Situatë jo e qetë te Tirana, Mema e përzë qendërmbrojtësin nga stërvitja

Në një kohë kur jemi shumë afër derbit, një situatë e pakëndshme ka ndodhur te ekipi i Tiranës. Gjithçka ka ndodhur gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme, aty ku trajneri Mema ka larguar nga grupi Eni Imamin. Një ndërhyrje e gabuar dhe më pas replikat e mbrojtësit bardheblu kanë bërë që Ardian Mema të ndërhyjë, duke e dërguar lojtarin në dhomat e zhveshjes edhe pse ky i fundit është një titullar në qendër të mbrojtjes së Tiranës.

Kjo ndodhi gjatë kohës kur lojtatarët po zhvillonin ndeshje brenda grupit, pak minuta përpara se seanca stërvitore të përfundonte. Stërvitja më pas ka vijur normalisht, ndërsa vendin e Imamit, i cili iu bind urdhërit të trajnerit dhe u largua i mërzitur nga fusha, e ka zënë ndihmëstrajneri Xhafa, për të vazhduar kështu edhe për 15 minutat e mbetura të ndeshjes trajnuese.

Mbetet të shihet nëse kjo situatë mes Memës dhe qendërmbrojtësit Imami do të qetësohet apo trajneri do të vendosë ta ndëshkojë futbollistin për këtë mungesën e disiplinës të shfaqur në stërvitje./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online