Amir Abrashi

Roshi “shkelm” të shkuarës: Respekt për Panuçin, të shohim përpara!
Kombëtarja jonë po zhvillon përgatitjet për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në kuadër të këtyre dy takimeve, Odise Roshi e Amir Abrashi kanë dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave.

Fillimisht ka folur Odise Roshi, i cili është shprehur i lumtur për rikthimin në Kombëtare, pasi kujtojmë “raketa” vuante një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Gjithashtu, mesfushori anësor ka folur edhe për trajnerin e ri Edi Reja, si dhe për sfidë ndaj Islandës.

“E kemi nisur shumë mirë me trajnerin e ri. Stërvitjet kanë shkuar perfekt, përgatitemi çdo ditë pë ndeshjen me Islandën dhe jemi shumë të përqendruar. Për trajnerin Panuçi kemi respekt, nuk e hedhim dot poshtë. Do flas për Rejën, është shumë i komunikueshëm. Me çfarë kam parë çdo gjë është perfekt. Çunat janë të lirshëm dhe ka ritëm në stërvitje. Po mendojmë për ndeshjen me Islandën”.

“Përgjegjësitë? Çdo gjë është OK, kemi bërë më të mirën gjithmonë. Nuk duhet të shohim prapa, e ardhmja janë lojtarët që janë grumbulluar dhe trajneri Reja që po punon mirë deri tani”.

“Skema 3-5-2? Kemi kualitet, e kemi provuar. Besoj se duhet të punosh shumë në mbrojtje dhe në sulm. T’ia lëmë ndeshjes çfarë mund të ndodhë. Edhe mund të fitojmë me Islandën”.

“Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë, kam punuar të kap formën. Prej dy muajsh luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe do jap më të mirën time nëse luaj nga fillimi. Jam gati në 100 për qind të formës time”.

“Islanda ka pasur një ekip të mirë dhe të fortë. I kam parë me Francën, edhe pse humbën 4-0 kanë kualitet. Janë ekip ofensiv dhe është një përballje direkte me të”.

Abrashi rigjen futbollin dhe buzëqeshjen: Kjo ndodh vetëm në Frajburg!
Amir Abrashi është rikthyer i rëndësishëm për Frajburgun, që javën e fundit mundi 5-1 skuadrën e Augsburgut. Fjalë të mira për mesfushorin e kombëtares sonë nga trajneri Kristian Straish, ndërkohë që futbollistët e skuadrës gjermane i janë gëzuar dy ditëve pushim.

“Është gjë e mirë që patëm pushim dy ditë, diçka e tillë nuk ndodh shpesh. Mua m’u krijua mundësi të kthehesha në shtëpi. Shkova në Zvicër dhe takova prindërit e mi. Tani jam plotësisht i qetë, por ky relaks nuk do të zgjasë shumë. Të shtunën është ndeshja e radhës”, shprehet Abrashi në një intervistë të dhënë për faqen e klubit.

Mesfushori flet edhe për elozhet e trajnerit: “Natyrisht është gjë e bukur të dëgjosh se isha në gjendje të bëja ato që donte trajneri. Jam po aq i lumtur që unë munda të ndihmoj ekipin. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

PËRBALLIMI I DËMTIMIT – Këputja e ligamentit e la jashtë fushave të blerta për shumë kohë Abrashin, i cili një situatë të tillë nuk e provon për herë të parë. “Ka qenë e vështirë për mua, një ndjenjë e çuditshme. Në fillim ishte ‘OK’, por pas nëntë, dhjetë muajsh, nisa të bëhem shumë e më shumë i paduruar. Çdo fundjavë ishte e njëjta situatë, isha gjithmonë spektator”, tregon futbollisti i Frajburgut.

Në janar ai u grumbullua me ekipin në fazë dhe pati mundësinë të luante disa miqësore me ekipin e dytë:  “Përfitova shumë kënaqësi vetëm prej faktit që isha në gjendje të godisja topin përsëri. Ndeshjet me ekipin e dytë ishin shumë të vlefshme për mua, dhe fatmirësisht, kur duhesha për ndeshjet me Shalken dhe Augsburgun, isha i gatshëm”.

