta dikush më shumë, ndoshta dikush më pak, mund ta bëjë rolin më mirë se një lojtar apo një tjetër. Gjithsesi do ta përgatisim ndeshjen me gjithë mungesat që kemi.

Çuditërisht, pas humbjes me Kastriotin, i jeni afruar sërish fundit. Si e shikoni situatën?

-Gjithçka erdhi pas asaj ndeshjeje që e panë të gjithë. Unë mendoj se Tirana më jep më shumë garanci se në fillim, tani kam garanci sa i takon mënyrës së lojës dhe ekuilibrave që ka ky ekip. Kjo skuadër synon të fitojë çdo ndeshje dhe besoj se do kemi po ato rezultate që kemi marrë gjatë këtij viti.

Laçi, a është një ndeshje delikate për renditjen dhe gjithçka tjetër?

-Laçi është një ekip shumë i fortë, unë e kisha bërë gati analizën. U ndodhi ndryshimi i trajnerit dhe jam i detyruar të bëj edhe unë ndryshimet e mia përsa i përket mënyrës së lojës që bëjnë ata, apo sistemit të lojës që bën trajneri i ri. Jam i kushtëzuar të shikoj se si do ta përgatitim ndeshjen.

Hera e dytë që përballeni me Laçin kur ka ndryshuar trajnerin…

-Më tepër e kemi humbur ne ndeshjen atje. I kishim mundësitë të barazonim ndeshjen, ose të mos pësonim ato gola. Normal do përshtatem edhe unë. Është me rëndësi që të di se si vepron nj trajner me ekipin e vet. E kam parë Laçin kundër Flamurtarit. E rëndësishme është që i di pikat e forta dhe të dobëta të Laçit. Nuk e di sistemin që mund të luajnë, por i di pikat e forta.

VLADIMIR PRENGA

Dabulla: E papranueshme ç’i ndodh Memës! Partizan, o sivjet, o kurrë!
Kastrioti-Tirana tërhoqi vëmendjen këtë javë, për shkak të tensionit që pati në fund të takimit dhe të penalltisë që akordoi Olsi Sokoli. Mendimet kanë qenë të ndryshme, ndërkohë që në lidhje me këtë përballje ka folur edhe ish-mbrojtësi i bardhebluve, Rezart Dabulla. Ai pranon se në takime të tilla pritet tension, ndërkohë që nga ana tjetër komenton edhe gjykimin.

“Në këtë pikë ku ka ardhur kampionati është normale që të luftojë për mbijetesë. Ka ekip simpatik dhe e quaj normale që në kushte të tilla kur do të marrësh rezultatin, ka një farë tensioni për të arritur rezultatin dhe Kastrioti ka qenë në të drejtën e vet. Por në situate të tilla është gjyqtari që merr përsipër t’ua fusë ndeshjen në shinat e duhura. Mua m’u duk sikur gjyqtari ka gabuar tek penalltia. Ai moment i penalltisë është faull ndaj portierit nga eksperienca ime si lojtar. Plus pastaj në momentin e dytë nuk ka kontakt, por fërkim. Për mua arbitri ka qenë i predispozuar që ta japë atë penallti. Por Kastrioti mund ta fitonte ndeshjen edhe pa atë penallti, sepse është ekip simpatik”, deklaron Dabulla në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus.

Ndërkohë ai bën me faj edhe Tiranën: “Por ka Tirana një faj të madh në këtë mes. U diskutua që takimi do luhej në Durrës, pastaj u çua në Fushë-Krujë. Tirana duhet të kishte dalë dhe të kërkonte pse u ndërrua. Por nuk e bëri, madje e pranoi trajneri Mema. Përveç kësaj, Tirana vete duhet të merrte masa dhe duhet t’i përgatiste lojtarët që të ishin më të qetë. Ngoja i pari dhe të tjerët me radhë”.

