Aleksandro Del Piero

“Receta” e Del Pieros për Championsin: Ja 7 kandidatët kryesorë, CR7 si Lebron Xhejms
25 vite më parë, Juventus luante në transfertë me Foxhian dhe gjatë pjesë së dytë, trajneri i bardhezinjve, Xhovani Trapatoni, hidhte sytë nga pankina dhe vendoste të aktivizonte një lojtar të ri. “Djalosh, futu në fushë. Mos harro: mbaje topin dhe merr ndonjë faull”.

Ishte 12 shtatori i vitit 1993 dhe Aleksandro Del Piero luante ndeshjen e parë nga 705 ndeshje në total me Juventusin. Më pas historia dihet, por Del Piero nuk e harron atë moment.

“Ishte një pasdite e bukur, por akoma më e bukur ishte java tjetër. U futa përballë Rexhianës dhe shënova gol.” Të parin nga 289 golat me bluzën bardhezi mbi supe. Mbas tre vitesh Juventusi i Lipit fitonte Championsin përballë Ajaksit.

Ishte 22 maji i vitit 1996 dhe që nga ajo kohë, pavarësisht se kanë zhvilluar dhe pesë finale të tjera, juventinët nuk kanë arritur të fitojnë më Kupën me veshë të mëdhenj. Del Piero tregon 3 elementët thelbësorë për fitimin e Champions, që është objektivi kryesor i Juventusit të sivjetshëm.

“Një skuadër e fortë dhe e bashkuar, shumë besim dhe ndërgjegjësim në aftësitë e tua dhe të jesh në kushtet më të mira fizike dhe psikologjike në momentet më të rëndësishme. Nuk dua të përmend fatin, që ka vlerën e vet, por nuk bën pjesë te mentaliteti fitues.

Kandidatët kryesorë? I pari vjen Reali i Madridit, edhe pse ka humbur Ronaldon. Ata kanë fituar tre Champions rresht dhe mbeten favoritët kryesorë. Pastaj renditen: Juventus, Mançester Siti dhe PSG, ndërsa në rreshtin e tretë të favoritëve janë: Barcelona, Bajern Mynih dhe Liverpul.

Krahasimi mes Juves së tij dhe ekipit momental? Nuk mund të bëj dot krahasime, por Juventus ka një nga ekipet më të mira në letër. Nuk është i vetmi, por meriton të jetë shumë më lart. Ekipi nuk ka arritur ende nivelin e personalitetit dhe ndërgjeshmërisë së Juventusit të Lipit, kur arritëm katër finale europiane rresht.

Por, mbetet keqardhja që fituam vetëm njërën prej tyre. Ronaldo? Ai është si Lebron Xhejms. Në fillim nuk e besova që do të vinte te Juventus. Sinqerisht, mendova që ishte një mashtrim”, përfundon legjenda e bardhezinjve, Aleksandro Del Piero.

Rrëfehet Del Piero: Juventus çështje zemre, ja veprimi që do e bëja përsëri!
Aleksandro Del Piero është një legjendë e Juventusit dhe futbollit italian. Ish-kapiteni i bardhezinjve dhe Kampioni i Botës 2006 është rikthyer të flasë për karrierën e tij, Juventusin dhe i rikthehet momentit të paharrueshëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai shënonte një dygolësh dhe i jepte fitoren bardhezinjve, ndërsa kur u zëvendësua, i gjithë stadiumi u ngrit duke e duartrokitur. Del Piero ndalet dhe te momenti kur firmosi kontratën e fundit me Juven në vitin 2011 duke nënshkruar një fletë të bardhë.

Juventus – “Marrëdhënia ime me Juventusin është një histori e bukur dashurie. Kemi shkruar faqe të paharrueshme së bashku, si në momente të bukura, ashtu dhe në momente të komplikuara. Kur vendosa të firmosja për një fletë të bardhë, e bëra sepse nevojitej një zgjidhje për të ndaluar gjithçka po krijohej: presione pafund, artikuj dhe deklarata. Flitej për interesin tim, ose qëllimin për të shkuar drejt situatave të çuditshme.

Unë nuk kam firmosur me Juven asnjëherë kontrata, sidomos mbas vitit 2006. Kurrë nuk kam menduar për paratë. Më shumë ishte një gjest i tipit: boll më, kemi gjëra të tjera për të menduar. Ishte një vit i vështirë, por unë doja të fitoja me atë skuadër. Duhet t’u jepja fund të gjitha zërave dhe t’i jepja hapësirë shoqërisë se si dhe sa do të qëndronim së bashku. Më kujtohet kur Ferguson dhe Gigs vendosën rinovimin e kontratës në vitet e fundit, kur ishin duke pirë verë. Ka dhe raste të tjera, por unë do e përsërisja veprimin tim. Ishte një gjest i fortë, por do e bëja përsëri.

“Duartrokitjet e Santiago Bernabeut? Ai është një stadium unik me një tifozëri shumë kërkuese. Në atë stadium kanë luajtur futbollistë të mëdhenj që kanë veshur bluzën e Realit. Ishte e papritur për mua, kur më duartrokitën. Ishte një moment delikat për Juventusin dhe një periudhë e pasur me përballjet kundër Realit dhe kur përballesh shumë herë me një kundërshtar, nuk ka shumë simpati mes palëve. Aty doli në pah diçka e jashtëzakonshme dhe nuk po kuptohej mirë reagimi i tifozëve. U nisa për të kryer zëvendësimin dhe aty e kuptova realisht se çfarë po ndodhte. I falënderoj dhe njëherë tifozët e Realit për ndjesinë e pabesueshme që më dhuruan. Ishte diçka e bukur një vlerësim i tillë, nga ata që në teori ndodhën aty për të të fishkëllyer.”

Paralelja e tifozëve të Juves me CR7 – “U kënaqa shumë me gjestin e tifozëve të Juves. Ata duartrokitën një veprim të pabesueshëm atletik, paraqitjen në tërësi dhe kalibrin e një futbollisti. Është shumë e bukur kur je pjesë e momenteve të tilla”, përfundon 43-vjeçari italian për “Skysport”.