Anglia

Çfarë gafe nga mbrojtja e Anglisë, shënojnë “Tulipanët” (VIDEO)
Sapo ka filluar koha shtesë, Holanda ka gjetur golin e avantazhit. Mbrojtësi i Anglisë, Stones, vonohet shumë dhe gabon. Depai i rrëmben topin dhe gjuan menjëherë, por Pikford pret. Megjithatë, topi shkon në këmbët e Promes, i cili shënon me portën e boshatisur. Në epërsi “Tulipanët”.

UEFA Nations League

Holandë – Angli  2-1

De Ligt 73’, Promes 97’ / Rashford 32’

Sauthgejt largon katër lojtarë, “Tri Luanët” gati për Holandën
Gareth Sauthgejt i është dashur të largojë katër lojtarë nga grumbullimi i tri luanëve për të plotësuar listën përfundimtare me 23 futbollitë për finalen e turneut të “Nations League”, ku përfaqësuesja që ai drejton ndeshet në gjysmëfinale me Holandën.

Katër lojtarët që s’do ia dalin të jenë pjesë  e turneut debutues janë Nejthën Redmond, Xhejms Uard-Prous, Herri Uinks dhe Kieran Tripier, ky i fundit ishte një ndër lojtarët më të mirë të Anglisë në Botërorin “Rusi 2018”, por forma e mirë e Kalj Uokër dhe Trent Aleksandër-Arnold ka bërë që 28-vjeçar të mbesë jashtë listës.

? Kieran Trippier
? Harry Winks
? James Ward-Prowse
? Nathan Redmond

England have trimmed their squad for the #NationsLeague finals next month

— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 27, 2019

Devid Bekam ka punë me gjykatën, pezullohet gjashtë muaj
Devid Bekam i është dashur të dalë para gjykatës në Londër. Legjenda angleze është kapur nga kamerat e sigurisë rrugore duke përdorur celularin gjatë ngarjes së makinës. Ky veprim konsiderohet shumë i rrezikshën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë nuk merret një vendim i thjeshtë komisioni, por duhet të përballesh me gjykatësin.

Bekam është dënuar më gjashtë muaj heqje të lejes së drejtimit të mjetit dhe me një gjobë 868 euro. Rastet e problemeve në rrugë të personaliteteve me impakt në botën sportive janë shumta ku nuk mungojnë aspak edhe rastet e aksidenteve.

Një numër i konsiderueshëm futbollistësh janë ndaluar për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Për ta ka pasur gjoba të shumta jo vetëm nga policia, por edhe nga klubet që nuk tolerojnë në të tilla raste. Një ndër ta ishte gjatë verës portieri i Totenhemit, Hugo Loris.

17 vite pritje, Kosova rikthen Anglinë në stadiumin e “shenjtorëve”
Përfaqësuesja e Kosovës do të vihet përballë formacionit të “Tri Luanëve” më datë 10 shtator. Takimi i parë në kuadër të fazës së grupeve do të zhvillohet në Angli.

Sipas medies së njohur angleze “Sky Sports”, stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë do të jetë ai i qytetit dhe skuadrës së Sauthemptonit, “St. Mary Stadium”.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja Angli-Kosovë

Impianti i ndërtuar në vitin 2001 ka një kapacitet prej 32 mijë vendesh dhe ka ndeshja e fundit zyrtare në këtë stadium daton 17 vite më parë, më 16 tetor të 2002-shit, ku “Tri Luanët” u ndalën në një barazim 2-2 nga Maqedonia.

Interesi për këtë ndeshje është shumë i lartë, sidomos po të merret parasysh fakti se në Angli jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh.

VIDEO | Mali i Zi “makth” i Anglisë, ballkanasit për rekord
Mali i Zi ka befasuar Anglinë në shtëpi, teksa ka kaluar në avantazh vetëm pas 17 minutave lojë. Një gol, që u shënua nga Vesoviç, i cili bëri gjithçka mjaft mirë, duke mposhtur portierin Pikford me goditjen e saktë me të djathtën.

Ky gol ishte dhe një rekord më vete i malazezëve, të cilët i shënojnë për të katërtën ndeshje radhazi kombëtares së “3 Luanëve”, duke u konfirmuar një makth i vërtetë për ta. Konsiderohet si rekord, pasi dihet diferenca e madhe mes dy përfaqësueseve.

VIDEO | Anglia e nis me spektakël, Portugalia ngec ndaj Ukrainës
Anglia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e saj në eleminatoret e Euro 2020. Ekipi i Sauthgejt bëri detyrën në shtëpi, teksa triumfoi me shifrat 5-0 ndaj Republikës Çeke.

Ndeshja nisi mjaft mirë për “3 luanët”, të cilët ushtruan presion që në fillim të sfidës. Në minutën e 24-të një aksion perfekt i anglezëve, u finalizua nga Sterling, i cili me portën e boshatisur shtyu topin drejt rrjetës për të çuar në avantazh të tijtë.

Në fundin e pjesës së parë, përsëri protagonist ishte Sterling, i cili fitoi një 11-metërsh pasi u ndal në mënyrë të parregullt në zonë. Herri Kejn u afrua te pika e bardhë dhe u tregua i saktë, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-0.

