Angel Di Maria

Mesi s’po luan mirë? Di Maria ka versionin e tij
Argjentina po paraqitet relativisht mirë në Kupën e Amerikës. Bardhekaltrit kanë arritur të shkojnë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Më interesantja, është ekipi i vetëm që është kualifikuar në kohën e rregullt, por edhe që ka shënuar të paktën një gol në çerekfinale.

Përtej gjithë kësaj, ajo që krijon më shumë debat është loja e Leo Mesit. Argjentinasi nuk është ai, që merr të gjithë manovrën sulmuese të skuadrës përsipër, por është shndërruar në një lojtar më difensiv. Qëndron pas sulmuesve dhe nuk heziton të bëjë detyra mbrojtëse.

Kjo e ka kushtëzuar në efikasitetin e tij para portës, çka e bën ta marrë kritika për formë të dobët. Angel Di Maria merr në mbrojtje yllin e Barcelonës. Mesfushori shprehet se Mesi është shumë i rëndësishëm për ekipin edhe pse golat nuk po vijnë.

“Për mendimin tim ai po luan shumë mirë edhe pse golat nuk po vijnë. Vrapon shumë dhe po jep gjithçka për ekipin. Mesi është shumë i rëndësishëm për ne. E njeh më mirë se çdokush këtë kompeticion. Puna e tij për skuadrën është thelbësore”, deklaroi ylli i PSG.

Di Maria: Një ditë shpërtheva, nuk duroja më! Ju tregoj sherrin me Van Galin
Në verën e vitit 2014, Angel Di Maria la Realin e Madridit për t’u transferuar te Mançester Junajtid. Eksperienca në “Teatrin e Ëndrrave” nuk zgjati më shumë se një sezon dhe argjentinasi kaloi te francezët e PSG.

Dy muajt e parë në ishull ishin pozitivë për Di Marian, por më pas ndodhi diçka dhe gjithçka u komplikua. Raporti me trajnerin u thye dhe aventurës së tij me Junajtid i erdhi fundi. Në stol ishte një tip si Luis Van Gal, me të cilin nuk është e këshillueshme të grindesh. 31-vjeçari zbulon ngjarjen e ndodhur në prononcimin e dhënë për “ESPN”, ndërsa kalimi te kampionët e Francës e riktheu përsëri në lojtarin që njohim të gjithë.

“Aventura ime me Mançester Junajtid nisi mirë dhe në dy muajt e parë gjërat po shkonin mbarë. Më pas ndodhi një grindje dhe kur ndodh një gjë e tillë, gjërat nuk janë më si përpara. Ndryshojnë raportet dhe mënyra se si i sheh gjërat. Të grindesh me trajnerin, i cili ka  në dorë aktivizimin tënd, është diçka që mund të të shkatërrojë. Për fatin tim të mirë erdhi telefonata e trajnerit të PSG, i cili më tha se dëshironte të më kishte në ekipin e tij. Kur ndjen besimin e trajnerit dhe ambientit ndihesh më i qetë dhe më i sigurt për aftësitë e tua.”

“Grindja me Van Galin ndodhi,= sepse ai gjithmonë merrej me gabimet e mia. Kur luaja keq më qortonte përpara të gjithëve. E bënte gjithmonë një gjë të tillë, kapej dhe pas një topi të humbur. Gjithmonë kapej pas atij topi të mallkuar që humbisja. Një ditë e ndjeja se po luaja mirë. Nuk durova më dhe shpërtheva. I thashë trajnerit se nuk ishte ashtu siç thoshte ai. Kjo gjë nuk i pëlqeu Van Galit dhe aty nisën problemet.”

Tuhel me mendjen te Champions, surprizon Di Maria: Napoli superior!
PSG po përgatitet për dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nesër pret Lilën, vendin e dytë në kampionat, ndërsa të martën transferta e “ferrit” në “San Paolo” kundër Napolit. Tomas Tuçel kërkon fitoren e radhës në kampionat, ndërsa është normale që mendohet dhe për ndeshjen e Champions.

Trajneri gjerman i PSG ka folur në konferencën për shtyp, ku zbulon dhe faktin që portieri Bufon do t’i nisë nga stoli të dy ndeshjet. Kavani është në dyshim, por vendimi për sulmuesin do të merret sot.

LILA – “Kundër Lilës është një ndeshje e vështirë. Ata kanë cilësi dhe do të jetë një takim i ndërlikuar. Duam fitoren e 12-të rresht në kampionat dhe do bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Rinovimi i Di Marias? Absolutisht, ky është një lajm shumë i mirë. Angel është një futbollist shumë profesionist.”

NAPOLI – “Bufon do të luajë në kampionat dhe në Champions. Xhixhi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe i sjell shumë eksperiencë grupit. Kavani? Duhet të vlerësojmë kushtet e tij. Do të shohim se çdo të ndodhë në stërvitjen e sotme dhe pastaj do të marrim vendimin për të.”

