Ndezi polemika me deklaratën e tij, fjalët e Pecoraros sjellin telashe në horizont për Juventusin

Fjalët e Giuseppe Pecoraros të thënë ditën e djeshme i kanë hapur telashe Juventusit. Ish-kreu i Zyrës Hetimore të Federatës Italiane të Futbollit ngriti jo pak polemika me faktin se regjistrimi audio mes gjyqtarit Orsato dhe dhomës VAR për rastin e Pjaniç në ndeshjen Inter-Juventus të vitit 2018 ishte fshirë. Shumë persona kanë reaguar duke vënë në dyshim titullin e fituar nga bardhezinjtë atë sezon, ndërsa tani është njerëzit e ligjit që po marrin sërish çështjen në dorë.

Kështu Prokuroria e Milanos dhe ajo e Romës kanë ngritur përsëri hetimet në lidhje me episodin në fjalë. Deklarata e bërë publike nga Pecoraro është e rëndë dhe ndoshta mund të ndryshojë edhe fatin e kampionatit 2017-2018, prandaj organet kopetente e kanë për detyrë të vërtetojnë fjalët e ish-zyrtarit Italian. Nëse gjithçka rezulton e vërtetë, atëherë probleme mund të duken në horizont për Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online