Fraksioni i dytë nisi njësoj për të besuarit e Sauthgejt, të cilët gjetën edhe golin e tretë në minutën e 62-të. Ishte dhe një herë tjetër Sterling, i cili konfirmon mometin e shkëlqyer që po kalon, duke shënuar golin e dytë personal.

Gjashtë minuta më vonë, Sterling plotësoi tripletën, duke shënuar edhe golin e katërt për ekipin e tij, pas një goditje nga jashtë zone, e cila u devijua nga një mbrojtës i kombëtares mike.

Në minutën e 84-të, pati vend edhe për golin e pestë, teksa Kalas në mënyrë të pafat dërgoi topin në rrjetën e tij, duke mbyllur gjithçka në 5-0.

Angli 5-0 Republika Çeke

Shënues: Sterling 24’, 62’, 68’, Kejn 45+1’(pen.), Kalas 84’(aut.)

Portugali 0-0 Ukrainë

Tjetër dëmtim te Anglia, Sauthgejt mbetet me “kolopuçët”
Kombëtarja angleze e futbollit bëri një Botëror të shkëlqyer, duke arritur deri në gjysmëfinale, madje edhe duke fituar me penallti kundër Kolumbisë, gjë që nuk ndodhte asnjëherë. Megjithatë, ecuria e Botërorit është lënë pas dhe fokusi është te kualifikueset e “Euro2020”.

Kualitet te kombëtarja e “Tre Luanëve” janë shumë të mëdha, me lojtarë tepër të njohur dhe të talentuar. Mendohej se Sauthgejt do të kishte probleme të zgjidhte lojtarët titullar, për shkak të konkurrencës së fortë, por gjërat kanë ndryshuar.

Dyshja e Mançester Junajtid, Luk Shou dhe Markus Rashford janë rikthyer te skuadrat e tyre. Për mbrojtësin Shou, zëvendësuesi është gati, pasi dhe Deni Rouz ka bërë një sezon të mirë, por altenativat në sulm mungojnë. Sterling dhe Kejn janë të paprekshëm, por mungon një i tretë, që me shumë gjasa do t’i besohet 18-vjeçarit Kallum Hodson-Odoit.

Sauthgejt publikon listën, i rrëmben Irlandës talentin 20-vjeçar
Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt, ka bërë të ditur listën me 25 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e kualifikuesve të “Euro 2020” ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Në listën e “Tre Luanëve” ka vetëm një emër të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e Uest Hem Deklan Rajs, i cili do të ketë në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret e grupmoshave të Irlandës, madje dhe me kombëtaren e parë, por vetëm në një ndeshje miqësore, çka i mundësoi ndërrimin e kombëtares.

deklan rajs

20-vjeçari Rajs ka lindur dhe është rritur në Angli në një familje emigrantësh nga Irlanda.

Here it is – the #ThreeLions' squad for our opening two #Euro2020 qualifiers:https://t.co/3seiPqsZrO

— England (@England) March 13, 2019

Ideja e kreut të UEFA-s, Ceferin: U tregoj vendin përfekt për Kupën e Botës 2030!
Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka folur për “The Sun”, sa i përket Botërorit të vitit 2030. Slloveni ka hedhur idenë e organizimit të këtij kompeticioni në Angli, ose Britaninë e madhe.

Kreu i qeverisë europiane të futbollit intrigohet nga ideja e zhvillimit të kompeticionit më të rëndësishëm në botë në ishull, ndërsa zbulon dhe stadiumin që mund të presë finalen e madhe. Pa dyshim që mitiku ‘Wembley’ mbetet favorit, por nuk përjashtohet dhe një tjetër stadium fantastik.

“Fakti që Anglia nuk e ka organizuar Kupën e Botës prej kohësh edhe pasja e një infrastrukture të mirë janë dy faktorë tepër të rëndësishëm. Do të ishte një eveniment fantastik, jam i sigurt. Gjithmonë që vijmë këtu, çdo gjë është e organizuar mirë. Finalja? Mund të zhvillohet në ‘Wembley’ kryesisht, por dhe stadiumi i Kardifit është një opsion, pasi ka pritur finale të Champions-it në dhjetë vitet e fundit.”

“Europa duhet të vijë me një ofertë dhe jam i sigurt që ashtu do të ndodhë. ‘Wembley’ është stadiumi më i madh në Europë, Londra nuk ka probleme me hotelet dhe transportin. Jam i bindur se Anglia, ose Britania e Madhe mund të organizojnë një turne të bukur dhe të sigurt për tifozët, ashtu siç dhe Spanja“, përfundon Aleksandër Ceferin.

Kosova, Anglia dhe “ëndrra irracionale”…
Opinion nga: Shpend Thaçi*

Në 24 orët e fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë reagimeve emocionale dhe entuziaste që provokoi shorti i hedhur në Dublin për kualifikimet e rregullta të “Euro 2020”.

Ndër ta isha edhe unë, por me të drejtë në gjykimin tim – dhe në vazhdim do e shpjegoj pozicionimin tim (modestisht).