Në lidhje me tensionin në fund, Dabulla shtoi: “Pavarësisht se Ard Mema ka bërë gabim që ka hyrë në fushë në fund të ndeshjes, ai nuk është nga ata njerëz që godet dhe prek me dorë. Ama në pamje duket një person që e shtyn në mënyrë të dhunshme Ard Memën. Kjo është e papranueshme. Nuk ka të drejtë askush ta prekë me dorë trajnerin.”

PARTIZANI – Dabulla në fund foli edhe për garën për titullin kampion. “Besoj se janë pjekur kushtet që Partizani të jetë kampion. Kanë trajner të mirë dhe ekip të mirë, por edhe drejtuesit i mbështesin shumë. Nëse nuk del kampion këtë vit, nuk e di se kur mund të dalë më në vend të parë. Kanë, në mos gaboj, 27 vite që nuk dalin kampion dhe tani kanë çdo favor për ta bërë realitet këtë synim. Një barazim ose një fitore kundër Kukësit, besoj 80-90%, mund ta shpallë kampion në ndeshjen e radhës”, deklaroi ish-mbrojtësi i Tiranës.

Devolli: Protestat e Memës sollën problemet, e pandershme kjo që na ndodh!
Kastrioti fitoi me Tiranën dhe polemikat ishin të pashmangshme që pas penalltisë së akorduar për krutanët, që ishte edhe vendimtare. Fundi i ndeshjes solli tension të madh, teksa trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, u fut në fushë dhe u drejtua për te arbitri Olsi Sokoli. Aty pati një përplasje me forcat e sigurisë dhe gjërat u përshkallëzuan.

Në lidhje atë që ndodhi ka folur edhe trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli: “Trajneri i Tiranës ishte përjashtuar nga stoli pa përfunduar ndeshja, ndaj nuk ka të drejtë të futet në fushë, sipas rregullores që di unë. Nëse unë e kam gabim, tjetër histori”.

Gjirokastriti, ndër të tjera në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH tha: “Ndeshja mbaroi normalisht, po festonim dhe më pas problemet filluan kur trajneri i Tiranës shkoi të protestonte tek arbitrat. Aty nisën problemet, më duket një situatë e provokuar. Nuk kemi bërë asgjë, nuk ndodhi asgjë në fushë, ndeshja ishte fair-play dhe kjo nuk po theksohet nga askush”.

“Ishte ndeshje e ashpër? Dakord, është normale, sepse kishte shumë rëndësi si ndeshje për të dyja palët. Nuk mund të hidhet poshtë djersa dhe mundimi i çunave. Shikoni pamjet e momentit të konfrontimit, nuk ka fare lojtarë apo drejtues të Kastriotit të pranishëm, përkundrazi disa shkojnë më pas për të qetësuar situatën”, shton Devolli, i cili nuk ndihet mirë kur ka kaq shumë diskutime për fitoren e krutanëve.

“Çdo fitore, brenda apo jashtë fushe, po na paragjykohet dhe kjo nuk më duket e drejtë dhe e ndershme. Duhet më shumë respekt për këtë ekip, që po i fiton ndeshjet në fushë. Këta djem janë të shkëlqyer, kanë talent, po luftojnë e sakrifikojnë dhe do e shihni në verë sa kërkesa do kenë”, deklaroi trajneri i Kastriotit.

Mema: Arbitri skandaloz, nuk e kuptova reagimin e policisë
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, shpjegoi momentet e tensionit midis tij dhe forcave të rendit në përfundim të ndeshjes Kastrioti-Tirana. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, tekniku kryeqytetas foli ashpër kundër arbitrit Olsi Sokoli dhe kushteve të fushës së stadiumit “Redi Maloku”, të cilën e konsideroi “të papërshtatshme për të luajtur futboll”.

