Një çmenduri ku luhet me të njëjtën muzikë, lista e gjatë zbulon edhe largimin e Eneo Bitrit nga Partizani

Nga Klaudio Ndreca

“E keni marrë seriozisht për të na lënë Superioren pa lojtarë?”, kjo ishte pyetja që media jonë i drejtoi trajnerit të Menemesporit, Lalecit, që në fakt mori një përgjigje të papritur: “Përpara se të shkojmë te Ernest Muçi, kërkojmë 8 lojtarë nga Superiorja. Emra nuk mund të jap, por janë nga Laçi, Tirana dhe Partizani”.

Tashmë kjo listë e gjatë dëshirash po zbulohet dita-ditës. Këtë herë e kishte radhën Eneo Bitri për të dalë në mediat turke si një dëshirë e skuadrës në fjalë, atje ku gjendet Domgjoni me Selmanin. Sipas asaj që përflitet kanë nisur edhe kontaktet, ndërsa Bitri mund të kalojë te Menemespori nga sezoni i ardhshëm. Tingëllon si një çmenduri pasi është një numër i lartë i lojtarëve shqiptarë që dalin si pretendentët kryesorë për të mbërritur në këtë skuadër, ndërsa edhe Erald Çinari pritet ta mbyllë marrëveshjen në ditët e ardhshme. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online