Shembull/ Nuk është thjesht një djalë i Liverpool-it, modestia e dërgon Arnoldin në librin e rekordeve “Guiness”

Futbollisti i Liverpool-it, Alexander Arnold, ka vendosur rekord në Premier League, duke e renditur emrin e tij në librin e rekordeve “Guiness”. Arsyeja janë asistet e dhënë prej tij në fushë. Lojtari i ekipit anglez është mbrojtësi i vetëm që ka dhënë më tepër pasime për gol përgjatë një sezoni futbollistik.

Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë arriti të asistonte plot 12 herë sezonin e shkuar në Premier League me të kuqtë e Liverpool-it, më shumë se kushdo mbrojtës tjetër, duke thyer kështu edhe rekordin e vendosur shumë kohë më parë nga ish-mbojtësat e ekipit tjetër të qytetit, Evertonit.

Ndërkohë Arnold ka qenë gjithnjë shumë me këmbë në tokë dhe tepër i thjeshtë, gjë e cila dallohej qartë edhe në fjalët e thëna lidhur me vlerësimet e shumta që po vinin drejt tij: “Jam thjesht një djalë normal nga Liverpool-i që po jeton ëndrrën e tij”.

Ndërsa sa i përket përfshirjes në librin “Guinnes”, mbrojtësi anglez shprehet se ndihet krenar dhe shpreson që të ketë mundësinë ta thyejë sërish këtë rekord me fanellën e Liverpool-it. “Ndihem krenar. Shpresoj që të luaj për shumë vite me Liverpool-in dhe të këm mundësinë ta thyej sërish këtë rekord”, ka thënë Arnold./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online