Futbolli është industri, herë-herë edhe sinergjik me “politikën”, por edhe fuqi e madhe në raport me imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Po e bëj një digresion fare të shkurtër; -unë jam rritur me futbollin anglez dhe e dua në pafundësi. Jam rritur duke e trashëguar pasionin ndaj Liverpool dhe Anglisë nga babai im. Jam tejet koshient se kë e kemi përballë. S’ma vret asnjeri mendjen, sidomos për përbërjen e Anglisë dhe kapacitetin e saj në raport me ne dhe jo vetëm.

Besoj që, as unë, as asnjëri nga ata që gjykojnë me kokë dhe mbështesin me zemër Kosovën, nuk kemi pretendime që do i prishim punë “3 Luanëve”.

Tani do e them timen, si e shoh këtë dritare të kualifikimit për Kosovën dhe pse jam i dëfryer.

Pikë së pari, besoj që Republika e Çekisë dhe Mali i Zi janë me cilësi shumë më lart sesa Bullgaria. Mos të harrojmë, Mali i Zi ka lojtarë të Serie A dhe La Liga, që luajnë titullarë në ekipet e tyre dhe madje janë bartës të lojës. Saviç dhe Maurisiç janë titullarë të skuadrave si Lazio apo Atletico Madrid. Fakti që dështoi në “Nations League”, kishte të bënte edhe me faktin që periudha e fundit tre mujore e fqinjëve tanë u karakterizua me shumë mungesa, si shkak i lëndimeve.

Çfarë dua të them është se unë, si Shpend, nuk e besoj kualifikimin dhe nuk e shoh qenjësore t’i vihet një presion kombëtares së Kosovës për t’u kualifikuar medoemos. Pse?

S’ka kuptim!

Objektivi i vërtetë ishte që të plasoheshim në Ligën C dhe të arrinim gjysmëfinalet e marsit 2020, në “Nations League”. Përtej kësaj, çdo pritshmëri është irracionale. “Po”, edhe të pretendosh domosdoshmërisht ta mposhtësh Maqedoninë dhe fituesin e çiftit Gjeorgji – Bjellorusi në finale, është “ëndërr irracionale”.

Matjet duhet të jenë reale. Unë kam qenë përherë konsistent që pas sigurimit të “play off”-it, s’kemi asgjë për të humbur, por asgjë edhe për të vajtuar në rast se dështojmë. Në pikëpamjen time, gjendja faktike është kjo që sapo përmenda.

Pse u gëzova shumë për shortin dhe pse ishte dhuratë shumë-dimensionale për ne?

Kur them shumë-dimensionale, e kam parasysh kuptimin e terminologjisë. “Po”, ishte dhuratë e tillë.

Vendi im, Kosova, përballet me probleme të çfarëdolloj natyre në forcimin e sovranitetit të saj. Ai më mizori është izolimi i popullatës dhe prishja e imazhit të vendit në vitet e fundit, nga fushatat e parreshtura të armikut tonë, Serbisë.

Ne jemi dëshmitarë që hallka e fundit ka mbetur “sporti” për ta venitur atë në majën e PR-it (promovimit) që ka për qëllim përmirësimin e këtij dëmi madhor që na është faturuar.

Viti 2019 do ta agravojë këtë situatë, ku problemet politike mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë dhe ngritja e aktakuzave të para nga “Gjykata Speciale”, do kulmojnë në ballinat e shtypit ndërkombëtar me shkrime pezhorative për Kosovën tonë të dashur.

Ne kemi parë përpjekje të llojllojshme që krerët e institucioneve tona paguajnë para të majme nga buxheti i Republikës, për t’i sponsorizuar shkrimet e tyre në prestigjiozet angleze dhe amerikane.

E ku ka më mirë se sa të luajmë ndaj Anglisë dhe të na bëjnë vet ata promovimin, falas, dy herë brenda 2 muajve?

Ku ka rast më të mirë ta bëjmë një reklamë dinjitoze rreth sistemit të futbollit, jetës së qytetarëve me sportin dhe t’i tregojmë vlerat tona civilizuese se sa kësaj radhe, kur kemi të bëjmë me shtypin absolutisht më me ndikim, më të fuqishëm dhe më të ndjekur evropian, atë anglez?

Ku ka rast më të volitshëm të tregohemi të mençur, t’i presim mirë dhe dinjitetshëm, gjithë ata tifozë që do e vërshojnë Prishtinën jo 1 ditë para ndeshjes siç bëjnë shumica e tifozëve të kombëtareve tjera jo-anglosaksone, por 1 javë më herët?

Edhe unë do doja të mendoja vetëm për rezultat. Po të ishte Shqipëria ta zëmë, vend i pakontestueshëm në hartën ndërkombëtare gjeopolitike dhe sportive (faleminderit Zotit që s’është si ne), edhe unë do e shihja Anglinë vetëm nga aspekti i rezultatit dhe i analizës sportive. Por jo, për Kosovën është dhuratë, i kalon kufijtë e rëndësisë sportive. Prandaj ne duhet që pëllëmbë për pëllëmbë, çdo eveniment sportiv, nga futbolli deri në ping-pong, ta përcjellim edhe me transmetim të imazhit të vendit.

