Ahmedi

VIDEO | Mesfushori shqiptar shkëlqen në Izrael, Panuçi nuk kujtohet për të
Izraeli nuk ka qenë toka e premtuar për futbollistët shqiptar, por ky trend mund të ndryshojë, pasi Valon Ahmedi po e thyen atë “tersin” nëse mund ta quajmë kështu. Mesfushori, i cili këtë verë la Mariborin për të kaluar te skuadra e Ironi Kiriat Shmona vijon të bëjë mirë, pasi edhe në ndeshjen ndaj Makabi Tel Aviv ka qenë protagonist.

24-vjeçari shërbeu saktë në ndeshjen e mbrëmshme nga krahu i majtë, duke i dhënë mundësinë Abuhatzeras që të shënonte golin e avantazhit me koke. Ishte asisti i katërt për mesfushorin e lindur në Ohër për këtë sezon. Ahmedi po ashtu ka mundur që të realizojë dhe një gol në 8 ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani.

Nuk i ka mjaftuar ky gol skuadrës së lojtarit kuqezi, pasi miqtë kanë përmbysur rezultatin. Edhe pse është ndeshja e tretë radhazi që Ahmedi po jep kontributin e tij, Panuçi nuk po kujtohet për të edhe pse lojtari po bën mjaft mirë.

Shqipëria, golat, e majta magjike dhe Izraeli, Ahmedi “asist” edhe Panuçit
Valon Ahmedi vendoi që të linte Mariborin këtë verë, për të nisur një aventurë të re në Izrael. Mesfushori, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi po mahnit me skuadrën e tij Ironi Kiriat Shmona. 24-vjeçari ishte protagonist mbrëmjen e djeshme me një gol dhe dy asiste në sfidën ndaj Sakhninit, duke treguar dhe një herë se është në një moment mjaft të mirë. Një sinjal për Kristian Panuçin, i cili duhet të hedhë sytë dhe nga lojtari i lindur në Ohër.

Në një intervistë për “SportEkspres.com”, Ahmedi tregon aventurën e re në Izrael. Mesfushori e pranon se atje luhet një futboll më fizik se në slloveni. Nuk mund të liheshin jashtë vëmendjes komentet që kishte marrë për ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Izraelit.

Si po shkon aventura në Izrael, duket se je  përshtatur shumë mirë dhe je kthyer në lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin?

Të them të drejtën gjithçka po shkon shumë mirë. Klubi dhe shokët e skuadrës më kanë respektuar që ditën e parë dhe më vlerësojnë shumë. Kjo gjë më bën shumë të lumtur dhe është një motiv më shumë për të ardhmen.

Si është niveli i futbollit aty, edhe çfarë diferencash ka me Mariborin, ekipin tënd të fundit?

Niveli i futbollit në Izrael është shumë i fortë. Stadiumet janë të mbushura me tifozë. Luhet futboll i shpejtë dhe shumë fizik. Diferenca me kampionatin slloven mund të them vetëm nga ana fizike, këtu luhet më shumë fizikisht.

Ndeshja e fundit ishte fantastike për ty, gol dhe dy asist. Mund të themi se je në formën tënde më të mirë?

Mund të them se po. Ishte një ndeshje fantastike.

Çfarë të thanë trajneri dhe shokët e ekipit, apo edhe tifozët pas ndeshjes?

Trajneri më përgëzoi dhe më tha që ky është vetëm fillimi për mua. Shokët e ekipit që nga dita e parë në stërvitje më kanë thënë që kam një të majtë magjike, diçka që ma thanë dhe pasi shënova golin. Edhe tifozët kundërshtar më duartrokitën dhe kjo gjë më bëri të ndihem mirë. Them se ishte një goditje shumë e mirë.

Cilat janë objektivat personal të Valonit, por edhe ato të ekipit në këtë sezon?

