Aleksandër Ceferin

“Edhe në Azerbajxhan jetojnë njerëz që e duan futbollin”
Vendimi i UEFA-s për të luajtur finalen e Europa League në Baku ka hasur në kontestime të të mëdha. Udhëtimi i vështirë dhe mungesa e fluturimeve drejt Azerbajxhanit kanë bërë që qeveria e futbollit evropian të akuzohet për këtë si një vendim i pamenduar. Ajo që bëri më shumë zhurmë dhe krijoi debat ishte fakti se Mkitarian nuk arriti të udhëtonte për të luajtur, për arsye sigurie.

Aleksanër Ceferin, presidenti i UEFA-s është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai shprehet se edhe qytetarët e Azerbajxhanit e meritojnë të shohin futboll në nivele të larta në vendin e tyre. Thotë se evitimi i futbollit prej konflikteve të tilla nuk duhet të ndodhë.

“Problemi i të drejtave të njeriut është problem edhe në vende të tjera. A do të thotë kjo se tifozët në Baku nuk duhet të shohin futboll të gjallë? Ka dhe atje njerëz që jetojnë dhe e duan futbollin. Nëse futbolli e lejon veten të ndalet në situata të tilla atëherë nuk mund të organizojmë asgjë në të ardhmen. Kemi arritur të menaxhojmë një Kampionat Evropian perfekt ne Francë, ku rrezikohej nga sulmet terroriste”, u shpreh Ceferin.

Tifozët e Romës protestojnë, UEFA “kërcënon” Porton!
Roma po përgatitet për dy përballjet në Champions Ligë. Përballë ekipit të Di Françeskos do të jetë Porto, në një duel shumë të fortë. Ndeshja e parë zhvillohet në “Olimpico” të martën, ndërsa ajo e kthimit do të luhet me datë 6 mars në Portugali.

Tifozët romanë kanë protestuar për çmimet e biletave të ndeshjes së kthimit në Portugali. Atyre u duhet të paguajnë 50 euro, ndërsa vendasve do u duhet të paguajnë vetëm 20 euro.

Një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e UEFA-s që është e qartë: biletat e tifozëve miq duhet të jenë me të njëjtin çmim me ato të atyre vendas. Çështja mund të përfundojë në Komisionin Disiplinor të Nion dhe klubi luzitan rrezikon.

Për situatën e krijuar ka folur dhe Aleksandër Ceferin, i cili “kërcënon” Porton. “Ne kemi rregulla dhe raste të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë në këtë sezon. Ne kemi marrë vendime disiplinore dhe do të ketë dënim për Porton, nëse është kështu siç pretendohet”, ka sqaruar shkurtimisht presidenti i UEFA-s.

Euro 2020, Botërori 2030 dhe Liga e Kombeve: Ceferin zbulon prioritetet!
Aleksandër Ceferin u rizgjodh sot si president i UEFA-s dhe do të vazhdojë të jetë në krye të futbollit europian dhe për katër vitet e ardhshme. Slloveni ka thënë fjalët e para pas konfirmimit në postin e tij. Liga e Kombeve do të vazhdojë dhe do të bëhet një kompeticion fantastik, ndërsa do të punohet fort për të organizuar Botërorin e vitit 2030 në Europë.

Ceferin flet dhe për risinë e organizimit të Euro 2020 në 12 shtete të ndryshme dhe është gati të bashkëpunojë me FIFA-n dhe ECA-n. Në fund platforma dixhitale. Akordi me kompanitë e këtij sektori është afër dhe pas 6 muajsh do të nisë gjithçka.

“Ndihem i nderuar dhe jam shumë i emocionuar. Do të tentojmë të organizojmë Botërorin e vitit 2030 në Europë dhe do të bëjmë të mundur që Liga e Kombeve të jetë një sukses i shkëlqyer. Shpresoj të jetë reduktuar skepticizmi ndaj meje dhe duhet të jemi gjithmonë gati të parashikojmë të ardhmen. Euro 2020 do të organizohet në 12 shtete të ndryshme. Ky është një mesazh për Europën e lirë, tolerante dhe të bashkuar.”

