Antonio Kasano

Kasano: CR7 nuk ka lidhje me Mesin, fat i madh që po shijojmë numrin 10
Antonio Kasano e vlerëson shumë Kristiano Ronaldon, por ai mbetet një fans i zjarrtë i Leo Mesit. Në ndër të argjentinasit i ka vendosur edhe djalit të dytë emrin Lionel.

Barezi i famshëm ka folur në programin “Tiki Taka” për duelin e madh që ekziston mes fenomenit të Barcelonës dhe yllit të Juventusit. Më pas një koment për Interin dhe hera e parë që bie dakord me Uanda Narën, gruan dhe agjenten e Mauro Ikardit.

Fotot e çiftit sollën kritika të shumta, por një tipi si Kasano as që ia ndjen për jetën private të të tjerëve. Rëndësi ka që Ikardi të shënojë gola, ndërsa jashtë fushave mund të bëjë ç’të dojë.

“Mesi dhe Ronaldo janë dy gjëra të ndryshme. Çdokush është me fat që po shijon numrin 10 të Barcelonës. Interi? Zikaltrit nuk janë Barça. Nuk kanë lojtarë që mbajnë topin dhe nuk mund të luajnë me dy lojtarë që nuk mbrojnë. Spaleti ka luajtur gjithmonë me një pykë. Po të isha unë, do i aktivizoja bashkë Ikardin me Martinez.

Fotot e Ikardit? Për herë të parë jam dakord me Uandën. Një person mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, mjafton që të luajë mirë dhe të shënojë gola në fushën e blertë.”

Kasano: Interi t’i shporrë këta dy lojtarë. Goli i Naingolan? Çfarë gafe e Sheznit!
Antonio Kasano është ndalur te situata e Interit, klub me të cilin është tifoz në Itali. Barezi i famshëm, i cili luajti gjatë sezonit 2012-2013 me zikaltrit, është treguar i drejtpërdrejtë në emisionin “Tiki Taka”.

Ai sugjeron që Interi duhet të largojë nga ekipi dyshen Ikardi-Perishiç, madje nuk duhet të ketë asnjë dyshim për diçka të tillë. Më pas një replikë me Uanda Narën, gruan dhe agjenten e Mauro Ikardit, si dhe një koment për golin e Raxha Naingolan kundër Juventusit.

“Interi duhet të bëjë vetëm diçka në qershor: duhet t’i nisë për shtëpi Ikardin dhe Perishiç. Është një problem i thjeshtë. Rrëmujën e bëri i pari Perishiç dhe më pas  ti (i drejtohet Uanda Narës, e cila i përgjigjet se po flet miku i Spaletit). Miqtë e mi ndodhen në Bari. Nuk kam miq në botën e futbollit. Goli i Naingolan? Çfarë gafe e Shezinit…”, përfundon Antonio Kasano.

Kasano: Juventusi e kërkon vetë, ja pse urrehet nga të gjithë
Juventusi nuk ia doli të shmangte humbjen përballë Spalit në transfertë. Maks Alegri ruajti titullarët pushim për ndeshjen e kthimit kundër Ajaksit dhe iu dha shansin disa lojtarëve të rinj për të zbritur në fushë.

Titulli është fituar, ndërsa zyrtarizimi dhe festa e madhe mund të vijë në ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës. Bardhezinjtë e kanë mendjen te ndeshja e kthimit kundër “harkëtarve”. Synimi është kualifikimi në gjysmëfinale.

Megjithatë, zgjedhjet e trajnerit juventin kanë shkaktuar polemika në vendin fqinj. Spali përmbysi golin e Moize Ken dhe siguroi një trepikësh të artë për qëndrimin në elitë.

Sinisa Mihajloviç ishte i pari që reagoi. Trajneri i Bolonjës, por edhe Empoli, Udineze dhe Xhenoa janë ndjerë keq kur kanë parë Spalin të sigurojë një trepikësh të lehtë kundër kampionëve.

“Problemi është kur përballesh me Juven që hedh në fushë të rinjtë ose lojtarë të Serisë C, kjo nuk më duket e drejtë. Ishte diçka që nuk më pëlqeu, por e di që atyre nuk do u plasë fare. Për fat të keq, futbolli italian është i tillë“, komentoi Mihajloviç pas barazimit pa gola kundër Fiorentinës.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Antonio Kasano. Barezi i famshëm tregohet i drejtpërdrejtë si gjithmonë. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga zgjedhjet e Alegrit dhe e mbyll me një batutë për urrejtjen e madhe që ekziston kundër klubit torinez.

