Allan

PSG nuk i ndahet yllit të Napolit, gati oferta e çmendur
Parisi e ka seriozisht për shërbimet e Alan. Braziliani, që luan për Napolin pëlqehet tej mase nga trajneri Tuhel dhe stafi i tij. Al Kelaifi është gati t’ja plotësojë dëshirën trajnerit gjerman për një shifër prej 60-80 milionë euro. Napoli prej kohësh njihet për vlerat e kripura, me të cilat hedh lojtarët e tij në treg. 100 milionë euro ishte çmimi që presidenti De Laurentis i kishte vendosur Alan në janar.

Ky çmim pritet të ulet këtë verë, pasi lojtari nuk e dëshiron qëndrimin në San Paolo. Këtë herë Ançeloti do të ketë më shumë se në dimër kohë për të blerë një lojtar tjetër për ta zëvendësuar. 28-vjeçari u kërkua me ngulm nga Parisi edhe në dimër, megjithatë përfunduan duke blerë Paredes nga Zeniti për shkak të rezistencës së Napolit. Tani situata duket se ka ndryshuar dhe qëndresës së të kaltërve ndaj milionave arabe po i vjen fundi.

Alan merr vendimin për të ardhmen, ja kush e bindi
PSG kërkoi gjatë merkatos së janarit shërbimet e Alan, por Napoli nuk hoqi dorë nga pretendimet e larta. Braziliani është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit, ndërsa presidenti De Laurentis fliste për një çmim kartoni rreth 100 milionë euro.

Ekipi francez nuk është dorëzuar dhe do të tentojë përsëri në verë për Alan. Kësaj radhe mund të marrë një përgjigje pozitive nga lojtari, i cili është bindur përfundimisht për t’u transferuar në kryeqytetin francez.

Sipas raportimeve të “Uol Esport”, kanë qenë brazilianët e PSG, atë të cilët kanë bindur 28-vjeçarin të pranojë ofertën e PSG. Tiago Silva, Nejmar, Markuinjos dhe Dani Alvesh ia kanë dalë t’i mbushin mendjen Alanit që të bashkohet me ta sezonin e ardhshëm.

Mesfushori nuk kërkon të ndahet keq me Napolin dhe tifozët. Tashmë PSG duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Napolin, ndërsa oferta e tyre pritet të sillet rreth shumës 90 milionë euro.

“Çmenduri franceze”, PSG ofertë marramendëse për Alan
Ditët e fundit bëri bujë të madhe një ofertë e PSG-së në drejtim të Napolit për mesfushorin brazilian Alan. Francezët ofruan plot 80 milionë euro për kartonin e lojtarit, por duket se të kaltrit e kanë refuzuar ofertën e majme.

Vetë Ançeloti, një ditë më parë pranoi përpara mediave se Alan do të vijojë të jetë një lojtar i Napolit dhe se nuk do të largohet nga Italia. Gjithsesi, gjigantët e PSG-së duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe duke parë forcën ekonomike që kanë, ekipi i De Laurentis do ta ketë të vështirë të rezistojë.

Sipas raportimeve të fundit nga “Tuttosport”, ekipi francez ka gati një ofertë marramendëse. 100 milionë euro në tavolinë për Napolin, nje shifër e çmendur. Por, çmenduria e parizienëve nuk mbaron këtu, pasi ofrojnë për lojtarin plot 8 milionë euro në sezon, plus bonuse. Topi kalon në krahun e Napolit dhe Alan tani…

“Çmenduria” e shekullit për Alan, një fantazist spanjoll për Ançelotin
PSG e ka bërë hapin e parë zyrtar dhe i ka ofruar Napolit 80 milionë euro për kartonin e Alan. Mesfushori brazilian është një kërkesë e trajnerit Tuhel dhe klubi francez po insiston prej ditësh që të arrijë akordin me presidentin De Laurentis.

Alanin e pret një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon (trefishin e aktuales) dhe 28-vjeçari mezi po pret të transferohet në Paris dhe të bashkohet me brazilianët e tjerë si: Nejmar, Tiago Silva dhe Dani Alvesh.

Napoli ka rritur pretendimet dhe tashmë kërkon 120 milionë euro për Alan, por oferta prej 80 milionë eurosh e PSG, që përfshin dhe bonuse si dhe një partnership në të ardhmen me Qatar Airwys, po e tundon Aurelio De Laurentisin.

Italianët po mendohen, por në fillim duan të gjejnë zëvendësuesin e brazilianit dhe dëshirat janë dy: Nikolo Barela i Kaljarit dhe Stanisllav Lobotka i Selta Vigos.

Nga ana tjetër, Napoli është pranë sigurimit të shërbimeve të një fantazisti. Ai quhet Pablo Fornals, është 22 vjeç, luan me Vijarealin dhe cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit spanjoll. Akordi me lojtarin është arritur dhe siç citon “Corriere dello Sport”, Napoli është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, duke fituar konkurrencëm me Barcelonën, Arsenalin, Uest Hemin dhe Fulhemin.

Fornals aktivizohet në rolin e mesfushorit të avancuar, por i bën mirë të gjitha rolet e mesit të fushës. Ai pëlqehet shumë nga trajneri Ançeloti, ndërsa tashmë ka mbetur të arrihet akordi me klubin spanjoll. Klauzola e lojtarit është 28 milionë euro, që mund të rritet në mënyrë të njëanshme nga Vijareali në 33 milionë euro.

“Të presim se çfarë do të ndodhë, por lojtari ka miratimin e plotë të Napolit dhe Ançelotit”, thekson agjenti Alberto Toldra. Napoli pret të mbyllë huazimin e Rog te Sevilja dhe më pas, De Laurentis do të paguante menjëherë milionat e kërkuara nga Vijareali dhe Fornals, i cili ka humbur vetëm një ndeshje kupe këtë sezon me “nëndetësen e verdhë” dhe numëron dy ndeshje me kombëtaren e Spanjës, do të niste aventurën italiane me ekipin e Ançelotit.

Alan në “udhëkryq”: PSG insiston, Napoli nuk dorëzohet
PSG po bën të pamundurën për të siguruar shërbimet e Alan, por marrëveshja me Napolin është ende larg. Klubi italian nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e brazilianit, por është gati të dorëzohet përpara… 100 milionë eurove!

Presidenti De Laurentis ka udhëtuar ditën e sotme drejt Parisit me bashkëshorten e tij për të shijuar pak relaks, por nuk përjashtohen bisedimet me drejtuesit e PSG për të arritur një akord për lojtarin.

PSG i ofron 28-vjeçarit 6 milionë euro në sezon (trefishin e asaj që përfiton te Napoli), ndërsa dy drejtorët sportivë, Xhuntoli dhe Henrike (kanë një miqësi të fortë) vazhdojnë negociatat. PSG ofron deri në 60 milionë euro për mesfushorin, por për Napolin nuk mjaftojnë. Francezët kanë frikë nga FPF (fair-play financiar).

Nëse akordi arrihet, Napoli e ka gati zëvendësuesin. Ai është Nikolo Barela i Kaljarit dhe mesfushori i talentuar mund të bashkohet me ekipin e Ançelotit në verë.

Ironia e De Laurentis: Super Napoli, fitoren ia dedikojmë… doktor Sandulit!
Napoli zhvilloi një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni kundër Lacios, duke fituar me rezultatin 2-1. Golat e Fabian Ruiz dhe Milik i dhanë tre pikë të tjera ekipit të Ançelotit. Aurelio De Laurentis është shfaqur i lumtur pas kësaj paraqitje të ekipit të tij dhe ka një dedikim të veçantë për fitoren.

Presidenti i Napolit bën ironi me Piero Sandulin, kryetarin e Gjykatës së Apelit, i cili nuk e fali Kulibalinë, dhe fitorja kundër bardhekaltërve shkon për të.

“Zhvilluam një ndeshje të bukur, duke treguar se dhe me katër mungesa të rëndësishme skuadra di të luajë në mënyrë të jashtëzakonshme. Goditëm pesë herë shtyllën. Dua të falënderoj një napolitan të thekur si doktor Sanduli, e falënderojmë dhe ia dedikojmë atij këtë fitore.”

Pasi pati një telefonatë me presidentin e PSG, Naser Al Khelaifi javën e kaluar, De Laurentis është nisur sot drejt Parisit dhe mediat italiane zbulojnë shkakun e këtij udhëtimi. Në mes është mesfushori Alan, objektivi kryesor i PSG. Presidenti i Napolit do të dëgjojë nga afër ofertën e klubit francez, por nuk ka tolerime: nevojiten të paktën 100 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.

Alan në një dyluftim për top me Nejmar

Bazat e akordit janë hedhur dhe PSG do të shfrytëzojë lidhjet e ngushta që ka me qeverinë e Katarit për të siguruar fondin e nevojshëm për blerjen e Alan dhe për t’iu shmangur problemeve me FPF (fair-play financiar).

Frenon PSG, De Laurentis nuk kënaqet nga oferta
“Alan te PSG? Nëse francezët ofrojnë 80 milionë euro, do ta nisja në këmbë për në Paris”, ishin fjalët e Antonio Kasanos pak ditë më parë në një intervistë. Francezët duket se i kanë dëgjuar fjalët e ish-sulmuesit dhe tanimë ka të reja në lidhje me tratativat për mesfushorin e Napolit.

Gazetta dello Sport raporton se PSG është zmbrapsur disi dhe ua ka bërë të qartë italianëve se nuk jep asnjë cent mbi 50 milionë euro për Alan. Këtë shifër Aurelio Di Laurentis nuk e merr në konsideratë dhe me shumë mundësi kjo pistë merkatoje për francezët mund të konsiderohet e sfumuar.

Alan është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit dhe normalisht që presidenti i skuadrës italianë nuk dëshiron ta lëshojë. Ai ka një eksperiencë të madhe në Serie A, teksa fillimisht iu bashkua Udinezës në verën e vitit 2012.

