Presing i vazhdueshëm për Ikardin, Atletiko dhe Anglia…

0

Atletiko e Madridit e ka bërë shumë të qartë: Mario Suarez mund të transferohet tek Interi vetëm nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje që të dërgojë Ikardin në Madrid gjatë merkatos së verës. Taktika shtrënguese e “Colchoneros” është për të vënë duart në të ardhmen e Mauritos, por në garën për argjentinasin nuk ka mbetur pas as Premier Liga. Në këtë mënyrë, në pritje të rinovimit dhe mbi të gjitha në pritje të vajzës së tij me Uanda Narën, ish-sulmuesi i Sampdorias po bëhet gati për ditë shumë të nxehta. Çelsi dhe Liverpuli duket se kanë përgatitur terrenin për të bërë oferta për argjentinasin në qershor. Interi duhet të luajë fortë në mënyrë që të arrijë të mbajë Ikardin në skuadër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.