Andrea Anjeli

Takimi me Anjelin? Alegri zbulon të vërtetën dhe dëshirën e tij
E ardhmja e Alegrit me Juventusin është akoma në ajër. Pozitat e tij janë lëkundur pas eliminimit nga Champions Liga. Tifozët duan një tjetër lloj futbolli dhe kërkojnë një emër të madh për stolin ose një rikthim.

Zidan ishte dëshira e madhe, por francezi zgjodhi një tjetër rikthim, atë në Madrid. Së fundmi ka dalë në skenë emri i Antonio Kontes, por ish-trajnerin e Çelsit e duan të gjithë.

Alegri do të takohet një nga këto ditë me presidentin Anjeli. Aty do të analizohet gjithçka dhe do të vendoset nëse bashkëpunimi do të vijojë apo lart do të ndahen në fund të sezonit.

Trajneri livornez është i qetë, pavarësisht se dallohet qartë fakti që ai e dëshiron sa më shpejt një takim kokë me kokë me Andrea Anjelin.

“Para së gjithash dua të takoj presidentin dhe t’i dëgjoj nga goja e tij idetë që ka në kokë. Juventusi duhet të jetë kompetitiv në të gjitha frontet si gjithmonë, për fitimin e titullit, Kupës së Italisë dhe Champions Ligës. Duhet të takohemi për të programuar dhe për të diskutuar për sezonin që po lëmë pas.

Të nxjerrim në pah gjërat pozitive dhe ato negative, si edhe të flasim për planet e verës. Çdo gjë tjetër është normale. U takuam këtë mëngjes me presidentin, por jemi parë edhe para disa ditësh. Kur ta vendosim, Anjeli do të më telefonojë dhe do të lëmë një takim. Nuk do të ketë asnjë problem”, përfundon trajneri i bardhezinjve.

Revolucioni i Champions-it, gati dy ndryshime të rëndësishme!
Champions Liga është kompeticioni më i rëndësishëm dhe prestigjioz për klube, por ai është në prag të një revolucioni. Ishte folur dhe më parë, por “Bild” e ka konfirmuar një gjë të tillë. Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s, dhe Andrea Anjeli, kreu i ECA (Shoqata e klubeve europiane), njëkohësisht dhe presidenti i Juventusit, po punojnë për të modifikuar disa rregulla të kompeticioneve evropiane për të rritur fitimit e klubeve

Rregulli i parë ka të bëjë me ditët e zhvillimit të ndeshjeve: jo më të martën dhe të mërkurën, por në fundjavë. Një gjë e tillë do të detyronte spostimin e ndeshjeve të kampionateve në mesjavë, duke ndërruar ditët e ndeshjeve.

Risia tjetër ka të bëjë dhe me grupet e Champions-it. Sot për sot marrin pjesë 32 skuadra dhe kompeticioni është i ndarë në 8 grupe me nga katër të tilla. Për të ardhmen po punohet për të kaluar në 4 grupe me nga tetë skuadra.

Numri i ekipeve mbetet 32, por, nëse një skuadër zhvillon 6 ndeshje në fazat e grupeve, tashmë do i duhet të zhvillojë plot 14 ndeshje. Diçka e tillë mund të fillojë që nga sezoni 2024-2025.

Nuk do të ketë një Superligë Europiane, një “SuperChampions” në sfond?
Ideja e krijimit të Superligës Europiane qarkullon prej kohësh, por një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga Andrea Anjeli dhe Aleksandër Ceferin.

“Unë mund të konfirmoj që nuk e kemi diskutuar dhe as jemi përfshirë në krijimin e Superligës Europiane. Ne jemi plotësisht të impenjuar me UEFA-n për avancimin e lojës së futbollit”, konfirmon Andre Anjeli, presidenti i Juventusit dhe kreu i ECA (Shoqata e Klubeve Europiane).

Në të njëjtën linjë qëndron dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Slloveni e përjashton një gjë të tillë, ndërkohë që i hap rrugën krijimit të një… SuperChampions Lige, siç citon “Gazzetta dello Sport”, që do të përbëhet nga 32 skuadra.

“Nuk do të ketë Superligë Europiane. E gjitha që mund të them është që kjo ide është jashtë diskutimeve tona. Të gjithë do të kenë mundësinë për të konkurruar në çdo kompeticion europian. Detyra jonë është të ruajmë trashëgiminë e futbollit europian, por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se duhet të mendojmë dhe për tregje të tjera. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë. Nëse do të krijojmë një produkt të ri, jemi të sigurt që do të përfshihen tifozë nga e gjithë europa.”

SuperChampions mund të lindë në vitin 2024, ndërkohë që licencimi i një kompeticioni të tillë mund të ndodhë në vitin 2021.

Anjeli e kandidoi për FIGC, Morati sqaron zërat
Masimo Morati është përfolur si një nga kandidaturat për kreun e FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Emri i ish-presidentit të famshëm të Interit ka dalë nga një takim midis Andrea Anjelit, presidentit të Juventus dhe Gaetano Miçike, kreu i Ligës italiane.