Abrashi tregon se priste të ishte gati fizikisht për ekipin e tij:  “Mendërisht kam qenë gati prej një kohe të gjatë. Ishte shumë e qartë për mua: sapo trajneri të më hidhte në fushë, do duhej të jepja 100% dhe të isha në maksimumin tim. Fjala ‘ambientim’ nuk ekziston për mua. Luajmë në Bundesligë, kemi nevojë për pikë. Këtë mendoja gjithë kohën të shtunën”.

PERIUDHA  E RIKUPERIMIT – Edhe pse i dëmtuar, Abrashi gjithë kohën ka qenë i grumbulluar me skuadrën. “ Ishte fantastike dhe diçka e tillë ndodh ndoshta vetëm në Frajburg. Kam punuar aq shumë me djemtë, saqë isha në klimë ndeshjesh, edhe kur nuk isha gati për të zbritur në fushë. E pabesueshme, apo jo? Kjo është unike dhe ia lehtëson kthimin nga dëmtimi çdo lojtari”, rrëfen mesfushori, i cili ka vetëm një dëshirë: “Dua që në vazhdim të jem i shëndetshëm dhe të vazhdoj kështu”.

MARRËDHËNIA ME GRIFO – Mesfushori me origjinë italiane, Vinçenzo Grifo, është një nga miqtë më të mirë të Abrashit. “Jemi shumë të afërt. Në kohën kur ai nuk luante, ne bisedonim çdo ditë në telefon. Nëse nuk kishim kontakte gjatë një dite, kjo ishte diçka e çuditshme. Ne jemi të gjithë të lumtur që ai është kthyer me ekipin, si lojtar, por edhe si tip. Ai i bën mirë ekipit. Ju e shihni se sa mirë harmonizohemi brenda ekipi dhe kjo sjell edhe lojën e mirë në fushë. Përndryshe nuk do funksiononte aq mirë”, deklaron Abrashi.

Abrashi merr komplimentet e trajnerit: Çfarë shembulli për të rinjtë
Fundjava e kaluar ishte mjaft e veçantë për Amir Abrashin. Mesfushori i kombëtares kuqezi u rikthye të luajë një ndeshje në Bundeslige, thuajse një vit pas një dëmtimi në ligamentet gjurit.

Futbollisti shtatshkurtër luajti për 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët në fushë, teksa Frajburgu mori një pikë shumë të vlefshme ndaj një kundërshtari me emër si Shalke.

Rikthimi i Abrashit ka gëzuar këdo në klub, siç e vërteton dhe një intervistë e shkurtër me e trajnerit Kristian Shtraih, i cili thotë fjalët më të mira për mesfushorin shqiptar.

“Kur ai është në stërvitje, diçka ndryshon në skuadër.  Ai është njeri që nuk ka justifikime dhe jep përherë gjithçka. Lojtarët e rinj e shohin si një shembull, madje dhe ata që janë shumë të mëdhenj nga fizikut”, tha Shtraih.

Abrashi: E harrova lodhjen, duhet ta mbaj veten të motivuar!
Amir Abrashi u rikthye fundjavën që lamë pas të ishte titullar për Frajburgut, pasi ka qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar. Gjatë periudhës së riaftësimit që zgjati gati një vit, Abrashi u kthye në vendlindje ku punoi me përgatitësin fizik Harun Gylen, i cili i shërbeu dhe si një motivues për të.

Së fundmi, mesfushori i kombëtares sonë ka folur për mediat gjermane, konkretisht për “Badische Zeitung”, ku ka diskutuar rreth rikthimit të tij në fushë. 28-vjeçari ka thënë se duhet të qëndrojë i motivuar dhe se rikthimi në fushë e bëri që të harronte krejtësisht lodhjen.

