Ozil: Qëndroj te Arsenali vetëm prej Vengerit

0

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë për mediat gjermane se është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me “Topçinjtë”. Por edhe ai sikurse dhe Aleksis Sançez kanë vënë kushtet e tyre dhe ka shtuar se gjithçka është në dorën e klubit.  Ozil duke folur për revistën gjermane “Kicker” ka deklaruar se e ardhmja e tij te Arsenali varet nga e ardhmja e trajnerit Venger.

“Jam shumë i kënaqur te Arsenali dhe ia kam bërë të qartë klubit se jam i gatshëm të rinovoj. Tifozët gjithashtu kërkojnë që unë të qëndroj, por e them se gjithçka varet nga vullneti i klubit. Në klub, te Arsenali e dinë fare mirë se unë jam te Arsenali prej Vengerit. Ishte ai që firmosi me mua dhe është ai te i cili kam më shumë besim. Klubi e di fare mirë një gjë të tillë. Po ashtu klubi e di fare mirë se unë dua të mësoj se çfarë do të ndodhë me trajnerin Venger”- ka thënë Ozil për “Kicker”, duke dërguar një mesazh shumë të qartë për klubin londinez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.