“Së pari, dua të sqaroj ngjarjen në fund të ndeshjes. Shkova te gjyqtari për ta pyetur pse më largoi nga stoli gjatë ndeshjes. Në atë moment ndërhyri një polic i veshur me të bardha, duke më goditur së bashku me dy policë të tjerë. Unë shkova thjesht të pyesja atë arbitër skandaloz pse më nxori me karton të kuq, kaq, nuk kisha asnjë qëllim tjetër dhe nuk e kuptoj reagimin e policisë. Mora të shtyra e goditje, nuk pata mundësi as të flas me arbitrin më pas. Duket qartë nga pamjet që unë nuk shkoj për konfrontim tek arbitri, doja një komunikim normal me një arbitër që në fakt kishte tendencë për të na dëmtuar gjatë ndeshjes. Nuk shkova t’i jepja dorën, sepse ai njeri është skandaloz, nuk meriton asgjë, por nuk kisha ndonjë plan për konfrontim.

“Pasojat? Ky është problemi, nëse të vidhet ndeshja do ketë pasojë. Nëse do vazhdojmë kështu, me arbitra të tillë, të prishet gjithçka, sezoni, investimi, karriera. Duhet parë mirë kjo pjesa e arbitrimit, sepse përndryshe nuk do ketë mbarëvajtje në futbollin shqiptar. Ishalla nuk ndodh gjë, sepse mund të ndodhin gjëra edhe më të rënda se ajo në Fushë-Krujë”.

FUSHA – “Fusha nuk ishte në cilësinë e duhur, aty nuk mund të luhej më futboll, ndërsa arbitrimi ishte skandaloz. Dy lojtarë tanët morën dy kartonë të verdhë dhe s’do të jenë në ndeshjen kundër Laçit. Ky arbitër m’u duk i kalkuluar mirë.. Nuk di sa ta kuptoj këtë arbitër, duke marrë parasysh rastet nuk di çfarë të them”.

ZËVENDËSIMI I NGO – “Ai është provokuar 4-5 herë nga lojtarët e Kastriotit, ndoshta ka qenë edhe strategji e tyre. Ngo është lojtar gjaknxehtë, kalon shpejt në konfrontim. Unë doja që të mos kishte acarime, doja që lojtarët të qëndronin të qetë, por e pashë të arsyeshme ta ndërroja, sepse Ngo më duhej për të ardhmen dhe vura re që arbitri ishte tendencioz ndaj tij”.

VIDEO / Tension në Fushë-Krujë, forcat e sigurisë konfliktohen me trajnerin e Tiranës
Në përfundim të takimti midis Kastriotit dhe Tiranës në Fushë-Krujë pati disa momente tensioni, ku protagonist ishte trajneri i Tiranës Ardian Mema dhe forcat e sigurisë që kishin shoqëruar arbitrit.

Pamjet filmike tregojnë një moment tensioni midis trajnerit të Tiranës dhe personelit që shoqëron arbitrit, madje në një moment mes palëve ka konfrontim me shtyrje. Irritimi i teknikut të Tiranës me sjlljene efektivëve të sigurisë është shumë i madh dhe për ta qetësuar Memën nevojitet ndihma nga pjesa tjetër e stafit dhe lojtarëve të Tiranës

Situata e pazakontë më pas ka krijuar një moment kaosi dhe në fushë u desh dhe prania e presidentit të Tiranës Refik Halili për të qetësuar situatën.

Duke parë situatën e krijuar, stafi i Tiranës nuk pranoi të fliste për mediet në përfundim të ndeshjes.

Tirana pa Kobinën, Mema: Të tregohemi ekip i madh, fusha i vetmi problem
Ardian Mema, trajneri i Tiranës, vlerëson maksimalisht Kastriotin, kundërshtarin e nesërm në kampionat. Tekniku i bardhebluve ka vetëm një problem, fushën jo të mirë ku do të luhet përballja me krutanët. Fakti që luhet përballë publikut të Kastriotit nuk është një problem, sikurse edhe Mema deklaroi para mediave.

