Antonio Kandreva

Rrëfimi ndryshe i Kandrevës: Nga Interi, familja dhe pasioni për kinemanë
Antonio Kandreva ishte pranë largimit nga Inter në verë, por 31-vjeçari refuzoi ofertat dhe insistoi për të qëndruar në Milano. Ai është i lidhur shumë me zikaltrit dhe e shpjegon në këtë mënyrë.

“Ngjyrat tona përfaqësojnë shumë për mua, sepse është një privilegj të vesh bluzën, me të cilën kanë luajtur shumë kampionë të mëdhenj. Kur shënojmë gol, ose luajmë shumë mirë, ndjen një energji brenda teje, që është e vështirë të përshkruhet.”

Anësori ofensiv zbulon fillimet në futboll dhe lojtarët e preferuar. Kandreva ishte i “fiksuar” pas artistave të futbollit, numrave 10-të, të cilët lumturojnë tifozët edhe me një veprim të vetëm klasi.

“U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare, isha shumë i ri dhe dashuroja futbollistët, të cilët mbanin veshur bluzën me numër 10-të. Të cilët, jepnin pasimin e duhur për sulmuesin, ose të linin me gojë hapur me një veprim të vetëm.”

Lojtari kujton dhe një detaj interesant, kur i shënonte ish-ekipit të tij dhe “trishtonte” miqtë, të cilit ishin tifozë të Lodixhianit. “Mbaj mend një ndeshje kundër Lodixhianit, ekip me të cilin jam aktivizuar për një farë kohe. Godas një goditje dënimi dhe shënoj gol. Pashë në sy miqtë e mi, të cilët ishin të pranishëm. Të jem i sinqertë, nuk e mbaj mend nëse shënova, por mendoj që jo.”

Në fund familja. Ajo është lumturia më e madhe në botë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Kandrevën. “Të jesh baba është puna më e bukur në botë. Të kalosh kohën më fëmijët e tu, të jetosh çdo ditë me ta të karikon, të jep forcë të bësh gjithmonë mirë. Kohët e fundit kemi marrë një qen në shtëpi, i cili të argëton. Më pëlqen dhe kinemaja. Më pëlqen të ulem në sallë dhe të shoh filma, që të tregojnë histori të reja” përfundon lojtari i Interit.

“Kokëforti” Antonio Kandreva, zikaltër edhe pa Champions!
Merkato në Itali është mbyllur dhe Inter nuk mund të afrojë lojtarë në ekip, por duke llogaritur që në Spanjë dhe Francë merkato vazhdon, atëherë zikaltrit mund të largojnë ndonjë nga të padëshiruarit.

Zhoao Mario nuk është në planet e Spaletit dhe po punohet për t’i gjetur një klub të ri. Situatë e ngjashme dhe për të riun Karamoh, por shanset e tij janë rritur për të qëndruar. Ndryshon puna kur flasim për Antonio Kandrevën.

31-vjeçari nuk bën pjesë në planet e stafit teknik dhe diçka e tillë u pa në ndeshjen hapëse me Sasuolon, ku të gjithë lojtarët ofensivë morën disa minuta, ndërsa ish-laciali jo. Monako insiston për ta afruar në ekip, por Kandreva as që do t’ia dijë. Ai dëshiron të qëndrojë në Milano dhe të luftojë për një vend titullari.

Inter merr pjesë në tri kompeticione dhe Kandreva është gati të presë momentin e tij. Ai është i bindur për diçka të tillë, sa që edhe nëse mund të mos jetë pjesë e listës së Championsit, siç citon “fcInternews”, anësori ofensiv përsëri këmbëngul që të mos largohet.