Një tjetër lojtar i Tiranës kandidohet për deputet, Andi Lila propozohet nga partia politike

0

Partitë politike me dëshirën për të arritur suksesin e fitimit të zgjedhjeve vendosin në pjesën më të madhe të rasteve figura që kanë ndjeshmëri dhe janë të prekshëm nga njerëzit e tjerë. Për këtë arsye në ekipin fitues të Kategorisë Superiore, Tiranës, tërhiqet ndërkohë edhe një tjetër përfaqësues që do t’i përkasë partisë politike.

Këtë herë “ABC News” zbulon se bëhet fjalë për Andi Lilën, që është propozuar për deputet në Durrës, ndërsa propozimi i emrit ka ardhur nga demokratët në Kavajë. Një tjetër përgjegjësi e shtuar do të ishte kjo për Lilën që ende nuk e ka mbyllur si karrierën për futbollist, ndërsa njëkohësisht është kreu i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, por duke përfunduar edhe licencën e trajnerit. Megjithatë debutimin e këtij lojtari nuk e kemi parë ende tek Tirana pasi vuan nga një dëmtim që e ka lënë gjatë jashtë fushës së blertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.