Objektivat personale janë që të jem i suksesshëm personalisht, ashtu si dhe me ekipin. Dua që të bie në sy dhe pse jo në një nga klubet më të forta këtu, por dhe në një kompeticion ndërkombëtar.

Si po të duket jeta në Izrael?

Izraeli më ka habitur të them të drejtën. Koha është shumë e mirë, është mjaft nxehtë. Gjithçka është shumë e organizuar dhe për një futbollist kjo është shumë kryesore.

Ka kaluar një vit nga aktivizimi i fundit me ekipin Kombëtar, a të mungon?

Për Kombëtaren jam i gatshëm në çdo sekondë, diçka që nuk vihet në diskutim. Shpresoj me punë dhe me paraqitje të mira të rikthehem dhe të jap kontributin tim.

A ke biseduar me trajnerin Panuçi dhe e pret një ftesë në vazhdim, duke parë formën dhe paraqitjet?

Jo, nuk kam folur, por siç e thash dhe më lart jam i gatshëm në çdo moment për Kombëtaren.

Pas ndeshjes Izrael-Shqipëri, ku Kombëtarja humbi, çfarë komentesh more nga shokët e ekipit dhe miqtë aty?

Të them të drejtën të gjithë më thanë që Shqipëria ka një ekip shumë të mirë, por atë natë nuk pati fat, duke nisur që nga pësimi i golit të parë.

VIDEO | Ahmedi protagonist në Izrael, skuadra e tij vijon ngjitjen
Kampionati në Izrael sapo ka nisur dhe janë luajtur vetëm 5 javë, por ekipet kanë nisur që të dallohen për objektivat që kanë. Valon Ahmedi vendoi që të linte Mariborin për një eksperiencë të re tek ekipi i Hapoel Ironi Kiryat Shmona.

Interesant fakti se para se të shkonte ,mesfushori me tipare sulmuese, skuadra izraelite kishte marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje, ndërsa me Ahmedin në fushë ka mundur që të marrë 7 pikë në 3 takime dhe të shkojë në kuotën e 8 pikëve pas 5 javësh. Ahmedi është kthyer në një titullar menjëherë në skuadrën e re, pasi ka zbritur në fushë në të tre takimet që nga minuta e parë.

Në ndeshjen e fundit, ndaj Beitar Jerusalem, 23-vjeçari ishte protagonist me një asist, pasi harkoi bukur nga një goditje këndi. Një nisje e mirë në një kampionat ku shqiptarët nuk është se kanë spikatur, por tani Ahmedi duket se është gati që të lërë gjurmë dhe e ka nisur mjaft mirë.

Rrëfimi i Valon Ahmedit: Izraeli, Kombëtarja dhe refuzimi i Superiores
Nga Sllovenia në Izrael, ky është hapi i radhës i mesfushorit të Kombëtares Shqiptare Valon Ahmedi.  Mesfushori i lindur në Ohër la skuadrën e Mariborit për t’u transferuar tek ekipi izraelit i Hapoel Kiryat Shmona. Një hapa para mund të quhet për 23-vjeçarin, i cili me Mariborin mund të thuhet se ka bërë mirë, kjo për faktin se ka mundur që të luajë dhe në grupet e Champions League-s.

Pas zyrtarizmit tek skuadra e re, “SportEkspres.com” kontaktoi Ahmedin, i cili u tregu i gatshëm që të zbulonte disa detaje më shumë për kalimin e tij. Fillimisht, lojtari kuqezi tregon se pse zgjodhi të ndryshonte ambient dhe mungesa e minutave duket se ka qenë ajo çka e ka çuar të mendojë për një aventurë diku tjetër: “Vendosa të largohesha, pasi kohët e fundit nuk kisha hapësira tek klubi dhe dëshira ishte e madhe për të luajtur”.

