“Nuk dua himnin e Championsit, por grupet”! Egbo bën jehonë të madhe: Më sulmojnë në Shqipëri nga ngjyra

Emanuel Egbo është njeriu i momentit dhe intervistat e tij janë të shumta jashtë Shqipërisë. Përtej arritjes së bërë me Tiranën, jemi duke folur për trajnerin e parë nga Afrika që arrin të fitojë një titull kampion në Europë. Ndërkohë tekniku e ka marrë seriozisht edhe arritjen në grupet e “Champions League” pasi është shprehur se nuk kënaqet vetëm me himnin.

“Jam i lumtur që dolëm kampionë të Superiores. Nuk po merresha fare me statistikat, kur njerëzit po flisnin për këtë e kuptuan madhështinë e asaj që arritëm. Kishim deklarata profetike kur u shpallëm kampion. Ky ishte objektivi ynë dhe jo Kupa, por do të jetë gëzim i dyfishtë nëse i fitojmë të dyja. Në “Champions League” vitin tjetër është ëndrra e çdo tifozi, lojtari dhe trajneri. Atmosfera e stadiumit është elektrizuese, tifozët po ashtu. Ne nuk po shkojmë vetëm për të dëgjuar himnin, por për të mbërritur në fazat e grupit”, ka thënë Egbo.

Ndërkohë një tjetër intervistë edhe interesim ka pasur nga ana e “Espn”. Këta të fundit kanë prekur me trajnerin edhe temën e racizmit, ku Egbo ka kujtuar kritikat e Starovës për të duke u shprehur se fjalë të tilla janë vetëm pjesë e racizmit.

“Më kanë sulmuar shumë herë duke thënë gjëra të tipit: “Nuk ka përvojë, është vetëm trajner portierësh. Edhe përse unë kam marrë licencën e UEFA Pro para disa prej tyre. Ata kanë trajnerë të tjerë që stërvisin në kampionat, por nuk i sulmojnë ashtu si bëjnë me të huajt. Edhe me trajnerët italian merren, por për shkak se është europian, sulmet ndaj tij nuk janë njësoj si ato ndaj meje pasi unë jam me ngjyrë dhe nuk e pranojnë dot.

Por edhe në Shqipëri ka njerëz të mirë. Më kanë uruar dhe shkruar shumë trajnerë. Objektivi ynë është që të arrijmë në grupet e “Chapions League” dhe prej nga andej do t’i vendosim një tjetër objektiv vetes. Sepse asnjë skuadër shqiptare nuk ka arritur ta bëjë këtë. Kështu që ne presim që të mund të futemi në fazën e grupeve. Kjo do të ishte një arritje e madhe për një ekip shqiptar”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online