Vetëm fuqia parciale e delegacionit anglez, atij të dikasterit të “marketingut”, është më me peshë në opinionin sportiv ndërkombëtar se sa vet paraqitjet e shumicës së kombëtareve tjera të globit. Vetëm fotografët që i mbulojnë pragsfidat e Anglisë me publikime në Twitter, Instagram apo Facebook, mjaftojnë për ne, e lëre më shumë.

Vendi “ABC” i zhvillimit të PR-it, kombëtarja me PR-in gjithashtu më stratosferikin, zbret në Prishtinë, në një kryeqytet ku banorët e saj padrejtësisht kanë mbetur nën kafaz, të izoluar.

Ndjekësit e futbollit anglez e kanë parë me vëmendje çështjen që Matiç e mediatizoi, e ndërkombëtarizoi dhe e bëri temë debati: -mosbartjen e lules që nderon dëshmorët e UK të rënë në dy luftërat e mëdha botërore të shekullit të kaluar, me pretekstin që Britania e Madhe ishte iniciatore dhe pjesëmarrëse e bombardimeve, siç e quante ai “të padrejtë”, të Serbisë me 24 mars 1999 në luftën e Kosovës.

19 vite pas bombardimeve të NATO-së, Nemanja Matiç ia doli ta polarizojë opinionin publik anglez nëse Anglia kishte bërë mirë apo jo që kishte ndërhyrë ushtarakisht ndaj Serbisë. Edhe ky ishte një “grusht” i rëndë për vendin tim, sepse dashakeqësit që e mbronin Matiç kinse-arsyetoheshin me kinse-faktet që ne qenkemi “terroristë” dhe që përbëjmë “rrezik për botën”.

Mirë, 10 shtatori dhe 17 nëntori i 2019-es mund t’i heqin të gjitha këto “dilema” atje.

Një ndeshje që s’vlen pikë sportive, por krenari shtetërore, kombëtare dhe reputacion të vendit. Ditët ku nga “BBC” deri në “DailyMail” do ia bëjnë dhuratën e vitit Kosovës, duke e renditur në majat e ballinave, si shtet me popullatë civilizuese, me afinitet shoqëror dhe në trend me botën e kulturuar. Do ngremë dolli në Prishtinë me anglezët, do festojmë BARAZINË dhe do i gjunjëzojmë një herë e përgjithmonë stereotipet sfilitëse. Koha është të tregojmë qytetarinë tonë, përballë egërsisë së huaj.

* Autori i shkrimit është një ndër sportdashësit më racionalë e të informuar, në veçanti në lidhje me temat që kanë të bëjnë me futbollin e Kosovës dhe sidomos Përfaqësuesen.

Pse Anglia nuk ecën? E shpjegon Uejn Runi
Uejn Runi i dha fund me kombëtaren, duke e mbyllur eksperiencën e tij me Anglinë. 120 ndeshje, 53 gola, por asgjë e fituar. Zhgënjimi më i madh ndodhi në Botërorin e vitit 2010, kur ekipi i drejtuar nga Fabio Kapelo u eliminua nga Gjermania, mes polemikave për golin e anuluar të Lampard.

Një brez i shkëlqyer lojtarësh: Runi, Lampard, Zherard, Terri, Ferdinand, Kol etj, por Anglia vazhdon e krenohet me Botërorin e fituar në vitin 1966. Të vetmin në historinë e “Tre Luanëve”.

Sulmuesi i DC United u largua mes duartrokitjeve të stadiumit “Wembley” pas fitores me SHBA, ndërsa vazhdon të jetë një tifoz i kombëtares ishullore. Aspak zili, apo xhelozi, siç ndjejnë shumë nga ish-lojtarët e Anglisë.

“Unë nuk kam aspak zili. Jam një fans i kësaj skuadre dhe dua që Anglia të bëjë mirë. Kam folur me disa ish-lojtarë të Anglisë dhe ata nuk e pranojnë dot faktin që kombëtarja po ecën mirë. Kam dhënë gjithmonë gjithçka kur kam mbrojtur ngjyrat e kombëtares, por nuk ka mjaftuar për të fituar diçka. Shpresoj që ky ekip ta bëjë të mundur një gjë të tillë”, përfundon sulmuesi 33-vjeçar.

VIDEO | Hakmarrje e ëmbël, Kejn ndëshkon Kroacinë dhe… Spanjën!
Spektakël, gola dhe emocione të forta në stadiumin “Wembley”. Deri 12 minuta përpara fundit të ndeshjes, Kroacia ishte në vendin e parë në grupin 4 të Ligës së Kombeve, falë golit të shënuar nga Andrej Kramariç në minutën e 57. Një gol fantastik i sulmuesit të Hofenhajmit, i cili pasi bën çtë dojë në zonën e Anglisë, godet me të djathtën duke gjetur golin.

Lingard barazoi ndeshjen në minutën e 78 pas një pasimi të Kejn, duke çuar në festë tifozët e pranishëm dhe… Spanjën! Një barazim në këtë sfidë kualifikonte më tej kombëtaren iberike, por Herri Kejn nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.

Sulmuesi i Totenhemit shënoi në minutën e 85, duke kthyer rezultatin dhe dërguar Anglinë në krye të grupit. Krosim i Çiluell nga e majta, pasiguri e mbrojtjes kroate dhe Kejn nuk fal nga brenda zonës.