“Nuk më pëlqeu fare qëndrimi i Alegrit. Ai e mbushi ekipin me djem të rinj. Skuadrat që po garojnë për mbijetesën e kanë të vështirë ta pranojnë një situatë të tillë. Juventusi duhet të zbresë në fushë lojtarë për të fituar ndeshjen dhe jo për të zbavitur djemtë e rinj ose për të bërë shfaqje të tilla. Empoli dhe Bolonja ankohen me të drejtë. Bardhezinjtë nuk janë aq të dashur nga njerëzit, nëse e kërkojnë edhe vetë pastaj…”

Nga Ikardi te Ibra, Kasano në 360 gradë: Mesi tek Inter? Ka vetëm një mënyrë!
Pasi e mbylli përfundimisht me futbollin, Antonio Kasano është rikthyer të flasë për të. 36-vjeçari ka prekur shumë tema gjatë prononcimit të tij për “Tiki Taka”, duke thënë si gjithmonë mendimin e tij origjinal.

Barezi i famshëm e nis me Ikardin, i cili u kritikua shumë pasi u “arratis” drejt Spanjës për të ndjekur finalen e madhe të Kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors.

“Budallëqe, ai ishte me gruan e tij në Madrid dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Unë largohesha nga grumbullimet e ekipit në moshën 20-vjeçare, ndërsa të nesërmen shënoja dy gola në ndeshje. Rëndësi ka t’i shënojë PSV dhe njerëzit e harrojnë çfarë ka ndodhur. Djalit tim i ngjita emrin Lionel në nder të Mesit. Jam i sigurt që do të bëjë një ndeshje të madhe dhe Barcelona do të fitojë kundër Totenhemit. Mesi tek Inter? Ndoshta, por ka një problem: duhet shitur e gjitha skuadra për të arritur te Leo.”

Kasano është një tifoz i Interit dhe flet për sezonin që po zhvillon ekipi i Spaletit. “Interi ka bërë një merkato të mirë. Por, nëse nuk shënon Ikardi, nuk shënojnë as të tjerët. Nëse Mauro ka dy ditë me ethe, Interi nuk e gjen dot golin. Martinez? Spaleti mendon se Interi mund të luajë me vetëm një sulmues…”

I talentuari “i çmendur” flet dhe për ekipin e Milanit. Ai kaloi një sezon e gjysmë me kuqezinjtë, duke fituar dhe titullin kampion. Zllatan Ibrahimoviç ishte shoku u tij te ekipi i “Djallit” dhe Kasano e nis me mundësinë e suedezit për t’u rikthyer në Milanelo. Më pas ai kalon te Juventusi, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

“Jeni të sigurt që Ibra nuk do të rikthehet? Ndoshta do të vijë, por mund të jetë duke kërkuar një kontratë më të gjatë se 6 muaj. Në këtë Serie A të mbushur me lojtarë të mbaruar, ai do ishte ende vendimtar. Alegri? Jam një fans i tij. Juventusi e ka ndërtuar fatin e tij 10 vite më parë, ndërtoi stadiumin dhe tashmë bën një kampionat më vete. Bardhezinjtë krahasohen me Realin dhe Barcelonën për momentin.”

Kasano bën një krahasim mes dy sulmuesve argjentinas të klubeve milanezë: Mauro Ikardit dhe Gonzalo Higuain. Kapiteni i Interit është kthyer në një “vrasës” zone, por “vota” shkon për bomberin e Milanit. Në fund dëshira për të ardhmen dhe një koment për teknologjinë VAR.

“Teknikisht Pipita është njësoj me Suarezin. E konsideroj më të fortë se Ikardin, por e shoh të trishtuar. Kush do t’ia pasojë topin te Milani, gjyshi im? Ikardi është ndryshe: prek dy topa dhe njërin e dërgon në rrjetë. E ardhmja? Do të më pëlqente të bëja rolin e drejtorit sportiv me kompetenca të plota, por nuk dua të marr rrogën pa e merituar. VAR? Po kthehet në farsë. Lojtarët nuk e dinë më nëse duhet të festojnë apo jo. Le t’i lëmë arbitrat të gabojnë“, përfundon një nga pengjet më të mëdhenj të futbollit italian.

