Andi Matraxhiu

Matraxhiu: Klubet e Kosovës më korrekte, Lerda ndryshe nga Iuliano
Menaxheri i njohur i lojtarëve të Superiores, Andi Matraxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin e “Pressing”  në “Abc News”, ku foli mbi tema të ndryshme që prekin futbollit shqiptar dhe tregun e transferimeve në veçanti.

TRAJNERI I RI I PARTIZANIT– “Nuk e di a do arrijë trajneri i ri të krijojë atë lidhje shpirtërore me grupin. Ajo ka qenë hallka më  e fortë e Partizanit, krahas lojtarëve cilësorë që kishte kjo skuadër. Ka ndryshime midis Iulianos dhe Lerdës. Trajner i ri i Partizanit ka një ‘CV’ shumë të mirë se Iuliano”.

PUNA SI AGJENT ME KLUBET SHQIPTARE – “S’dua të përmend emra klubesh, por ka raste ku punoj me klube që s’dinë çfarë janë platformat “WyScout” ose “InstatScout”. Klubet s’kanë mundësi për të dërguar një skaut për të parë një lojtar në kampionatet fqinje”.

PARTIZANI NË CHAMPIONS – “Ka kundërshtarë të fortë, por të mos harrojmë Skënderbeu eliminoi Dinamon e Zagrebit. Kam dëgjuar shpesh të thonë se kanë Skënderbeun si model, atëherë s’duhet të frikësohen nga emrat e kundërshtarëve”.

MERKATO E KLUBEVE – “Merkato sapo ka nisur. Tani ka ndërhyrje për Kupat e Europës. Është akoma herët për të folur. Gjatë rrugës klubet do shikojnë si luan skuadra, ku çalon. Përforcimet e shumta të një klubi mund të nxisin klubet e tjera për të rritur numrin e afrimeve”.

MIGRIMI DREJT KOSOVËS – “Kampionati i Kosovës ka një reputacion të mirë në aspektin e financave. Në Shqipëri kemi nivel më të lartë futbolli, por në korrektësi ata janë më lartë. 80% e klubeve nuk kanë pasur probleme në pagesa, natyrisht edhe atje ka probleme”.

Matraxhiu: Dhuna në Kamzë ishte spontane, shpërthim ndaj diskriminimit
Andi Matraxhiu, drejtori sportiv i Kamzës, njëri prej të dënuarve nga Disiplina pas ngjarjeve të ndodhura me arbitrin Eldorian Hamiti, ka vendosur të flasë dhe sqaron se nuk ishte menduar vetëgjyqësi nga Kamza, edhe pse prej javësh penalizoheshin nga arbitrat. Ai ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në “Ora News”.

“I kërkoj ndjesë Hamitit dhe familjes së tij. Duhet ta mbroja atë në ato momente, por u tërhoqa. Nuk është në kulturën time dhe të familjes ajo që ndodhi. Dhuna është e dënueshme. Klubi i Kamzës nuk e ka pasur si opsion vetëgjyqësinë. Më parë s’ka pasur dhunë. Duhet analizuar edhe shkaku. Ajo që ndodhi ishte një shpërthim spontan emocionesh për shkak të gjykimeve në një kah. Nuk ishte vetëm ndaj gjykimit të arbitrave. Ka pasur një diskriminim, ka pak hapësira për ne. Janë të gjitha bashkë. I gjithë komuniteti sportiv është fajtor. Është diskutuar për arbitrimet edhe në studion tuaj. Shikoj që kur ka padrejtësi ndaj një skuadre me emër bëhet analiza të thella. Edhe ne punojmë. Ndihem i indinjuar kur na anashkalojnë”.

“Me Kastriotin na u mohuan dy penallti dhe në një emision u tha: ‘kaloje, kaloje’. Hamiti është fundi i një historie të gjatë. Nuk ishte e skenuar, ishte spontane. Ziri në Kukësi-Kamza, Teqja u godit dhe iu tha të merrte mjekim. Me 10 lojtarë pësuam gol. Në Gjirokastër Frashëri ishte në pozicion të rregullt dhe nuk folëm. Andi Koçi ndaj Partizanit doli jashtë orbite. I keni parë të gjithë faullet. Me Kukësin në nëntor Myrtja nuk na dha 11-metërsh. Në vitin 2019 pati breshëri sulmesh ndaj nesh. Me Tiranën penallti dhe karton i kuq. Shtojmë edhe problemet financiare. Me Teutën penallti e dyshimtë. Me Kastriotin një penallti për Rezin dhe një rast i dyshimte me Plakun. Me Kukësin në Elbasan, goli i parë pozicion jashtë loje. Me Laçin penalltia ishte, mirëpo ka diçka. Arbitri ishte i paragjykuar, pasi lakohet si dashamirës i Laçit. Vetë nuk e pranoj, e kam dëgjuar”.