Një hakmarrje e vogël për djemtë e Southgejt, të cilët u eliminuan nga kroatët në gjysmëfinalen e kupës së botës. Kombëtarja e “Tre Luanëve” e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, ndjekur nga Spanja me 6 pikë, ndërsa nënkampionët e botës e mbyllin në vend të tretë dhe të fundit me 4 pikë.

Angli-Kroaci 2-1

(Lingard 78′, Kejn 85′ / Kramariç 57′)

Jo çdo gjë shkon vaj, Runi: Çfarë sikleti ditët e fundit me Junajtid!
Uejn Runi zhvilloi mbrëmë ndeshjen e 120 me kombëtaren e Anglisë dhe të fundit. Sulmuesi i famshëm u fut në fushë në minutën e 58, duke zëvendësuar Lingard në fitoren 3-0 përballë SHBA.

33-vjeçari i ekipit amerikan të “D.C United” ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ndalet te periudha e fundit me Mançester Junajtid. Në stol ishte Zhoze Murinjo, por sulmuesi po e shihte fushën gjithnjë e më pak.

Ish-sulmuesi potent i Evertonit zbulon faktin që ndihej keq dhe në vështirësi, çka e detyroi të braktiste “Djajtë e Kuq” për t’u rikthyer në shtëpi. Tek Evertoni, klubi i tij i zemrës.

“Në finalen e Europa League hyra në fushë në minutën e fundit dhe isha gati për të hyrë në të njëjtën mënyrë kundër Southemptonit. Në ato momente ndihesha shumë në siklet. Kisha arritur në një pikë të karrierës ku vazhdoja të ndjeja siklet. Nuk mund të vazhdoja në atë mënyrë. Ishte e vështirë, por më duhej të largohesha nga Mançester Junajtid”, zbulon Runi, i cili vazhdon duke treguar një detaj të veçantë të ndodhur me Zhoze Murinjon.

“Po bëhesha gati të hyja në fushë kundër Southemptonit për finalen e EFL Cup dhe Murinjo më tha: ‘Dua të ngresh trofeun’. Ndërsa unë mendoja: ‘Beh, por unë nuk kam luajtur’. Kur e ngrita kupën, e spostova dhe pyesja veten se çfarë po bëja. I kalova kupën një shoku të skuadrës”, përfundon Uejn Runi, i cili shënoi 53 gola me kombëtaren e Anglisë dhe golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Junajtid me 253 gola të shënuar në 559 ndeshje.

Ramos flet pas disfatës: Anglia një kundërshtar i fortë
Anglia arriti një fitore disi surprizë mbrëmjen e kaluar në fushën e Spanjës, me shfirat 2-3. Pjesa e parë ishte mjaft shokuese për spanjollët e Luis Enrikes, teksa e panë veten në disavantazhin e tre golave, pas dygolëshit të Stërling dhe një goli të Rashford.

Në pjesën e dytë, iberikët reaguan deri diku, por nuk mjaftoi pasi ndeshja përfundoi me triumfin e kombëtares së “3 luanëve”. Pako Alkaser shënoi golin e parë dhe në minutën e 97-të ishte Serxho Ramos, ai që mbylli shifrat në 2-3. Pikërisht mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares spanjolle foli për mediat për sa i përket sfidës dhe e vlerësoi kombëtaren angleze si një ekip mjaft i fortë dhe me lojtarë të rrezikshëm.

“Anglia është një kundërshtar mjaft i fortë dhe shumë i vështirë për t’u mundur. Ata kanë lojtarë mjaft të shpejtë dhe të rrezikshëm. Ne duhet ta harronim performancën e pjesës së parë dhe në fraksionin e dytë të mundoheshim të rregullonim gjërat. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planit. Trajneri na kërkoi të ishim vetvetja në pjesën e dytë, por nuk mundëm”, përfundoi spanjolli.

Henderson nuk është dakord me Klop: Nations League sfidë e bukur
Xhordan Henderson nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin e tij te skuadra e Liverpulit, Jurgen Klop sa i përket Nations League. Gjermani e cilësoi si një kompeticion të pavlerë Nations League, ndërsa mesfushori mendon ndryshe.

Ai është i lumtur që luan në këtë kompeticion, ndryshe nga miqësoret. Lojtari i Anglisë është ambicioz dhe dëshiron të fitojë përballë kombëtareve të mëdha.

“Një futbollist dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet, përfshirë dhe miqësoret. Kur je futbollist, luan për të fituar. Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, sepse ka efektin e tij në renditjen e kombëtareve dhe shortin e eliminatoreve të Europianit. Është e rëndësishme të triumfojmë përballë kombëtareve të mëdha si: Kroacia dhe Spanja. Duam të rrisim nivelin tonë, t’i mposhtim këto skuadra, një sfidë e rëndësishme dhe e bukur për ne”, përfundon kapiteni i Liverpulit.

Stadiumi bosh e nxjerr zbuluar, Henderson kapet me trajnerin e Kroacisë
Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar midis Kroacisë dhe Anglisë. Dy kombëtaret u ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, me kroatët të cilët fituan dhe kaluan në finale.