Mesfushori rezervon vetëm fjalë të mira për ish-skuadrën e tij Mariborin, por nuk harron as drejtuesit e skuadrës së re për besimin e  treguar karshi tij: “Me klubin e Mariborit jam ndarë me shtrëngim duarsh dhe i falënderoj për mundësinë që më dhanë këto tre vite. Tani do të luajë në Izrael dhe jam shumë i lumtur për këtë kalim tek skuadra e Hapoel Kiryat Shomon. I falënderoj drejtuesit për mundësinë që më dhanë. Mendoj se kampionati këtu është shumë i fortë dhe për mua është një hap shumë i rëndësishëm në karrierë”.

Ahmedi ka nënshkruar për tre vite në Izrael dhe duket se e sheh si një mundësi të mirë për t’u rikthyer dhe në Kombëtare. Normalisht thelbësore për të do të jetë aktivizimi dhe më pas mund të vijë sërish një ftesë nga përfaqësuesja. Lojtari vetë është besimplotë se diçka e tillë do të ndodhë dhe nuk nguron që të tregojë se mezi e pret rikthimin për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi: “Patjetër që besoj se do të kthehem. Mezi e pres që të vi në Kombëtare për të ndihmuar skuadrën”.

Lojtarët shqiptar, që në të shkuarën kanë provuar që të luajnë në Izrael nuk e kanë pasur dhe aq të

lehtë që të bëjnë para në këtë kampionat, por 23-vjeçari beson se do të bëjë mirë dhe në këtë sfidë të re. po ashtu vetë lojtari zbulon se si erdhi ky kalim tek skuadra izraelite: “E njoh këtë kampionat mund të them. Me Mariborin patëm ndeshjen e “play-off”-it me Hapoel Beer Sheva dhe ishte një kundërshtar shumë i fortë. Klubi shfaqi interes të madh dhe falënderoj menaxherin Avi Nimni, i cili është legjendë e klubit Makabi tel Aviv si dhe e Kombëtares së Izraelit, i cili mundësoi transferimin tim këtu”.

Në fund, nuk mund të anashkalohej dhe një pyetje sepse zgjodhi të luante në Izrael dhe jo në Shqipëri, ku kishte interes nga Partizani dhe Flamurtari. Ahmedi është i sinqertë me përgjigjen e tij: “Kampionati në Izrael është shumë më i fortë se edhe i Shqipërisë apo Sllovenisë, kështu që besoj se është një hap i rëndësishëm në karrierë për mua”.

/PËRGATITI: JURGEN ZELA/

Ahmedi: Për mua ndeshje ndryshe, Partizanin e marrim seriozisht
Mesfushori i Mariborit: Në Europë ka surpriza dhe Partizani ka cilësi. Jemi të përqendruar për ta kaluar këtë tur, futbollin shqiptar e njohin nga Skënderbeu

Jurgen Zela

Partizani u njoh dje me kundërshtarin që do të ketë përballë në turin e parë të Europa League. Fati deshi që të sfidonte një nga skuadrat më të forta këtë edicion, nënkampionët e Sllovenisë, Mariborin. Në radhës e skuadrës sllovene luan dhe një lojtar i përfaqësueses kuqezi, Valon Ahmedi. Mesfushori me tipare sulmuesi ka dhënë përshtypjet e tij të para për “Sport Ekspres” menjëherë pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

SHORTI – “Ahmedi i vlerëson maksimalisht kryeqytetasit, duke theksuar fillimisht se nuk përjashtohet mundësia që “demat” të bëjnë surprizën: “Sa përket shortit mund të them se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, sepse tashme në futboll nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar, pasi Europa të sjell gjithmonë surpriza, kjo për faktin se janë vetëm 2 ndeshje. Duhet t’i marrim ndeshjen seriozisht dhe ta kalojmë turnin. Vijmë nga një sezon shumë i shkëlqyer për klubin, pas pjesëmarrjes në Champions League, pasi bëmë paraqitje shumë të mira. Duhet ta respektojmë Partizanin, pasi ka një ekip cilësor.?Testi me Kukësin kaloi shumë mirë, pasi fituam dhe bëmë një paraqitje shumë të mirë si ekip”.