“Nuk pajtohem me dhunën. Na kanë kërkuar që të dërgojmë letër që mos të na gjykojë një arbitër i caktuar. Kështu i bie që mos të na gjykojë asnjë. Disa arbitra që na kanë shkelur haptazi, i kemi parë të gjykojnë pas dy javësh”.

“Dënimi? Kam ofenduar Koçin dhe më dënuan 10 javë. Nuk çuditem që dënohem, pamjet flasin vetë. Është diçka që e kam vuajtur unë dhe familja ime. Nuk kam goditur asnjë. Arrestimi nuk duhet të ndodhte. Nuk është në kulturën time dhe të familjes të godas dikë”.

“Kur agravoi situata zbritëm dhe dera poshtë nuk hapej. Hymë me vonesë. Kur hymë nuk e kam parë që ishte goditur arbitri. Dera u hap në fushë. U munduam të ndërhynim. Jam mbajtur nga trajneri dhe i kam thënë që nuk kam vullnet të godas. Zgjodha të kthehem me kurriz. E kuptova që puna jonë u shkatërrua tyre. Unë e dua futbollin dhe ëndrra ime u shkatërrua. Jam ndjerë shumë keq kur kam parë pamjet në Tv. I kam kërkuar falje arbitrit. Jam dënuar 36 muaj pa prekur njeri”.

“Nga futbolli nuk më largon njeri. Nuk dëshiroj të merrem si etalon dhune. Janë dënuar 25 futbollistë të pafajshëm. Ata nuk cenuan askënd. Kemi vetëm një karton të kuq, e ka marrë Beqiri. Na është thënë se ka ofenduar, por s’ka pasur relacion dhe dënim nga Disiplina. Kërkoj nga Apeli që të shikojë masën, nisur edhe nga masat e mëparshme. Kemi kërkuar vendimin e arsyetuar. Janë të tjerë që vendosin, por nuk dua të debatoj.  Është dënuar një qytet. Kam parë fëmijë duke qarë dhe janë imazhe që nuk i harroj kurrë. Por as imazhet e arbitrit s’i harroj, nuk mbaj vetëm në anën e klubit”.

“Më ka shtyrë një nga shefat. Mendoja se mund të kishte përplasje mes lojtarëve. Pata një konflikt me atë dhe më kërkuan të jap shpjegime. Ika për sqarime në komisariat. Ishin përgatitur gjërat, dolën dy vendimet njëherazi”.

“Ndeshja mbaroi dhe ishte ‘fair-play’. Nuk janë shkelur gjithë rregullat. Ata zgjedhin opsionin që duan. Asnjë lojtar nuk është dënuar, por kanë ngelur në rrugë. Janë disa lojtarë që janë afruar në janar që nuk luajnë për shkak të rregullores së FIFA-s. Mund të luajnë vetëm në kampionet që nisin tani. Është një vendim komunist”.

Arrestimi i Matraxhiut, babai: Po bëhen “koka turku”, fajtorët jashtë!
Andi Matraxhiu, drejtori sportiv i Kamzës, është një nga të ndaluarit nga Policia e Shtetit për sulmin që ju bë gjyqtarit Eldorian Hamiti pas ndeshjes së të dielës që klubi periferik i kryeqytetit zhvilloi kundër Laçit. Për gjithçka po ndodh, ka qenë babai i Andit, ai i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bardhyli, pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë, shkruan se i biri po mbahet brenda pa prova dhe se do ta kërkojnë drejtësinë deri në fund. Gjithashtu ai tregon edhe pse Andi është futur në fushën e blertë në fund të takimit.