Mbrëmë u luajt për Nations League dhe sfida përfundoi në barazim pa gola. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Rijekës, por pa praninë e tifozëve, të cilët vazhdojnë të jenë të dënuar, çka thjeshtësonte dëgjimin e fjalëve që qarkullonin në fushë.

Në një moment, topi ka përfunduar në dorën e anglezit Xhordan Henderson, kapitenit të Liverpulit. Zllatko Daliç, trajneri i Kroacisë, tërheq vëmendjen e arbitrit kryesor, i cili sinjalizon për një faull në favor të kroatëve.

Henderson ka lëshuar disa fjalë në drejtim të trajnerit kroat, duke i thënë me zë të lartë: “A je arbitër, a çfarë dreqin je?” Diçka e tillë është dëgjuar dhe në televizor, si pasojë e heshtjes që mbizotëronte në stadium siç citon “The Mirror”. Nerva t dhe adrenalina e lojës e bëjnë të pranueshme deri diku, pavarësisht se Henderson e ka tepruar me Daliç, i cili qëndroi pasiv dhe nuk replikoi me mesfushorin.

Anglia me risi: Sanço, Medison dhe Maunt marrin ftesën e parë
Anglia do të zhvillojë dy ndeshje të vështira dhe delikate në Ligën e Kombeve. Dy transferta për kombëtaren angleze,respektivisht ndaj Kroacisë dhe Spanjës. Në prag të këtyre ndeshjeve trajneri Gareth Sauthgejt ka shpallur dhe listën e të grumbulluarve.

Një listë, që sjell jo pak surpriza dhe emra të rinj në kombëtare, kushtëzuar dhe nga mungesat prej dëmtimeve. Xhejdon Sanço, Xhejms Medison dhe Mejson Maunt janë thirrur për herë të parë në kombëtare. Mesfushori me tipare sulmuese i Dortmund ka bërë një fillim sezoni mjaft të mirë, duke qenë edhe lojtari që ka më shumë asist për minutazhin që ka luajtur.

Gjithashtu Xhejms Medison ka bërë një nisje fantastike me Leisterin dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy të trajnerit Sauthgejt. Mejson Maunt shihet si një ndër lojtarët më me të ardhme në Angli. 19-vjeçari është në pronësi të Çelsit, por është i huazuar te Derbi, ku dhe i ka luajtur të gjithë sfidat si titullar. Rikthim për Nataniel Çalobah të Uotford, i cili kthehet nga dëmtimi.

Herri Uinks dhe Ros Barklej janë të grumbulluar po ashtu. Loftus-Çik është lënë jashtë nga trajneri i “3 luanëve”, kur kujtojmë mesfushori i Çelsit u aktivizua dhe në Botëror për anglezët. Dele Ali, Xhesi Lingard si dhe Adam Lalana janë lënë jashtë si pasoje e dëmtimeve dhe kondicionit fizik jo në 100%.

Anglia “e dashuruar” pas Sauthgejt, vjen shpërblimi për trajnerin
Ecuria e kombëtares së Anglisë Botërorin që lamë pas, ishte me të vërtetë impresionuese dhe pak kush e priste që ekipi i drejtuar nga Sauthgejt të mbërrinte deri në gjysëmfinalet e turneut.

Një kombëtare me moshë të re dhe me një të ardhme të madhe në horizont. Për këtë ka dhe meritën e tij trajneri aktual Gareth Sauthgejt, i cili dhe beson shumë tek të rinjtë dhe kjo shihet dhe tek numri i lojtarëve në moshë të re që janë thirrur shpeshherë në kombëtare.

Pikërisht si pasojë e ecurisë së mirë që ka pasur federata angleze ka menduar ta shpërblejë teknikun e “3 luanëve” duke i besuar stolin e kombëtares deri në Botërorin e vitit 2022. Sauthgejt ka rinovuar kontratën gjithashtu dhe me një përmirësim page. Flitet që tekniku do të përfitojë deri në përfundim të kontratës diku më shumë së 12 milionë sterlina, ku do të marrë diçka më shumë se 3 milionë sterlina çdo vit.

“Je një m**”, mbrojtësi e tepron me fjalët ndaj arbitrit
Anglia arriti të reagonte pas humbjes ndaj kombëtares së Spanjës me një fitore minimale ndaj helvetëve të  Zvicrës, 1-0. Golin e fitores e shënoi Markus Rashford në një sfidë e cila shërbeu më shumë si një test për aktivizimin e lojtarëve qe nuk arritën te luajnë në sfidat e para të “Nations League”.

Ajo që ra më shumë në sy tek sfida miqësore ishte reagimi që mbrojtësi i Totenhem, Deni Roz bëri ndaj arbitrit kryesor të sfidës pasi ky i fundit nuk akordoi një goditje nga këndi në favor të anglezëve.

Lojtari londinez i drejtohet kryesorit të sfidës me fjalët “je një m**”, por arbitri Klement Turpin nuk reagoi për asnjë moment, për më tepër nuk e ndëshkoi mbrojtësin.