“Jemi gati të bashkëpunojmë me FIFA-n për t’i dhënë mundësinë futbollit të jetë sporti numër një në botë. Do të punojmë krah për krah me ECA-n (Shoqata europiane e klubeve) për t’i dhënë formë kompeticioneve të së ardhmes, që duhet përditësuar me kalimin e kohës. Do të ketë hapësirë dhe të drejta që të 55 federatat europiane të kualifikohen.”

“Në gjashtë muajt e ardhshëm do të nisim platformën tonë dixhitale, ky është një revolucion dhe jemi shumë afër akordit për partneritetin historik me kompanitë e këtij sektori. Së shpejti do të përshtatim rregullat e FPF (fair-play financiar në mënyrë që të gjitha klubet të përfitojnë nga mundësitë për zhvillim. Unë do të siguroj që futbolli europian të vazhdojë rritet dhe të respektohet nga të gjithë.”

Anti Superligë, pro futbollit të femrave! Ceferin edhe kundër FIFA-s!
Aleksandër Ceferin do të vazhdojë detyrën si presidenti i UEFA-s dhe sot në Romë është konfirmuar në mandatin e tij të dytë. Slloveni pasoi francezin Platini përpara dy vitesh e gjysmë, ndërsa njihet për faktin që futi teknologjinë VAR në Champions (teknologjia do të përdoret duke nisur nga duelet e fazës çerekfinale). Ai ishte kandidati i vetëm dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2023.

Gjatë prononcimit të tij, Ceferin konfirmon faktin që nuk do të krijohet një Superligë europiane. (16 klube, 11 prej të cilëve me ftesë të garantuar për 20 vite). Ai shpjegon se pse është kundër, flet për Botërorin me 48 klube dhe e mbyll me futbollin e femrave.

SUPERLIGA – “Është larguar përfundimisht rreziku i krijimit të Superligës europiane. UEFA ka diskutuar me klubet në mënyrë direkte dhe të ndershme. Klubet ishin gati të shkëputeshin nga UEFA në vitin 2016, por tashmë jemi bashkuar përsëri. Kemi diskutuar, e kemi dëgjuar me njëri-tjetrin dhe jemi marrë vesh.”

“Sa të jem unë president i UEFA-s dhe Andrea Anjeli president i ECA (Shoqata europiane e klubeve), nuk do të krijohet asnjë Superligë. Nuk po e premtoj një gjë të tillë, ky është fakt. Klubet e mëdha do të humbitnin madhështinë e tyre, nëse do të krijohej Superliga. Atyre do u mbetej vetëm e kaluara. Në futboll duhet respektuar më shumë rezultati që ofron fusha, piramida e futbollit, ngjitje-zbritjet nga kategoria. Të gjitha këto kanë më shumë rëndësi se llogaritë financiare.”

BOTËRORI ME 48 EKIPE – “Kemi kundërshtuar FIFA-n për Nations League globale dhe Botërorin e klubeve me 48 ekipe. Ne e respektojmë FIFA-n, e dashurojmë futbollin dhe duam të mbrojmë atë. Shpresojmë që dhe FIFA të ketë respekt për ne dhe ta dëgjojë pikëpamjen tonë.”

FEMRAT – “Futbolli i femrave është i rëndësishëm dhe duhet zhvilluar, jo për modë. Shumë shpejt do t’i kushtojmë futbollit të femrave një pjesë të rëndësishme të buxhetit tonë, pasi është futbolli i së tashmes dhe jo i së ardhmes.”

Revolucioni i Champions-it, gati dy ndryshime të rëndësishme!
Champions Liga është kompeticioni më i rëndësishëm dhe prestigjioz për klube, por ai është në prag të një revolucioni. Ishte folur dhe më parë, por “Bild” e ka konfirmuar një gjë të tillë. Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s, dhe Andrea Anjeli, kreu i ECA (Shoqata e klubeve europiane), njëkohësisht dhe presidenti i Juventusit, po punojnë për të modifikuar disa rregulla të kompeticioneve evropiane për të rritur fitimit e klubeve

Rregulli i parë ka të bëjë me ditët e zhvillimit të ndeshjeve: jo më të martën dhe të mërkurën, por në fundjavë. Një gjë e tillë do të detyronte spostimin e ndeshjeve të kampionateve në mesjavë, duke ndërruar ditët e ndeshjeve.

