Premio për Vllazninë nga Partizani, por Cungu mohon

0

Barazimi i marrë dje në Kukës u festua gjatë nga Vllaznia, aq sa nisën edhe polemikat pas ndeshjes dhe pati edhe akuza nga drejtues të Kukësit, se Vllaznia luajti për Partizanin,

Në të vërtetë, Vllaznia luan për vendin e katërt, por gjithashtu kishte edhe një motiv shtesë për të luajtur e dhënë maksimumin.

“Sport Ekspres” ka zbuluar nga burime brenda skuadrës shkodrane se ka pasur një premio të konsiderueshme, 20.000 euro, për rezultatin pozitiv në Kukës, ndërkohë që shifra do të rritej në rast fitoreje.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur edhe trajneri Armando Cungu, i cili për Superspotr ka mohuar: “Nuk dua të flitet për gjëra të tilla, Vllaznia luan vetëm për vete dhe ka dinjitetin e saj, nuk shitet e nuk blihet”.

Gjithsesi, reagimi i Cungut nuk është fort bindës, sepse realisht këtu nuk ka shitje e blerje, por thjesht një stimul financiar, që nuk ndalohet me rregullore nga Federata Shqiptare e Futbollit.

A është etike apo jo, ky është debat tjetër, por edhe sikur sot të dalë Partizani e të pranojë se ka vendosur premio, nuk ndodh asgjë, është gjithçka brenda rregullave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.