Angel Di Maria sapo ka rinovuar kontratën me PSG deri në vitin 2023, por 30-vjeçari e ka mendjen te ndeshja me Napolin. Një humbje do të sillte eliminimin e francezëve dhe Di Maria surprizon me deklaratën e tij. Napoli dhe Liverpuli janë më të fortë se PSG, kështu që nevojitet një ndeshje perfekte për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

“Në kampionat gjërat po shkojnë shumë mirë, por në Europë e dimë se çdo gjë është më komplekse. Kemi dhe tre ndeshje për të zhvilluar në grup. Nëse japim 100% me një shpirt skuadre, do të kualifikohemi, por Napoli dhe Liverpul janë skuadra superiore dhe të vështira për t’u përballur, sidomos në transferta”, përfundon argjentinasi i ekipit francez.

Lajme të mira në Paris, “blindohet” ylli i sulmit
Kampionati francez këtë sezon ka nisur gati-gati si një fotokopje e sezoneve të kaluara, ku PSG ka vënë diktatin e saj që në javët e para. Plot 11 fitore të kryeqytetasve në 11 ndeshje të luajtura dhe për momentin në Francë nuk po njohin rivalë.

Në Champions, ku dhe është objektivi kryesor i parizienëve, situata shfaqet diçka më ndryshe, pasi janë në një grup të vështirë, së bashku me Liverpulin, Napolin dhe Cervena Zvezdën. Ndaj rivalëve kryesorë, francezët nuk kan arritur të marrin asnjë fitore, teksa pas një humbje në Angli ndaj Liverpul, barazuan javën e shkuar ndaj Napolit në shtëpi.

Në ndeshjen ndaj Napoli, PSG arriti të merrte një barazim në minutat e fundit, ku ishte një supergol i Angel Di Marias, i cili i dha të paktën një pikë të besuarve të Tomas Tuhel.  Pikërisht autori i golit të barazimit, Angel Di Maria, ditën e sotme ka firmosur rinovimin e tij me klubin parizien. Argjentinasi do të jetë në Paris, të paktën deri në vitin 2021, kur edhe i skadon kontrata e re e firmosur. Di Maria ishte përfolur shumë në merkaton e verës për një largim të mundshëm nga PSG, por duket se lajmet e fundit i kanë dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve.

Le @PSG_inside est heureux d’annoncer la prolongation du contrat d’Ángel Di María jusqu’en 2021 ? #DiMaria2021

?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/s8jdIAr4Fz

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 31, 2018

Rroga e lojtarit mban peng rinovimin, Di Maria drejt Premier Ligës?
Angel Di Maria ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG, por kjo gjë nuk ka ndikuar në nisjen e mirë të sezonit. 30-vjeçari argjentinas ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tre asiste deri në këtë pikë të sezonit.

Palët po negociojnë për rinovimin e kontratës, por siç zbulojnë mediat spanjolle, anësori ofensiv i Kampionëve të Francës ka kërkesa të larta sa i takon rrogës së tij. Di Maria kërkon një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon, por drejtuesit e PSG mendojnë ndryshe.

Ata e konsiderojnë si tepër të lartë këtë rrogë për një lojtar 30-vjeçar. Bisedimet vazhdojnë, ndërsa disa klube po monitorojnë situatën dhe janë gati për të përfituar nëse argjentinasi nuk arrin akordin me klubin. Di Maria pëlqehet shumë në Premier Ligë, ku janë disa klube që interesohen për shërbimet e tij.

Di Maria është i qartë për të ardhmen: PSG klubi im i fundit në Europë
Angel Di Maria po kalon një periudhë të mirë te PSG, ku ka shënuar tre gola në kampionat. 30-vjeçari ka folur për “Telefoot”, ku sqaron të ardhmen e tij.

Kontrata me Kampionët e Francës i skadon verën e ardhshme dhe anësori ofensiv kërkon dhe pak kohë sa i përket rinovimit të saj. Dëshira e tij është të vazhdojë me PSG, që mund të jetë klubi i fundit europian në karrierën e argjentinasit.

“Për rinovimin e kontratës duhet të presim dhe pak. Do të më pëlqente të vazhdoja këtu, shpresoj që PSG të jetë klubi im i fundit në Europë”, thekson Di Maria, i cili e ka shprehur gjithmonë, që dëshiron ta mbyllë karrierën në Argjentinë.

Interi ngulmon, Ançeloti shpejton dhe e telefonon
Karlo Ançeloti e njeh mirë dhe do e donte në ekipin e tij. Për ta bërë realitet një lëvizje të tillë duhet dituar edhe dëshira e lojtarit. Objektivi është Angel Di Maria, anësori argjentinas që momentalisht është pjesë francezëve të PSG.

Me teknikun italian ai ka shkëlqyer në Madrid me Realin dhe tashmë i duhet të vendosë për të ardhmen. Në Francë zor se do të vijojë të qëndrojë. Kontrata i mbaron në fund të sezonit dhe shitja e argjentinasit është zgjidhja më e mirë edhe te PSG.

Sezoni i fundit i Di Marias është një siguri për formën sportive që po kalon. Është 30-vjeç, i pjekur dhe i aftë të ndihmojë një skuadër për të fituar trofe. Edhe vetë ai kërkon një klub konkurrues. Në Itali Interi është ekipi që ka ngulmuar më së shumti, kurse vetë argjentinasi në faka ka dëshiruar një rikthim në Spanjë.