Risia tjetër ka të bëjë dhe me grupet e Champions-it. Sot për sot marrin pjesë 32 skuadra dhe kompeticioni është i ndarë në 8 grupe me nga katër të tilla. Për të ardhmen po punohet për të kaluar në 4 grupe me nga tetë skuadra.

Numri i ekipeve mbetet 32, por, nëse një skuadër zhvillon 6 ndeshje në fazat e grupeve, tashmë do i duhet të zhvillojë plot 14 ndeshje. Diçka e tillë mund të fillojë që nga sezoni 2024-2025.

Ideja e kreut të UEFA-s, Ceferin: U tregoj vendin përfekt për Kupën e Botës 2030!
Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka folur për “The Sun”, sa i përket Botërorit të vitit 2030. Slloveni ka hedhur idenë e organizimit të këtij kompeticioni në Angli, ose Britaninë e madhe.

Kreu i qeverisë europiane të futbollit intrigohet nga ideja e zhvillimit të kompeticionit më të rëndësishëm në botë në ishull, ndërsa zbulon dhe stadiumin që mund të presë finalen e madhe. Pa dyshim që mitiku ‘Wembley’ mbetet favorit, por nuk përjashtohet dhe një tjetër stadium fantastik.

“Fakti që Anglia nuk e ka organizuar Kupën e Botës prej kohësh edhe pasja e një infrastrukture të mirë janë dy faktorë tepër të rëndësishëm. Do të ishte një eveniment fantastik, jam i sigurt. Gjithmonë që vijmë këtu, çdo gjë është e organizuar mirë. Finalja? Mund të zhvillohet në ‘Wembley’ kryesisht, por dhe stadiumi i Kardifit është një opsion, pasi ka pritur finale të Champions-it në dhjetë vitet e fundit.”

“Europa duhet të vijë me një ofertë dhe jam i sigurt që ashtu do të ndodhë. ‘Wembley’ është stadiumi më i madh në Europë, Londra nuk ka probleme me hotelet dhe transportin. Jam i bindur se Anglia, ose Britania e Madhe mund të organizojnë një turne të bukur dhe të sigurt për tifozët, ashtu siç dhe Spanja“, përfundon Aleksandër Ceferin.

Nuk do të ketë një Superligë Europiane, një “SuperChampions” në sfond?
Ideja e krijimit të Superligës Europiane qarkullon prej kohësh, por një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga Andrea Anjeli dhe Aleksandër Ceferin.

“Unë mund të konfirmoj që nuk e kemi diskutuar dhe as jemi përfshirë në krijimin e Superligës Europiane. Ne jemi plotësisht të impenjuar me UEFA-n për avancimin e lojës së futbollit”, konfirmon Andre Anjeli, presidenti i Juventusit dhe kreu i ECA (Shoqata e Klubeve Europiane).

Në të njëjtën linjë qëndron dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Slloveni e përjashton një gjë të tillë, ndërkohë që i hap rrugën krijimit të një… SuperChampions Lige, siç citon “Gazzetta dello Sport”, që do të përbëhet nga 32 skuadra.

“Nuk do të ketë Superligë Europiane. E gjitha që mund të them është që kjo ide është jashtë diskutimeve tona. Të gjithë do të kenë mundësinë për të konkurruar në çdo kompeticion europian. Detyra jonë është të ruajmë trashëgiminë e futbollit europian, por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se duhet të mendojmë dhe për tregje të tjera. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë. Nëse do të krijojmë një produkt të ri, jemi të sigurt që do të përfshihen tifozë nga e gjithë europa.”

SuperChampions mund të lindë në vitin 2024, ndërkohë që licencimi i një kompeticioni të tillë mund të ndodhë në vitin 2021.