INTERESIMI – I pyetur nëse janë interesuar tek ai shokët e skuadrës apo drejtuesit për Partizanin dhe futbollin shqiptar në tërësi, 23-vjeçari shprehet se në Slloveni e njohin futbollin shqiptar dhe për këtë meritë ka edhe Skënderbeu: “Futbolli shqiptar tani është zhvilluar dhe njihet edhe jashtë, pasi Skënderbeu ka bërë paraqitje të mira në Europë. Futbollin shqiptar e njohin dhe kanë respekt për ekipet në përgjithësi”.

EMOCIONET – Ahmedi do të zbresë për të parën herë si një kundërshtar në Shqipëri. Vetë ai e pranon se do të jetë një ndeshje ndryshe, megjithatë do të japë më të mirën e tij për skuadrën e Mariborit: “Do jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, me fokusim maksimal sepse Europa është një kompeticion që duhet përqendrim maksimal. Mund të them që do të jetë një ndeshje më ndryshe në aspektin e personal, pasi është një ekip i Shqipërisë që e njoh, sepse e kam ndjekur kampionatin shqiptar”.

ASPEKTI PERSONAL – Këtë sezon mesfushori nga Ohri është aktivizuar vetëm në 16 ndeshje duke shënuar dhe një gol. Për gazetën ai tregon dhe arsyet se pse nuk ka pasur më shumë hapësira, por për të ardhmen nuk zbulon asnjë detaj: “Në pjesën e dytë të kampionatit nuk kam pasur hapësira sepse kanë qenë zgjedhjet e trajnerit që duhen respektuar. Për të ardhmen nuk e di akoma. Gjithçka është e mundur”.

MARIBORI – Maribori e humbi titullin në metrat e fundit këtë edicion, por siç duket kjo gjë nuk ka shkaktuar furtunë, diçka që Ahmedi e zbulon: “Është e vërtetë që në Slloveni, Maribori pretendohet të jetë kampion çdo vit. Për momentin jemi shumë të fokusuar dhe objektivi është pjesëmarrja në Europë”, ka përfunduar prononcimin e tij Valon Ahmedi.

Gola shqiptarë, Ahmedi fiton “derbin” me Tahirajn
Sot në mbrëmje u luajt një “derbi” shqiptar në Slloveni, sepse Aluminij ku luan vlonjati Françesko Tahiraj priste Mariborin e Valon Ahmedit.

Përfundoi 2-3, me Mariborin që mori 3 pikë që e ngjitin në krye përkohësisht.

Megjithatë, ajo që vlen për ne është se shënuan të dy shqiptarët. Mesfushori 21-vjeçar Tahiraj, titullar fiks te Aluminij, shënoi golin e parë të ndeshjes (i pari sezonal për të), në minutën e 15-të, me një goditje mjaft të zgjuar nga kufiri i zonës.

Në minutën e 65-të kthesën e Mariborit e nisi Ahmedi, me mesfushorin e kombëtares sonë që goditi bukur me të djathtën brenda zone, duke barazuar (edhe për të goli i parë sezonal). Aluminij shënoi sërish, në minutën e 74-t Ahmedi dha krosin për golin e barazimit shënuar nga Bilong. Maribori mbeti me 10 lojtarë në minutën e 82-të, por në të 89-tën arriti të shënonte golin e fitores.

Ahmedi: Shqipëria zgjedhje zemre, më mirë sesa titullar me Maqedoninë
Mesfushori i talentuar nga Maqedonia, Valon Ahmedi, është një ndër lojtarët debutues të kombëtares shqiptare. Sot ai është përzgjedhur për të dalë para gazetarëve dhe në konferencën për shtyp ka folur për emocionet e grumbullimit, por edhe për faktin që është i vetmi në kombëtaren aktuale me origjinë nga Maqedonia.

