Agneli

“Zonja e vjetër” me sytë nga Premier Liga, gati 65 milionë sterlina
Juventus po bën një ecuri fantastike në këtë fillim sezoni, teksa në dhjetë ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Champions, numëron dhjetë fitore. Bardhezinjtë gjithashtu kishin një merkato mjaft aktive në muajt e verës, ku afruan shumë lojtarë, ndër ta, Kristiano Ronaldo.

“Zonja e vjetër” duket se ende vijon të mendojë për përforcimin e ekipit dhe lëvizjet e fundit dëshmojnë se bardhezinjtë janë me sytë nga e ardhmja. Sipas raportimeve të fundit  nga mediat angleze, thuhet se Juventus po bën gati një ofertë në drejtim të Mançesterit, për Markus Rashford. Klubi nga Torino ka gati 65 milionë sterlina për sulmuesin e talentuar anglez.

Markus Rashford nuk ka pasur një nisje të mirë të sezonit me Mançesterin e tij, teksa numëron vetëm dy ndeshje si titullar me fanellën e Junajtid. Talenti 20-vjeçar ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2020. Gjithashtu Rashford është dhe pjesë e rëndësishme e kombëtares angleze, ku në ndeshjen e fundit ndaj Spanjës arriti dhe të shënonte në fitoren 2-3.

Anjeli: Do marrim një tjetër Ronaldo, por që është vetëm 25 vjeç
Juventus befasoi duke marrë në një kohë rekord Kristiano Ronaldon. Në Torino janë entuziast se portugezi mund t’i ndihmojë që të marrin Champions League-n. Gjithsesi, Ronaldo është 33 vjeç dhe mosha flet vetë edhe pse gjendja e tij fizike nuk e përligj moshën, në Torino mendojnë për më gjatë.

Vetë presidenti Andria Anjeli i ka bërë që të ëndërrojnë tifozët e “Zonjës së Vjetër”, teksa në një intervistë së fundmi ai ka paralajmëruar se do të marrin një tjetër Ronaldo, pra një tjetër lojtar të madh në arenën ndërkombëtare, por që do të jetë 25 vjeç, ose e thënë ndryshe shumë më i ri dhe që do të premtojë për shumë vite kontribut tek bardhezinjtë.

Sigurisht që aludimet janë të shumta se kush mund të jetë ky lojtar, por gjithçka pritet që të merret vesh në të ardhmen. Drejtuesi më i lartë i Juves synon që ta kryej këtë operacion verën e ardhshme, por duket disi e vështirë, pavarësisht se kur mori Ronaldon gjithçka mund të ndodhë.