“Është një ndeshje delikate, një ndeshje që nëse e fitojmë na ngjit edhe më shumë. Pra në bën të shohim më shumë pjesën sipër dhe jo atë poshtë. Takim i rëndësishëm dhe për këtë kam folur edhe me lojtarët. U kam thënë djemve që na pret një ndeshje shumë e vështirë, aq më tepër që mora vesh dje që do zhvillohet në Fushë-Krujë. Nuk më bezdis ky fakt, por fusha. Nuk është në gjendje të mirë, por është e barabartë për të dyja ekipet. Gjithsesi duhet t’i bëjmë hyzmetin edhe aty ku kushtet nuk janë të mira”, u shpreh Mema.

“Dëmtim ndaj Tiranës, fakti që luhet në Fushë-Krujë? Jo, e thashë thjesht si kushte. Kampionati aty ka nisur, nuk ka nisur në fusha asnjanëse. Çdo ekip duhet të përgatitet për kushtet jo të favorshme. Problemi im është vetëm fusha. FSHF ka bërë shumë mirë, pasi atje është një komunitet që do të shohë futboll. Është krejt normale”.

KUNDËRSHTARI  – Mema vlerëson krutanët: “Kastrioti është një ekip që lufton shumë, bën shumë presion. E kam marrë shumë në konsideratë fazën mbrojtëse të atyre, pasi luftojnë shumë. Edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses”.

SITUATA NË EKIP – “Kobina nuk do të jetë, pasi ka pësuar një dëmtim në gju. Shpresojmë të jetë në ndeshjet e ardhshme. Sentamu mund të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve që nesër. Ka ardhur me vonesë dhe nuk mund ta fusim direkt. Ka dy muaj që ne luajmë dhe stërvitemi, i duhet koha  e nevojshme. I kam bërë testet fizike javën e shkuar dhe treguan që është stërvitur dhe në gjende të përballojë lojën”.

EUFORIA – “U kam thënë lojtarëve që duhet të mbrojmë rezultatet tona. Jo rastësisht kemi ardhur këtu. Ndaj duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të jemi ekip i madh. Ato fitojnë gjithë kohën. Ekipet e vogla kanë ato oshilacionet, që njëherë humbasin, njëherë fitojnë, ose humbasin shpesh dhe rrallë fitojnë”.

PËRMIRËSIMI I MBROJTJES – “Shpresoj të kemi bërë punë të mirë sa i takon fazës mbrojtëse dhe përqendrimit në lojë dhe stërvitje. Besoj se ka qenë me nota pozitive pjesa se si lojtarët i kanë marrë në konsideratë ndeshjet dhe stërvitjet. Nuk është vetëm përqendrimi që e ka përmirësuar mbrojtjen e Tiranës. Është një punë në vazhdimësi. E kam thënë se duhet kohë për një trajner për të rregulluar gabimet. Lojtarët më kanë kuptuar dhe kjo më gëzon. Ata kuptojnë mentalitetin dhe filozofinë time të punës”.

VENDI I KATËRT – Tirana kërkon  Europën dhe një mundësi është edhe vendi i katërt, nëse Kupa fitohet nga njëri prej ekipeve të renditura në krye. “Shpresojmë të fitojmë njëherë, pastaj i shohim gjërat ndryshe më pas. Nëse vazhdojmë të fitojmë, i kërkon vetë vetes të shohësh nga kreu”, tha Mema.

GOLEADAT ME KASTRIOTIN – Në dy ndeshjet e para në kampionat, Tirana i ka shënuar minimalisht tre gola Kastriotit. Gjithsesi për Memën nuk ka rëndësi se sa gola realizohen. “Besoj se nuk do të jetë njëjtë. Edhe me gjysmë goli të fitojmë këtë herë, nuk ka problem, Më interesojnë më shumë tre pikët, se golat”, përfundoi trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

FLORIAN ALLA