73-vjeçari ka dhënë një koment të shkurtër për mundësinë e kësaj kandidature, por në fillim dëshiron të takohet me Anjelin për të kuptuar më mirë se pse kreu i Juventusit po mendon për të si një nga kandidatët e kësaj gare.

“Për momentin nuk mund të komentoj asgjë, sepse nuk jemi takuar akoma. Sigurisht, i kam dëgjuar zërat për qëllimin e dikujt për të më kandiduar për postin e kreut të FIGC. Të presim e të shohim. A jam i surprizuar? Dua të bisedoj me Anjelin për këtë gjë dhe të kuptoj se pse më ka në mendje si një kandidaturë”, sqaron për “Il Giorno”, ish-kreu i zikaltërve, me të cilët fitoi tripletën e famshme në vitin 2010.

Gara për kreun e FIGC, Anjeli mbështet kandidaturën e… Moratit
Një emër i rëndësishëm i futbollit italian ka dalë në skenë për garën e kreut të FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Bëhet fjalë për Masimo Moratin, ish-presidentin e famshëm të Interit.

73-vjeçari plotëson kritiret e nevojshme për kreun e futbollit italian: kurrikulum, eksperiencë dhe autoritet. Mbi të gjitha, Morati është një person tepër pozitiv, i cili gëzon një respekt të madh. Kandidatura e tij mbështetet nga Andrea Anjeli, presidenti i Juventus dhe Gaetano Miçike, kreu i Ligës Italiane.

Përballë Moratit do të jetë Gabriele Gravina, kreu i Ligës Pro, i cili bëri publike kandidaturën e tij përpara dy ditësh. Morati akoma nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, sepse kërkon të ketë një konsensus të gjerë për kandidaturën e tij, ndërkohë që të premten mund të vijë përgjigja përfundimtare.

Gravina ka mbështetjen e katër organeve zyrtare si: LND (Liga amatore kombëtare), Lega Pro (Gravina është aktualisht presidenti), AIA (Shoqata e arbitrave italianë) dhe shoqata e trajnerëve. Morati mund të marrë mbështetjen e shoqatës së futbollistëve dhe mund të bindë ndonjë delegat nga ana e trajnerëve. Megjithatë, Gravina është favorit për momentin për t’u ulur në postin e presidentit të FIGC.

Anjeli: Modeli i Juventusit nuk ndryshon, Marota ka merita të jashtëzakonshme
Juventus ka pësuar ndryshime në shoqëri, duke larguar Marotën dhe Mazia, ndërsa është vetë Andrea Anjeli që sqaron ndryshimet e bëra. Kreu i klubit bardhezi insiston se modeli i bardhezinjve nuk ndryshon, por vetëm njerëzit dhe postet e tyre. Në fund falënderon Marotën, i cili së bashku më Mazian, ka punuar shumë mirë në përgatitjen e zyrtarëve të rinj të klubit.

“Nuk do të ketë ndryshim në modelin tonë, Juventus do të vazhdojë të funksionojë si sot. Do të ndryshojnë drejtuesit: Xhorxho Riçi do të jetë përgjegjës për shitjet, do të jetë një përgjegjës për zonën sportive, i cili do të jetë Fabio Paratiçi dhe përgjegjës për shërbimet do të jetë Marko Re.”

“E përjashtoj lamtumirën e Paratiçit. Modeli i Juventus mbetet i pandryshuar. Ata që ndryshojnë janë njerëzit. Njerëz që janë 45 vjeç, të gatshëm dhe të përgatitur falë punës së jashtëzakonshme të Bepe Marotës dhe Aldo Mazias. Të dy kanë punuar në rritjen e drejtuesve të rinj, të cilët kanë përpara sfida shumë ambicioze“, përfundon Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit.

Risitë e futbollit, Anjeli paraqet pesë ndryshimet!
Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit dhe i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), ka propozuar pesë ndryshime sa i përket rregullave të futbollit. Ndryshim të rëndësishme, por dhe të nevojshme. Propozimet e tij ndoshta nuk do të merren në konsideratë të gjitha, por me shumë mundësi do të ketë ndryshime.

1: Futja e teknologjisë VAR në kompeticionet europiane sa më shpejt të jetë e mundur.

2: Futja e kupës së tretë europiane, duke filluar nga sezoni 2021/2022.

3: Kufizimi i fuqisë së menaxherëve të lojtarëve në tratativat dhe negociatat e merkatos.

4: Ndërprerjet e kampionatit per 2 javë, kur ka kombetare, të mos jenë 4 here në vit si tani, por 2 ose 3 herë në vit dhe reformimi i kalendarit ndërkombëtar duke filluar nga viti 2024 dhe në vazhdim.

5: Mbyllja e merkatos në të njëjtën kohë në të paktën, pesë kampionatet kryesore të Europës.