“Duhet ta mbash veten të motivuar. Nuk mund të qëndrosh përtokë gjatë të gjithë kohës, duhet të gjesh forcë për t’u ngritur. Nuk ndjeva asnjë problem në ndeshjen në fundjavë. Gëzimi i të qenit sërish në fushë pas kaq shumë muajsh ma bëri që ta harroj krejtësisht lodhjen. Ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, por goli nuk erdhi.  Rëndësi ka që po luajmë si një skuadër”, përfundoi Abrashi.

VIDEO | Abrashi gati për t’u rikthyer, mesfushori rrit intensitetin e ushtrimeve
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, nuk luan prej më shumë se 10 muajsh me skuadrën e Frajburgut në Bundesligën gjermane. Një dëmtim në ligamentet e gjurit është shkaku për këtë mungesë të gjatë. Por, pritja do të marrë fund shumë shpejt.

Futbollisti 28-vjeçar ka filluar prej disa javësh ushtrimet me topin, ndërsa nuk është ndalur edhe në periudhën e pushimeve. Abrashi është rikthyer në Zvicër, aty ku jeton familja e tij dhe vazhdon të stërvitet me intensitet të lartë. Në një video të fizioterapistit të tij, Harun Gylen, mesfushori i kombëtares shqiptare shihet duke bërë ushtrime me ritëm të lartë në palestër.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, futbollisti nga Gjakova do të jetë i gatshëm për grumbullim nga trajneri Panuçi për ndeshjet e kualifikuese të “Euro 2020” kundër Turqisë dhe Andorës.

Tetë muaj pritje, Abrashi rrëfen rrugën e gjatë drejt riaftësimit
Amir Abrashit i është dashur të presë tetë muaj për t’u rikthyer në stërvitje me skuadrën e Frajburgut. Mesfushori i kombëtares shqiptare pësoi një këputje të ligamentit të kryqësuar në tranfertën ndaj Hertës së Berlinit më datë 10 mars. Shenja e operacionit në gjurin e tij të djathtë mbete ende shumë e dukshme.

Në një intervistë të shkurtër për medien lokale “Südwestrundfunk”, Abrashi tha se si e kishte përjetuar periudhën e gjatë të rikuperimit: “Kishte ditë ku gjithçka shkonte mirë dhe thosha: Forca, do të rikthehem. Por, kishte dhe nga ato ditë ku thosha: Përsëri ky avaz? Tani kanë kaluar shtatë muaj, s’mund ta ndryshosh këtë gjë”.

Për ta parë sërish Abrashin në Bundesligë do të na duhet të presim dhe pak. Mesfushori e ka të qartë se tetë muaj në infermieri e kanë lënë mbrapa pjesës tjetër të skuadrës dhe minutat e para do i duhet t’i marrë me ekipin B të Frajburgut. Nëse gjithçka shkon në rregull Abrashi do ta shohim në elitën e futbollit gjerman gjatë pjesës së dytë të sezonit, në muajin janar, ndërsa rikthimi në kombëtaren kuqezi pritet të ndodhë në grumbullimin e muajit mars.

Makthi merr fund, Amir Abrashi zbret në fushë
Mars 2018. Amir Abrashi u ndal nga një dëmtim në gju dhe parashikohej që të rikthehej në fushën e blertë në muajin tetor. Nuk ka ndodhur kështu, pasi rikuperimi ka zgjatur pak më shumë. Sot mesfushori është bashkuar me grupin.

Një lajm i mirë për Frajburgun dhe për trajnerin Kristian Panuçi, i cili tanimë duhet të nisë të shohë edhe nga mesfushori. Abrashi tanimë mund të luajë në Bundesliga dhe të japë kontributin e tij. Sigurisht që periudha pas operimit të ligamentit nuk ka qenë e lehtë për futbollistin kuqezi, por tanimë më e keqja ka kaluar.

Vetë klubi gjerman ka bërë me dije rikthimin e Abrashit, teksa shkruan: “Amir Abrashi dhe Kaleb Stanko ishin për herë të parë në stërvitje me grupin, që pa dëmtimeve të tyre”. Pas gati shtatë muajsh Abrashi është rikthyer dhe pret të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon.