Alijev

Rejnxhërs hap fals me Grezdën në fushë, Lilaj e Xhejms “ëndërrojnë” Europën
Rejnxhërsi i Eros Grezdës nuk ka
shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Dandin. Anësori i Kombëtares së Shqipërisë
luajti për 90 minuta të plota në këtë ndeshje, me Stivën Xherard që i besoi
deri në fund aftësive të 26-vjeçarit.

Ndeshja nisi jo mirë për skuadrën e
23-vjeçarit, pasi vendasit shënuar që në minutën e 8-të me anë të Milner.
Gjithsesi, ekipi i Grezdës e gjeti golin e barazimit pak minuta më vonë me anë
të Halidej. Ndonëse rastet nuk munguan, Rejnxhërs nuk arriti dot që të merrte pikë
të plota, duke i krijuar komoditetin Sëlltikut që ta thellojë akoma dhe më shumë
diferencën.

Në Azerbajxhan vijon të bëjë mirë Sabjen Lilaj, i cili e kanisur që nga minuta e parë sot ndeshjen mes Gabalës dhe Sabailit. Skuadra eish-mesfushorit kuqezi është ndarë në barazim 0-0. Nga minuta e parë kanëzbritur në fushë edhe Xhejms Adeni, ashtu si dhe Rauf Alijev.

Nigeriani ka qenëpjesë e Laçit dhe Skënderbeut më parë, ndërsa azeri ka pasur një eksperiencë tëshkurtër në radhët e Kukësit. të tre këto lojtarë janë pika të rëndësishme të skuadrëssë Gabalës. Ish-sulmuesi i verilindorëve e ka tradhtuar skuadrën e tij sot, pasi 4 minuta para fundit të ndeshjes është ndëshkuar me karton të kuq. Gabala tani ndodhetvetëm 4 pikë larg vendit të tretë që të çon në kualifikueset e Europa League.

Shënon vetëm Bakaj, Guri “digjet” nga Alijev
Nëse ka një repart që po shqetëson shumë për momentin te Kukësi është sulmi. Emra të rëndësishëm dhe me peshë, por prodhimtaria e dobët. Para fillimit të kampionatit, të gjitha skuadrat do të firmosnin për repartin ofensiv të verilindorëve, pasi Elis Bakaj dhe Sindrit Guri janë të sprovuar në kampionatin shqiptar dhe Rauf Alijev u afrua si “qershia mbi tortë”. Azerbajxhanasi do të ishte “ylli” që do të bënte të harronte Pejiçin me golat e tij, por me një ndryshim, do të ishte edhe në ndihmë të ekipit. Pritshmëria për 28-vjeçarin ishte e madhe, pasi pritej të lëvizte më shumë dhe të vraponte në zonë duke mbuluar këtë aspekt që kroati e kishte minus. Realiteti, sulmuesi ka bërë lëmsh sulmin duke vendosur në vështirësi trajnerin Mlladen Milinkoviç, por edhe drejtuesit e klubit.

PROBLEMI – Alijev po luan në majë të sulmit, poshtë tij është Elis Bakaj që është në pozicionin e tij natyral, në krahun e majtë të sulmit Kale, ndërsa “i sakrifikuari” i madh është Sindrit Guri. Shkodrani, pozicionin e tij natyral e ka si sulmues pykë, pikërisht në vendin që po luan Alijev. Milinkoviçi po e përdor si sulmues krahu të djathtë, një pozicion që nuk e lejon të japë më të mirën në fushën e lojës. Shtatlartësia e tij nuk e favorizon në atë rol, pavarësisht teknikës dhe shpejtësisë. 23-vjeçari nuk po dhuron paraqitje të mira dhe fakti që po luan si sulmues krahu po e penalizon. Nga ana tjetër, Alijev nuk ka bërë asgjë për të rënë në sy për mirë. Loja e tij deri tani ka qenë zhgënjyese, pasi nuk po arrin të bëjë diferencën, e aq më pak të marrë ekipin përdore duke e nxjerrë nga situatat e vështira.