Kasano kapet me Ikardin: Seria A modeste, më parë nuk do kishte shanse të luante!
Seria A ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, pavarësisht se gjërat po ndryshojnë për mirë. Nga vitet ’80 deri në vitet ‘2000, Seria A ishte kampionati i yjeve, ndërsa disa mendojnë se ishte dhe më e fortë, sesa Champions Liga.

Antonio Kasano njihet për batutat e tij dhe nuk përton kurrë të shprehë mendimin e tij. Ai ka “sulmuar” Mauro Ikardin, sulmuesin dhe kapitenin e Interit. Argjentinasi po “shkëlqen” sot, por para disa vitesh, ai nuk do të kishte asnjë shans të luante në Serinë A dhe tek ekipi i Interit.

Alvaro Rekoba, Ronaldo dhe Bobo Vieri

“Niveli i sotëm i Serisë A është modest. Në vitin 1999, Ikardi nuk do të kishte shanse të luante me Interin. Kur them që niveli i Serisë A është modest, nuk dua të tregohem ‘snob’, por është mendimi im. Nëse Ikardi do të ishte pjesë e Interit dhe do të kishte përpara Ronaldon dhe Vierin, mendoni se do të kishte luajtur?”, përfundon Antonio Kasano.

Futboll deri 50 vjeç? Kasano e mbyll: M’i dha të gjitha, erdhi dita të ndalem!
Antonio Kasano është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. Barezi, i famshëm për talentin e tij dhe karakterin e vështirë, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. 36-vjeçari tentoi të luante me ekipin e Entelës në Serinë B, por kuptoi që nuk mund të stërvitej përditë.

Kasano shpërtheu me Barin e tij, ku debutoi në moshën 17-vjeçare me golin e shënuar përballë Interit. Më pas pesë sezone te Roma, ku përjetoi vitet më të bukura të karrierës, kalimi te Real Madrid, por pa arritur të lërë shenjë dhe rikthimi te Sampdoria. Në Xhenova u rikthye në formën e tij të mirë.

Më pas Milan, Inter, Parma, përsëri Sampdoria dhe tashmë tërheqja përfundimtare. Me kombëtaren e Italisë zhvilloi 39 ndeshje, duke shënuar 10 gola, ndërsa arritja më e madhe ishte finalja e Europianit të vitit 2012, e humbur përballë Spanjës.

Gjatë karrierës ka fituar dy tituj kampion me Real Madrid dhe Milanin dhe dy Superkupa Italie me Romën dhe Milanin. Kasano është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit italian të viteve 2000 dhe një nga pengjet më të mëdhenj. Me një kokë ndryshe dhe profesionalizëm më të madh, barezi do të arrinte shumë më lart në karrierën e tij, siç e pohon vetë në letrën e lamtumirës.

LETRA E PLOTË E KASANOS – “Të dashur miq. Erdhi dita, ajo ku vendos që ka përfunduar me të vërtetë. Falënderoj presidentin Gozi dhe djemtë e Entelës për mundësinë që më dhanë. Ju uroj gjitha të mirat. Në këto ditë stërvitje kam kuptuar se nuk e kam kokën në vend për t’u stërvitur me vazhdimësi. Për të luajtur futboll nevojitet pasion dhe talent, por mbi të gjitha duhet vendosmëri dhe në këto momente kam prioritete të tjera. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrave të këtyre viteve, kundërshtarët, trajnerët dhe drejtuesit (sigurisht dhe ata me të cilët jam grindur). Mbi të gjitha, dua të përshëndes tifozët, ata të anës time, por dhe ata kundërshtarë, sepse futbolli nuk do të ekzistonte pa ata. Topi më ka dhënë shumë. Më ka dhënë mundësinë të njoh njerëz të mrekullueshëm, kampionë të mëdhenj dhe njerëz të thjeshtë. Më nxori nga rruga, më ka dhuruar një familje të mrekullueshme dhe, mbi të gjitha, më ka bërë të argëtohem si i çmendur. Edhe sot kur më rastis të shoh ndonjë ndeshje, mbetem i hipnotizuar. Kjo është loja më e bukur që ekziston. Po, e di, me një tjetër karakter do të kisha fituar më shumë dhe luajtur më mirë, por më besoni, kam përjetuar emocione të pabesueshme dhe sot kam përkrah vetes, të vetmet gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Familjen time, miqtë e mi dhe asnjë keqardhje. Tani fillon pjesa e dytë e jetës time. Jam kurioz dhe i karikuar për t’i treguar, para së gjithash, vetes time se mund të bëj gjëra të bukura edhe pa ndihmën e këmbëve të mia.”