Danny rose saying ur fucking shit to ref ??? #EnglandvSwitzerland pic.twitter.com/pdYoh9tiK1

— Luke Harrison (@pointlessbacon8) September 11, 2018

Zero modesti, Gaskojn: Southgejt ka të drejtë, unë isha më i miri!
Pol Gaskojn njihet për çmenduritë dhe batutat e tij, ndërsa vazhdon luftën me alkoolin. Ish-lojtari i famshëm anglez ka replikuar përsëri me trajnerin e kombëtares së Anglisë, Garet Southgejt. Ky i fundit foli për mungesën e një lojtari me peshë në kombëtare. Një lojtar, i cili driblon, merr ekipin para dhe zgjidh ndeshjen me anë të një veprimi kualitativ.

“Na mungon një futbollist si Pol Gaskojn. Nuk kam parë kurrë një lojtar më të talentuar se ai gjatë gjithë jetës time”, shprehej trajneri i “Tre Luanëve”. Mbasi “Gazza” u përgjigj në rrjetet sociale, që ishte gati të rikthehej në fushë, tashmë ka bërë deklaratën e radhës për “The Sun”.

“Garet ka të drejtë, unë kam qenë më i miri. Askush nuk më afrohet… askush dhe nuk do të ketë një tjetër lojtar si unë”, komenton Pol Gaskojn pa pikë modestie.

“Gazza” i përgjigjet Southgejtit: Jam në formë, gati për të luajtur që nesër!
Garet Southgejt, trajneri i Anglisë, deklaroi gjatë ditës së sotme se kombëtarja ka nevojë për një lojtar si Pol Gaskojn. Një talent, i cili mban presionin dhe zgjidh ndeshjen me anë të një veprimi kualitativ. “Na nevojiten lojtarë të talentuar. Kemi nevojë për një Gaskojn të ri. Lojtari i vetëm i talentuar që kam parë në jetën time ishte Pol Gaskojn. Na mungon një lojtar që mund të marrë topin, të avancojë, sulmojë, driblojë kundërshtarët dhe të mbajë presionin“.

Nuk ka kaluar shumë dhe ka ardhur reagimi i “Gazzës”. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale duke treguar gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në kombëtare. Sigurisht, një shaka e Gaskojn, i cili është 51 vjeç dhe vazhdon prej vitesh luftën e tij me alkoolin.

“Mund të luaj akoma dhe jam në dispozicion të trajnerit, duke filluar nga nesër”, komenton Pol Gaskojn, një nga lojtarët më të talentuar në fushën e blertë, por problematik jashtë saj dhe një karakter i vështirë për t’u menaxhuar.

View this post on Instagram

Sorry guys but had to gram this as here’s me thinking I was not very good as a player cheers Gareth TOP MAN IM AVAILABLE TOMORROW x I can still play ha xx see you tomorrow mate x love GAZZA X??x

A post shared by  Paul gascoigne (@paul_gascoigne8) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2018-09-10T10:59:21+00:00">Sep 10, 2018 at 3:59am PDT</time>

Sauthgejt lëshon alarmin: Anglisë i mungon një futbollist si “Gazza”
Anglia u mposht në sfidën e zhvilluar në “Wembley” përballë Spanjës me rezultatin 1-2, duke e nisur me humbje Nations League. Garet Sauthgejt, trajneri i kombëtares angleze, ka lëshuar alarmin dhe tregon se çfarë i mungon Anglisë. Një futbollist i talentuar dhe lider, i aftë për të tërhequr ekipin nëpërmjet teknikës dhe karizmës së tij.

“Na nevojiten lojtarë të talentuar. Kemi nevojë për një Gaskonj të ri. Lojtari i vetëm i talentuar që kam parë në jetën time ishte Pol Gaskonj.

Na mungon një lojtar që mund të marrë topin, të avancojë, sulmojë, driblojë kundërshtarët dhe të mbajë presionin”, komenton trajneri 48-vjeçar, i cili zhvilloi një Botëror pozitiv me “Tre Luanët”, duke dërguar kombëtaren në gjysmëfinalet e kompeticionit më të madh futbollistik në botë.

Kane zbulon objektivin e Anglisë: Mesi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm
Anglia pret Spanjën sonte në “Wembley” për Nations League dhe Herri Kejn dëshiron ta nisë mbarë kompeticionin, që është një objektiv i kombëtares angleze.

“Me këtë format të ri, kemi mundësinë të fitojmë një turne. Kemi fituar të fundit në vitin 1966 (Kupa e Botës), ndërsa sot objektivi ynë kryesor është fitimi i Nations League. Dua të vazhdoj të luaj dhe për 10 vite të tjera dhe shpresoj që të vazhdoj të përmirësohem. Mesi&Ronaldo? Është e vështirë të krahasohesh me ta. Do të ketë një atmosferë të shkëlqyer sonte në stadium dhe shumë fëmijë do të zbaviten gjatë kësaj dite të shkëlqyer.

Zhvilluam një Kupë Botë shumë të mirë, por mund të përmirësohemi. E kam riparë ndeshjen me Kroacinë dhe kam kuptuar që ka shumë lëvizje dhe disa faza të lojës, në të cilat duhet të përmirësohemi”, përfundon 25-vjeçari i Totenhemit, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit të Rusisë me gjashtë gola të shënuar, çmim që do i dorëzohet përpara fillimit të sfidës së sotme.

