Albian Ajeti

Sulmuesi shqiptar drejt Londrës, 10 milionë euro në lojë
Sulmuesi shqiptar i Bazelit, Albian Ajeti, është kthyer në një lojtarë të shumëkërkuar nga ekipet angleze. Pak ditë më parë drejtuesit e klubit zviceran pranuan ta shisnin te Uest Bromuiç Albion, por kërkesat e larta financiare të lojtarit bënë që transferimi të dështonte.

Së fundmi një tjetër klub anglez ka shfaqur interes për 22-vjeçarin. Bëhet fjalë për londinezët e Uest Hem, të cilët sipas medies zvicerane “Blick” janë të gatshëm për të paguajnë 10 milionë euro për të siguruar shërbime e Ajetit.

Në ndryshim nga Uest Bromuiç Albion, Uest Hem është një ekip me financa shumë të shëndosha dhe plotësimi i kërkesave të lojtarit vështirë të jetë problem. Megjithatë, konkurrenca në këtë klub është shumë më e larë me lojtarë si Haller dhe Çiçarito, të cilët janë një nivel shumë  i lartë nga konkurrenca me të cilën është mësuar Ajeti deri më tani.

Dështon transferimi, kërkesat e Ajetit trembin klubin anglez
Albian Ajeti vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve nga çdo cep i Europës me paraqitjet e tij te Bazeli. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte pranë kalimit të anglezët e Uest Bromuiç Albion, por në fund transferimi ka dështuar, kjo për shkak të vetë lojtarit.

Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e Bazelit ishin shumë pranë akordit me palën angleze, por vetë Ajeti ndërhyri në fund duke kërkuar një pagë, që u konsiderua e papërballueshme nga përfaqësuesesit e skuadrës nga Midlends.

Më parë interesim për Ajetin ka shfaqur dhe Lacio, por oferta më konkrete ishte ajo e skuadrës që militon në Championship. Kontrata e 22-vjeçarit me Bazelin është e vlefshme deri në qershori të vitit 2022.

Progres dhe vlerësim, Voca tani vlen 3 milionë euro
Idriz Voca është kthyer në një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Lucernës për këtë sezon. Mesfushori me tipare mbrojtëse është aktivizuar në 24 takime të Superligës zvicerane, ku në vetëm dy raste si zëvendësues.

Ecuria e mirë e 21-vjeçarit ka bërë që vlera e tij në uebsajtin e njohur “transfermarkt” të pësojë një rritje të konsiderueshme prej 71.4%. Kartoni  i tij sipas këtij vlerësimi shkon nga 1.74 milionë euro në 3 milionë euro. Një tjetër fakt interesant mbi talentin e përfaqësues së Kosovës është së në të pesta takimet ku Voca ka munguar për shkak kartonësh ose dëmtimi, Lucerna ka humbur.

Një tjetër lojtar shqiptar që po zhvillon një sezon të kënaqshëm është sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti. Vlera e Ajetit ka shkuar nga 6 në 7 milionë euro, çka e bën ata njërin ndër futbollistët më të shtrenjtë në kampionatin zviceran. Lojtari i kombëtares helvete ka shënuar 12 gola këtë sezon.

Ajeti i jep një dorë Bazelit, “shkëndija” e Lenjanit nuk i mjafton Sionit
Bazeli është ekipi i parë që kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, pasi ka mundur në shtesë Sionin me rezultatin 2-4. Protagonistë edhe shqiptarët në këtë përballje, teksa Ermir Lenjani asistoi në golin e parë të ndeshjes, shënuar nga Morgado në minutën e 71-të.

Grgiç për tetë minuta shënoi edhe golin e dytë dhe askush nuk besonte se Bazeli do arrinte të reagonte. Albian Ajeti (u aktivizua në minutën e 32-të) hapi ndeshjen, pasi gjeti rrugën e rrjetës në të 82′. Dy minuta para fundit të takimit u akordua një penallti, që u kthye në gol nga Zufi.

Me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt gjithçka shkonte në shtesë, aty ku Bazeli u tregua më konkret dhe arriti të realizojë dy herë me anë të sulmuesit Valentin Stoker. Me rezultatin 2-4 Bazeli fitoi dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Për Sionin në fushë ishin edhe Bastien Toma e Pajtim Kasami, kurse në krahun tjetër gëzoi i zakonshmi Taulant Xhaka. Nuk mungoi edhe një karton i verdhë për mesfushorin në shtesë. Edon Zhegrova ishte i grumbulluar dhe e ndoqi takimin nga stoli.

“Pakt” shqiptarësh në Kroaci, Ajeti “skuqet” në derbin vëllazëror
Françesko Tahiraj ka debutuar me fanellën e Hajdukut të Split në transfertën e sotme kundër Osijekut të vendit të dytë. Futbollisti i skuadrës vlonjate u aktivizua në minutën 58-të në minutën nga stoli. Ndeshja u mbyll me fitoren 1 – 0 të Hajdukut, një rezultat ky që i shkon për shtat Lokomotivës së Zagrebit, ku aktivizohet lojtari tjetër i kombëtares sonë Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati i Kosovës.

Zhvendosemi në Zvicër ku përballjen e vëllezërve Ajeti, doli i fituar sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti, ndërsa mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti la Grasshopersin me 10 lojtarë në minutën e 26-të, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë.

Sulmuesit shqiptarë Xhakomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë dalë kokulur nga fusha e lojës. Venecia e Vrionit është mundur me rezultatin 3 – 0 në transfertën ndaj Beneventos, ku 20-vjeçari luajti 23 minuta. Me të njëjtin rezultat është mundur dhe Akhisarspori i Sokol Cikalleshit nga Bashakshehiri kryesues. Sulmuesi kavajas luajti për 90 minuta në këtë takim.

Zgjedhja e Zvicrës, familja dhe e ardhmja: Albian Ajeti i thotë të gjitha
Albian Ajeti nuk është penduar aspak që ka zgjedhur Zvicrën, edhe pse Arlindi, vëllai i tij, përfaqëson ngjyrat kuqezi të Shqipërie. Në një intervistë të gjatë për “Blick.ch” ai ka folur pa rezerva. “Është shtëpia e familjes sime, por megjithatë vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën”, është shprehur sulmuesi i Bazelit, që flet më tej edhe për vëllezërit e tij.

“Unë kam një vëlla binjak, Adonisin. Ai po luan me Kiason tani. Fati i tij erdhi tek unë. U dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit  janë shumë të rëndësishëm për mua”, shton Ajeti, që qëndron ende te tema e familjes..

“Nëna do të thotë gjithçka për mua! Nuk ka ditë, që nuk flasim. Edhe babai e ka të njëjtin status, si nëna ime. Ai, gjithashtu, do të thotë gjithçka për mua. Babai është kontakti im i parë. Ai është si një mik, edhe pse është shpesh kritiku im i parë”, thotë sulmuesi, i cili më tej tregon se i pëlqen çdo gjë që i gatuan e ëma.

Eliminimi nga Champions e ka mërzitur sulmuesin: “Shumë keq që nuk mundëm të vijojmë më tej në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte një përvojë e këndshme për mua si lojtar i ri. Do ta provojmë përsëri, edicionin e ardhshëm. Te FCB provova tre tituj kampioni. Fitorja më e rëndësishme ishte në Lisbonë, një vit më parë, kur u kualifikuam për në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve”.

GOLAT DHE E ARDHMJA – “Jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Shokët e skuadrës më ndihmuan kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë. E ardhmja? Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin jam i përqendruar te Bazeli. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë”.

Albiani flet edhe për jetën sentimentale. “Për momentin, jo. Nuk jam i dashuruar. Ndoshta do të ketë diçka për Krishtlindje, ose vitin e ardhshëm. Është në dorën time”, thotë me humor futbollisti i Bazelit. Më tej ai thekson se u gëzohet parave, por nuk janë gjëja më e rëndësishme.

Momentalisht po përgatitet të pushojë në Dubai, ndërkohë që tregon edhe hobin e tij: “Të dal me familjen, të bëj diçka me miqtë. Në këtë moment, për shembull, kam për të vizituar tregun e Krishtlindjeve”. Rrjetet sociale zor të shmangen: “Instagrami është një çështje e vogël. Unë informohem aty se çfarë ndodh brenda dhe jashtë, por jo aq shpesh, sa më parë”.

Leotrim Kryeziu debuton në Zvicër, goli i Ajetit nuk mjafton ndaj Jang Bojs
Albian Ajeti shënoi golin e vetëm të Bazelit në përballjen me kryesuesit e Jang Bojs. Krahas Ajetit edhe Taulant Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim, që u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 3 – 1.

Leotrim Kryeziu  i është dashur të presë diçka më shumë se tre muaj për të debutuar në kampionatin zviceran me skuadrën e Luganos. Sulmuesi 19-vjeçar u aktivizua në minutën  83-të, në ndeshjen kundër Ksamaksit, që përfundoi me rezultatin 2 – 2 .

Benjamin Kololli vazhdon të jetë vendimtar në kampionatin zviceran. Lojtari polivalent i përfaqësueses së Kosovës shërbeu asistin e golit të parë në fitoren 2 – 0 të Zyrihut në derbin ndaj Grasshopersit. Arlind Ajeti luajti për 90 minuta për Grasshopers në këtë takim, ku u ndëshkua me një karton të verdhë.

U përplas me Albianin, Arlind Ajeti disa muaj jashtë
Operacioni është i pashmangshëm. Arlind Ajeti është dëmtuar dhe në Zvicër njoftojnë se mbrojtësi i kombëtares nuk do të jetë i gatshëm për lojë gjatë këtij viti. Ai ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe duhet të kryejë një ndërhyrje.