Rishfaqet Kasano: Ju tregoj klubin që më intrigon, akoma e bëj diferencën në Serie A!
Nuk luan prej dy vitesh, por Antonio Kasano mbetet një dëshirë e disa klubeve të ndryshme, jo vetëm italiane. Në fillim u fol për interesimin e Ibizës, pastaj e kërkoi Lokarno, madje u fol dhe për interesimin e Monzës së Berluskonit dhe Galianit. Ai ndihet krenar për interesimin, por refuzon të kalojë te Monza. Kasano dëshiron të luajë në Serie A, ku mendon që mund të bëjë diferencën dhe në moshën 36-vjeçare. Nëse nuk arrin të gjejë një klub të elitës së futbollit italian, barezi është i qartë dhe e ka gati klubin me të cilin do të mbyllte karrierën.

“Është gjithmonë një nder kur dy njerëz të mëdhenj si Berluskoni dhe Galiani mendojnë për ty. Ndihem akoma një futbollist për Serie A, edhe më shumë pas shikimit të disa ndeshjeve në këtë sezon. Cilësia e përgjithshme është modeste, por që të jem i qartë, prioriteti im mbetet Serie A, ku jam i bindur që mund të bëj akoma diferencën.”

“Nëse më duhet të zbres në Serinë B, ose C, do të shkoja te vetëm një ekip, Entela. Do e bëja mbi të gjitha për raportin e miqësisë që kam kultivuar prej kohësh me presidentin Gozi dhe ambientin e Entelës. Më pëlqen shumë Kiavari, shkoj shpesh me familjen time dhe do të më pëlqente të shkruaja një pjesë të vogël të historisë së Entelës.”

“Jam i bindur që mund ta bëj, së bashku me Gozin, një person i mrekullueshëm dhe i këndshëm. Është një nga ata sfida që më intrigojnë të jap kontributin tim për të shkruar historinë e një klubi si Entela”, përfundon Antonio Kasano prononcimin e tij për “Secolo XIX”.

Tani po që e tepron, Kasano: Luaj deri 60 vjeç në këtë lloj futbolli!
Antonio Kasano është një nga pengjet më të mëdha të futbollit italian. Talent i padiskutueshëm, por një karakter i vështirë për t’u menaxhuar. Ulje dhe ngritje gjatë gjithë karrierës, me Romën dhe Sampdorian, aty ku ka luajtur sezonet më të mira.

Barezi ka arritur të luajë me klube të rëndësishme si Real Madrid, Milan, Inter dhe Roma, por nëse koka e tij do ngjante pak më shumë me kualitetin e këmbëve, do të shijonim një tjetër futbollist. Pothuajse dy vite pa luajtur, por 36-vjeçari është gati për t’u rikthyer. Dëshiron një klub afër shtëpisë dhe bën një premtim të çmendur.

“Dëshiroj të luaj me një ekip afër Xhenovës, sepse nuk mundem të jetoj larg familjes. E mbani mend argjentinasin Almejda, i cili ka luajtur me Parmën dhe Lacion? Ai u shkëput për dy vite dhe u rikthye i fortë me River Plejtin, në një vend ku futbolli është shumë fizik. Nëse do më japin mundësinë, unë akoma mund të bëj diferencën. Ndihem në formë, në 110% dhe jam shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Me këmbët që kam, mund të luaj deri në moshën 60-vjeçare në këtë lloj futbolli”

Ekipe si Bolonja, Sasuolo, Parma, Torino, por edhe Empoli e Kaljari janë të interesuara për shërbimet e Kasanos, me këtë të fundit që duhet të arrijë akordin me një nga këto klube për t’ju rikthyer futbollit të luajtur.