MILINKOVIÇ – Trajneri ka vështirësi në lidhje me këtë situatë, pasi është “i detyruar” të fusë Alijevin, pasi është afruar me bujë dhe besimi te ai është i madh. Megjithatë, me një zgjedhje të tillë po humbet Gurin. Kjo do të jetë një situatë që do e mundojë teknikun serb edhe në vazhdimësi. Kampionët e Shqipërisë kanë humbur me Skënderbeun dhe këto probleme kanë dalë edhe më shumë në pah.

GOLI – Kukësi po vuan edhe për të gjetur golin, pasi nga treshja e sulmit po arrin të shënojë vetëm Bakaj. Guri dhe Alijev ende nuk e kanë provuar shijen e golit, këtu nuk futet gjuajtja e azerbajxhanasit ndaj Laçit, pasi është cilësuar si autogol. Një tjetër emër, Elton Kale, po bind me paraqitjet e tij. Braziliani është në formë dhe po bën mirë në krah.

Salihi-Pejiç, hija që rëndon dhe sot
Jurgen Zela

Pero Pejiç dhe Hamdi Salihi, ose ndryshe “një thes me gola”. Kroati Pejiç dhe shkodrani Salihi ishin pa dyshim “makineri” golash. Sezonin e shkuar, Superiorja kishte mundësinë që t’i gëzohej realizimeve të tyre të panumërta, ndërsa këtë edicion si skuadrat ashtu dhe sportdashësit janë në kërkim të goleadorëve të rinj.

Ali Soue dhe Rauf Alijev janë dy emrat të cilët kanë marrë statusin e kandidatëve për të pasuar dy “bomberat” e vjetshëm, por deri më tani nuk po gjejnë dot ritmin e plotë. Soue ka nisur të bëjë mirë, teksa e ka provuar shijen e golit, por ka treguar dhe një lojë të kënaqshme, ndërsa azeri i Kukësit është mjaftuar vetëm me një traversë në Superkupë, por dhe protagonizmin në golat e Kukësit pa mundur që të festojë rrjetën e parë shqiptare.

Soue dhe Alijev pa dyshim është një duel simpatik në supersfidën e javës së katërt, ku pa diskutim do të synohet që nga statusi i kandidatit të marrë statusin e liderit. E vështirë kur kujton se kë duhet të pasojnë. Si Salihi dhe Pejiç kanë luajtur për të fundit herë në Kukës së bashku. Shkodrani u largua duke grisur një karton të kuq, ndërsa Pejiç pas një 11-metërshi shumë milion eurosh. Ndoshta meritonin më shumë, por sot kuptohet që mungesa e tyre ndjehet dhe në Kukës ende i gëzohen dygolëshit që i dha titullin, ndërsa korçarët me nostalgji kujtojnë golat e nxjerrë nga hiçi të Salihit.

Soue dhe Alijev janë të destinuar për të qenë lider, por kanë shumë punë për të bërë nëse duan që të heqin hijen e së shkuarës, së paku duhet të bëjnë sa paraardhësit e tyre.

Gjici pret ende golat e Alijevit dhe këshillon Gurin: Shëno sërish!
Presidenti Safet Gjici ka ndjekur nga afër Kukësin, por është larguar pa përfunduar takimi i kupës. Bosi kuksian priste më shumë nga sulmuesi Alijev, i cili në Shqipëri ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, ndaj nuk e ka fshehur mërzinë, edhe pse ka mbetur në rangun e batutave. Alijev nuk e ka bërë ende “sefte” në sezonin e ri dhe ndoshta po ndien edhe peshën e pritshmërive të mëdha, ndërkohë që trajneri Milinkoviç tha para pak ditësh se edhe futbolli në Shqipëri është ndryshe nga ai azer, ku Alijev ka luajtur gjithë karrierën e vet.