Mesfushori 28-vjeçar është pjesë e Napolit që në vitin 2015 dhe është kthyer në një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. Paraqitjet e bërë në Serie A kanë tërhequr edhe interesin e klubeve të tjera, me PSG-në që po këmbëngul më së shumti.

PSG gati të hapë thesin për mesfushorin, Napoli ka dy kushte
Fitimi i Champions Ligës është objektivi kryesor i PSG dhe klubi po bën maksimumin për t’i dhuruar trajnerit Tuhel një kontingjent lojtarësh plot kualitet, sidomos në repartin e mesfushës. Siç raporton “Corriere dello Sport”, PSG ka gati një ofertë tunduese për Alan të Napolit.

Braziliani shihet si lojtari i duhur për të bërë lidhjen e duhur mes reparteve dhe presidenti, Al-Khelaifi e pëlqen shumë 27-vjeçarin dhe është bindur për të investuar për të.

Alan në një dyluftim për top me Nejmar

Lojtari do e mirëpriste një kalim në kryeqytetin francez, ndërsa Napoli ka dy kushte. Nevojiten të paktën 100 milionë euro për kartonin e Alan dhe duhet siguruar blerja e Barelës, mesfushorit të talentuar të Kaljarit, për të shitur më pas lojtarin latin te PSG.

PSG hap thesin për mesfushorin, Napoli ofertë talentit italian
Adrien Rabiot është pothuajse një lojtar i Barcelonës, ndërsa PSG ka gjetur zëvendësuesin e tij. Kampionët e Francës po kërkojnë prej kohësh një emër të madh për mesfushën e Tuhel. Objektivi i tyre është Alan i Napolit dhe “Corriere dello Sport” raporton se PSG ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Alan në një dyluftim për top me Nejmar

Napoli po reziston dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit. Por, Napoli nuk dëshiron të jetë i papërgatitur dhe ka përgatitur ofertën për… Nikolo Barelën. 21-vjeçari i Kaljarit është një nga lojtarët më të talentuar italianë, por për të interesohet prej kohësh dhe Interi, por dhe klube të tjera.

Nikolo Barela

Zikaltrit kanë raporte të mira me drejtuesit e ekipit sard, menaxheri i Barelës është i njëjti që gëzon të drejtat e Naingolan, madje dhe vetë mesfushori dëshiron një kalim tek Interi. Megjithatë, De Laurentis, presidenti i Napolit, ka gati një ofertë tunduese për Kaljarin: 20 milionë euro dhe kartonët e Ounas dhe Rog.

Post eleminimi nga Champions, te Napoli duan t’ia nisin nga e para
Napoli i Karlo Ançelotit nuk arriti të kualifikohej në raundin tjetër të ligës së kampionëve. Gjatë gjithë këtyre ditëve, mbështetja e trajnerit italian dhe presidentit De Laurentis ka qenë motivuese ndaj lojtarëve. Këta të fundit, duket se duan të lënë pas gjithçka  dhe të vazhdojnë të “dhurojnë” spektakël në kampionat.

Mesfushori i Napolit, Alan, foli për mediat një intervistë në të cilën sqaron situatën: “Ne jemi të zhgënjyer pasi kemi luajtur shumë mirë në grupe. Ky është një mëkat i madh. Duam të fitojmë këto 4 ndeshje që kanë mbetur për këtë vit. Ançeloti na tha që të jemi të qetë. Do japim një përgjigje pozitive ndaj Kaljarit”.

Futbolli i bukur nuk fiton gjithmonë. Kjo frazë i përshtatet më së miri Napolit. Megjithatë, napolitanët nuk kanë përse të mërziten, pasi realisht kanë një ekip të madh.

Alan mesazh për Titen: Mos shiko vetëm në Kinë dhe Brazil
Mesfushori brazilian ,Alan, është një ndër lojtarët më të dalluar te skuadra e Napolit. Futbollisti 27-vjeçar prej disa sezonesh mban statusin e një titullari të padiskutueshëm, por paraqitjet e shkëlqyera në Serie A, nuk i kanë vlejtur aspak për sa i përket kombëtares braziliane.

“Seleçao” vazhdon të mbetet një ëndërr për të. Në një intervistë të gjatë për “Radio Kiss Kiss”, braziliani foli për herë të parë mbi këtë çështje. “Tite është një trajner që i jep mundësi çdo lojtari pavarësisht se ku luan. Ai ka përzgjedhur futbollistë nga kampionati kinez dhe nga ai brazilian, kështu që i them të hedhë sytë edhe këtej nga Itali”, tha 27-vjeçari.

Një opsion për Alan është ajo çka bëri bashkëkombësi i tij Zhorzhinjo, i cili tani është pjesë e përfaqësueses “axurre”. Mesfushori punon prej gjashtë vitesh në Itali dhe ka përmbushur kushtet për natyralizim, pajisja me pasaportën italiane për të është vetëm çështje ditës, por siç duket Alan beson se atij do t’i vijë shansi për të përfaqësuar Brazilin.