“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar. Të jem pjesë e kombëtares është një ëndërr e bërë realitet për mua. Kam luajtur me Latifin, kam luajtur edhe me Grezdën. Tani jemi bashkë, janë lojtarë të mirë dhe shpresoj të jemi sa më gjatë bashkë.

Maqedonia apo Shqipëria – “Në fakt, shumë shok e njerëz më kanë thënë që të luaja për Maqedoninë, sepse është nivel më i ulët dhe do kisha më shumë mundësi të luaja në formacion. Megjithatë, u kam thënë se do të isha më krenar nëse do të luaja një ndeshje me kombëtaren kuqezi, sesa dy me Maqedoninë. E kam bërë zgjedhjen time me zemër, dua Shqipërinë.

Kontakti i parë me Panuçin – “Kam pasur një telefonatë ku më ka përgëzuar për kualifikimin me Mariborin. Jam një lojtar teknik, shpresoj të jap kontributin tim.

Momenti me Mariborin – “Është një moment magjik për mua, po më ecën gjithçka mirë, si me klubin, ashtu edhe tani me kombëtaren. Jam shumë i lumtur, shpresoj të vazhdoj kështu.

Disiplina – “Është në nivelet më të larta, besoj se i duhet grupit.

Ndeshja kundër Lihtenshtejnit – “Është një ndeshje që duhet marrë shumë seriozisht, nuk na lejohen gabime, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar. Sfida kundër Maqedonisë? Është e veçantë, natyrisht, por unë jam shqiptar dhe mendoj vetëm për kombëtaren tonë, nuk më intereson kë kemi përballë”.

Nga Ohri në… Champions, Valoni që mbeti shqiponjë
Emri i tij mund të jetë alergji, nëse mendohet për Behramin dhe zgjedhjen e tij zvicerane, por Ahmedi është historia e kundërt, edhe më shumë nëse mendohet për Kabashin, dikur shok skuadre te moshat kuqezi. Përralla e fantazistit buzë lumit Drava

Anton Cicani

Përgjatë lumit Drava në Maribor mund të peshkosh, admirosh natyrën, por edhe të reflektosh… Në kohën e lashtë, shpesh piktorët “strehonin” mendjen e tyre në këto panorama që ofronte qyteti ku jetonin për të qëndruar larg zhurmës, kaosit dhe sidomos aktiviteteve kryesore të një shoqërie apo të masave. Frymëzimi vinte krejt i rastësishëm dhe nuk kishin nevojë të qëndronin për orë të tëra të mbyllur në shtëpi. Maribori – në vitin 2012, bashkë me qytetin portugez të Guimaraeshit, u zgjodh si qendra e kulturës europiane dhe vend për t’u vizituar – është një qytet i cili të ofron një “parajsë” mendore, ose një “arrati” nga stresi. Atë stres që vjen nga shumë arsye, qoftë edhe disa dëmtime që të kanë penguar zhvillimin tënd si futbollist duke ndikuar në karrierë. Valon Ahmedi ka kaluar shumë peripeci, por tashmë duket se është vendosur në binarët e duhur. Prej vitit 2014 braktisi Italinë për të provuar veten në Slloveni. Iu deshën vetëm pak orë me makinë, shoqëruar nga familjarët, për të ndërruar shtëpi nga Sud Tiroli i Veriut të Italisë drejt Celjes, në Slloveni. Kalohet dhe nga kryeqyteti slloven, Ljubjana, por aty s’mund të ndalonte Valoni, që ishte mësuar të jetonte gjithmonë në vende malore dhe ku natyra pajtohej me shpirtin e njeriut… Dhe, si për magji, ose ndoshta për rastësi, qyteti ku Ahmedi lindi ofron gjithashtu një ambient piktoresk, pasi flasim për Ohrin.

