albert bana

Kryesia e Kamzës në pranga, policia shpall katër tifozë në kërkim
Policia e shtetit ka reaguar nëpërmjet një komunikate për ngjarjen e ndodhur në fund të ndeshjes Kamza – Laçi. Instancat shtetërore konfirmojnë se kanë arrestuar tre zyrtarë të klubit të Kamzës dhe një tifoz.

Zyrtarët e arrestuar nga policia janë  presidenti i klubit Naim Qarri, drejtori sportiv Andi Matraxhiu dhe shefi i klubi Albert Bana, si dhe një tifoz me iniciale E.Gj.

Në njoftimin e bërë nga forcat e rendit thuhet gjithashtu se janë shpallur në kërkim 4 tifozë të tjerë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar 14 persona.

Komunikata e policisë

Tiranë

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza – Laçi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

– N.Q., President i Klubit Kamëz;

– A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;

– A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;

– E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshohet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash.

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe  kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë.