Alavesh

Kartonë të kuq dhe gola, Eibar ndal Alaveshin
Alaveshi është një nga surprizat më të bukura të Li Ligës në këtë sezon. Djemtë e Abelardos renditen në vendin e dytë në kampionat, ndërsa sot janë mposhtur në transfertë përballë Eibarit. Gola, kartonë të kuq për të dy ekipet, ndërsa tre pikët shkojnë për Eibarin.

Gjithçka nisi mirë për Alaveshin, që gjeti golin e avantazhit me anë të kapitenit Garsia në minutën e katërt. Mbrojtësi i majtë, Duarte ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 25, duke lënë miqtë në inferioritet numerik. Alavesh arrin të ruajë avantazhin në pjesën e parë, duke përballuar sulmet e Eibarit.

Pjesa e dytë dhuron një tjetër karton të kuq. Kësaj here mbeten vendasit me dhjetë vetë dhe forcat barazohen. Argjentinasi De Blasis ndëshkohet me të kuqe në minutën e 62, por shtatë minuta më pas, sulmuesi Zhordan barazon rezultatin me një goditje të bukur.

Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, mendoi senegalezi Diop të prishte ekuilibrat. 32-vjeçari shënoi me kokë në minutën e parë shtese, duke çuar në ekstazë tifozët dhe duke i dhuruar Eibarit tre pikë të rëndësishme, që rikthehet te fitorja pas tre javëve. Alavesh ndalet pas tre fitoreve rresht dhe tashmë renditet në vendin e tretë me 20 pikë, në të njëjtën shifër me Atletikon e Madridit, që renditet e dyta për shkak të golavarazhit.

Eibar – Alavesh 2-1

(Zhordan 69’, Diop 91’ / Garsia 4’)

“Çështja Çinari”, vjen reagimi nga pala spanjolle
Transferimi i  Erald Çinarit te Deportivo Alavesh, është bërë një çështje problematike në Shkodër.  Vllaznia pretendon se kalimi i mëngjarashit te klubi spanjoll është kryer pa dijeninë e tyre dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara. Skandali thellohet akoma më shumë, pasi shkodranët thonë dhe se paratë që Alavesh pretendon se ia ka depozituar palës shqiptare, nuk kanë përfunduar në llogarinë bankare të tyre, por në Itali, tek një llogari që tani nuk ekziston më dhe s’ka kurrfarë lidhje me klubin.

Dje ka ardhur dhe reagimi i klubit spanjoll. Në një prononcim për medien spanjolle “Gasteiz Hoy”, pala spanjolle është mbrojtur duke thënë: Transfertën e Çinarit e mbyllëm me bordin e mëparshëm të Vllaznisë. I gjithë dokumentacioni jonë është tërësisht i rregullt, nuk është bërë asnjë shkelje ligji, ndërsa paratë i depozituam në llogarinë që na u dha nga kontaktet zyrtare me bordin e vjetër të Vllaznisë”.

Nga deklarata e spanjollëve, nënkuptohet qartë që ata ia hedhin fajin për “lëmshin” e krijuar në këtë transferim, punonjësve të mëparshëm të skuadrës shkodrane. Në prononcimin e tyre, përfaqësuesi i Alavesh thotë se është i bindur se dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FIFA do t’i japë të drejtë klubit të tij.