Si në ëndrra – Për një fëmijë emigrantësh nga Maqedonia, por me origjinë shqiptare, natyrisht, nuk ishte e lehtë, por topi e ushqeu me ëndrrën se një ditë do të mund të ndiqte dëshirat dhe pasionet e tij, pse jo, duke kontribuar ekonomikisht edhe te familja e tij, që shumë sakrifica kishte bërë. Ndoshta arritja për të shkuar në grupet e Champions League (në historinë e futbollit nuk është se e kanë bërë shumë shqiptarë) nuk është maksimumi i karrierës, por kur je ende 22 vjeç (në tetor do të mbushë 23) mund të quhet më shumë se sa një vitrinë ku mund të biesh në sy. °Po, është një ëndërr që realizohet për mua. Kam kaluar një kohë vërtet të vështirë, por tashmë çdo gjë është hedhur pas krahëve. Jam rritur si njeri dhe futbollist, teksa jam ende në hapat e mi të parë”, rrëfen ai për “Sport Ekspres”.

Dhe, pikërisht atëherë kur mendoi se mund të ishte futur në një tunel pa dalje, gjeti dritën, e cila e udhëhoqi drejt rilindjes. “Besimi në Zot dhe afërsia e familjarëve e miqëve bën diferencën”.

Stigmata kampioni – Që Ahmedi kishte talent u kuptua që kur Skënder Gega do t’i jepte shansin e madh të debutonte me kombëtaren U-21 të Shqipërisë pikërisht ndaj Maqedonisë (ishte shkurti i vitit 2013), federata e të cilës shumë bëri për t’ia rrëmbyer kuqezinjve. Nuk ndodhi, pasi Valoni që kur ishte 15 vjeç priste me padurim të vishte fanellën e kombëtares së shqiponjave. Madje, në ekip, në atë kohë, përkrah tij luanin ata që rishkruan historinë e Skënderbeut, Gavazaj e Latifi. Ishte edhe një tjetër futbollist i cili e mbylli aventurën me Shqipërinë që në embrion. Kush? Elvis Kabashi, i famshëm për letrën e tij të lamtumirës, sepse pretendonte Italinë në karrierën e tij. Ciao Elvis, mirësevjen Valon. Sigurisht, nga emri, shumë tifozë do të kishin një farë alergjie duke menduar për Behramin, por Ahmedi nuk do të mund të vishte fanellën e Maqedonisë edhe nën tortura. “Në humbjet e Shqipërisë shpesh qaja. Nuk kam humbur një ndeshje në brenda meje kam shpresuar që një ditë të vesh fanellën e ekipit të madh. Tani që ka ardhur kjo ditë, jam vërtet më i lumturi. Por, ende asgjë s’është bërë”.

Sa një rrogë ditore e Mesit – Maribori do të paguante gati 50 mijë euro te Celje për ta siguruar kartonin e futbollistit. Shumë pak, nëse merret me mend se talenti nuk i mungon. Praktikisht, një vlerë që në ditët e sotme është e barabartë me një shtëpi në një zonë plazhi apo periferi. Ose, nëse bëhet një studim edhe më i thellë, sa një rrogë ditore e Mesit, Ronaldos, apo Nejmarit. Sot, vlera e tij është të paktën 10-fish, teksa ka një kontratë deri në verën e vitit 2019. Sigurisht, nëse vazhdon kështu, rinovimi do të vijë.

Roli – Ahmedi lind si një mesfushor organizator, por që në moshë të re, pra në hapat e parë, i pëlqente shumë që jo vetëm të kryente “detyrat” e thjeshta të shpërndarjes, por t’u jepte edhe një grimcë më shumë fantazi manovrave ofensive. Sot, si fantazist, ka totalizuar shumë pasime të sakta, por sidomos është efikas për projektin taktik të skuadrës sllovene. Mjafton fakti që gjatë tureve kualifikueseve drejt grupeve të Champions, ka totalizuar 511 minuta, duke luajtur të gjashtë ndeshjet (turi i dytë, i tretë dhe play-off) për të konfirmuar se është bërë i pazëvendësueshëm për idetë e trajnerit Darko Milaniç, që prej vitit 2016 drejton ekipin slloven.