Gjici nuk i ka kursyer batutat në pushim të ndeshjes, kur i ka thënë Gurit “duhet të shënosh dhe një gol”. Guri ia dëgjoi këshillën, sepse në pjesën e dytë shënoi edhe një gol, ndërsa tentoi pa fund të shënonte sërish.

MUNGESAT – Enea Koliçi dhe Rraman Hallaçi kanë kryer stërvitje të diferencuar për pak minuta dhe më pas janë zhvendosur në tribunë për të ndjekur takimin. Edhe Shameti pas terapisë me mjekun e skuadrës Mel Ostreni, kishte zgjedhur që të ndiqte ndeshjen nga stadiumi. Pas ndeshjes dhe lojtarët e stolit kanë kryer disa minuta stërvitje të lehtë, por dhe gjatë ndeshjes kanë kryer nxehje për gjatë gjithë pjesës së dytë.

“Acarimi” i Alijevit dhe sulmi, Kukësi ka probleme me golat
Azerbajxhanasi nuk po arrin të përshtatet dhe ka treguar luhatje me karakterin. Guri, Bakaj dhe Kale duhet të zhbllokohen

Jurgen Zela

Natyrisht është shumë herët për të folur, ama sulmi i Kukësit duket se mund të ketë një problem të madh këtë sezon, golin. Nëse verilindorët nuk ishin të kënaqur me rendimentin e Pejiçit e të Eminit, çfarë mund të thonë për paraqitjet e Alijevit, e sa kohë mund ta presin? Azerbajxhanasi është afruar për të bërë diferencën, por deri tani nuk ka arritur të përshtatet me Shqipërinë dhe Kukësin, por ka edhe një problem. Alijev duket se ka një karakter të vështirë, pasi edhe në momentin e zëvendësimit e tregoi se ishte i pakënaqur me ndërrimin dhe e shfaqi edhe hapur duke reaguar ashpër. Milinkoviçi duket se do ta ketë të vështirë ta administrojë “yllin” e ekipit të tij.

ALIJEV – Azerbajxhanasi u la në stol në ndeshjen ndaj Kamzës për t’u rikthyer përsëri në formacion me Partizanin. Lojtari u mundua, por nuk arriti të shënojë. Alijev po vuan, jo pak, pasi ka vëmendjen e të gjithëve dhe vjen me statusin e “yllit”. Stoli ndaj Kamzës ishte për ta qetësuar atë, por edhe formacioni titullar i Partizanit e bëri më “agresiv”, fatkeqësisht më shumë me stafin e tij se sa me kundërshtarin. Gjici nuk është i lumtur me të, ky është problem, pasi është ai që mbush “xhepat” e Alijevit, që është ndër futbollistët më të paguar në skuadër. Një tjetër minus i madh për të.

SULMI – Me Partizanin pati një tjetër rreshtim. Alijev në majeë Bakaj pas tij, Guri në të djathtë dhe Kale majtas. Loja kishte më shumë rrjedhshmëri, pasi braziliani ishte më i rrezikshëm se Shtubina, ama rruga e rrjetës mund të jetë shqetësimi kryesor. Guri kishte një mundësi të artë dhe nuk e shfrytëzoi. Kale po ashtu, pasi i vetëm përballë portierit e nxori jashtë porte.

Bakaj dhe Alijev nuk arrinin të gjenin njëri-tjetrin, duke treguar se ekipi ka nevojë për më shumë kohë për të njohur njëri-tjetri.

GJUAJTJET NGA LARG  –  Një tjetër të metë që Kukësi ka shfaqur në këto dy javët e para janë gjuajtjet në portë. Skuadra nuk provon nga distanca, edhe pse lojtarët e pjesës ofensive, duke përfshirë edhe Krkotiçin kanë gjuajtje të mirë.

Milinkoviçi ka punuar shumë në stërvitje me goditjet nga larg, por duket se nuk janë marrë për “bazë” nga skuadra e tij. Ky minus u vu re edhe në sfidën ndaj Kamzës, pasi me Partizanin edhe mundësitë janë më të pakta.