akhisar

“Lokomotiva” Cikalleshi, një hero në Akhisar: Ishin golat që më duheshin!
Një “deja vu” e ëmbël për Sokol Cikalleshin: dy gola sot në kupë, fitoren 3-1 që Akhisar arriti ndaj Kasimpashas, duken si një kthim pas në kohë. Duket sikur koha ka ndalur për sulmuesin kuqezi, i cilinë shkurt deri në maj 2017 u bë hero në Akhisar, me 7 gola në 14 ndeshje kampionati dhe një nivel të jashtëzakonshëm loje, duke i bërë për vete drejtuesit e tifozët edhe për grintën dhe punën e pandalshme në fushë, si një motor i vërtetë.

Tani, pas tre vitesh, Cikalleshi është kthyer në Akhisar dhe misioni i tij është i thjeshtë: të shënojë sa më shumë dhe të bëhet një “lokomotivë”, sepse bëhet fjalë për mbijetesën e klubit në Superligë. Nuk do të jetë e lehtë, kampionati turk ka një rivalitet gjithnjë e më të madh nga sezoni në sezon dhe për momentin Akhisari është në fundin e tabelës.

Megjithatë, Cikalleshi e di çfarë presin prej tij dhe duket si Anteu i mitologjisë greke: Akhisari është toka e tij dhe sapo u kthye aty nisi të shënojë, fillimisht Beshiktashit (gol që iu hoq sepse Beshiktash e fitoi ndeshjen 3-0 në tavolinë) dhe më pas 2 golat e sotëm në kupë, pa harruar asistin që prodhoi penalltinë për golin e tretë.

#ZiraatTürkiyeKupas? ?#Akhisarspor 1-0 #Kas?mpa?a
?? Gol: Sokol Cikalleshi pic.twitter.com/d1aIzYI8R7

— a2 (@a2turkiye) February 7, 2019

Një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës, por sytë janë nga kampionati, ndaj Cikalleshi mundohet të tregohet i përulur dhe nuk i kushton shumë rëndësi faktit që është kthyer që tani një lider në sulmin e Akhisarit. Për “Sport Ekspres” sulmuesi 28-vjeçar deklaroi pas ndeshjes: “Jam vërtet i kënaqur për ndeshjen që luajtëm, erdhën edhe dy gola që më duheshin shumë. Ishin dy gola të rëndësishëm për mua, por sidomos për ekipin, sepse të dy kishim shumë nevojë për këtë fitore. Urojmë që të vazhdojmë kështu, sepse kemi qenë në vështirësi kohët e fundit dhe renditja në kampionat peshon shumë në mendjen te gjithë lojtarëve“.

Për Cikalleshin koha për të siguruar pikët e mbijetesës është mëse e mjaftueshme: “Jemi në shkurt, renditja është shumë e ngjeshur dhe dy ndeshjet e radhës ndaj Sivasporit dhe Ankaragyçysë janë mjaft delikate. Nëse marrim të paktën 4 pikë në këto dy sfida, gjithçka do të ndryshojë për mirë“.

Ndërkaq, për Cikalleshin situata ka ndryshuar tashmë, pas muajve të vështirë te Goztepe: “Nuk pata fat, shumë gjëra nuk ecën siç shpresoja, për shkak se problemet fizike më penguan të kapja formën ideale. Gjithsesi, tashmë jam kthyer në një ndër klubet ku jam ndjerë më mirë në karrierë dhe jam shumë i qetë, nuk e mendoj të shkuarën”.

#ZiraatTürkiyeKupas? ?#Akhisarspor 2-0 #Kas?mpa?a
?? Gol: Sokol Cikalleshi pic.twitter.com/souIhqZ7AL

— a2 (@a2turkiye) February 7, 2019

Transferimi dhe debutimi me gol, Cikalleshi ka vetëm një pishman
Sokol Cikalleshi debutoi me gol në rikthimin e tij me skuadrën e Akhisarsporit. Sulmuesi firmosi një kontratë për dy vite e gjysme me klubin e Superligës turke, ku shpreson të lërë pas eksperiencën e keqe që kaloi gjatë huazimit 3-mujor  te Gëztepe, që u shoqërua me aktivizime të pakta. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti kavajas foli mbi golin ndaj Beshiktashit dhe synimet për të ardhmen.

“Dhashë maksimumin  tim sa u futa në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që shënova, por më vjen shumë keq që ekipi humbi. Në të shkuarën pata një eksperiencë shumë të mirë në gjashtë muaj që kam luajtur për  Akhisarsporin. Kjo ishte dhe arsyeja përse presidenti i klubit vendosi të sakrifikonte për të më sjellë mua këtu”.

“Dua që t’ua shpërblej drejtuesve besimin e dhënë duke shënuar sa më shumë. Një ndër arsyet që vendosa të vija këtu ishte për të pasur më shumë minuta. Shpresoj që me paraqitjet me Akhisarsporin të më ndihmojnë edhe për kombëtaren”, tha Cikalleshi.