Mbrojtësi i Grasshopersit u përplas me të vëllanë, Albianin, në ndeshjen e së shtunës kundër Bazelit dhe në pushim mbeti në dhomat e zhveshjes. Ajo përplasje ka qenë fatale dhe tashmë Ajeti do t’i mungojë edhe kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi kishte nisur të aktivizohej rregullisht dhe trajneri Kristian Panucci sigurisht që ishte i lumtur për diçka të tillë. Gjithsesi as në ndeshjet e radhës me Skocinë dhe Uellsin Ajeti nuk mund të jetë. Shpresohet në rikuperimin e tij sa më të shpejtë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Derbin kuqezi të vëllezërve e fiton… Ajeti Jr.
Grasshopers është thyer në shtëpi në ndeshjen me Bazelin dhe nga minuta e parë ishin katër shqiptarë. Sigurisht skuadra e Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit ishte favorite. Sulmuesi i Zvicrës asistoi në golin e parë të Bazelit, që në fund fitoi 1-3.

Titullarë ishin edhe Arlind Ajeti e Nedim Bajrami, kurse për Bujar Likën dhe Gjelbrim Taipin, nuk pati asnjë minutë me Grasshopersin. Qendërmbrojtësi i kombëtares luajti vetëm pjesën e parë të ndeshjes, duke mbetur në dhomat e zhveshjes.

https://twitter.com/FootballSwiss/status/1056243527204700160

VIDEO | Ajeti dhe Demhasaj, gola e fitore në Zvicër
Dy sulmues shqiptarë kanë shijuar golat dhe fitoret me ekipet respektive. Bazeli përmbysi St. Gallen dhe Arlind Ajeti ishte autori i golit të barazimit 1-1. Sulmuesi shqiptar që luan me Zvicrën, i vetëm me portierin u tregua i saktë dhe shënoi.

Në pjesën e dytë Bazeli shënoi edhe dy herë të tjera dhe me shifrat 1-3 mori pikët e plota. Taulant Xhaka ndërkohë nuk ishte përzgjedhur titullar në këtë takim. Lojtari polivalent i kombëtares sonë u aktivizua në minutën e 83-të.

Fitore befasuese mori edhe Lucerna, që mundi kryesuesit e Jang Bojs me rezultatin 2-3. Shkëlqim Demhasaj, sulmuesi shqiptar, arriti të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 16-të me një goditje me kokë.

Më pas Jang Bojs shënoi dy herë, por Lucerna nuk u dorëzua dhe me golat e Shulz dhe Knezeviç arriti të rikthejë epërsinë dhe të marrë pikët e plota. tashmë numëron 12 pikë në klasifikim dhe ngjitet në vendin e gjashtë. Kurse Bazeli është i dyti, me 11 pikë larg Jang Bojsit.

Albian Ajeti transferohet te Bazeli dhe i thotë “jo” Shqipërisë
Është vetëm 20 vjeç, por konsiderohet si një sulmues me të ardhme të shkëlqyer, përveçse me një të tashme shumë interesante, sepse po shënon lumë golash në Superligën zvicerane.

Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlindit, nuk ia doli tek Augsburgu në Bundesligën gjermane, por kthimi në Zvicër, te Sant Galleni, e ka ringjallur, me 13 gola në kampionat në vitin 2017. Këtë sezon mungoi gjatë për dëmtim, por sapo u kthye nisi të shënojë dhe ka bindur Bazelin të rikthehet në sulm. Ish-klubi i tij e kërkoi gjatë në verë, por nuk mundi t’ia rrëmbente Satn Gallenit, që e kishte blerë për 1 milion euro nga Augsburgu.

Tani, duke parë edhe një dëmtim të rëndë që ka pësuar sulmuesi Van Volfsfinken, Bazeli e ka kuptuar se i duhet të bëjë një sforcim financiar dhe ka mbyllur gjithçka me Sant Gallenin për 2.6 milionë euro, shifër e konsiderueshme për standardet e futbollit zviceran. Marrëveshja është bërë publike që tani, edhe pse pushimet dimërore janë ende shumë larg.

SHQIPËRIA – Sipas zviceranes “Blick”, që zakonisht ka informacion të saktë për futbollin zviceran dhe kombëtaren, Albian Ajeti ka refuzuar Shqipërinë. Pas Xhani De Biazit, edhe Kristian Panuçi ka kontaktuar me 20-vjeçarin, sipas gazetës së njohur, por Ajeti ka preferuar të vazhdojë me Zvicrën. Në fakt, Albiani është pjesë e Zvicrës U-21 dhe ende nuk ka debutuar me kombëtaren e madhe, ndaj ka ende kohë për të vendosur, por duket se nuk e ndien si Arlind Ajeti peshën e fanellës kuqezi, por për të qenë cinikë, mund të thuhet se Albiani mendon se ka më shumë shanse se Arlindi për të luajtur me kombëtaren A të Zvicrës. Nëse na ka refuzuar, gjithë të mirat, por do ta ketë të vështirë te Zvicra.