“Kush e verbon policinë? Është fjala për ngjarjen e rëndë në stadiumin e Kamzës, që ndodhi haptazi në praninë e kamerave televizive dhe për të cilën policia bëri disa ndalime, midis të cilëve në bllok edhe të drejtuesve të Kamzës, njëri prej tyre djali im Andi Matraxhiu me detyrë përgjegjës sportiv i ekipit të Kamzës. Andi sic e treguan kamerat, në tërësi jo vetëm nuk u përfshi por disa nga lojtarët e Kamzës bënë çmos që të ndihmonin arbitrin nga dhuna e atyre pak tifozëve. Shihet qartë nga pamjet që 4 a 5 policë ndërhynë në fund dhe me vonesë.

Moment nga tensioni, Qarri duke mbajtur Hamitin | Foto: LSA

E vetmja pamje ku shfaqet Andi është kur po drejtohet nga rrëmuja dhe akoma pa u afruar sprapset dhe distancohet. Shkon të bëjë detyrën e tij, të qetësojë lojtarët. Sipas deklaratës së tij kishte hyrë për të ndihmuar një nga anësorët, të cilin e ka mik sepse është nga Elbasani. Po kjo pak rëndësi ka sepse vetë kalimi i vijës së fushës nga stafi është shkelje disiplinore, por jo penale e sidomos në atë situatë kur loja kish mbaruar zyrtarisht dhe fusha ishte pushtuar nga tifozët dhe security.

Pa asnjë arsye ligjore, thjeshtë për skup mbahet i ndaluar dhe pritet të dalë në gjyq për masën e dënimit. Kushdo që e verbon apo e pengon drejtësinë, duke proceduar njerëz të pafajshëm, pa marrë në konsiderate provat që i panë të gjithë, nuk i shërben aspak qëllimit të vënies së rregullit dhe ligjit në futboll, por të kundërtës përderisa shumica e fajtorëve enden të lirë dhe të pafajshëm, këta njerëz përdoren si koka turku.

Çështje të tilla dhe unë i kam parë gjithnjë nga televizori, i kam ndjekur në media, por krejt papritur gjendesh në mesin e ngjarjeve të tilla nga të cilat nuk të siguron imunitet as arsimi, as vitet e gjata duke edukuar mijëra të rinj. Unë dhe familja ime do ta kërkojmë drejtësinë deri në fund. Ne jemi njerëz që me fjalën kemi jetuar dhe punuar gjithë jetën. Kaq mund të bëjmë. Keqardhje për ata mijëra të tjerë, që i kemi parë deri më sot si spektatorë dhe që nuk dinë apo nuk munden ta ngrenë zërin si ne”, shkruan Bardhyl Matraxhiu në llogarinë e tij në Facebook.

Kryesia e Kamzës në pranga, policia shpall katër tifozë në kërkim
Policia e shtetit ka reaguar nëpërmjet një komunikate për ngjarjen e ndodhur në fund të ndeshjes Kamza – Laçi. Instancat shtetërore konfirmojnë se kanë arrestuar tre zyrtarë të klubit të Kamzës dhe një tifoz.

Zyrtarët e arrestuar nga policia janë  presidenti i klubit Naim Qarri, drejtori sportiv Andi Matraxhiu dhe shefi i klubi Albert Bana, si dhe një tifoz me iniciale E.Gj.

Në njoftimin e bërë nga forcat e rendit thuhet gjithashtu se janë shpallur në kërkim 4 tifozë të tjerë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar 14 persona.

Komunikata e policisë

Tiranë

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza – Laçi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

– N.Q., President i Klubit Kamëz;

– A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;

– A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;

– E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshohet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash.

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe  kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë.

Matraxhiu: Largimi i Qarrit sjell kaos, Bashkia duhet të përgjigjet
Kamza u mund nga Partizani në fundjavë, por nuk është ky lajmi kryesor. Situata financiare e klubit është ajo që shqetëson më së shumti. Bashkia nuk bashkëpunon me klubin, edhe pse ka 49% të aksioneve. Nga ana e presidentit Naim Qarri pretendohet se e ka shlyer pjesën e tij të detyrimit dhe tani pret që edhe Këshilli Bashkiak të miratojë fondin për klubin.

Disa ditë më parë numri një i Kamzës doli edhe me një komunikatë, ku i drejtohej kryebashkiakut Xhelal Mziu të jepte për klubin të ardhurat që i takojnë Bashkisë, ose të lëshonte pjesën e aksioneve që ka.