Ceferin kundër Superligës Europiane: VAR-i do kohë, krijojmë një kupë të tretë!
UEFA po programon ndryshime në futboll dhe në disa kompeticione të ndryshme. Presioni mbi përdorimin e VAR-it po rritet, por kreu i qeverisë europiane të futbollit po reziston. Aleksandër Ceferin komenton mungesën e Kristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA-s dhe hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Champions, teknologjinë e re, kompeticionin e Superligës Europiane dhe ndryshimet në Champions.

Ronaldo – “Ne e prisnim, por vetëm pak orë përpara fillimit të ceremonisë Juventus na lajmëroi për mungesën e tij. Pyesni Ronaldon pse mungoi, sepse vetëm ai e di këtë gjë. Di të them që votuan 55 gazetarë dhe 80 trajnerë dhe ata vendosën fituesin e lojtarit më të mirë të vitit. Vendimet duhen pranuar dhe duhet të jemi optimistë.”

VAR – “Teknologjia do të futet në Champions herët apo vonë dhe nuk ka kthim pas, por akoma disa gjëra të paqarta sipas meje. Kur të jemi gati, do e përdorim VAR-in. Ideja është që ta nisim nga sezoni 2019-2020 në finalen e Superkupës që zhvillohet në Stamboll dhe pastaj në ‘play-off’ të Champions. Diçka të tillë do e vendosim me 27 shtator në mbledhjen e ekzekutivit. Çështjet janë të ndryshme dhe variojnë nga: pamundësia e një sistemi të centralizuar dhe dyshimi nëse duhet të përdorim tre arbitra, apo pesë të tillë dhe problemet që mund të kenë arbitrat anësorë.”

Champions dhe Kupa e re? – “Klubet e mëdha duan të luajnë vetëm me njëri-tjetrin, ndërsa ekipet e vogla ëndërrojnë të kualifikohen dhe të sfidojnë të mëdhatë. Nuk do të ketë kurrë një kompeticion vetëm midis ekipeve të mëdha, sepse do të ishte i mërzitshëm dhe nuk e zhvillon futbollin.

Risia më e madhe ka të bëjë me krijimin e një turneu të tretë kontinental. Nuk kemi akoma një projekt të qartë dhe të përcaktuar, por bazat janë hedhur. Do të marrin pjesë 32 skuadra në bazë të renditjes kombëtare. Kupa e tretë do të jetë më shumë për ekipet e vogla, ndërsa Europa League do të bëhej një tip Serie B, por më fisnike. Vendimi do të merret në dhjetor për të nisur gjithçka në sezonin 2021-2022.”

PSG, Reali dhe sistemi VAR: Presidenti i UEFA-s thotë gjithçka
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka folur në lidhje më dënimin që pritet të jepet për PSG për shkak të FFP. Kreu i qeverisë europiane të futbollit mohon faktin që Real Madridi po pret një dënim të francezëve. Ai flet dhe për sistemin VAR dhe bashkëkombasin e tij, Jan Oblak, i cili po shkëlqen me Atletikon e Madridit.

“Vendimi për PSG është shtyrë dhe do të merret më vonë. Nuk është aspak e vërtetë që Reali i Madridit është në pritje të këtij vendimi.

VAR në Champions? Nuk e di nga ka dalë ky lajm, sepse ne nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Unë nuk jam akoma i sigurt mbi sistemin në fjalë, sepse ka disa paqartësi si kush vendos për të parë VAR-in, arbitri kryesor apo ai i videos? E dimë që një ditë do të jetë i nevojshëm përdorimi i tij në kompeticionet europiane dhe i kam thënë Roberto Rosetit (presidenti i komisionit të arbitrave në UEFA) që do e aplikojmë, kur të kemi gati teknologjinë dhe arbitrat, sepse kompeticionet europiane kanë nevojë për rregulla të qarta.

Oblak? E theksoj që Sllovenia nuk ka nxjerrë më parë një futbollist të rëndësisë globale. Kemi patur lojtarë të mëdhenj si Katanec, Zahoviç dhe Branko Oblak, por askush prej tyre nuk ka qenë në nivelin e Janit, sa i përket kualitetit, por dhe famës botërore”, përfundon kreu slloven i UEFA-s.