Sauthgejt vjen me ndryshime, 5 emra të rinj për “Tri Luanët”
Trajneri i përfaqësueses angleze, Gareth Sauthgejt, ka përzgjedhur listën me 23 lojtarë prë ndeshjet ndaj Spanjës dhe Zvicrës. Lista e “Tri Luanëve” ka pesë ndryshime emra të rinj nga ajo e Botërorit “Rusi 2018”.

Sauthgejt ka rikthyer në listë mbrojtësin e Liverpulit Xho Gomez dhe atë të Mançester Junajtid Luk Shou. Bie në sy mungesa e Geri Kahill dhe Xhemi Vardit, të cilët shpallën dorëheqjen nga kombëtarja pak ditë më parë. Eshli Jang është një tjetër lojtar me eksperiencë që është lënë jashtë nga Sauthgejt për t’i hapur rrugë brezit të ri.

Portierë

Xhek Batlend (Stouk Siti) Xhordan Pikford (Everton)  Aleks Mekarthi (Sauthempton)

Mbrojtës

Trent Aleksander-Arnold (Liverpul),  , Eric Dajër (Totenhem), Xho Gomez (Liverpul), , Herri Meguajër (Lester Siti), Deni Rouz (Totenhem), Luk Shou (Man. Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Xhejms Tarkovski (Bërnli), Kieran Tripier (Totenhem), Kajl Ualker (Mançester Siti)

Mesfushorë

Dele (Totenhem) Xhordan Henderson (Liverpul) Ruben Loftus-Çik (Çelsi)  Adam Lalana (Liverpul)  Xhesi Lingard (Man. Junajtid) Fabian Delf (Mançester Siti)

Sulmues

Rahim Stërling ( Mançester Siti), Deni Uellbek (Arsenal) Markus Rashford (Man. Junajtid) Harry Kejn (Totenhem)

? pic.twitter.com/JldqR7bwiv

— England (@England) August 30, 2018

Vardi zbulon: Si i bëra të heshtnin tifozët e Totenhemit
Xhimi Vardi vendosi të japë dorëheqjen nga Kombëtarja e Anglisë. 31-vjeçari e mbylli eksperiencën me “Tre Luanët” dhe e shpjegoi kështu vendimin e marrë: “Sa vij e po plakem dhe trajneri dëshiron që t’i japi akoma më shumë mundësi lojtarëve të rinj, diçka kjo që do t’i vijë në ndihmë kombëtares në të ardhmen siç ndodhi dhe në Botëror. Kështu që i thashë trajnerit se do të ishte më mirë që të ndanim rrugët.”

Sulmuesi, i cili hyri në histori me Lester Sitin e tij, ka folur për “The Guardian” ku zbulon një detaj të rëndësishëm që i ka ndodhur në stadiumin e Totenhemit. Ai  nuk ngopet kurrë dhe shpjegon lidhjen e tij të veçantë me golin.

“Unë makth për kundërshtarët? Ka shumë tifozë të ekipeve rivale që abuzojnë me mua, por unë u përgjigjem me golat e mi. Sezonin e kaluar fansat e Totenhemit këndonin për gruan time, por unë shënova gol dhe që nga ai moment e deri në fund të ndeshjes, ata nuk nxorën më asnjë fjalë nga goja…Nëse kam katër shanse për gol dhe shënoj vetëm një, studioj tre rastet e humbura për për t’u qartësuar se çfarë duhet të bëja për t’i konkretizuar. Jam gjithmonë shumë autokritik dhe dua të shënoj në çdo mundësi që më jepet”, përfundon sulmuesi i Lester Sitit, ekip me të cilin Vardi fitoi Premier Ligën në vitin 2016 dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Vardi i hap rrugën brezit të ri, jep dorëheqjen nga “Tri Luanët”
Xhemi Vardi ka vendosur të japë dorëheqjen nga përfaqësuesja angleze. Lajmin për këtë vendim të sulmuesit e jep e përditshmja angleze “The Guardian”. Sulmuesi i Lester Sitit do të mbushë 32-vjeç në janarin që vjen dhe nuk e shikon veten të vlefshëm për kombëtaren e drejtuar nga Gareth Sauthgejt.

“Sa vij e po plakem dhe trajneri dëshiron që t’i japi akoma më shumë mundësi lojtarëve të rinj, diçka kjo që do t’i vijë në ndihmë kombëtares në të ardhmen siç ndodhi dhe në Botëror. Kështu që i thash trajnerit se do të ishte më mirë që të ndanim rrugët”, tha 31-vjeçari.

Në moshën 24-vjeçare Vardi luante për Halifaksin në kategorinë e gjashtë angleze. Djaloshi nga qyteti i Shefilldit kurrë nuk do ta imagjinonte as në ëndrrën më shfrenuar se një ditë do të ishte pjesë e përfaqësueses së “Tri Luanëve” e aq më pak fitimin e një titulli të Premier League. Në tri vite Vardi luajti 25 ndeshjen me kombëtaren e Anglisë ku gjeti shtatë herë rrugën e rrjetës.