Drejtori sportiv, Andi Matraxhiu, i ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus, ka pranuar situatën e vështirë në klub. Gjithashtu ka treguar se jo të gjithë lojtarët që munguan me Partizanin kanë bojkotuar, pasi ka pasur edhe të dëmtuar. Një ndër ta është kapiteni Sebino Plaku.

“Presidenti Qarri është në një pozicion të vështirë, pasi veç është president, familja e tij ka një afeksion dhe lidhje të veçantë me ekipin. Nëse ai largohet, kaosi në ekip do të ishte i madh. Kjo braktisje nga ana e bashkisë së Kamzës po ia vështirëson shumë punën presidentit. Çdo këmbëngulje nga Naim Qarri merr një përgjigje negative nga bashkia. Në fakt ky institucion ka detyrim të përgjigjet sepse është aksioner me 49% dhe duhet t’i përgjigjet qytetareve të vet. Situata është e vështirë për hir të vërtetës”, deklaron Matraxhiu.

E konfirmon drejtori, Kamza largon lojtarin për shkak të… pasaportës
Klubi i Kamzës ka ndërprerë bashkëpunimin me portierit bullgar Mario Kirev. “Gardiani” 29-vjeçar iu bashkua skuadrës nga periferia e kryeqytetit gjatë merkatos së verës nga kampionati qipriot. Lajmin për largimin e bullgarit e dha drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sport News Plus”  në “News 24” .

Kjo lëvizje nuk vjen prej cilësive të portierit, por për shkak të rregullit të të huajve në Superiore. Sikurse dihet, vetëm katër të tillë lejohen të luajnë njëkohësisht në një ndeshje të elitës së futbollit shqiptar.

“Jemi të detyruar të mbyllim bashkëpunimin me Mario Kirev për shkak të rregullit të numrit të të huajve. Është portier shumë i mirë, por kjo e penalizon”, tha zyrtari i klubit.  Gjatë qëndrimit të tij disa-mujor te Kamza, Kirev u aktivizua vetëm një herë në Kategorinë Superiore.

Disiplina | “Fanatics” në izolim, Kukësi përkëdhelet për shishet dhe kapsollat
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e javës së 11-të. në këtë mënyrë Kukësi, i cili për të parën herë kishte përkrahjen e tifozersië është gjobitur, për sjellje të gabuar. Në anën tjetër e pësojnë dhe tifogfrupi “Tirona Fanatics”, të cilët u bënë shkaktar që ndeshja të niste me vonesë. Në dy ndeshjet e ardhshme bardheblutë nuk do ta kenë mbështetjen e tifozerisë së organizuar. E pëson dhe drejtoi sporti i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili është pezulluar me 10 ndeshje.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek.

Grupimi i Tifozëve të KF Tirana, “Tirona Fanatics” për sjellje të gabuar duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS perjashtohet nga pjesemarrja per 2 (dy) ndeshje te njëpasnjëshme ne sektoret perkates te stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana, të ekzekutojë vendimin duke mbyllur sektorët përkatës.

Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

Zyrtari i KF “Turbina”, Engjëll Belshi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kamza emëron menaxherin e njohur si drejtor sportiv
Është zyrtare: Kamza do të ketë drejtor sportiv menaxherin Andi Matraxhiu. Elbasanasi, themelues i agjencisë EFA, ka bashkëpunuar prej vitesh me presidentin Naim Qarri, ndërkohë që tanimë flitet për një bashkëpunim të një tjetër niveli.

Disa prej lojtarëve që ai menaxhon ndihmuan Kamzën vjet të qëndronte në Superiore. Përmes faqes zyrtare në “Facebook” është bërë e ditur diçka e tillë dhe pritet të shihen frytet e këtij bashkëpunimi.

Matraxhiu më parë ka qenë pjesë e Sopotit, ndërkohë që ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit sportiv. Tanimë edhe për të nis një eksperiencë e re dhe në një klub të Superiores, çka përbën edhe një sfidë për të.

Nga ajo që mëson “Sport Ekspres”, Matraxhiu do të bëjë edhe menaxherin e klubit, ndërkohë që ka nisur nga puna dhe pritet të sjellë edhe tre lojtarë nga jashtë vendit në ditët e ardhshme. Sa i takon emrave, do të zbulohet gjithçka në ditët në vijim.